Jump to content

Diskutim:Gjon Nikollë Kazazi

Page contents not supported in other languages.
Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Kjo faqe këtu është vetëm për diskutim mbi artikullin Gjon Nikollë Kazazi. Wikipedia nxit diskutimin mes vullnetarëve të saj dhe nuk do të censurojë komente bazuar në pikëpamjet ideologjike ose politike. Wikipedia nuk do t’i ndryshojë komentet. Ato ose do të publikohen, ose do të fshihen nëse nuk u binden rregullave kryesore.
Fillo një temë të re diskutimi.
Ju lutemi nënshkruani me: – ~~~~

Të gjitha komentet u nënshtrohen këtyre rregullave:

  • Përmbajuni temës!
  • Nuk lejohen: sharje, fyerje, fjalor i papërshtatshëm, gjuhë që përmban urrejtje, sulme personale, thirrje për dhunë apo çdo qëndrim tjetër jo i rregullt.

Gjon Nikolle Kazazi lindi ne Gjakove me 1 janar 1702. Mesimet e para i mori ne vendlindje, ndersa studimet teologjike i filloi ne Kolegjit Ilirik te Shen Pjetrit dhe i vazhdoi ne Kolegjin e Shen Palit ne Fermo, ku arriti me 21 maj te vitit 1720. Qe nga muaji qershor i te njejtit vit, ai kaloi ne Loreto, ne Kolegjin Ilirik te atjeshem.

Sipas deshmise se Feliks Mandinit, deshmitarit zyrtar me rastin e emerimit te tij si kryeipeshkv te Shkupit me 1743, Kazazi atehere ishte 41 vjec dhe i kishte filluar studimet si djale i ri ne moshen 18 vjecare. Ne Kolegjin Ilirik te Loretos, Gjon Nikolle Kazazi studioi lendet gramatikore, duke i zene vendin kandidatit te kryeipeshkvise se Shkupit. Ne vitin 1722 studioi lendet retorike, ndersa ne vitin 1723 studioi filozofi. Per shkak te humbjes se regjistrave te konviktoreve per disa vite ne vijim, nuk mund te konkludohet me siguri, se ne cilin vit i mbaroi studimet ne Loreto.

Megjithate, i lartpermenduri deshmitari Feliks Mandini, deshmon me rastin e emerimit te Kazazit si kryeipeshkv te Shkupit, se ai kishte 16 vjet qe kryente detyren e priftit. Nga kjo deshmi mund te mesojme se Kazazi i mbaroi studimet ne vitin 1727, dhe se po ate vit u shugurua prift.

Duke perfunduar studimet, Kazazi doktoroi ne filozofi dhe teologji. Me t'u kthyer ne kryeipeshkvine e Shkupit, kryeipeshkvi Mikel Suma, e emeroi ate misionar ne Prizren. U transferua nga Prizreni ne Gjakove per sherbim pastoral, te cilin e kreu se bashku me don Anton Teodorin.

Me pas, Mikel Suma e emeroi Gj. N. Kazazin si vikar gjeneral, ngaqe dallohej per zgjuarsi dhe mencuri te vecante, ndersa ne nje relacion nga viti 1735, kryeipeshkvi Suma shkruan se don Gjoni ishte misionar dhe vikar gjeneral ne Gjakove. Pas largimimit te Mikel Sumes me nje pjese te besimtareve nga kryeipeshkvia e Shkupit, ishte Kazazi ai qe e drejtoi ate kryeipeshkvi nga viti 1737. Me siguri me propozimin e V. Zmajeviqit, Kazazi u emeruar vizitator apostolik i kryeipeshkvise se Sofjes dhe ipeshkvise se Nikopolit ne Bullgari.

Propaganda Fide e dekretoi Gj. N. Kazazin kryeipeshkv te Shkupit me 12 maj te vitit 1743. Me dekretin e dates 23 shtator 1743, papa Benedikti i XIV te, e njohu Gjon Nikolle Kazazin si kryeipeshkv te Shkupit. Ishte kardinal Portokarrero, ai qe e shuguroi ate si kryeipeshkv te Shkupit, me 29 shtator te vitit 1743, ne Rome. Pallium in e mori me 16 dhjetor 1743.

Gjate qendrimit ne Rome, ne vitin 1743, Gj. N. Kazazi zbuloi ne Biblioteken e Propagandes Fide te vetmin ekzemplar te ruajtur deri me sot te Mesharit te Gjon Buzukut, te botuar ne vitin 1555. Po ate vit, 1743, botoi edhe katekizmin e tij: "Breve Compendio della Dottrina Cristiana tradotta in lingua Albanese per l'utilita, e istruzione dei Fanciulli di quella Nazione. Da un Nazionale del Regno di Servia Alunno della S. Congregazione" shtypur ne Rome nga "Stamperia della S. Congregatione de Propaganda Fide."

Kryeipeshkvi Gj. N. Kazazi u perpoq, kur kishte mundesi, te kryente personalisht vizitat "ad Limina Apostolorum" keshtu qe personalisht ka vizituar "pragun e bazilikes se Apostolit te Pare," me 14 prill 1744. Te njejten dite vizitoi edhe Baziliken e Shen Palit ne rrugen e Ostias.

Kryeipeshkvi Kazazi ishte ne Rome ne vitin 1750 per here te fundit dhe me ate rast beri personalisht viziten "ad Limina"ne Baziliken e Shen Pjetrit me 2 prill te vitit 1750. Po te njejten dite ka vizituar edhe Baziliken e Shen Palit ne rrugen e Ostias. Gj. N. Kazazi, kryeipeshkvi i Shkupit, vdiq me 5 gusht te vitit 1752, duke lene gjurme te pashlyera ne historine e albanologjise si zbuluesi i pare i librit me te vjeter te shtypur, te njohur deri me sot.

Start a discussion about Gjon Nikollë Kazazi

Nis një diskutim