Datumi Gjeodezik

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Jump to navigation Jump to search

Datumi gjeodezik është bashkësia e parametrave që përcaktojnë formën dhë madhësinë e elipsoidit referent bashkë me pozitën e njohur të tij si trup tokësor në hapsirë,deri me tani në botë janë në perdorim mbi 100 datume. “Datum” është sinonim për sistemin referent gjeodezik. [1]

Hyrja[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Datumi është një sistem karakteristik, i cili lejon caktimin e pozicionit përmes gjatësisë, gjerësisë dhe lartësisë gjeografike mbi sipërfaqen e tokës, d.m.th. mbi një sipërfaqe të rrumbullakët.

Parimi themelor matematiko-gjeometrik, i cili përdoret në datum është një “Raund” sipërfaqe e krijuar, e cilia përfaqëson sipërfaqen e tokës.

Këto llogaritjejanë bërë që të përshtaten në këtë model matematik tërë sipërfaqja e tokës, së pari në ekuator pastaj në polin e veriut dhe atë të jugut e më pastaj në tëre linjat e gjerësisë dhe gjatësisë gjeografike. Për shkak se ka mënyra të ndryshme për përshtatjen e modelit matematik në sipërfaqen e tokës, ka edhe datume të ndryshme.

Gjithashtu në epokën modern digjitale teknikat janë përmirësuar shumë dhe karakteristikat modern janë shumë të ngjajshmë me njera tjetrën,megjithatë njerëzit duan që të dinë lokacionin saqë edhe një ndryshim i vogël mund të jetëi rëndësishëm.

Datumi gjeodezik i Kosovës[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Kosova tani e ka datumin e saj ” KOSOVAREF01” kurse në të kaluarën e kishte “FRYREF”.

Sistemi ” KOSOVAREF01” bazohet në matjet që janë bërë me instrumentin GPS, i cili është i bazuar në kornizën WGS-84,ky system është model i tokës i përcaktuar me parametra parësor dhe dytësor.

Parametrat[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  • Parametrat parësorë përcaktojnë formën e elipsoidit referent, shpejtësinë këndore të rrotullimit dhe masat e përgjithshme të inkorporuara në elipsoid referent.
  • Parametra dytësorë përcaktojnë detajisht modelin e gravitetit të tokës.

Sistemi WGS-84 shërben jo vetëm për përcaktimin e koordinatave polare, por edhe për përcaktimin e orbitës nëpër të cilën lëvizin satelitët e GPS. KOSOVAREF01 përbëhet prej këtyre parametrave :

  1. Projeksionit Gaus-Kryger, i cili definohet nga:
    • Koordinatat në drejtim të lindjes fillojnë nga 7500000,
    • kurse nga veriu 0,000
  2. Meridiani kryesor i Kosovës është meridian 21
  3. Shkalla e zvoglimit është 0,9999 [2]

Referimet[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  1. ^ Datumi Gjeodezik, Hyrje.
  2. ^ "Kadastra" ,Prof.Dr. Murat Meha Prishtinë,2012.