Shko te përmbajtja

Damiano Guagliardi

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Damiano Guagliardi (Shën Mitri, Itali, 27 shtator 1950) është studiues dhe aktivist italian me origjinë arbëreshe. Guagliardi lindi në fshatin malor të Shën Mitrit (San Demetrio Corone) të provincës së Kozencës në rajonin jugor të Kalabrisë, ku në vitin 1978 themeloi Qendrën e Dokumentimit të Kërkimit Shkencor Arbëresh. Aktualisht është President i Federatës së Shoqatave Arbëreshe (Federazione Associazioni Arbëreshe - FAA) dhe ekspert i Institutit Rajonal për Pakicën Arbëreshe në Kalabri. Për rajonin e Kalabrisë, ka shërbyer dy vjet edhe drejtor për turizmin dhe pakicat dhe ka drejtuar degën e partisë Rithemelimi Komunist - Rifondazione Communista.[1][2]

Është autor i librave: “Gli Arbëreshë di Calabriaː Note su origini, sviluppo, stato attuale e problemi" (Arbëreshët e Kalabrisëː Shënime mbi origjinën, zhvillimin, statusin aktual dhe problemet), 1984. Më 1988 botoi librin historik, demografik dhe antropologjik “Mongrassano: viaggio nei secoli di una comunità" (Mongrassanoː Udhëtim i një komuniteti nëpër shekuj). Autor i kapitullit për shqiptarët në studimin “Vechie e nuove minoranze” (Pakicat e vjetra dhe të reja), 1990.

Në vitet 2001-2003 ka kuruar veprën në katër vëllime “La Diversità Arbëreshe”, autor i vëllimit I dhe IV, si dhe bashkautor i vëllimit III. Me nismën e arbëreshit Guagliardit dhe nën drejtimin e tij janë realizuar dhjetëra aktivitete kulturore e shkencore mbi Arbëreshët dhe trashëgiminë e tyre kulturore e gjuhësore. Është autor i një vargu artikujsh studimorë, esesh politike, si dhe i shtatë romaneve.[3] [4] [5]


  1. "Damiano Gagliardi". Ferrari editore (në italisht). Marrë më 26 nëntor 2025.{{cite web}}: Mirëmbajtja CS1: Gjendja e adresës (lidhja)
  2. Salfi, Augusto (27 gusht 2008). "Damiano Guagliardi nuovo assessore al Turismo con delega alle minoranze". Portali Jemi i shoqatës kulturore italo-greko-arbëreshe, (në italisht). Marrë më 26 nëntor 2025.{{cite web}}: Mirëmbajtja CS1: Pikësim shtesë (lidhja)
  3. http://qspa.gov.al/damiano-guagliardi/
  4. "Kopje e arkivuar". Arkivuar nga origjinali më 17 shkurt 2021. Marrë më 27 nëntor 2020.{{cite web}}: Mirëmbajtja CS1: Archived copy si titull (lidhja)
  5. https://diasporashqiptare.al/tag/damiano-guagliardi/%5B%5D