Jump to content

Dhimitër Pojanaku

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Dhimitër Pojanaku është poet i gjeneratës së re që arriti të imponohet pranë lexuesit me një poezi të kulluar, të pastruar nga foljet e tepërta gati të bezdisshme që hasen shpesh në poezinë tonë bashkëkohore. Në vargjet e zgjedhura, ndaj sa për ilustrim vjershën "Dimër në lokalet e plazhit" në të cilën, me tri folje, Pojanaku krijon varg "horizontesh" shpirtërore tek lexuesi...

Pojanaku lindi në qytetin me traditë poetike, në Pogradecin piktoresk... Është diplomuar për drejtësi në Universitetin e Tiranës dhe aktualisht punon gjyqtar në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor në Pogradec.

Ka botuar vëllimet poetike : "Shiu lexon trishtimin tim", "Mëngjes dhe pak natë", "Xhindët kërcejnë polka". Vëllimit poetik "Gurët zbardhin natën", botuar në vitin 2002, i është akorduar çmimi "Penda e argjendtë", si libri më i mirë i vitit 2003. Pojanaku është laureat i shumë çmimeve kombëtare dhe ndërkombëtare. Në shkallë ndërkombëtare ka fituar çmimin për poezinë "Nënës" në Itali, dhe Francë. Poezitë e tij janë përkthyer në disa gjuhë të huaja.

Në vitin 2005, për poezinë e veçantë Pojanakut i akordohet titulli "Qytetar nderi i Pogradecit". Tani ka në proces krijimin e vëllimin poetik "Qielli vdes në hon".