Diskutim:1955 në literaturë

Page contents not supported in other languages.
Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Kjo faqe këtu është vetëm për diskutim mbi artikullin 1955 në literaturë. Wikipedia nxit diskutimin mes vullnetarëve të saj dhe nuk do të censurojë komente bazuar në pikëpamjet ideologjike ose politike. Wikipedia nuk do t’i ndryshojë komentet. Ato ose do të publikohen, ose do të fshihen nëse nuk u binden rregullave kryesore.
Fillo një temë të re diskutimi.
Ju lutemi nënshkruani me: – ~~~~

Të gjitha komentet u nënshtrohen këtyre rregullave:

  • Përmbajuni temës!
  • Nuk lejohen: sharje, fyerje, fjalor i papërshtatshëm, gjuhë që përmban urrejtje, sulme personale, thirrje për dhunë apo çdo qëndrim tjetër jo i rregullt.

S U B J E K T I i poezive të Esad Mekulit[Redakto nëpërmjet kodit]

    E kaluara e bujshme e popullit tonë është e mbushur plot me ngjarje të rëndësishme historike që na bëjnë të kuptojmë se ky popull ka një të kaluar  sa të lavdishme  e krenare,po aq edhe të mundimshme e të hidhur,sepse robëria nuk sjell gjë tjetër përveç vuajtjeve të pandërprera për një popull,sidomos një barë të rëndë mbi kurrizin e tyre e kanë mbajtur popujt e vegjël. Ata vazhdimisht kanë qenë nën thundrën e popujve numerikisht më të mëdhenj. Esad Mekuli është dëshmitarë i një gjendjeje të tillë ,prandaj ai nuk mund të hesht ,sepse një gjë e tillë e ka preokupuar tërë qenien e tij njerëzore. Kur sheh masat e gjera shqiptare se në çfarë gjendje ndodhen,ai ia thotë këngës:

“Deshta,shumë kam dashtë-dëshrue Që me këngë të trimnoj ,me fjalë tande të dridhun Të ngrej fuqitë prej gjumit...”

    Ai ngre zërin e tij kushtrues edhe pse i është ndaluar ,ashtu siç thotë edhe vetë:

“Këndova edhe kur më ishte e ndaluar Se liria do të vinte edhe për ty të përbuzur.”


5.

    Poeti duke qenë nën influencën e ideologjisë Marksiste,ai beson në ardhmërinë,prandaj edhe thotë:”Liria do të vijë edhe për ty të përbuzur”.Uni i ti është shumë më i gjerë dhe është plotësisht i shkrirë dhe identifikuar me unin e masës së gjerë të popullit shqiptarë-thotë Rexhep Qosja. Për këtë arsye poeti vuan bashkë me masat e gjera  dhe jetën e tij e sheh nën prizmën  e mbarë popullit ,sepse është pjesë e pandarë e tij..Ai qan e qesh kur qan e qesh edhe populli i tij. Çdo dhimbje e vuajtje e popullit është edhe e tij. Ai është shok i ngushtë i lypësit,sharaxhiut,i të varfërit që sofrën e ka të shprazur,pra është në anën e masës dhe nëpërmjet vargjeve të tij ,ja si e pasqyron atë:
  
 Unë nuk njoh lumni,shqetësimet në zemër më lulëzojnë
 Kam mbet i vetëm ,pa motër e pa vëlla
 Jam fëmijë i k’putun në horizonte të tymosuna
 Ku shkrepin rufetë dhe në humnerë të fërllojnë.
    Nga kjo gjendje e vështirë ekonomike dhe politike vuajnë shtresat e gjera të popullit ,e sidomos ato shqiptare,prandaj  në çdo anë të qytetit  sheh duar të shtrira që kërkojnë lëmoshë,sytë e tyre   të  mbushura  me  lot  që  i drejtohen  për ndihmë njeriut dhe qiellit. 


6.

    Esad Mekuli këtë gjë e vëren dhe është i vetëdijshëm  për burimin e një gjendjeje të këtillë ,sepse njeriu i paditur  i drejtohet zotit për ndihmë duke shpresuar për ditë më të mira. Poeti ka besim të madh dhe njëkohësisht është edhe optimist se ka një fuqi që mund  ta ndryshojë këtë gjendje në të cilën ndodheshin masat e gjera. Kjo forcë është rinia,sepse ajo është bartëse  e progresit që mund ti jep grushtin vdekjeprurës rendit të kalbur borgjez të ish Jugosllavisë. Prandaj në gazetën “Mlladost” të Zagrebit ai boton vjershën me titull “Rinisë” –ku thotë:  
         “ Fuqia jote  jeton me shekuj e rritet gjithmonë
            Kthjellohet,gufon,vlon
            Vlon ky burim gëzimi i jetës së re
             O e dashtuna rinija jonë “... 
    Një ndër motivet e shumta që trajton Esad Mekuli në poezitë e tij  është edhe kurbeti,që e ka titulluar”Kush i pari bani”...
   Kurbeti,kjo hije e zezë që mjerisht na ka përcjellë shekuj me radhë,që i ka lënë shumë nëna me duar në gji,shumë nuse të reja me kujtime  dhe shpresa  se një ditë do tu kthehet i dashuri  i tyre,shumë fëmijë pa prindër që nuk dinin se ç’është dashuria atërore,kurse ata të shkapërderdhur në të katër anët e botës  ëndërronin familjet  dhe punonin edhe punët më  të  rënda  fizike, vetëm   e  vetëm  të  siguronin të holla për familjet e tyre. 



7.

Njëra ndër poezitë e tij që na jep një tablo të gjallë mbi jetën e kurbetçinjve ,që na rënqeth dhe zgjon emocione tek lexuesit është ajo që ia dedikon sharraxhiut ,e titulluar:”O vëlla me sharrë në krah”

 Do të shoh prapë me duar të mërdhime nën sjetull
 Me sharrën e stërlashtë  mbi krah
 Dhe sopatën e mprehtë të rasun në shok
 Në fytyrën tande lexoj:
 Kam fjetur në podrumin e lagshtë,unë i trembëdhjeti
 Dhe kam hangër në kusinë e bakrit,të sjellun prej vendlindjes 
 Prej vendlindjes,fasulen e hollë të vendlindjes unë i trembëdhjeti.
-Pse unë kënaqem me pak prej këtyre duarve të mërdhime,
  Atje mbas 77 bjeshkëve,7 gojë presin...
   Posa ta kemi lexuar” Sharraxhiun” e Esad Mekulit ,ndoshta ashtu spontanisht do të na kujtohet “Luli i vocërr” i Migjenit. Ata edhe pse kanë dallime në moshë , janë shokë shumë të afërt. Ashtu si “Luli i vocërr “i Migjenit që i ka qitur tullumbat e tij ti ngroh në diell,po ashtu edhe “Sharrëxhiu” i Esad Mekulit mik më të afërt e 



8.

ka diellin. Xhepat e sharrëxhiut janë shumë të ngushta për duart e ënjtura të tij. Si Migjeni,po ashtu edhe Mekuli janë njohës të mirë të gjendjes së masave. Esad Mekuli ka diçka më tepër ,sepse atij i mohohet përkatësia kombëtare duke e ofenduar se gjoja qenkemi njerëz me bishta. Ai kur e sheh sharrëxhiun me sëpatën e rrasur në shok ,e bishti i saj ka dalë prapa,dyshon se mos vallë për këtë na quajtën njerëz me bishta?

    Një poezi që në pjesën më të madhe të saj ka domethënien e protestës dhe rezistencës  në kohën më të vështirë  dhe më të rrezikshme  që Esad Mekuli e ka pagëzuar “Qindro” prej një proteste aq kategorike gradualisht kalon në një optimizëm ku apelon për kryengritje për të drejtat njerëzore.
    Rrëxoju qiell,i randë si tunxhi,mbi supat tanë të shtipun
    Mbi krenat tona robnije e uje përulë
    Hapu moj tokë e zezë ,nën kambët dathë tonat                                           
    Përpi këto qenje që gyrbeti i shkatroi
    Dhe kamxhiku i xhandarit që me shikim armiku tmeron 
    Dhe ciatja e fëmisë së mjerë që pa bukë rënkon...




9.

    Pas LNÇ-së Esad Mekuli i këndon lirisë ,barazisë kombëtare ,heronjve të rënë  gjatë luftës etj. Ai gëzohet kur sheh se shqiptari po ec përpara krahas me popujt tjerë,por pas disa viteve shohim se poeti hesht në vete,sepse është periudha kur fuqitë e errëta fillojnë ta nxjerrin  kokën e tyre prej gjakpirësit. Por tani ai nuk hesht,e këndon këngën e mospajtimit. Në këtë kohë ai shkruan vjershat e tij të bukura”Turk elhamdurilah”,”Shiftar mos më thuaj,mos më thirr në emër të huaj”,”I varuni i këndon lirisë” dhe “Porosia e nënës” që ua dedikon shqiptarëve që për shkaqe politike dhe padrejtësie u detyruan të mërgohen në Turqi.


                  Porosia e nënës

Për ke në dritë ju qita o djem Për ke ju rrita o bijë, Pse u gëzova unë në jetë? Nënën po e leni sot kur kryet Me mburrje për ju e ngrita, Kur zjarrin në votër pa frikë e ndezi në mbrëmje, Kur sofrën ma thatë se shtrojmë Në dheun e huaj po shkoni?

                            GJ    U    H    A
    Gjuha e Esad Mekulit është një gegërishte e pasur që veçohet për nga stili dhe përdorimi i fjalëve të rralla ,siç janë:Tunxhi,kungulli,plisi,etj. Gjatë leximit të vargjeve të Esad Mekulit tek lexuesit zgjohen ndjenjat dhe emocionet identike (të gjalla) me ato të poetit ,të cilat i ka përjetuar thellë në shpirtin e vet edhe vetë poeti. Me një fjalë shkrimtari Esad Mekuli ia arrin qëllimit të vetë me shkrimet e tij.



Gostivar,më 02.05.2008 prof. Basri Sali