Dashamir Ohri
Appearance
Ky artikull nuk citon asnjë burim, prandaj mund të mos jetë i saktë. |
Dashamir Ohri ishte komandanti i bazës së nëndetëseve të Pashalimanit, pikërisht në periudhën kur ishte krijuar konflikti i madh me aleatin e atëhershëm, Bashkimin Sovjetik. Ai është dhe një nga 17 oficerët e parë shqiptarë që ka mbaruar studimet në vitin 1947 në ish-Jugosllavi. Është, ndërkohë, edhe një nga specialistët e parë të përgatitur në ish-Bashkimin Sovjetik dhe më pas, një ndër personat e parë, i përgatitur për nëndetëse po në ish-Bashkimin Sovjetik. Dashamir Ohri ka qenë pikërisht komandanti i nëndetëses së parë shqiptare, të ardhur me një katërshe nga Bashkimi Sovjetik.