Diskutim:Ferit Lamaj
Kjo faqe këtu është vetëm për diskutim mbi artikullin Ferit Lamaj. Wikipedia nxit diskutimin mes vullnetarëve të saj dhe nuk do të censurojë komente bazuar në pikëpamjet ideologjike ose politike. Wikipedia nuk do t’i ndryshojë komentet. Ato ose do të publikohen, ose do të fshihen nëse nuk u binden rregullave kryesore.
|
Të gjitha komentet u nënshtrohen këtyre rregullave:
|
Parafjalë (Dritëro Agolli)
Ferit Lamaj është më origjinali e më i begati ndër fabulistët shqiptarë. Njeriu mund të shkruajë tërë jetën dhe të mos arrijë të botojë as njëqind pjesë nga kjo sferë e mençurisë njerëzore. Ndërsa Ferit Lamaj të habit me begatinë krijuese në këtë fushë. Duke lexuar fabulat e tij ndjen një kënaqësi estetike, vë buzën në gaz nga rrëkezat e humorit, ironisë dhe sarkazmës për shumë gjëra, që na bëjnë të qeshim në këtë botë të trazuar e të mbushur me halle. Fabulat janë plot me të papritura e paradokse, të shkruara shkathët e natyrshëm, jashtë letrarizmave estetizante. Ato shquhen nga konciziteti dhe mençuria e batutave, duke iu larguar moralizimit të hapur e banal, nga i cili ndonjëherë vuajnë edhe fabulistët e shquar. Ndër to, nuk mund të mos vësh re edhe frymën popullore dhe kombëtare të përrallave e rrëfimeve të popullit tonë, përmes personazhit - kafshë. Jo vetëm kaq. Në fabulat e Ferit Lamajt ndihet edhe kultura, edhe ajo esencë që është përftuar e nxjerrë qysh nga Ezopi e La Fonteni, Krillovi e Trilusa dhe deri te autorët bashkëkohës. Me këtë dua të them, se autori i ka hyrë kësaj gjinie me seriozitetin e kulturës letrare dhe jo vetëm me intuitën e një poeti, që e dashuron fabulën mes të tjerash. Doemos, vlerësuesi më i mirë si gjithmonë është lexuesi. Dhe ky lexues në fabul është i të gjitha moshave. Fabulën e do edhe gjyshi, edhe nipi, edhe shkencëtari, edhe bariu. Prandaj fabula ka jetë të gjatë në gjirin e lexuesit. Le t’ia lëmë tani vlerësimet lexuesit.
Dritëro Agolli
Skllav, por i pavdekshëm (Kadri Roshi)
"Mes ferrës së vogël fshihet lepuri i madh" - shprehet metaforikisht Populli. Mes fabulave të Lamajt fshihen e fshikullohen dallkaukët e servilët, rrufjanët e maskarenjtë e kësaj kohe të trazuar e të tejmbushur me strese. Më kanë pëlqyer përherë fabulat e Ferit Lamajt, këtij Ezopi shqiptar. Si më i moshuar, le t'i jap një "këshillë": të mos harrojë jetën e Ezopit të lashtë. Ai ka qenë skllav, por na la rreth 430 fabula të mrekullueshme, të pavdekshme. Skllav, por i pavdekshëm. Ndaj, udhëmbarësi të reja në zhanrin ezopian! Fabulat e F. Lamajt përcjellin mesazhe të vërteta filozofike, shquhen për lakonizmin e mençurinë sarkastike, për koncizitetin dhe artin befasues. Pak vargje, por që flasin shumë, që të ngërthejnë e të pushtojnë shpirtin. I recitoj shpesh ato në mjedise publike. Nuk ke si të mos respektosh talentin e fuqishëm të këtij fabulisti, fatbardhësisht shqiptar. Në një autograf të botimit të parë të vëllimit "Dhelpra e Trojës", fitues i çmimit të Karrierës, ndër të tjera, Feriti shkruan: "Prof. K. Roshit, që e kam ndjekur për herë të parë në skenë te "Dhelpra dhe rrushtë", në rolin e Ezopit..." Atëherë ai ishte një fëmijë 9-vjeçar, kurse unë 39. Tani, pas shumë vitesh, kam kënaqësinë e rrallë të interpretoj në moshën 75-vjeçare, në një film televiziv pjesë nga krijimtaria fabuleske e Lamajt. Më duket se jam rilindur. Faleminderit, Ferit!
Kadri Roshi
Start a discussion about Ferit Lamaj
Talk pages are where people discuss how to make content on Wikipedia the best that it can be. You can use this page to start a discussion with others about how to improve Ferit Lamaj.