Jump to content

Daim Miftari

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Daim Miftari poet shqiptar nga Maqedonia e Veriut. Ka lindur në Gostivar, (1979). Ka studiuar në degën e Gjuhës dhe Letërsisë shqiptare në Fakultetin Filologjik “Bllazhe Koneski” në Shkup, ku edhe ka magjistruar me temë: “Individualiteti poetik i Xhevahir Spahiut”. Ka punuar si gazetar, përkthyes dhe mësimdhënës në shkollë të mesme. Jeton në Shkup. Ndër librat e tij mund të përmëndim “Tingujt e heshtjes”, (Qendra për Kulturë ASNOM, 2007), “As ëndrra për nesër”, (Shkup , 2010) “Zemjata na zborot/Toka e fjalës”, botim në maqedonisht dhe shqip (Shtëpia Botuese “Silsons”, Shkup, 2011), “Vetëm” (Logos A, Shkup, 2013), “Përtej mureve”, “Shkup, 2016.).