Diskutim:Elbasani

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Jump to navigation Jump to search
Kjo faqe këtu është vetëm për diskutim mbi artikullin Elbasani. Wikipedia nxit diskutimin mes vullnetarëve të saj dhe nuk do të censurojë komente bazuar në pikëpamjet ideologjike ose politike. Wikipedia nuk do t’i ndryshojë komentet. Ato ose do të publikohen, ose do të fshihen nëse nuk i binden rregullave kryesore.
Shtyp këtu për të filluar një temë të re diskutimi.
Ju lutemi nënshkruani me: --~~~~

Të gjitha komentet u nënshtrohen këtyre rregullave:

  • Përmbajuni temës!
  • Nuk lejohen: sharje, fyerje, fjalor i papërshtashëm, gjuhë që përmban urrejtje, sulme personale, thirrje për dhunë ose çdo qëndrim tjetër jo i rregullt.


Aqif Pashë Elbasani[përpunoni burim]

Aqif Pashë Elbasani, ose siç njihet me mbiemrin tjetër Biçakçiu; ka qenë Ministër i Brendshëm nga 28. 3. 1914 deri më 3. 9. 1914. Veprimtarinë politike Aqif pashë Elbasani e pati filluar qysh në kohën kur Shqipëria ishte pjesë e Perandorisë Osmane, d.m.th. përpara 28 Nëntorit 1912. Atëhere ai ishte njëri ndër aktivistët e lëvizjes kombëtare kundërosmane që zhvillohej në Elbasan[1], ndërsa pas shpalljes së Pavarësisë u emërua në administratën e shtetit të pavarur shqiptar, në jerarkinë e kësaj administrate. Në fillim, n vitin 1913 Aqif pashë Biçaku (siç quhet ai edhe ndryshe), zuri vendin e prefektit të Elbasanit. Me ushtrimin e kësaj detyre u përpoq të forconte pozitat e qeverisë së parë kombëtare, duke e shndërruar Elbasanin si mbështetjen kryesore të qeverisë qendrore, me qendër në fillim në Vlorë e drejtuar nga Ismail Qemali, mandej në Durrës. Në kohën e regjimit të Vilhelm Vidit, që pasoi për gjashtë muaj qeverisjen gati njëvjeçare të Ismail Qemalit, Aqif pashë Elbasani u emërua ministër i punëve të brendshme, funksion që e mbuloi për 3-4 muaj, nga maji deri në fillim të shtatorit 1914. Pas këtaj ministri i rendit u detyrua të linte vendin e të kalonte në emigracion politik, si të gjithë anëtarët e tjerë të kabinetit, së bashku me vetë kryetarin e shtetit, me princ V. Vidin.