Dirk Nowitzki

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Dirk Nowitzki.
Nowitzki duke bërë kosh.

Dirk Werner Nowitzki (lindur në 19 qershor 1978) është një basketbollist profesionist gjerman i cili luan për Dallas Mavericks në NBA. Ish lojtari i Röntgen Gymnasium dhe DJK Würzburg, Dirk Nowitzki ishte përzgjedhja e nënte në draftin e NBA në vitin 1998 nga Milwaukee Bucks, por menjëherë u transferua tek Dallas Mavericks ku ai ka luajtur gjatë tere karrierës së tij dhe vazhdon të luaje akoma dhe sot. Nowitzki 2 m e 13 cm i gjate luan si power forward por ka aftësinë edhe gjatësinë e nevojshme për te luajtur si qendër apo small forward.

Nowitzki ka udhëhequr Mavs-at për dhjete vjet rresht në play-off e NBA (20002001 deri 20092010), duke përfshire arritjen në finalet e konferencës se perëndimit në vitin 2003 dhe arritjen në finalen e madhe të NBA në 2006. Ai është nënte herë NBA All-Star dhe dhjetë herë pjesë e All NBA team, dhe është gjithashtu lojtari i parë i lindur në Evropë që ka arritur te shpallet MVP (Lojtari më i vlefshëm). Është gjithashtu lojtari i parë në historinë e Dallas që votohet në ekipin më të mirë të NBA dhe gjithashtu mban shumë nga rekordet e këtij ekipi.

Nowitzki udhëhoqi ekipin kombëtar gjerman drejt medaljes së bronztë në kampionatin botëror të vitit 2002 dhe drejt medaljes së argjendtë në kampionatit evropian të vitit 2005 dhe ishte gjithashtu pikëshenuesi me i mirë dhe lojtari më i vlefshëm (MVP) në të dyja turnete. I vlerësuar si një nga lojtaret më të mirë evropianë të historisë së basketbollit Nowitzki është përzgjedhur si lojtari evropian i vitit për pesë vjet rresht nga gazeta italiane Gazeta dello Sport, gjithashtu është përzgjedhur Mister Europa European Player of the Year nga revista sportive italiane Superbasket në 2005 dhe lojtari evropian i vitit nga FIBA në të njëjtin vit. Më 12 qershor, 2011 është shpallur MVP i finales mes Mavericks dhe Heats.