Kiri i Aleksandrisë
| Shën Cirili i Aleksandrisë | |
|---|---|
| "Mësues i mishërimit", "Doktor i kishës" | |
| Lindi | rr. 378 në Aleksandria, Egjipt |
| Vdiq | 27 qershor, 444 në Aleksandria, Egjipt |
| Nderohet nga | Kisha katolike romake, |
| Festa | 27 qershor, (Kisha katolike romake 18 janar, (Kisha ortodokse) |
Cirili i Aleksandrisë (378 - 444 Aleksandria, Egjipt) ishte një at kishe, teolog, dhe patriark i Aleksandrisë. Shën Kiri ishte një i krishterë i perëndishëm nga Aleksandria, i cili ushtronte profesionin e mjekut, shëronte shpirtra njerëzish dhe i drejtonte te Krishti. Ata që shkonin te ai, i këshillonte: “Nëse doni të mos sëmureni, ruajuni nga mëkati. Sepse sëmundja është shpesh një pasojë e mëkatit”.
Jeta
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Është shenjtor dhe "Doktor i kishës" katolike, quhej edhe "Doctor Incarnationis" (mësues i mishërimit). Ishte një figurë qëndrore e Këshillit të Efesit në vitin 431 që çoi në heqjen e Nestorit si kryepeshkop të Kostandinopojës. Mbahet si një prej teologëve dhe mendimtarëve më të mëdhenj të kohës së tij, por edhe si një njeri gjaknxehtë, imulsiv dhe jodiplomatik. Dita e festës së tij është 27 qershori, në Kishën katolike, 18 janari për Kishën ortodokse, dhe 9 qershori, në Kishën e lindjes.
Mrekullitë
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Shëronte trupat përmes lutjes dhe i sillte në jetë shpirtrat e atyre që kishin rënë në idhujtari. Duke parë suksesin e tij, paganët e denoncuan te qeveritari i qytetit, njeri i ashpër dhe mizor, të cilin Diokleciani e kishte ngarkuar të dëbonte të krishterët(rreth vitit 303). Nuk arritën dot ta arrestonin, sepse shenjti u arratis dhe arriti në Arabi, ku u bë murg dhe nga mrekullitë që bënte fitoi shumë reputacion.
Për të dëgjoi edhe Joani, ushtar i shquar me origjinë nga Edesa (Mesopotami), i cili vendosi të braktiste ushtrinë tokësore për të hyrë në atë qiellore. Hoqi dorë nga çdo pasuri dhe lavdi bote, u kthye në Jerusalem, dhe në Egjipt takoi Kirin, ku menjëherë u bë dishepulli dhe bashkëpunëtori i tij, si në virtyte, ashtu edhe në mrekulli. Morën vesh se persekutimet kundër të krishterëve po shtriheshin kudo dhe se qeveritari Siriano kishte ndaluar një të krishtere nga Kanopeja, Athanasinë, si dhe tri bijat e saj: Theoktistin, Theodhotën dhe Evdhokinë, 15, 13 dhe 11 vjeçe secila. Atëherë vendosën të shkonin në Kanope që t’i inkurajonin shenjtoret, se mos nga frika e mohonin Krishtin. Shpëtuan nga burgosja, megjithatë u zbuluan dhe u çuan para Sirianos. Ky mendoi se spektakli i torturave që shenjtoret do të shikonin, do t’i bënte të dorëzoheshin, ndaj i nxorën para ekzekutimit të shenjtorëve. Megjithëse mbetën të paprekur, ua prenë kokat. Të krishterët morën trupat e tyre dhe i vendosën në kishën e Shën Markut në Aleksandri.
Relikat e shenjta
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Në shekullin e 5-të, shën Kirili i Aleksandrisë (9 qershor), i cili donte ta zhdukte kultin idhujtar të Izisit në Menuhli, transferoi atje lipsanet e shën Kirit dhe Joanit. Mrekullitë dhe shërimet u shtuan, dhe shenjtërorja u bë një nga vendet më të mëdha të pelegrinazheve për botën e krishterë. Në shekullin e VII, shën Sofroni i Jerusalemit u shëruan nga një sëmundje e syve, por u shërua nga anargjendët: Kiri i shëroi një sy me shenjën e kryqit, dhe më pas Joani ia ktheu tërësisht shikimin kur i puthi syrin tjetër. Në shenjë mirënjohjeje, shën Sofroni shkroi shumë mbi mrekullitë e tyre. Shën Kiri dhe Joani renditen mes anargjendëve të tjerë.
Dita përkujtimore
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Në vitin 1883, Papa Leoni XIII i dha atij titullin "Doktor i kishës".
