Citimi nga Dalai Lama i XIV

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Jump to navigation Jump to search
Books-aj.svg aj ashton 01.svg Ky material duhet bartur te Wiki-Libra Books-aj.svg aj ashton 01.svg


Që prej momentit të lindjes, ekzistenca jonë varet nga kujdesi dhe dashuria e prindërve. Po ashtu, kur mosha bën të vetën dhe shëndeti rëndohet, situata pak a shumë përsëritet nga kahu tjetër. Si mund të jetë e justifikueshme atëherë, që mirësia dhe përkujdesi ndaj të tjerëve, të nënvleftësohen në moshë të mesme ?

• Vetëm armiku mund të mundësojë realisht, paktikimin e virtytshmërisë dhe tolerancës.

• Çdo kush e kupton se në rastin e një lufte bërthamore, nuk do të ketë fitimtarë, sepse s'do të ngelet njeri për të festuar. A s'është e frikshme dhe ç'njerëzore vetëm ta mendosh një gjë të tillë ? Dhe a sdo të ishte shumë më e logjikshme që njerëzimi ta eliminojë mundësinë e një katastrofe me këto përmasa, pikërisht tani që kemi ende kohë dhe mundësi për ta bërë këtë së bashku ? Shpesh, arsyeja që nuk mund të bëjmë një veprim të caktuar, kushtëzohet nga fakti i mosnjohjes së problemit. Në rastin e rrezikut bërthamor, një justifikim i tillë s'qëndron.

• Ngado që ta shohësh, ne të gjithë i shmangemi vuajtjes dhe duam të jemi të lumtur. Si ti, ashtu dhe bota e pafundme. Kupto atëherë, se tjerët janë më të rëndësishëm nga vetja.

• Arsyeja që Buda hoqi dorë nga një jetë pa probleme, për t'ju kushtuar meditimit e kështu me radhë, kish për qëllim të treguarit e udhës që ne, pasuesit e tij, duhet të ndjekim. Në se Budës vetë ju desh të sakrifikonte aq shumë për të arritur Njohjen Absolute, është absurditet të mendosh që ne do të mund ta arrijmë një rezultat të tillë, duke i marrë gjërat lehtësisht.

• Ne njerëzit, e kemi zhvilluar potencialin e trurit në mënyrë të jashtëzakonshme. E meqenëse edhe shtazët e egra mund të zbuten gradualisht, ashtu edhe mendja e njeriut, pavarësisht nga të metat,mund të edukohet hap pas hapi me durim. Po e testove këtë mundësi në praktikë, një ditë do ta kuptosh vlerën e saj nga vetë eksperienca jote. Nëse dikush e ka të vështirë të kontrollojë zemërimin psh, dhe punon me synimin për ta korrigjuar këtë fenomen, pas një kohe të caktuar, përpjekjet e tij do të japin fryt. E njëjta gjë vlen edhe për smirën apo arrogancën. Së pari personi duhet të analizojë disavantazhet e një sjelljeje të tillë, dhe të mirat që vijojnë nga eliminimi i problemit.Pas arritjes së kësaj, fillon kontrolli në praktikë, i korrigjimit të së keqes dhe investimit drejt të mirës. Me kalimin e kohës, efektiviteti i kësaj praktike do të rritet me siguri. Rrugë tjetër s'ka.

• Balanca mes materializmit dhe zhvillimit shpirtëror, vjen si pasojë e dashurisë dhe përkushtimit. Dashuria dhe përkushtimi janë esenca e çdo feje... Besimet fetare duhet të mësojnë nga njeri-tjetri. Qëllimi i tyre final është edukimi sa më efektiv i njeriut. Njeriu i të ardhmes pra, duhet të jetë më tolerant, më i dashur dhe jo aq egoist.

Shih edhe[redakto | përpunoni burim]

Dalai Lama