Jump to content

Liri Brahimi

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Liri Brahimi

Liri Brahimi regjisore filmi e Kinostudios "Shqipëria e re". Kreu studimet në vitin 1955 deri në vitin 1960 në Liceun Artistik "Jordan Misja", në degen e artit dramatik, dhe më pas, në vitet 1960-1965 mbaroi Akademinë e Arteve në Tiranë, sërish në degën e artit dramatik. Paralel me studimet punoi si bashkëpunëtore e jashtme në Radio Tirana ku transmetoi lajmet për 15 vjet. Me mbarimin e studimeve, në vitin 1965, dha mësim në shkollën e mesme të kulturës lëndët e artit dramatik dhe, më pas, në vitin 1967 - 1968 punoi si regjisore e grupeve artistike të Tiranës pranë pallatit të madh të kulturës. Filloi punë në Kinostudio dhe në vitin 1968 - 69 nisi punë në redaksinë e filmave kronikalë, dokumentarë dhe artistikë ku realizoi mbi 20 kronika e kinoditarë, gjithashtu punoi edhe në 15 filma artistikë si asistent regjisore. Por, krijimtarinë më të madhe e pati në realizimin e filmave dokumentarë. Realizoi mbi 30 filma me tematika nga më të ndryshmet. Nuk mungoi në vitin 1989 realizimi i filmit "Përse kështu" që ishte një protestë kundër diktaturës. Në vitin 1984 fitoi çmime në festivalin kombëtar të filmit me dokumentarin "Nëpër ditarët e luftës" me operator Ilia Terpinin.

Liri Brahimi ka shënjuar me emrin e vet si regjisore kryevepra të Kinostudios Shqiptare, si: “Kapedani”, “Operacioni Zjarri”, “Mimoza llastica”, “Shpërthimet”, “Ndërgjegjja”, “Tinguj lufte” etj.

Ka xhiruar 25 filma dokumentarë, shumë kronika dhe suzhete, si dhe 15 filma artistikë si regjisore e dytë.

Ka shkruar 5 libra për kinematografinë dhe vazhdon të shkruajë.

Në vitin 1993 ka dalë në pension dhe në karrierën e saj si regjisore e kategorisë së parë numërohen këto filma:

momente pune ne Kinostudio
  • Udhëve të hekurta, 1982[1]
  • Monumenti i natyrës, 1974[2]
  • Në prag të jetës, 1980[3]
  • Racionalizatorët e një kombinati, 1976[4]
  • E dashur nënë Afërdita, 1989[5]
  • Bijtë e heroinës, 1980[6]
  • Një jetë pranë naftës, 1984[7]
  • Reportazh nga Shishtaveci, 1988[8]
  • Mjeshtri i violinave, 1990[9]
  • Përvoja e Vrinës, 1982[10]
  • Një ditë në Kutalli, 1982[11]
  • Thesaret nën pisha, 1977[12]
  • Nëpër ditarët e luftës, 1983[13]
foto Liri Brahimi
  • Dëshmitari i dy epokave, 1984
  • I coni fjalë nënës, Asim Vokshi, 1984
  • Ejani nëna, ju pret Hajdar Dushi, 1987
  • Me sdudentet ushtarake, 1977
  • Fidanishtia e ushtrisë, 1985
  • Ditët e jubileut të madh, 1983
  • Me flamurin e Enverit, 1985
  • Besa-Besë me Enverin, 1986
  • Rrahin zemrat për Enverin
  • Përse kështu? 1991
  • Shkrimtari militant Shefqet Musarai, 1984
  • Muzeu Enver Hoxha, 1988
  • Mbetjet teknologjike, lëndë e parë, 1988
  • Malli për hekurudhën, 1987
  • 1 Maji i Jubileve, 1989
  • Mbledhje e ministrave të jashtëm të energjitikës të Ballkanit, 1990
  • Ekspozita kombëtare e arteve figurative, 1975
Libër me kujtime, i autores Liri Brahimi

Librat që ka botuar:


  • Unë dhe filmi
  • Ëndrra të shuara
Libër i autores Liri Brahimi
  • Boceti i filmit (përkthyer edhe në italisht 'Bozzetto di un Film')
  • Ishim ne
  1. ^ "Kopje e arkivuar". Arkivuar nga origjinali më 7 janar 2020. Marrë më 13 prill 2017. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Archived copy si titull (lidhja)
  2. ^ "Kopje e arkivuar". Arkivuar nga origjinali më 7 janar 2020. Marrë më 13 prill 2017. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Archived copy si titull (lidhja)
  3. ^ "Kopje e arkivuar". Arkivuar nga origjinali më 7 janar 2020. Marrë më 13 prill 2017. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Archived copy si titull (lidhja)
  4. ^ "Kopje e arkivuar". Arkivuar nga origjinali më 7 janar 2020. Marrë më 13 prill 2017. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Archived copy si titull (lidhja)
  5. ^ http://aqshf.gov.al/arkiva-kerko-1.html?movie=582&category=2&title=aferdita&screenwriter=&description=[lidhje e vdekur]
  6. ^ "Kopje e arkivuar". Arkivuar nga origjinali më 7 janar 2020. Marrë më 13 prill 2017. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Archived copy si titull (lidhja)
  7. ^ http://aqshf.gov.al/arkiva-kerko-1.html?movie=872&category=2&title=jete%20prane&screenwriter=&description=[lidhje e vdekur]
  8. ^ "Kopje e arkivuar". Arkivuar nga origjinali më 7 janar 2020. Marrë më 13 prill 2017. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Archived copy si titull (lidhja)
  9. ^ "Kopje e arkivuar". Arkivuar nga origjinali më 7 janar 2020. Marrë më 13 prill 2017. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Archived copy si titull (lidhja)
  10. ^ "Kopje e arkivuar". Arkivuar nga origjinali më 7 janar 2020. Marrë më 13 prill 2017. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Archived copy si titull (lidhja)
  11. ^ "Kopje e arkivuar". Arkivuar nga origjinali më 7 janar 2020. Marrë më 13 prill 2017. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Archived copy si titull (lidhja)
  12. ^ http://aqshf.gov.al/arkiva-kerko-1.html?movie=784&category=2&title=thesar&screenwriter=&description=[lidhje e vdekur]
  13. ^ http://aqshf.gov.al/arkiva-kerko-1.html?movie=486&category=2&title=e%20luftes&screenwriter=&description=[lidhje e vdekur]