Deg' e shoqërisë së Stambollit për vivlla shqipe

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Jump to navigation Jump to search

Deg' e shoqërisë së Stambollit për vivlla shqipe (nga 1881 Drita, nga 1886 Diturija) ishte një degë e shoqëris së regjistruar në Stamboll Shoqëria e të shtypurit Shronja Shqipe e njohur si Shoqëria e Stambollit, e cila më vonë u shndërrua në shoqëri e mërgatës në Rumani.

Deg' e shoqërisë së Stambollit për vivlla shqipe (pas 1881)
DRITA
(pas 1886)
DITURIJA
Themeluar

nga
12 tetor 1879
Bukuresht, Rumani.
Shoqëria e Stambllit*
Lloji Shoqëri kulturore, Shtëpi botuese
Mediumi Shtyp, gazeta :
Kryesia*

kr. ?, zv.kr. Konstatin Eftthimiu, sek. ?

Anëtar të dalluar Vssar Dodani, Nikol Naço Korçari (deri ~1888)
Anëtar të shoqërisë mbi 2000 (1888)
Anëtar të famshëm** ASDRENI
Financimi

Vetfinancim, Mërgata e Bukureshtit dhe Shoqëria e Stambllit

* Është fjala për: Shoqëria e të shtypurit Shronja Shqipe e njohur si e tillë në literatura të ndryshme.
** Bëhet fjalë për anëtarë që më vonë kanë lënë emrin e tyre në historinë shqiptare për anëtarët e zakonshëm është vështirë për ne të gjejmë të dhëna. Një përpjekje për këtë qëllim

Me shkatërrimin e Lidhjes së Prizrenit kushte për veprimtarin e Shoqërisë së Stambollit, të formuar më 12 tetor 1879, ishin vështirësuar shumë, prandaj edhe themeluesit e saj e shikonin Bukureshtin si një qendër ku mund të vazhdonin veprimtarin e tyre pro shqiptare. Në vitin 1880 në Bukuresht, këta ë bashkëpunim me mërgaten e Bukureshtit themelojnë Deg' e shoqërisë së Stambollit për vivlla shqipe. Kjo degë e shoqëris më 1884 merr emrin Drita sipas gazetës së shoqëris së Stambollit dhe si duket regjistrohet pranë aministrates rumune si shoqëri kulturore që kishte një statut.

Shoqëria Drita pos aktiviteteve kulturore merrej edhe me veprimtarit politike pro shqiptare. Me qëllim të zgjerimit të aktiviteteve të saja dhe si kundërpesh e propagandës pro greke, në vitin 1881 fillojnë të botojnë vepra të ndryshme në gjuhën shqipe të të autorëve - kryesisht nga radhët e Shoqërisë së Stambollit - si Naim Frashëri, Jani Vreto, Sami Frashëri etj. Shtypshkronja e kësaj shoqërie ishte e vendosur në shtëpin e një tregtari shqiptar Sotir Tarpo, në rrugën Politieri nr.9, Bukuresht.[1]

Më 1886 shoqëria e ndryshon emrin nga DritaDiturija. Përndryshe në historin shqiptare ka hyrë si fillimi i ngalljes së jetës kulturore të mërgatës në Bukuresht e cila ka dhënë kontribut të çmushëm me veprimet e saja pro shqiptare në themelimin e shtetit të parë të shqiptarëve të quajtur Shqipëri.

Shtypshkronja[redakto | redakto tekstin burimor]

Në shtypshkronjën e kësaj shoqërie ndër të tjera janë shtypur edhe këta libra e tekste mësimore të njohur si filli edukativ i Rilindjes shqiptare:

  • Naim Frashëri, E këndimit çunavet. Këndonjotoreja. Copa e parë (1886) E këndimit çunavet. Këndonjotoreja. Copa e dytë. (1886), Istori e përgjithshme për mësonjëtoret të para (1886), Vjersha për mësonjëtoret të para (1886), Bagëti e Bujqësija (1886), Dituritë për mësonjëtoret të para (1888), Lulet e Verës (1890), Mësime (1894), Istoria e Skënderbeut (1898), etj.;[2]
  • Jani Vreto, Numratorja (1886), Mirëvetija (1886) dhe Radhuashkronjë (1886);[2]
  • Sami Frashëri : Shkronjëtore e gjuhës shqip (1886), Dheshkronjë (1888) dhe Shqipëria ç'ka qenë, ç'është e ç'do të bëhet? (1899)[2]

Burimi i të dhënave[redakto | redakto tekstin burimor]

  1. ^ [Vissar Dodani, vep. cit., f. 50 (b)] - nxierr nga - Rexhep Qosja : ASDRENI Jeta dhe vepra e tij - monografi, botimi i dytë. RILINDJA Redaksia e botimeve, Prishtinë 1987. Fq. 56. (H.Zh.)
  2. ^ a b c Rexhep Qosja : ASDRENI Jeta dhe vepra e tij - monografi, botimi i dytë. RILINDJA Redaksia e botimeve, Prishtinë 1987.