Davao City

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Shko te: navigacion, kërko
Davao City
Qytet
Njohur si Qyteti i honorareve
Motoja Jeta është këtu
noform
Kolazh me pamje nga Davao City
Vendndodhja
Davao City is located in Filipinet
Davao City
Davao City

Koordinatat: 7°4′12″N 125°36′0″E / 7.07000°N 125.60000°E / 7.07000; 125.60000

Administrimi
Shteti Flamuri Filipinet
Provinca Davao del Sur
Kryetari i Bashkisë Sara Duterte
Sipërfaqja dhe popullsia
Sipërfaqja 2,443.61 km2
Lartësia 22.3 m (m.n.d.)
Popullsia 1,632,991 banorë
Dendësia 670 banorë/km2
Të dhëna të tjera
Themelimi 1639
Zona Kohore PST (UTC+8)
Kodi Postal 8000
Prefiksi (+63) 82
Koordinatat 7° 4′ 12″ Veri

125° 36′ 0″ Lindje

Faqja Zyrtare www.davaocity.gov.ph

Davao City është qytet në Mindanao, Filipinet. Sipas vitit 2010, ky qytet ka pasur 1,449,296 banorë, duke e bërë qytetin e katërt me popullsi të madhe në Filipinet.

Gjeografia[redakto | redakto tekstin burimor]

Davao City është përafërsisht 588 milje në juglindje në Manila dhe 971 kilometra nga deti. Ky qytet ndodhet në Mindanao në veriperëndim të bregut së Davao Gulf. Lumi Davao është kanali kryesor i qytetit. Ky lum është lumi i tretë i madh në Filipinet, sipërfaqja e kanalizimit është mbi 1700 kilometra katrorë.

Gjatësia e lumit është 150 kilometra.

Klima[redakto | redakto tekstin burimor]

Davao ka pyje tropikale me pak ndryshim sezonale në temperaturë. Temperatura mesatare është mbi 26 °C (78.8 °F), ndërsa reshjet mesatare është mbi 77 milimetra.


Religjioni[redakto | redakto tekstin burimor]

Katredalja San Pedro në qytet.

Qyteti ka 80% popullsi që janë katoliko-roman. Grupet krishtere përbëjnë 8%. Baptistët, Kisha e bashkuara e krishterve në Filipinet janë emërtime tjera krishtere. Në Filipinet ka poashtu besime tjera si Islami, Budizmi, Hinduizmi, Animizmi.

Kisha mbretëria e Jezusit ka origjinën e vet, dhe ka 4 milionë pasues të Filipinez.


Kisha katoliko-roman në Davao ndodhet në Mindanao jugor.


Ekonomia[redakto | redakto tekstin burimor]

Autostrada në qendër të qytetit.

Sipas vitit 2011, Davao City është në vendin e 87-të me rritjen më të shpejtë në Azi, bazuar në Londër, Frajburg dhe Gjermani. Sipas fondacionit i kryetarëve të komunave, Davao City ka projektuar rritjen për 2.53%.

Bujqësia përfshin ekonominë e madhe që përbënë banane, kafe, kokos dhe ananas në qytet.

Ka shumë markete në qytet. Abreeza që u hap prej vitit 12 maj 2011, është qendra e parë tregtare në Mindanao. Qendra tregtare Victoria ndodhet në rrugën Laurel dhe është qendra më e vjetra tregtare, që është themeluar nga viti 1992.



Qeveria[redakto | redakto tekstin burimor]

Statue of people and doves
Monumenti përkujtimor i paqes dhe unitetit.

Davao City ka zëvendës kryetar, i caktuar nga kryetari. Zëvendës kryetari është pëfaqësues i kryetarit për ngjarjet e komunitetit.

Davao City ka 182 administrata me tri rrethe legjislative.

Antarët e Shtëpisë së Përfaqësuesit:

  • Distrikti i parë: Karlo Alexeri B. Norgales
  • Distrikti i dytë: Mylene J. Garcia Albano
  • Distrikti i tretë: Isidro T. Ungab


Mjekësia[redakto | redakto tekstin burimor]

Davao City ka 31 spitale. Organizata Botërore e Shëndetësisë e vlerësoi Davaon për ndalimin e pirjes së duhanit prej vitit 2002.

Binjakëzimet[redakto | redakto tekstin burimor]

Lidhje të jashtme[redakto | redakto tekstin burimor]