Diskutim:Bilal Xhaferri
Kjo faqe këtu është vetëm për diskutim mbi artikullin Bilal Xhaferri. Wikipedia nxit diskutimin mes vullnetarëve të saj dhe nuk do të censurojë komente bazuar në pikëpamjet ideologjike ose politike. Wikipedia nuk do t’i ndryshojë komentet. Ato ose do të publikohen, ose do të fshihen nëse nuk u binden rregullave kryesore.
|
Të gjitha komentet u nënshtrohen këtyre rregullave:
|
|
|
Sections older than 14 days may be automatically archived by MajavahBot. |
veprat kryesore per femije,cilat jane? – Komenti i mëparshëm i pa firmosur ishte shtuar nga 91.187.103.6 (diskutimi • redaktime).
pse nuk o referatiii peer lektyrennn Pertej Largesi[[Skeda:Shembull.jpg--80.80.172.35 29 Gusht 2010 16:55 (CEST)]]veee ???????Tekst i theksuar – Komenti i mëparshëm i pa firmosur ishte shtuar nga 80.80.172.35 (diskutimi • redaktime). Pse nuk po e gjojj askund vepren Ra Berati te shkrimtairt Bilal Xhaferrit??? – Komenti i mëparshëm i pa firmosur ishte shtuar nga 84.22.42.146 (diskutimi • redaktime).
Eja Trishtim
Eja, trishtim , eja me hapa fletesh qe bien nga deget, eja me hapa shiu qe keputet nga fletet... Eja trishtim , eja me hapa tingujsh qe dridhen ne mbremje, eja me hapa zemrash qe rrahin me dhimbje... Eja , trishtim, o preher i embel qe nuk me braktise kurre, o strehe e qetesise sime, o enderrime te mia, o gji i shpreses sime. Eja , trishtim, trishtim , eja.
Pegasit
Nga qielli mos u ul Pegas për mua,
e bëj më këmbë unë rrugën.
Hapësirat e pamatura i dua,
po dua sa më pranë të jem me tokën.
Pas trokëllimës tënde qiellore poetët le të thurrin vargje-ar, unë jam këmbësor i rrugëve tokësore, i rrugëve tokësore këngëtar.
Nga qielli, pra, mos zbrit Pegas për mua, e bëj më këmbë unë rrugën. Hapësirat e pamatura i dua po më merren mendtë kur s’ndiej nën këmbë tokën.
Kosova
Me ndarje dhe nenndarje gjeografike Me ndarje dhe nenndarje historike Qe nga ujrat e kulluara te Ohrit Deri ne erresiren e minierave te Mitrovices Qe nga brigjet e kaltra te Ulqinit Deri ne Qelekullen e ne fushen e Nishit Kosova Fushe e begatshme me fruta e grunore Qe bie ere pranveres e tera lule molle Kosova me male kreshnike Male te zhveshur me pisha e bredhishte Qe e rrahin qiellin me krahe shqipesh Qe e dehin diellin me arome rreshire Qe e ndezin qiellin me zbardhellime debore Kosova Krahine shqiptare qe ne fillim te saj Toke e Manastirit E Prizerenit E Plaves dhe e Gucise Toke e legjendave legjendare te Gjergj Elez Alise Kosova Legjende e mbetur ne rrugekryq te historise Kosova Gjithnje ashtu si gjithnje Me dhem te shternguar e me shpirt nder dhembe Kosova Ku shqiptaret flasin nje gjuhe dhe degjojne dy gjuhe Kosova gjithnje ashtu.
Vajza nga brigjet e lumit Kalama
Pezuli i dritares se ambulances ishte fundosur nen kuroret e luleve te diellit, qe perkundeshin ngadale ne eren e mbremjes. Mbi pezul ishte perkulur ndihmesmjekja me nje liber ne dore. Kur ajo ngriti kryet, fytyra e saj e rrethuar me floke te arte u duk gjithashtu si nje kurore luledielli. Pa e shkeputur dot plotesisht mendimin nga ato qe lexonte ne faqet e librit, ajo me hodhi mua nje veshtrim te shpejte pastaj i ndali syte te dora ime e lidhur. “Keni djegur doren me zift ? “ - tha. “Ejani brenda t'jua mjekoj”. Kur hyra brenda, ajo e la librin mbi pezulin e dritares, me tha te ulesha ne nje karrige prane tavolines se saj dhe erdhi e me zgjidhi shamine nga plaga. Shamia ishte ngjitur pas lekures dhe mishit te djegur. Kur ajo e shqiti, une u shtrengova i teri pas dhembjes se plages. “Me graso e ke lyer keshtu ? “ - tha ajo. “Shoket thane se duhej lyer me graso” - thashe. Ajo solli fasho, pomade, solli edhe gersheret dhe, pasi ma pastroi plagen me alkol, filloi te priste me gershere pjeset e demtuara te lekures. “Nga je ti ? Nga te folurit duket qe s'je prej ketyre aneve”. “Une jam çam” - ju pergjigja. “Cam ?” - tha ajo dhe ngriti menjehere koken. - Vertet ? Nga ç'vend i Camerise ?” “ I di ti vendet e Camerise ?” “Cish nuk i di u' vendet e Camerise, Domosdo qe i di. Edhe une jam çame”. Ishte krejt e pa pritur per mua qe te takoja nje vajze çame kaq larg , ne veri. E vura re me çudi dhe, perendia e di perse, m'u duk sikur zbulova ne fytyren e saj ca tipare te njohura, tipare te nje njeriu tim shume te afert. Diku thelle ne kujtesen time u ngrit nga erresira e viteve fytyra e dashur e nenes sime te vdekur, ashtu siç kish mbetur ajo fytyre ne mendjen time, qe nga koha e larget e vegjelise. Pastaj m'u kujtua motra ime e vogel dhe vellai im i vogel, qe i ngjanin aq shume nenes. “S'me kish shkuar kurre ne mendje se do te mund te takoja nje vajze çame ketu prapa maleve te veriut”, - thashe i habitur. - Te kane transferuar ketu ?” “- Jo, ne banojme ketu ne fermen e lokalitetit. Familja ime punon ne ferme”. “Nga ç'ane e Camerise ini?” “Nga rrethet e Janines.Fshati yne eshte buze Kalamait, balle maleve te Sulit.Ndoshta ju i dini ato vende.” “Jo, nuk i di. Une, ne te vertete, nuk jam çam i ardhur. Jam nga kjo pjeseza mbrenda kufirit.” “Po nje balte jemi ne. Si mbrenda, si jashte kufirit, jemi po ai sua. Edhe une, per veten time s'jam e ardhur. Kam lere ketu ne Shqiperi. Po me kaq malle flasin pleqte tane per Camerine sa qe, nga rrefimet e tyre, Cameria mua me del e gjalle perpara syve sikur te kem jetuar atje tere jeten time. A e beson ? Me duket sikur i di ku jane krojet, ku jane kullotat, arat, ullishtet, i di ku jane malet e Sulit e ku eshte lumi Kalama, i di ererat e vendeve e i di nga ç'ane shohin penxheret e odave e nga ç'ane degjohet daullja e remezanit.” Ulur ne karrigen e saj prane dritares, me njeren dore duke menjanuar pakez floket qe i uleshin mbi faqe dhe me brrylin e vendosur lehtaz te ana e bllokut te raporteve mjekesore, atje ne sfondin e fushes se vogel malore me luledielli, ne sfondin e alpeve te larta te veriut te Shqiperise, ajo fliste per Camerine e saj qe s'e kish pare kurre, fliste per nje vend te bute e te ngrohte ne jug, mbuluar me ullishte e me kope delesh, per nje vend te blerte te humbur si ne enderr. Gjuha e saj çame thyhej pakez me te folmen e veriut. Fytyra e saj me kujtonte nenen time dhe zeri i saj me kujtonte motren time. Me dukej sikur kjo vajze fare e panjohur per mua, disa çaste me pare, tani ishte si nje njeri imi, si nje pjesetar i familjes sime.
Kur vajta perseri ne ambulance te nderroja plagen, ajo me tregoi se u kish folur ne shtepi per mua dhe prinderit e saj i kishin thene te me ftonte te shkoja per nje vizite.
“Do gezohen shume po erdhe, te me besosh,” - tha ajo. - Sidomos gjyshja. Ajo ka kaq shume mall, kaq shume mall
qe te takohet me nje çam e te bisedoje per Camerine. Cameria eshte zemra e gjyshes sime. Cdo gje ajo e lidh me Camerine.
Cameria eshte me e mire nga te gjitha, me e bukura nga te gjitha, me e pasura nga te gjitha. Qumeshti, ullinjte e mjalti i Camerise, aromat e Camerise, pemet dhe dielli dhe hena e Camerise, delet e Camerise e varret e perrallat e Camerise, - te gjitha jane krejt ndryshe, te pa krahasueshme, te çuditeshme. E di ç'me tha mbreme gjyshja ?” Nuk e di pse kam nje jave te tere qe shoh nate per nate ne gjume Camerine, - me tha. - Siç duket, do te vdes tani. Shyqyr i qofte perendise qe me sjell keshtu perpara syve ato vendet tona, qe ti shoh edhe njehere, te pakten ne enderr, perpara se te mbyll syte pergjithnje.”
Une i dhashe fjalen asaj se do t'i beja nje vizite ne shtepi. Isha i ndrojtur nga natyra dhe me vinte veshtire te shkoja per vizite, po, megjithate isha i sigurt se ne familjen e saj do te kaloja mire, do ta ndjeja veten si ne shtepine time. Une e dija se si te presin çamet kur u shkon si mysafir. Veç kesaj, edhe une kisha mall e deshire qe te takoja çame e te bisedoja per Camerine.
Ecja rruges dhe mendjen e kisha te ajo, te Cameria e asaj dhe imja.Mendoja se ajo ishte nje vajze e dashur, e urte dhe e mençur, me nje natyre fisnike dhe me nje bukuri te embel. Dhe me dukej sikur e degjoja perseri zerin e saj te qete: “.... Qumeshti, ullinjte, mjalti i Camerise, .... pemet dhe hena dhe dielli i Camerise... “
Nga B.Xhaferi : “PERTEJ LARGESIVE”
Jua mundsoi : Alberit Sopa ! – Komenti i mëparshëm i pa firmosur ishte shtuar nga 46.99.13.197 (diskutimi • redaktime).
Start a discussion about Bilal Xhaferri
Talk pages are where people discuss how to make content on Wikipedia the best that it can be. You can use this page to start a discussion with others about how to improve Bilal Xhaferri.