Jump to content

Thana

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
(Përcjellë nga Cornus mas)
Thana

Thana
Klasifikimi shkencor
mbretëria: Bimë
ndarja: Magnoliophyta
klasa: Magnoliopsida
rendi: Cornales
familja: Cornaceae
gjinia: Coriandrum
lloji: Cornus mas
Emërtimi shkencor:Cornus mas

Thana ( lat. Cornus mas L.), e njohur edhe si: thanë e butë, thanë e kuqe, sharrëkuqe, është bimë e familjes Cornaceae.

Thana është një shkurre gjethe rënëse mesatare ose e madhe, ose pemë e vogël 5–12 metra e lartë, me degë kafe të errët dhe degëza të gjelbërta.Thana ka rritje te ngadaltë, të qëndrueshme dhe mund të jetoj 200 deri 400 vjet dhe më shumë.Shtrihet në lartesitë nga 50 deri 1400 metra mbi nivelin e detit.Eshtë dru dritëdashës, por mund të rritet shumë mirë dhe në mjedise me giysëm hije. Me pak ose aspak shërbime, thana jep prodhim gati çdo vit. Gjethet janë në anë të kundërta, 4-10 cm të gjata dhe 2–4 cm të gjera, me një formë ovale të zgjatur. Lulet janë të vogla (5-10 mm në diametër), me katër petale të verdha, që çelin në grupime prej 10-25 lule së bashku, në fund të dimrit (midis shkurtit dhe marsit), shumë përpara se të shfaqen gjethet. Fruti është i kuq me formë vezake 2 cm i gjatë dhe 1.5 cm në diametër dhe ka një bërthamë gjithashtu me formë vezake që piqet në mes deri në fund të verës.

Shkrimet e para për thanën i gjejmë nga Homeri tek "Iliada"[1].Babai i sistematikës së bimëve Theofrasti (371-287 PK), veçon dy lloje shkurresh mashkullore dhe femërore "Cornus mas L dhe Cornus sanguinea". Cornus mas në veprat e Theofrastit është pema e preferuar e tij, ku e vlereson si një dru të shëndetshëm dhe me shumë vlera.Banorët e lashtë e kanë marrë thanën nga mjediset pyjore ku rritej në mënyrë natyrale dhe e kanë mbjellur atë në kopshtet e shtëpive, në hyrje të tyre, në kufij midis shtëpive, në ledhe.Në lashtësi thana ishte një bimë jetike për banorët.Ajo përdorej si ushqim, në aktivitete të ndryshme, në pergatitjen e armëve të luftimit, si heshta, harqe, shigjeta. Deri në shekullin e shtatë e.s, shtizat, harqet, shigjetat bëheshin kryesisht nga druri i thanës.Plutarku, shekulli I-re, shkruante se mbreti Romul(753 PK), për të dëshmuar fuqinë e tij shënoi malin me një shigietë thane, e cila u ngul shumë thellë në tokë dhe asnjë luftëtar nuk mundi ta shkulte.Edhe luftetarët e Aleksandrit të Madh, Mbretit Pirros, armët e luftimit i kishin prej drurit të thanës.Edhe në vargjet e Virgjilit 70-19 PK tek poema "Eneida" përmendet epërsia e shigjetave të thanës.Në kronikat e luftërave të Gjergj Kastriotit shkruhej për shigjetat e drurit të thanës që janë më të forta se hekuri.Në legjendat në trojet lire, drurin e thanës e kanë hymnizuar si drurin më të fortë, symbol i krenaris, qëndresës, shëndetit.Shprehja " | thatë e i thantë" tregon: që të jesh i fortë, duhet të jesh i forte si druri i thanës,duhet të jesh nga thana.[2]Thana për llirët ishte një Hyjneshë, një Zanë, që të mbronte nga ligesitë dhe të këqijat.Në shumë zona në Shqiperinë e mesme, në jug të vendit, banorët merrnin degë të lulëzuara nga thana dhe i vendosnin anës portës së jashtme, në kufi të oborrit, në kutijtë e bahçes,për të mbrojtur shtëpinë, mjedisin, njerëzit nga të ligitë, nga hindet, djajtë etj.Historikisht shqiptarët, popujt ballkanas, e kanë patur traditë mbjelljen e thanës në kufinjtë ndarës midis banesave, trojeve, midis arave, ledheve, që të mbroheshin nga të këqijat.Pema e thanës konsiderohej Hyjni ku rinin Zanat, Orët, Shtojzovallet dhe mbronin mjedisin rreth tyre nga të këqijat.Shprehja që përdoret shpesh nëpër biseda, shkrime," Ja vuri kufirin te thana", këtu e ka kuptimin dhe mesazhin, që njeriu që bën ligësira, të këqija, që nuk e zë gjumi për prapësira, deri atje e ka forcën e ligësisë, deri tek thana arrin ligësia e tij, më tutje nuk e lenë perënditë, zanat, shtojzovallet.Shprehja " I fortë si thana" , "I kuq si thana" përdoreshin kur i drejtoheshin një njeriu me shëndet të mirë. Shprehja "I ka fjalët thanë" thuhej për njerëzit jo te këndshëm, jo gojë ëmbël, ose shprehja " Flet si e ëma e Zeqos majë thane", përdorej për nierzit që flasin kot, pa u menduar.

Profesor Moikom Zeqo dëshmon në kërkimet e tij se: Thana për lirët ishte një Hyineshë me atributet e Artemisës në mitologjinë greke, apo të Dianës në mitologjinë romake.Edhe profesor Eqerem Çabej e ka studiuar shumë Thanën- Zanën (Hyjneshë), që ishte mbrojtësja e pyjeve, e livadheve, burimeve, lumenjve, që ishte Zonja e gjuetisë, erës,Hyjnesha pranverës.Prindërit për të parandaluar apo dënuar çapkënllëqet e fëmijëve iu drejtoheshin me shprehjet "Do marr një shkop thane, dhe ku të dhemb dhe ku s'te dhëmb". Shprehja tjetër "Do t'i thanatos këmbët e duart". Prindërit dhe mësuesit shpesh i perdornin këto shprehje, por shum rallë ose aspak e përdornin drurin e thanës.

Fruti është i ngrënshëm, siç përdoret në Evropën Lindore, Britani të Madhe dhe Kolumbinë Britanike, Kanada, por fruti i papjekur është i athët. Kur piqen, frutat janë të kuqe të errët ose të verdhë të hapur.Frutat e thanës konsumohen të freskëta, ose ato mund të mblidhen dhe të ruhen. Përdoret kryesisht për të bërë prevede ose liko, por gjithashtu mund të hahet edhe i tharë Me frutat tradicionalisht janë bërë pije dhe lëngje të ndryshme, reçel, prevede, marmelatë, likere,shurupe, vere, raki, uthull.,të gjitha këto të një cilësie shum të mirë. Shumë banor në disa zona të vendit dhe në vende të tjera, me frutat prodhojnë salca, rusët me sukses e përdorin në prodhimin e vodkës. Në Greqi, pas një financimi të BE, nga thana prodhohen dhe tregtohen mbi 12 lloje pijesh. Në Shqipëri dhe Bosnje dhe Hercegovinë nga frutat e thanës prodhohet raki, ndërsa në Azerbajxhan dhe Armeni prodhohet vodkë. Thana gjen përdorim të gjerë në mjeksi. Nga frutat dhe vaji i nxjerrë nga farërat, shërojnë dhe rigjenerojnë indet e dëmtuara të lekurës të brendshme dhe të jashtme. Është përdorur me sukses në shërimin e ulçerës në stomak, kolitin, në luftimin e staphyllococcusit.Frutat përmbajnë antioksidantë, me veti shëruese kundër kancerit, diabetit. Frutat në lashtësi konsideroheshin një " Farmaci" në shtepi dhe me to pergatiteshin ilaçe për semundjet e diareve,dizenterisë. Fruti shquhet për përmbajtjen e lëndëve regjëse dhe përdoret kundër dhimbjeve të kyçeve,anemis.Vajrat nga filizat e rinj janë përdorur kundër etheve, tuberkulozit, mënjanimin nga trupi të radioaktivitetit.Frutat e thanes kanë vlerat më të larta nga të gjitha frutat kundër plakjes. Ato permbajnë melatoninë një hormon rregullues i ritmit të jetës.Lëvorja dhe gjethet përmbajnë lëndë që përgatiten bojrat e verdha për ngiyrosjen e pëlhurave.Nga bërthamat nxirret vaji, që përdoret për përgatitjen e bojrave të piktorve.Produktet dhe nënproduktet e thanës,konsiderohen si ushqime dhe pije bio, të shëndetshme dhe janë shumë të kërkuara nga eksporti.

Thana përdoret edhe si pemë zbukuruese, për lulet e saj të verdha të cilat mbushin pemën në fund të dimrit.Lulet janë të vogla, 5- 10 mm, me katër petale, me ngivrë të verdhë në grupime 10- 25 sëbashku. Janë lule hermaphrodite me organet mashkullore dhe femerore.Fruti është një trup me ngiyrë të kuqe, e stërgjatur, kjo sipas kultivarit, deri në 2 cm dhe me një farë të vetme.

Klima dhe Toka

I pëlqen klima mesdhetare paramalore dhe malore. Duron temperatura deri - 25 grade, shkurre që duron thatësirën, shumë rezistente ndaj erës, ndaj sëmundjeve.Është shkurre që pothuaj nuk preket fare nga sëmundjet.Përshtatet shumë mirë në tokat shkëmbore, gëlqerore me PH neutral, por shkon mirë dhe në tokat e lehta, ranore, të mesme dhe në toka të rënda argjilore. E ndeshim shpesh dhe në tokat e pjerrta, shumë të pjerrta, rrëpira dhe të rrezikuara nga erozioni. Nuk i pëlqejnë ekspozimet detare që rrihen nga erërat e kripura.

Shumëzimi i Thanës

Thana shumëzohet me farë ose në menyrë vegjetative, me lastarë ose me kalema. Shkurrja e thanës vlerësohet dhe mund te mbillet në terrene të vështira, në rrëpira, në tokat e pjerrta, të thata në formë brezash, për t'i mbrojtur ato nga erozioni dhe gerryerjet.Banorët kanë një periudhë të gjatë kohore që e kultivojne, si rrjedhoje janë krijuar klone dhe genotype natyrale të shumta. Këto janë një bazë e mirë nga ku mund të merret material mbjellës për shumëzim. Me këte kulturë në vendin tonë, në mënyrë të organizuar nga institucionet nuk është marrë njeri. Kjo i është lënë rastësisë dhe spontanitetit të kultivimit të saj, vetëm nga banorët.Të parët tanë e kane ripërtërirë duke e prerë për të provokuar lastarizimin.Shtimi me fidanë është i suksesshëm vetëm me fidanë tre vieçar. Kjo është mosha që fidani arrin kushtet dhe standartet.Thana nuk kërkon shumë sherbime agroteknike, por krasitjet formuese, prerje të filizave që dalin nga trungu, plehërimet janë të domosdoshme për zhvillimin e saj normal.

Druri i C. mas është jashtëzakonisht i dendur dhe, ndryshe nga druri i shumicës së specieve të tjera bimore drunore, nuk noton mbi ujë. Kjo dendësi e bën atë të vlefshëm për prodhimin e dorezave të veglave, pjesëve për makina, etj.Thana përdorej që nga shekulli i shtatë para Krishtit nga mjeshtrit shqiptarë dhe grekë për të ndërtuar shtiza, shigjeta dhe harqe. Zejtarët e konsideronin atë shumë më superior se çdo dru tjetër të rëndë.Kjo i jep privilegjin të përdoret gjerësisht në bërjen e mekanizmave të mullirit, ingranazheve.[3] Në Itali, mazzarella, uncino ose bastone, një shkop i mbajtur nga barinjtë e rajonit Maremma, është bërë tradicionalisht nga druri i thanës dhe quhet crognolo ose grugnale, forma dialektesh të fjalës italisht: corniolo.


Thana në projektin Commons të Wikipedias

Lidhje të jashtme

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
 Commons: Cornaceae – Album me fotografi dhe/apo video dhe materiale multimediale


  1. ^ Enciklopedia Greke.
  2. ^ Enciklopedia Ilire.
  3. ^ Enciklopedia Romake.