Dialogjet e Platonit
Dialogjet e Platonit të njohura edhe si Corpus Platonicum quhen përmbledhja sistematike e veprave të Platonit. Këtë përmbledhje fillimisht e ka bërë Diogjen Laërti (Διογένης ὁ Λαέρτιος). Ai mblodhi të gjitha veprat e mundshme që i atribuoheshin Platonit, i rishikoi ato dhe eliminoi të gjitha veprat e turpshme. Pastaj i kategorizoi veprat e mbetura në nëntë pjesë, nëntë tetralogji.
Tradicionalisht tridhjetë e pesë dialogje dhe trembëdhjetë shkronja (letra) i janë atribuar Platonit, megjithëse shkenca moderne dyshon në vërtetësinë e të paktën disa prej këtyre veprave. Shkrimet e Platonit janë botuar dhe ribotuar disa herë gjë kjo që ka ndikuar edhe në emërtimin dhe referimin e shkrimeve të Platonit.
Sistemi i zakonshëm për referenca unike në seksione të tekstit nga Platoni rrjedh nga një botim i shekullit XVI i veprave të Platonit nga Henricus Stephanus i njohur më pas si faqosja e Stefanusit.
Ekzaminimet dhe hulumtimet pasuese (kritika tekstuale) kanë treguar që disa nga veprat e përfshira janë me origjinë të dyshimtë, por megjithatë ka një përmbledhje të mirë të veprave të Platonit. Më poshtë është një listë jo e plotë e dorëshkrimeve të dialogjeve të Platonit :
Tetralogjitë
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Ndarja tradicionale e veprave të Platonit në tetralogji u bë nga Thrasyllus i Mendes. [1] Kjo listë përfshin edhe veprat me origjinalitet të dyshimtë ashu si edhe shkronjat ose letrat:
- Tetralogjia e 1-rë
- Euthyphro, Apologjia, Crito, Phaedo
- Tetralogjia e 2-të
- Cratylus, Theatetus, Sofisti, Burrështeti
- Tetralogjia e 3-të
- Parmenides, Philebus, Symposium, Phaedrus
- Tetralogjia e 4-të
- Alcibiades I, Alcibiades II, Hipparchus, (Rival) Dashnorët
- Tetralogjia e 5-të
- Theages, Charmides, Laches, Lysis
- Tetralogjia e 6-të
- Euthydemus, Protagoras, Gorgias, Meno
- Tetralogjia e 7-të
- Hippias A, Hippias B, Ion, Menexenus
- Tetralogjia e 8-të
- Klitofoni, Republika, Timaeus, Critias
- Tetralogjia e 9-të
- Minos, Ligjet, Epinomis, Letrat (Shkronjat)
Periodizimi
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Ekziston edhe një ndarje tjetër e veprave të Platonit. Sipas këtij klasifikimi, të gjitha veprat e Platonit ndahen në tri periudha të dallueshme në mënyrë kronologjike:
- Periudha e rinisë: Apologjia, Charmides, Crito, Euthyphro, Gorgias, Hippias minor, Hippias major, Jon, Laches, Lysis, Protagoras
- Periudha e pjekurisë: Kratilus, Euthydemus, Meno, Parmenides, Phaedo, Phaedrus, Republika, Symposium, Theaetetus
- Periudha e pleqërisë: Critias, Sophist, Burrështeti / Politicus, Timaeus, Philebus, Ligjet. [2]
Minuskulat mesjetare
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Codex Oxoniensis Clarkianus 39 - 895; gjashtë tetralogjitë e para, të përcaktuara B. [3]
- Codex Parisinus graecus 1807 - 1900; dy tetralogjitë e fundit dhe apokrifët, të përcaktuara A
- Codex Venetus Marcianus graecus appendix classis 4, I, i caktuar T
- Codex Vindobonensis 54, plotësues fil. Gr. 7, të caktuar W
Papiruset
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Papirus Oxyrhynchus 228 - Laches, fragment
- Papirus Oxyrhynchus 229 - Phaedo, fragment
- Papirus Oxyrhynchus 3509 - Republika, fragment që përmban 330a2 – b4 [4]
- Papirus Oxyrhynchus 3679 - Republika, fragment
Versione
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Biblioteka Nag Hammadi - Republika 588A – 589B, version koptik
Shih edhe
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Shënime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ^ "Thrasyllus and the division of the Platonic dialogues into tetralogies". Encyclopedia of Plato. Arkivuar nga origjinali më 19 gusht 2020. Marrë më 3 mars 2020.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ Dodds, E.R. (2004) [1951]. The Greeks and the Irrational. University of California Press.
- ^ Complete photographic facsimile in Allen, T. W., Codex Oxoniensis Clarkianus 39 Phototypice editus, 2 vols. Leiden 1898–9.
- ^ Slings, S. R., Platonis Rempublicam (Oxford University Press, 2003), xxii.