Jump to content

Diskutim:Liri Brahimi

Page contents not supported in other languages.
Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
(Përcjellë nga Diskutim:Boceti i filmit)
Kjo faqe këtu është vetëm për diskutim mbi artikullin Liri Brahimi. Wikipedia nxit diskutimin mes vullnetarëve të saj dhe nuk do të censurojë komente bazuar në pikëpamjet ideologjike ose politike. Wikipedia nuk do t’i ndryshojë komentet. Ato ose do të publikohen, ose do të fshihen nëse nuk u binden rregullave kryesore.
Fillo një temë të re diskutimi.
Ju lutemi nënshkruani me: – ~~~~

Të gjitha komentet u nënshtrohen këtyre rregullave:

  • Përmbajuni temës!
  • Nuk lejohen: sharje, fyerje, fjalor i papërshtatshëm, gjuhë që përmban urrejtje, sulme personale, thirrje për dhunë apo çdo qëndrim tjetër jo i rregullt.

--AQSHF (diskutimet) 7 prill 2017 11:03 (CEST)AQSHF[përgjigjuni]

Liri Brahimi regjisore filmi e Kinostudios "Shqipëria e re". Kreu studimet në vitin 1955 deri në vitin 1960 në Liceun Artistik "Jordan Misja", në degen e artit dramatik, dhe më pas, në vitet 1960-1965 mbaroi Akademinë e Arteve në Tiranë, sërish në degën e artit dramatik. Paralel me studimet punoi si bashkëpunëtore e jashtme në Radio Tirana ku transmetoi lajmet për 15 vjet. Me mbarimin e studimeve, në vitin 1965, dha mësim në shkollën e mesme të kulturës lëndët e artit dramatik dhe, më pas, në vitin 1967 - 1968 punoi si regjisore e grupeve artistike të Tiranës pranë pallatit të madh të kulturës. Filloi punë në Kinostudio dhe në vitin 1968 - 69 nisi punë në redaksinë e filmave kronikalë, dokumentarë dhe artistikë ku realizoi mbi 20 kronika e kinoditarë, gjithashtu punoi edhe në 15 filma artistikë si asistent regjisore. Por, krijimtarinë më të madhe e pati në realizimin e filmave dokumentarë. Realizoi mbi 30 filma me tematika nga më të ndryshmet. Nuk mungoi në vitin 1989 realizimi i filmit "Përse kështu" që ishte një protestë kundër diktaturës. Në vitin 1984 fitoi çmime në festivalin kombëtar të filmit me dokumentarin "Nëpër ditarët e luftës" me operator Ilia Terpinin. Ka shkruar 5 libra për kinematografinë dhe vazhdon të shkruajë.

Në vitin 1993 ka dalë në pension dhe në karrierën e saj si regjisore e kategorisë së parë numërohen këto filma:

  • Udhëve të hekurta, 1982
  • Monumenti i natyrës, 1974
  • Në prag të jetës, 1980
  • Racionalizatorët e një kombinati, 1976
  • E dashur nënë Afërdita, 1989
  • Bijtë e heroinës, 1980
  • Një jetë pranë naftës, 1984
  • Reportazh nga Shishtaveci, 1988
  • Mjeshtri i violinave, 1990
  • Përvoja e Vrinës, 1982
  • Një ditë në Kutalli, 1982
  • Thesar nën pisha, 1977
  • Nëpër ditarët e luftës, 1983
  • Dëshmitari i dy epokave, 1984
  • I coni fjalë nënës, Asim Vokshi, 1984
  • Ejani nëna, ju pret Hajdar Dushi, 1987
  • Me sdudentet ushtarake, 1977
  • Fidanishtia e ushtrisë, 1985
  • Ditët e jubileut të madh, 1983
  • Me flamurin e Enverit, 1985
  • Besa-Besë me Enverin, 1986
  • Rrahin zemrat për Enverin
  • Përse kështu? 1991
  • Shkrimtari militant Shefqet Musarai, 1984
  • Muzeu Enver Hoxha, 1988
  • Mbetjet teknologjike, lëndë e parë, 1988
  • Malli për hekurudhën, 1987
  • 1 Maji i Jubileve, 1989
  • Mbledhje e ministrave të jashtëm të energjitikës të Ballkanit, 1990
  • Ekspozita kombëtare e arteve figurative, 1975

Librat që ka botuar:

  • Unë dhe filmi
  • Ëndrra të shuara
  • Boceti i filmit (përkthyer edhe në italisht 'Bozzetto di un Film')
  • Ishim ne