Thana

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Thana

Thana
Klasifikimi shkencor
mbretëria: Bimë
ndarja: Magnoliophyta
klasa: Magnoliopsida
rendi: Cornales
familja: Cornaceae
gjinia: Coriandrum
lloji: Cornus mas
Emërtimi shkencor:Cornus mas

Thana ( lat. Cornus mas L.), e njohur edhe si: thanë e butë, thanë e kuqe, sharrëkuqe, është bimë e familjes Cornaceae.

Përshkrimi[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Thana është një shkurre gjethe rënëse mesatare ose e madhe, ose pemë e vogël 5–12 metra e lartë, me degë kafe të errët dhe degëza të gjelbërta. Gjethet janë në anë të kundërta, 4-10 cm të gjata dhe 2–4 cm të gjera, me një formë ovale të zgjatur. Lulet janë të vogla (5-10 mm në diametër), me katër petale të verdha, që çelin në grupime prej 10-25 lule së bashku, në fund të dimrit (midis shkurtit dhe marsit), shumë përpara se të shfaqen gjethet. Fruti është i kuq me formë vezake 2 cm i gjatë dhe 1.5 cm në diametër dhe ka një bërthamë gjithashtu me formë vezake dhe që piqet në mes deri në fund të verës.


Përdorimet[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Frutat[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Fruti është i ngrënshëm, siç përdoret në Evropën Lindore, Britani të Madhe dhe Kolumbinë Britanike, Kanada, por fruti i papjekur është i athët. Kur piqen, frutat janë të kuqe të errët ose të verdhë të hapur. Ka një shije acidike. Përdoret kryesisht për të bërë prevede ose liko, por gjithashtu mund të hahet edhe i tharë. Në Shqipëri dhe Bosnje dhe Hercegovinë nga frutat e thanës prodhohet raki, ndërsa në Azerbajxhan dhe Armeni prodhohet vodkë.

Lulet[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Thana përdoret edhe si pemë zbukuruese, për lulet e saj të verdha të cilat mbushin pemën në fund të dimrit.

Druri i thanës[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Druri i C. mas është jashtëzakonisht i dendur dhe, ndryshe nga druri i shumicës së specieve të tjera bimore drunore, nuk noton mbi ujë. Kjo dendësi e bën atë të vlefshëm për prodhimin e dorezave të veglave, pjesëve për makina, etj.

Thana përdorej që nga shekulli i shtatë para Krishtit nga mjeshtrit shqiptarë dhe grekë për të ndërtuar shtiza, shigjeta dhe harqe. Zejtarët e konsideronin atë shumë më superior se çdo dru tjetër.

Në Itali, mazzarella, uncino ose bastone, një shkop i mbajtur nga barinjtë e rajonit Maremma, është bërë tradicionalisht nga druri i thanës dhe quhet crognolo ose grugnale, forma dialektesh të fjalës italisht: corniolo.


Shiko dhe këtë[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Thana në projektin Commons të Wikipedias

Lidhje të jashtme[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

 Commons: Cornaceae – Album me fotografi dhe/apo video dhe materiale multimediale