Diskutim:Dibra (gazetë)

Page contents not supported in other languages.
Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Kjo faqe këtu është vetëm për diskutim mbi artikullin Dibra (gazetë). Wikipedia nxit diskutimin mes vullnetarëve të saj dhe nuk do të censurojë komente bazuar në pikëpamjet ideologjike ose politike. Wikipedia nuk do t’i ndryshojë komentet. Ato ose do të publikohen, ose do të fshihen nëse nuk u binden rregullave kryesore.
Fillo një temë të re diskutimi.
Ju lutemi nënshkruani me: – ~~~~

Të gjitha komentet u nënshtrohen këtyre rregullave:

  • Përmbajuni temës!
  • Nuk lejohen: sharje, fyerje, fjalor i papërshtatshëm, gjuhë që përmban urrejtje, sulme personale, thirrje për dhunë apo çdo qëndrim tjetër jo i rregullt.


Home / kulture / Monografi Heroi i Gjallë ,Ramadan Çilku 92 vjeqar jeton në San-Peterburg

fév 20, 2015 Postuar nga tupalla0 10

Ramadan çiliku 001“O ! Atdhe sa më larg që je,

  aq me afër mua më ke”.

RAMADAN ÇILKU

           (1924)

Nënkolonel ,Ramadan Çilku është i lindur në Dibër të Madhe ,me 5 janar 1924. Katër klasë të shkollës fillore i kreu në gjuhën serbo-kroate. Me 1939 largohet në Itali dhe pas një viti kthehet në Tiranë ku mëson për marangoz. Me 1941,në Dibër punoi si përkthyes në gjuhën italiane dhe i trojeve tona të okupuara. Që atëherë kyçet ne Batallonin vullnetar të Dibrës dhe më pas në Brigadën e katërt shqiptare ,nën komandën e Nexhat Qemal Agollit . dhe Xhafer Kodrës.Ka luftuar në shumë beteja të përgjakshme,duke filluar nga Struga E Veleshta,Kërçovë e Dibër <Rekë, Gostivar,Shkup,Kumanovë,Preshevë e Bujanovce,Medvegj,Kamenicë ,e Sfirce,Vranje,Gjilan,Srem,Zagreb e deri ne Bihaç>

Ai,jo vetëm që ka qenë i plagosur nga granata,por atë e ka përfshi edhe sëmundja e kolerës,ndaj,disa ditë është shëruar në një kishe tek Zagrebi. Me 13 janar 1945, se bashku me Lirie Balishoven marrin pjesë në Kongresin e Dytë të Rinisë së ish Jugosllavisë,mbajtur në Beograd. Rreth përshtypjes nga ai Kongres ai deklaroi:

– Aty, në atë Konferencë kuptova se ne shqiptaret,që luftuam deri në Srem e Kroaci,për çlirimin dhe bashkimin e trojeve tona etnike ishim të zhgënjyer.

– Me urdhrin e Shtabit Suprem të asaj kohe,në dhjetor të vitit 1945, në atë të ftohtë e acar,me braktisen,në qytetin Ribinski,në qendër të Rusisë.

– Me 1946 vazhdon studimet në Fakultetin e Jerosllavles.

– Mandej,transferohet në qytetin Poroskov-Ukraine.

– Me 1948-prishja e mardhënjeve Rusi -Jugosllavi dhe mbyllja e rrugëve për rikthim në vendlindje mbetet në San-Peterburg.

– Me 1950 merre gradën Toger e më vonë gradohet Nënkolonel. Me 1951,krijon familje,martohet dhe i lindin dy fëmijë- djali Edipi dhe vajza- Jana.

– Nga viti 1971 ,me familje jeton në San –Peterburg. Po në ketë vit pensionohet nga armata Sovjetike me gradën Nënkolonel. Pas pensionimit për të mbijetuar punon ixh i elektronikes si konstruktor ne Institutin e Shkencave “Elektrosilla”


  Kultivues i kulturës shqiptare nder shqiptaret e Ukrainës.


Ramadan Çiliku edhe pas daljes në pension,ai në forme permanente vepron në disa sfera:
   Si piktor,ka bërë shumë punime me piktura goblen,në San- Peterburg ka hapur ekspozitën e tij.
   Mbledhës i folklorit.-Ka mbledhur shumë aforizma,anekdota. kash e lashë dhe,me 2014 është botua libri i tij i parë në Diber.
   Zbulues i fshatrave me shqiptar,Odes me rrethine të Ukraines.
   Themelues i ansamblit të Femrave Shqiptare “LULET”dhe,
   Themelues i korit të veteranëve.


 Për herë të parë kthehet në vendlindje me 1971. Siç thotë Ramadan Çilku rruga mu zgjat me vite deri sa mërina në Dibrën time që shumë e dua. Aty më takuan të gjithë fshatarët me lule dhe këngë. Me kujtohet se nuk besoja që u ktheva ne oborrin e shtëpisë time ,ku jetonte vëllai im Ymeri tani i ndjere. Nuk munda të hapë gojën e të flasë rreth padrejtësive që na u bë nga UDB-ja ku na ndiqen gjithmonë dhe s`na lanë asnjëherë të bashkohemi me njeri tjetrin.

Sot në bisedë me bacën Ramadan 92 vjeçar, i kujton të gjitha nga jeta e tij. Mua më së shumti më interesoi Lufta e Gjilanit,Kapise dhe e Velegllaves e vitit 1943. Ai tregon në detale. Me 1942 te Gjilani ishte një lum “Morava” ,duke kaluar mbi te nuk kishte urë,por ishte një dru i shtrirë mbi lumin aty edhe duhej të kaloja lumin. Ishte ditë vjeshte ,bënte nja acar duke kaluar drurin unë rrëshqita dhe rashë në ujë,nuk e lëshova automatikun nga dora,më shpëtuan shokët ,por mora ftohje të thellë siç thotë ai “zapalenje plluqa”. Kallje të mushkërive. Diku në Sfirce me një shtëpi mora ndihme e parë, me shpëtuan me qumshtë dele te nxehte. Po ashtu e kujton luftën e kufirit tek Kapia e Sfirces që kishin hase me çetniket e Vrapce e Maroces.

Sot jeton ne San-Peterburg është i etshëm te bisedoi me çdo njeri që flet shqip dhe në detale shpjegon të gjithë ato që i përjetoi dikur.

Për sakrificat dhe kontributin e bacës Ramadan dhe për vitet e tije të 92-ta ,duhet të mburremi edhe ne që sot jeton dhe ende kontribuon për Kombin.

Ramadan çiliku 003


E mbylli këtë monografi me rreshtat të shkruara nga Ramadan Çilku;


“O ! Atdhe sa me larg që je,

  aq më afër mua më ke”.

Ku do që rron Shqiptari i vërtetë,

Rron në frymën e mëmëdhesë.


Për Medvegja REDAKSIA shkruan Shaban Abazi ,Kazakistan 20.02.2