Jump to content

Dashnor Dervishi

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Skeda:Dashnor Dervishi.png

Dashnor Dervishi është një diplomat shqiptar karriere.

Dashnor Dervishi Lindur në Përmet ( Shqipëri ) më 10 shkurt 1949. Ka kryer Universitetin e Tiranës, Fakulteti i Shkencave të Natyrës dhe Fizikës Bërthamore, Dega Fizikë Bërthamore, B.A.. Ai cilësohet si një nga diplomatët më të vjetër shqiptarë akoma aktivë. I cilësuar si një diplomat karriere, ai ka dhënë një kontribut të madh në diplomacinë shqiptare. Në vitin 1988 Dashnor Dervishi u emërua ambasador i Shqipërisë në Itali, post që e mbajti deri në vitin 1992, duke hyrë në histori edhe si ambasadori i fundit i Shqipërisë komuniste në Itali. Në dhjetor të vitit 1998, Dashnor Dervishi u emërua ambasador Fuqiplotë i Shqipërisë në Izrael, post të cilin e mbajti deri në vitin 2003. Që nga viti 2003 e deri në vitin 2005, Dashnor Dervishi punoi si drejtor i Drejtorisë së Përgjithshme Rajonale në Ministrinë e Jashtme. Në vitin 2006 Dervishi u emërua ambasador Fuqiplotë i Shqipërisë në Rumani. Tani Dervishi është ambasador i Shqipërisë në Greqi.