Jump to content

Diskutim:Gjenerator kompilatori

Page contents not supported in other languages.
Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Kjo faqe këtu është vetëm për diskutim mbi artikullin Gjenerator kompilatori. Wikipedia nxit diskutimin mes vullnetarëve të saj dhe nuk do të censurojë komente bazuar në pikëpamjet ideologjike ose politike. Wikipedia nuk do t’i ndryshojë komentet. Ato ose do të publikohen, ose do të fshihen nëse nuk u binden rregullave kryesore.
Fillo një temë të re diskutimi.
Ju lutemi nënshkruani me: – ~~~~

Të gjitha komentet u nënshtrohen këtyre rregullave:

  • Përmbajuni temës!
  • Nuk lejohen: sharje, fyerje, fjalor i papërshtatshëm, gjuhë që përmban urrejtje, sulme personale, thirrje për dhunë apo çdo qëndrim tjetër jo i rregullt.

Gjenerator kompilatori jame i pajtmit por nuk bene me harru se gjate perdorimit te nje emertimi te till lindin probleme. Se paku mu me duket keshtu. Nuk e di pse, ndoshta se jame large vendlindjes. Po flas nga pervoja ime deri me tani qe kam pas gjate tentimit te perkthimit te nje libri HTML. Nese e zgjedh kete forme te emertimit ateher do ta kuptojne "qorras" vetem ata qe e dine se per cka eshte fjala. Pas 2 viteve pervoje ne Wikipedia mund te them se zhgjidhja me e mire eshte ajo me e lehta. Shkurt shqip duke i ikur menyres se shprehjes nga anglishtja, d.m.th Gjeneratori i kompiluesit apo Gjeneratori i kompilatorit (te kodit fillestare). Perndryshe vije ne konkludim ne thenjen e nje shqiptari ne gjermani "Une po e perkthej shqip, por ne shqip nuk po ka kuptim" (Ska kuptim nese shprehesh ne anglisht me fjale shqipe!!!). Fjale Kompilatore nuk e di a e kane shpike programerat apo ka ekzistuar me pare ne latinisht. Nese ka ekzistu me pare ne latinisht ateher jame me se i sigurt qe ekziston edhe fjala e shqiptueme. Per kete me se miri do te ishte te merren librat e matematikes para fillimit te BUMIT te informatikes ne bote shqiptare. Aty gjitha metodat e funksionet jane te perkufizuar dhe te emertuara. Cdo perdorim i termeve jashte atyre perkufizimeve sjell kaos edhe me te madhe se ne gjuhen angleze. Per kete duhet shmangur literatures komerciale dhe te orientohemi ne literaturen e cila ne fund te fundit do te dominoje ne shkollat shqipe. Per kete p.sh.: burim kodi ne shqip nuk ka kuptim sepse ne shqip edhe pse eshte e lejuar formulimi i till nuk praktikohet. Per kete me se mire merre nje liber te matematikes logjike (ma te vjeter se 1990) dhe veq lexo qe te hysh ne shtose me shprehjet e perdorura ne frymen e gjuhes shqipe.--Hipi Zhdripi 11 Tetor 2007 23:15 (UTC)

Une perdora kete titull se nuk me vinte ne mendje nje tjeter, nese mendon qe eshte me korrekt nje titul tjeter zhvendose. Mundesisht, po pate kohe, modifiko edhe interwikin ne en.wiki. Ne qofte se nuk ke kohe pastaj, kur ta shikoj do ta modifikoje une. Te fala. --Eagleal  11 Tetor 2007 23:43 (UTC)

Po të kuptojë plotësisht. Me të vërtet është vështirë me gjetë emërtimin ashtu që të pranohet nga shumica. Dhe me të thanë të drejten edhe unë nuk jamë i sigurt në emrtime të tilla sepse jam i ndikuar nga gjuhëtt tjera. Po më duhet secilen shprehje me shiku nga këndëvështrimi i shkolles shqipe e cila po më duket edhe vetë ka probleme me termet e futura nga profesorat komercialist që mundohen me ja rritë vleren lëmisë së tyre nëpërmjet futjes së termeve të huaja të panjofshme për lexuesin në njëren anë dhe nga profesorat që nuk kanë kohë me "bo tëvatër" (bisedu) shprehjet me gjuhëtarët. Ne po e lëmë si është ashtu që të mund të ndikojmë në njër tjetrin e ndoshta përzihet edhe ndonjë gjuhëtarë.--Hipi Zhdripi 12 Tetor 2007 03:04 (UTC)

Start a discussion about Gjenerator kompilatori

Nis një diskutim