Jump to content

Danijel Džino

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Danijel Džino (1971) është historian dhe profesor universitar australian me prejardhje kroate.[1]

Danier Dzino është profesor në Departamentin e Historisë dhe Arkeologjisë të Universitetit Macquaire në Sidney, Australi. Ai përfundoi nivelin BA (Hons) (1997-2000), MA (2001) dhe PhD (2002-2005) në Studimet klasike në Universitetin e Adelaides. Ai ishte një hulumtues vizitues në Universitetin e Adelaides (2006-2009) derisa u transferua në Universitetin Macquarie për të filluar punën në grantin e tij postdoktoral në ARC (2010-2014).

Suke qenë me prejardhe kroat, Dr Džino është i përfshirë në projekte të ndryshme me studiues nga Kroacia, aktualisht ai është partner - hulumtues në dy projekte të financuara nga Fondacioni Kroat i Shkencës GLOHUM – Global Humanisms: Perspectives New on the Mesages (300-1600), të udhëhequr nga Prof. Miljenko Jurkoviq nga Universiteti i Zagrebit dhe Prof. Zrinka Strahuljak nga UCLA dhe studimin Midis perëndive dhe njerëzve - Kultet dhe popullsia e Dalmacisë romake sipas mbishkrimeve votive të udhëhequra nga Dr. Ljubica Perinić nga Akademia Kroate e Shkencave dhe Arteve. Ai gjithashtu ka një bashkëpunim aktiv me Qendrën për Studime Kroate në Universitetin Macquarie, duke përfshirë bashkëredaksionin e revistës Croatian Studies Review.

Dr Džino gjithashtu merr pjesë në Projektin Varvaria-Breberium-Bribir. Gërmimet të kryhera nga Universiteti Macquarie në vendin Bribir pranë Skradinit në Kroaci në partneritet me Muzeun e Monumenteve Arkeologjike Kroate (Muzej Hrvatskih arheoloških spomenika), nga Spliti, Muzeu i Qytetit të Shibenikut dhe Theologiske Meninghsfakultat nga Oslo.

Në vitin 2021 Dr Džino ishte bashkëkoordinator për njësitë AHIS1301: Arkeologjia Botërore dhe AHIS2310: Bizanti në Epokën e Perandorëve. Ai është gjithashtu Drejtor për Certifikatën e Diplomuar në Historinë e Lashtë.[1]

Interesat kërkimore

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Interesat kërkimore të Džinos janë përqendruar në arkeologjinë dhe historinë e Ilirikut [2] të lashtë dhe mesjetar të hershëm, i cili përafërsisht korrespondon me rajonet perëndimore dhe qendrore të Gadishullit të Ballkanit, vendet moderne të Kroacisë, Bosnjë-Hercegovinës, Malit të Zi, Shqipërisë, Serbisë dhe Sllovenisë, dhe rajonet përreth. Ai mbikëqyri (ose mbikëqyr aktualisht) tezat e doktoraturës dhe MRe mbi: Liburninë e lashtë, Grekët e lashtë në Adriatik, legjionarët romakë në Dalmaci, sllavët dhe avarët e mesjetës së hershme, varrezat anglo-saksone të mesjetës së hershme, herezinë mesjetare bogomile, mbretëritë gjermanike post-romake, etj.[3] [4]

  1. ^ a b https://researchers.mq.edu.au/en/persons/danijel-dzino
  2. ^ Dzino, Danijel (2010). Illyricum in Roman Politics, 229 BC–AD 68 (në anglisht). Cambridge University Press. ISBN 978-0-521-19419-8.
  3. ^ Dzino, Danijel (2014). "'Illyrians' in ancient ethnographic discourse". Dialogues d'histoire ancienne (në anglisht). 40 (2): 46. doi:10.3917/dha.402.0045.
  4. ^ Dzino, Danijel (2005). "Late Republican Illyrian Policy of Rome 167-60 BC: the Bifocal Approach". përmbledhur nga C. Deroux (red.). Studies in Latin Literature and Roman History (në anglisht). Vëll. 12. Latomus. fq. 48–73. ISBN 9782870312285.