Jump to content

Charity Still

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Charity Still nga një publikim i vitit 1912

Charity Still (lindur më 1775 – 1857) ishte një grua matriarkale e periudhës së tregtisë së skllevërve në Amerikë si dhe dëshmitare e zhvillimit të një sistemi sekret hekurudhor të rrugëve (Underground Railroad) që përdornin skllevërit për ti shpëtuar tregtisë së skllevërve.

Sindey (e cila më vonë u quajt Charity) lindi në një sistem ku ekzistonte skllavëria në shekullin e 18, në një plantacion në Chesapeake Bay. Kur ajo ishte e vogël, babai i saj u vra nga pronari i plantacionit.[1]

Sidney njohu Levin Still (ose i njohur ndryshe Steele) teksa të dy u skllavëruan në Maryland. Ata patën katër fëmijë së bashku përpara se Levin të blinte “lirinë”, kur ai dhe u zhvendos në Lawnside, New Jersey. [2]Sidney u arratis me katër fëmijët e saj, të gjithë nën moshën 8 vjeçare duke u ribashkuar me Levin Still. Disa muaj më pas, Charity si dhe të gjithë fëmijët e saj u kapën dhe u rikthen në Maryland. Në arratisjen tjetër Sidney nuk i mori me vete dy djemtë e saj por i la nën kujdestarinë e gyshes së tyre, dhe arriti në New Jersey së bashku me dy vajzat e saj, Mahalia dhe Kiturah. Djemtë më të rritur mbeten nën skllavëri, njëri prej tyre vdiq nga trajtimi çnjerëzor kurse tjetri me emrin Peter arriti të fitojë lirinë dhe të bashkohet me pjesën tjetër të familjes në 1850.[3][1]

Për të parandaluar një tjetër arratisje të dështuar, Levin dhe Charity Still gjetën një kabinë të izoluar dhe vetmuar në Burlington County, New Jersey, ku lindën fëmijët e tyre. Djali i tyre më i vogël ishte William Still (1820-1902), një biznesmen filadelfian i cili punoi ngushtësisht me Shoqatën e Pensilvanisë për shfuqizimin ligjor të skllavërisë. Ai krijoi termin “Underground Railroad” që i referohej rjetit të njerëzve, makinerive, godinave që përdornin asokohe njerëzit për ti shpëtuar skllavërisë. Ai ka asistuar shumë njerëz në fitimin e tyre të lirisë nga skllavëria. Një djali tjetër, James Still iu mohua e drejta për tu trajnuar në fushën e mjekësisë, por ai punoi si terapist mjekësor në komunitetin afro-amerikan. [4]Charity Still vdiq në 1857, në moshën 82 vjeçare. Një prej mbesave të Charity ishte Caroline Still Anderson (1848-1919) e cila u bë një doktoreshë profesionale.[2]

Pasardhësit e Charity dhe Levin Still vijojnë të zhvillojnë takime të rregullta në New Jersey, pas më shumë se 200 vite pasi çifti u takua për të parën herë.[5][6]


  1. ^ a b Gloria Tuggle Still, "Charity Still" in Joan N. Burstyn, ed., Past and Promise: Lives of New Jersey Women (Syracuse University Press 1996): 86-87. ISBN 9780815604181
  2. ^ a b Gloria T. Still, "Charity Sidney Still" in Maxine N. Lurie and Marc Mappen, eds., Encyclopedia of New Jersey (Rutgers University Press 2004): 780. ISBN 9780813533254
  3. ^ John William Gibson, William Henry Croghman, Booker T. Washington, and Fannie Barrier Williams, Progress of a race; or, The remarkable advancement of the colored American. From the bondage of slavery, ignorance and poverty to the freedom of citizenship, intelligence, affluence, honor and trust (J. L. Nichols 1912): 497-505.
  4. ^ African American Contributions to the History of New Jersey: The Still Family Campbell Library, Rowan University.
  5. ^ Robert Strauss, "Still Bloodlines Run Deep" New Jersey Monthly (November 10, 2009).
  6. ^ Toni Ford, "The Still Family Draws Together and Prospers in South Jersey" Courier-Post (February 22, 1999): 1, 5. via Newspapers.comStampa:Open access