Jump to content

Carrier Air Wing

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Pamje nga loja U.S Navy.

U.S. Navy (shqip Flota Amerikane njohur ndryshe edhe si Carrier Air Wing - ユー・エス・ネイビー Yū Esu Neibī) është një lojë arcade zhvilluar nga Capcom dhe publikuar në vitin 1990. Loja në fjalë është vazhdimi i lojës hit ‘em up (shooting game) në planin horizontal, U.N. Squadron. Lojtarët (deri në dy lojtarë për një lojë) mund të zgjedhë midis tre avionëve të ndryshëm për të gjetur rrugën e tyre midis dhjetë niveleve të lojës. Me anë të mbledhjeve të pikëve, lojtarët mund të blejnë aksesorë të ndryshëm për të përmirësuar avionët e tyre (aksesorët shtesë që mund të blihen janë armë dhe mburojë).

Ndryshe nga loja paraardhëse U.N. Squadron që bazohet kryesisht në serialin manga dhe anime, Area 88, U.S Navy ndjek një histori të ndryshme. Mbas deklarimit të paqes më 1990, për shtatë vjet nuk pati asnjë konflikt. Kjo paqe zgjati deri sa shteti i Rabu (në lindjen e mesme sipas lojës) fillon ndërtimin e një arme sekrete të shkatërrimit në masë që rrezikon paqen në botë. Rrjedhimisht në se lojtari përfundon lojën me sukses, arma shkatërrohet para se të arrijë të bëjë ndonjë dëm.

Avionët në lojë janë bazuar në avionë të vërtetë si F/A-18 Hornet, F-14 Tomcat dhe A-6 Intruder.

Lidhje të jashtme

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]