Jump to content

Diskutim:Bislim Bajgora

Page contents not supported in other languages.
Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Kjo faqe këtu është vetëm për diskutim mbi artikullin Bislim Bajgora. Wikipedia nxit diskutimin mes vullnetarëve të saj dhe nuk do të censurojë komente bazuar në pikëpamjet ideologjike ose politike. Wikipedia nuk do t’i ndryshojë komentet. Ato ose do të publikohen, ose do të fshihen nëse nuk u binden rregullave kryesore.
Fillo një temë të re diskutimi.
Ju lutemi nënshkruani me: – ~~~~

Të gjitha komentet u nënshtrohen këtyre rregullave:

  • Përmbajuni temës!
  • Nuk lejohen: sharje, fyerje, fjalor i papërshtatshëm, gjuhë që përmban urrejtje, sulme personale, thirrje për dhunë apo çdo qëndrim tjetër jo i rregullt.

Bislim Bajgora pas Luftes së Dyte Boterore

Largimi i forcave gjermane nga Kosova ishte, organizuarë menjëherë pasi që u konfirmua shkatërrimi i Gjermanisë. Me forcat gjermane shkuanë edhe disa shqiptarë të cilët kishin bashkëpunuar me forcat gjermane. Ne mesin e a'tyre shqiptareve ishte edhe shoku i Bislim Bajgores – Xhafer Deva, i cili e thirrte që edhe Bislimi të largohej mirëpo ai nuk pranoi. Pasi që u larguanë forcat gjermane nga Mitrovica dhe Shala, Bislim Bajgora dhe bashkëluftetarët e vet ishin të rrezikuar nga ushtria serbe e gjithashtu edhe nga tradhtitë e shqiptareve komunistë. Kështu që Bislim Bajgora dhe ata ballistët e mbeturë në Shale, dolen në ilegalitet me qellim të organizimit të luftës per qlirim dhe bashkim kombëtar.

Me përfundimin e luftës së dytë dhe kapitullimin e Gjermanisë filloj terrori i madhë kundër popullatës shqiptare. Nacionalistët ndiqeshin hap pas hapi dhe vriteshin në prita të organizuara. Si pasojë e tradhëtive shqipëtare dhe e agresionit qetnik, Shala u kthye prapë nën robërinë serbo-sllave në vitin 1945, kështu që Ahmet Selaci me Bislim Bajgoren e me Ukshin Kovaqicen vendosën të projektojnë një planë të ri të luftës pasi që ata u dobësuan shumë. Kështu ata vendosen që të veprohet në grupe, grupet që u formuanë ishin: Ja skema në vazhdim:,

1. Grupi i Ahmet Selacit; 2. Grupi i Ukshin Kovaqicës; 3. Grupi i Bislim Bajgorës; 4. Grupi i Boletinëve; 5. Grupi i Osman Bunjakut; 6. Grupi i Hazir Gjakës.

Ky grupizim i luftëtarëve kishte sukses në Shalë porë jo edhe në tërë Kosovën, kështu që për arsyet e mbrojtjës së tërë trevave shqipëtare dhe bashkimin e Shqipërisë etnike edhe, gjatë viteve të pas luftës së dyte botërore, shtrohej nevoja e domosdoshme për bashkimin e të gjitha grupeve dhe çetave që vepronin në mbarë territorin e Kosovës dhe Shqipërisë.

Kështu pasë gjithë atyre ngjarjeve patriot të zot mbajtën Kongresin e pestë të Ballit Kombëtar 25 korrik 1946, me qellim të krijimit të rrëthanave të reja ku pasë kapitullimit të Gjermanisë u ndie nevoja të ndryshohej edhe emri nga Ushtria e Ballit Kombëtar në Ushtria Nacional Demokratike Shqiptare.


Divizioni i IBRIT

Në korrik 1946, ishte marrë inciativa për themelimin e " Divizionit të Ibrit" të Ushtrisë Mbrojtja Kombëtare e Kosovës dhe si përgjegjës ishte caktuar Ahmet Selaci.

DIVIZIONI I IBRIT

Komandant divizioni: Zotni Ahmet Selaci, ndihmës tij Zotni Jusuf Boletini.

                    Grupi i I

Komandant i Grupit të parë Faik Boletini, zavendës Agjutant Zotni Bislim Bajgora.

                    Grupi i II

Komandant i Grupit të dytë Zotni Osman Bunjaku, zavendës Agjutant Hashim Basholli.

                    Grupi i III

Komandant i Gripit të tretë Zotni Ukshin Kovaica, zavendës Agjutant Smajl Svarqa.

                    Grupi i IV

Komandant i Grupit të katërtë Avdi Tashevci, zavendës Agjutant Musli Dumoshi.

                    Grupi i V

Komandant i Grupit të pestë Ilmi Zariqi, zavendës Jetullah Rezalla.


Nuk i kemi rrokur armët për t’i dorzuar

Pas organizimit të mrekullueshëm të luftës guerile të trimave të Ballit Kombëtar vinte dimri dhe kështu që Bislim Bajgorës e të tjerëve i'u duhej strehim pasi që në shtëpia nuk mundeshin të kthehen, kështu që disa nga bashkëluftëtarët e Bislim Bajgorës zgjodhën fshatin Lupq të Llapit që të ngrinin dy bunker për të qëndruar këta trima gjatë dimrit që po i priste. Pasi u vendosën në bunkere, spiunët e asaj kohe i kishin identifikuar dhe kështu lajmërojnë ushtrinë jugosllave, dhe pas një pregaditje të njësive speciale jugosllave arrijn në malet e Llapit me 1 shkurt të vitit 1947 dhe rrethohen këta atdhetar: Bislim Bajgora, Osman Bunjaku, Shaban Bunjaku, Qazim Pakashtica, Rrahim Majaci, Nebih Zasella, Brahim Luta, Hajdin Haxhiu, Ajet Gjeli, Hazir Shala, Milazim Gllanasella, Faik Boletini, Hashim Basholli, Rrahman Selaci, Rrahim Isa, Hajriz Klinaku, Lam Igrishta, Sejdi Gllabari, etj...

Në mesin e forcave jugosllave kishte edhe "shqipëtar", keshtu njëri nga ata ka dëshmuar për tmerrin e asaj dite, ai ishte i ngarkuar nga komandanti i tij që të ishte i pari në vijën e frontit për arsye se mbante mitroloz, tregon se s'i i kishte thanë trimave “O vllezër a mund diqysh të dorzoheni e mos të vrahemi mes veti“, dhe keshtu ia kthen njeri nga trimat "largohuni ju që jeni shipëtar dhe mos na u ofroni leni sërbët sepse nuk i kemi rrokur armët për ti dorzuar“. Deshmitari tregon se aty kanë qenë të vrarë rreth 350 ushtarë jugosllavë, Dikur rreth orës 10 në mbramje Shaban Bunjaku arrin të qanë rrethimin dhe kalon në Samadrexhë ku në betejë bien në altarin e lirisë: Shaban Bunjaku, Hashim Basholli, Qamil Pakashtica, Rrahim Majaci, Nebih Zasella, Brahim Luta, Hajdin Haxhiu, Ajet Gjeli, Hazir Shala, Milazim Gllanasella.

Start a discussion about Bislim Bajgora

Nis një diskutim