Demografia e Shteteve - Singapori

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Shko te: navigacion, kërko

Sipas statistikave zyrtare, numri i popullsisë së Singaporit deri në shtatorë të vitit 2007 ka qenë 4,68 milion.

Kinezët përbëjnë 75,2 %, Malajasit 13,6 %, Indianët 8,8 %, ndërsa Evroaziatikët dhe grupet tjera përbëjnë 2,4 %.

Në vitin 2006 shkalla e natalitetit ka qenë 10,1 në 1000 banorë, shkalla e mortalitetit gjithashtu është ndër më të ulëtat në botë 4,3 në 1000 banorë. Shtimi natyrorë ka qenë 4,4 %.

Singapori është vendi i dytë në botë pas Monakos për nga dendësia e popullsisë, duke mos llogaritur Hong Kongun dhe Makaon të cilat janë regjione me administrim special nga Republika Popullore e Kinës. Në vitin 1957 Singapori ka pasur 1,45 milion banorë.