Jump to content

Cikli filozofik në sistemin poetik të Lasgush Poradecit

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Cikli filozofik në sistemin poetik të Lasgush Poradecit Gjinia: monografi me Autori: Dr. Eldon Gjikaj. Redaktor: Prof. dr. Shaban Sinani. Shtëpia Botuese: "Naimi", viti i botimit 2010. Faqet e librit 220. ISBN 978-9928-4017-4-8

Studimi "Cikli filozofik në sistemin poetik të Lasgush Poradecit: variante, burime, poetikë" i studiuesit Eldon Gjikaj, është paraprirë nga të paktën dhjetë vjet kërkime, shprehje e seriozitetit metodologjik në kërkimin shkencor. Studimi është konceptuar qartë që në krye, duke shenjuar mirë cilat ishin detyrat që duhej të zgjidhte dhe si do të arrihej deri në përfundimet e pritshme. Kjo shprehet edhe në strukturën e qendrueshme të studimit, në rendin e përpiktë të parashtrimit të lëndës, duke shkuar prej detyrës më të përgjithshme tek ajo më e përveçmja dhe duke i dhënë përfundimisht punës edhe një rezultat të drejtpërdrejtë filologjik: krahasimin, shqyrtimin kritik dhe stabilizimin e tekstit të ciklit filozofik të poezisë së Lasgush Poradecit. Duke qenë i sigurt në njohjen e temës së zgjedhur, autori i ka shpëtuar kurthit të "qortimit të qortimeve", që poezia e Lasgush Poradecit i ofron bujarisht, duke iu larguar polemikave me karakter ideologjik. Argumentimi i tezës se Lasgush Poradeci krijoi një sistem poetik të vetin është teorik dhe analitik.