Shko te përmbajtja

Dekatloni

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Dhjetgarëshi ose dekatloni është diciplinë atletike për meshkuj e filluar nga viti 1884 në SHBA. Në Lojrat olimpike si disciplinë u fut në lojrat e vitit 1912 në Stockholm.

Gara zgjat dy ditë, dhe përbëhet prej dhjetë disiplina të ndryshme të atletikës.

Dita e parë e garave

  • 100m
  • kërcim së gjati
  • hedhja e gjyles
  • kërcim së larti
  • 400 m.

Ditën e dytë të garimit kemi disciplinat

  • 110 m me pengesa
  • hedhja e diskut
  • kërcimi me shkop
  • hedhja e shtizës
  • 1500 m.

Sipas tabelave speciale të federatës ndërkombëtare të atletikës (IAAF), rezultatet e garuesit shëndrrohen në pikë fitues shpallet ai që fiton më shumë pikë.

Rekordi zyrtar botëror regjistrohet nga viti 1922.

Rekordi botëror: aktual është 9026 pikë Roman Sebrle, Çeki / Götzis 27 maj 2001

Sistemi vlerësimit

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Federata botërore e atletikës IAAf nga viti 2001 e ka miratuar formulën e shpërndarjes së pikëve si më poshtë:

  • Pikët = INT(A*(B-P)C) Për diciplinat e vrapimit
  • Pikët = INT(A*(P-B)C) për kërcimet dhe hedhjet

A, B i C janë parametra që varen nga diciplina si në tabelën poshtë, P paraqet rezultatin e pjesmarrësit të shprehur në sekonda për diciplinat e vrapimit dhe në metra e centimetra për diciplinat e kërcimit dhe hedhjes.

DiciplinaABC
100 m25,4347181,81
Kërcim së gjati0,143542201,4
Hedhja e gjyles51,391,51,05
Kërcimi së larti0,8465751,42
400 m1,53775821.81
110 m me pengesa5,7435228,51,92
Hedhja e diskut12,9141,1
Kërcimi me shkop0,27971001,35
Hedhja e shtizës10,1471,08
1500 m0,037684801,85

Shpërndarja e pikëve sipas rezultateve

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Shpërndarja proporcionale sipas vlerës së rezultateve mun të fitohen 1000, 900, 800 dhe 700 pikë në çdo diciplinë.

Diciplina1000 pikë900 pikë800 pikë700 pikëMasa
100m10,39510,82711,27811,756Sekonda
Kërcim së gjati7,767,366,94.16,51Metra
Hedhja e gjyles8,416,7915,1613,53Metra
Kërcim së larti2,202,101,991,88Metra
400m46,1748,1950,3252,58Sekonda
110m me pengesa13,814,5915,41916,29Sekonda
Hedhja e diskut56,1751,446,5941,72Metra
Kërcimi me shkop5,284,964,634,29Metra
Hedhja e shtizës77,1970,6764,0957,45Metra
1500m233,79247,42261,77276,96Sekonda

Po të kemi parasysh rzultatet e rekordeve botërore të disciplinave teorikisht maksimumi i pikëve të fituara do të ishte 12 516 pikë.

DiciplinaRekorderiRekordiPikët
100mUsain Bolt9,69 sekonda1174
Kërcim së gjatiMike Powell895 centimetra1312
Hedhja e gjylesRandy Barnes23,12 metra1295
Kërcim së lartiJavier Sotomayor245 centimetra1244
400mMichael Johnson43,18 sekonda1156
110m me pengesaDayron Robles12,87 sekonda1126
Hedhja e diskutJürgen Schult74,08 metra1383
Kërcimi me shkopSergey Bubka614 centimetra1277
Hedhja e shtizësJan Železný98,48 metra1331
1500mHicham El Guerrouj206 sekonda1218
Gjithsejt12516

Nëse i marrim parasysh rezultatet më të mira të të gjitha kohërave në secilën disciplinë veç e veç maksimumi teorik në dhjetgarësh është 10 485 pikë.

DiciplinaRekorderiRekordiPikët
100mChris Huffins10,22 sekonda1042
Kërcim së gjatiErki Nool822 centimetra1117
Hedhja e gjylesEdy Hubacher19,17 metra1048
Kërcim së lartiRolf Beilschmidt i Christian Schenk227 centimetra1061
400mBill Toomey45,68 sekonda1025
110m preponeFrank Busemann13,47 sekonda1044
Hedhja e diskutBryan Clay55,87 metra993
Kërcimi me shkopTim Lobinger576 centimetra1152
Hedhja e shtizësPeter Blank79,80 metra1040
1500mRobert Baker238,7 sekonda963
Gjithsejt10485

Heptatloni

Lidhje të jashtme

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]