Jump to content

Diskutim:Havarixhët/Arkivi 1

Page contents not supported in other languages.
Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Kjo faqe këtu është vetëm për diskutim mbi artikullin Havarixhët/Arkivi 1. Wikipedia nxit diskutimin mes vullnetarëve të saj dhe nuk do të censurojë komente bazuar në pikëpamjet ideologjike ose politike. Wikipedia nuk do t’i ndryshojë komentet. Ato ose do të publikohen, ose do të fshihen nëse nuk u binden rregullave kryesore.
Fillo një temë të re diskutimi.
Ju lutemi nënshkruani me: – ~~~~

Të gjitha komentet u nënshtrohen këtyre rregullave:

  • Përmbajuni temës!
  • Nuk lejohen: sharje, fyerje, fjalor i papërshtatshëm, gjuhë që përmban urrejtje, sulme personale, thirrje për dhunë apo çdo qëndrim tjetër jo i rregullt.
Kjo faqe është një arkiv i diskutimeve të përfunduara. Për pasojë përmbajtja e saj nuk duhet ndryshuar më. Për të diskutuar mbi një temë të kaluar mund të përdoret faqja aktuale e diskutimeve, ku mund të bëhet një shënim që ka lidhje me titullin apo pjesën e diskutimit të këtij arkivi.


radhitja joenciklopedike qe kishte artikulli e dikujt mund t'i duhet, eventualisht --GrepfrutAroma (diskutimet) 20 shkurt 2019 16:35 (CET)

Pas vrasjes së Osmanit r.a., shumica e muslimanëve e pranuan për halif Aliun r.a.. Mirëpo, me këtë nuk qenë të kënaqur disa nga ashabët, si : Muaviu, Talha dhe Zubejri, të cilët nuk iu nënshtruan Aliut r.a., para se ky t’i gjente dhe t’i dënonte vrasësit e Osmanit r.a.

Me zhvillimin e ngjarjeve, mosmarrëveshjet në mes këtyre as’habëve dhe Aliut r.a arritën kulminacionin me luftën në Siffin, në të cilën Aliu r.a. ishte në prag të fitores kundër Muaviut, por Amr ibn Asi bëri një hile-mashtrim duke vënë mbi majat e shtizave mus-hafet...

Për ta shmangur gjakderdhjen e mëtutjeshme në mes të muslimanëve, dikush propozoi një arbitrazh në mes dy ushtrive, të cilin Aliu r.a. e pranoi menjëherë, ngase nuk e shihte të arsyeshme që gjaku i muslimanëve të derdhej kot.

Mirëpo, pranimi i arbitrazhit nga ana e Aliut, futi plasaritjet e para në ushtrinë e tij, ngase disa nga simpatizuesit e Aliut konsideruan se ai gaboi kur e pranoi arbitrazhin, madje ata shkuan deri aty sa të akuzonin Aliun r.a. për kufër. Ata, madje sa herë që e shihnin Aliun, ngrinin zërat e tyre dhe thërrisnin: “La hukme il-la Allah - Nuk ka gjykim pos gjykimit të Allahut”

Pas një kohe, ata që gjykuan me kufër për Aliun, dolën nga radhët e tij dhe u vendosën në fshatin Haruraë afër Kufës. Në krye të tyre ishte Abdullah bin Vehb er-Rrasibiu. Për shkak se u larguan, ata u quajtën - HAVARIXH - të dalë, të larguar.

Nuk vonoi shumë dhe në mes tyre e Aliut u zhvilluan beteja të përgjakshme, në të cilat Aliu r.a. doli ngadhënjimtar, por nuk arriti ta shkatërronte plotësisht këtë fraksion. Ata pas një kohe, nëpërmjet Abdurrahman bin Melxhemit, arritën të bënin atentat mbi Aliun r.a. dhe ta vrisnin.[1]


Parimet kryesore të havarixhëve


Parimet kryesore të Havarixhëve janë:

1. Sundimi (hilafeti) i Ebu Bekrit dhe Omerit r.a. është i vlefshëm, ashtu siç e pranojnë sundimin e Osmanit r.a. në fillim, mirëpo, sipas tyre, Osmani do të duhej të izolohej dhe të mënjanohej atëherë kur e ndryshoi rrugën e dy të parëve dhe i solli në postet udhëheqëse të afërmit e tij!

2. E pranojnë si të vlefshëm sundimin e Aliut r.a. deri në momentin e arbitrazhit të tij me Muaviun, pas të cilit arbitrazh, sipas tyre, Aliu bëri kufër, e me të edhe të gjithë ata që pranuan këtë gjykim. Po ashtu i fusin në kufër edhe ata që morën pjesë në luftën e ashtuquajtur “lufta rreth devesë”, pastaj dy ndërmjetësuesit e arbitrazhit dhe të gjithë ata që u pajtuan me rezultatin e tij.

3. Halifi duhet të zgjidhet në mënyrë të lirë prej muslimanëve, qoftë ai që duhet të zgjidhet të jetë kurejsh apo rob i zi. Imami (prijësi) nuk bën të abdikojë kurrsesi nga froni pasi të ketë marrë më parë pëlqimin e masës së gjerë popullore. Njëkohësisht imami duhet t’u përmbahet me përpikëri dispozitave të Sheriatit islam, se përndryshe është detyrim për muslimanët mënjanimi i tij nga froni.

4. Puna sipas dispozitave të Sheriatit është pjesë e pandashme e imanit. Secili që kundërshton këto ligje të Allahut, është kafir-pabesimtar, ndërsa të gjitha mëkatet, pa dallim, janë të mëdha, e ai që nuk pendohet prej tyre -vdes si kafir!

5. Është detyrim mosnjohja dhe luftimi kundër sundimtarit tiran.[2]


Grupet dhe nënfraksionet e havarixhëve


Me kalimin e kohës, havarixhët u përçanë dhe u ndanë në disa grupe dhe nënfraksione, prej të cilave më të njohurat janë: ”El Ezarikah”, “En Nexhdat”, “Es Saferije” dhe “El Ibadije”. Ky fraksion i fundit është më i afërti me parimet e “Ehli Sunneh vel xhema’ah”

Secili grup prej havarixhëve ka mendimet, parimet dhe qëndrimet e veta lidhur me tefsirin e Kur’anit të famshëm.

Është interesant se havarixhët nuk u thelluan aq në kuptimet e ajeteve kuranore, por u përqendruan vetëm në kuptimet e tyre sipërfaqësore, sa për t’i arsyetuar mendimet dhe veprimet e tyre.

Ata në këtë aspekt shkuan shumë larg, saqë në radhët e kafirave i futën të gjithë mëkatarët - pa dallim.!!!

Komentimet e tyre të cekëta, që herë-herë kalojnë në marrëzi, i ka demaskuar më së miri Ibnu ebil Hadid në librin e tij “Sherh Nehxhul Belagah”.

Ja disa prej këtyre komentimeve të tyre devijuese dhe banale.

P.sh., kur ata komentojnë ajetin 97 të kaptinës “Ali Imran”:


وَلِلَّهِ عَلَى النَّاسِ حِجُّ الْبَيْتِ مَنْ اسْتَطَاعَ إِلَيْهِ سَبِيلاً وَمَنْ كَفَرَ فَإِنَّ اللَّهَ غَنِيٌّ عَنْ الْعَالَمِينَ

“Për hir të Allahut, vizita e shtëpisë (Qabesë) është obligim për atë që ka mundësi udhëtimi tek ajo, e kush nuk e beson (nuk e viziton), Allahu nuk është i nevojshëm për (ibadetin që e bëjnë) njerëzit” thonë se ai që e lë dhe nuk e kryen detyrimin e pestë islam-Haxhin, është kafir !!! Kjo vërtet nuk do koment!

Pastaj për ajetet 102-105 të kaptinës “El-Mu’minun”:

فَمَنْ ثقُلَتْ مَوَازِينُهُ فَأُوْلَئِكَ هُمْ الْمُفْلِحُونَ وَمَنْ خَفَّتْ مَوَازِينُهُ فَأُوْلَئِكَ الَّذِينَ خَسِرُوا أَنفُسَهُمْ فِي جَهَنَّمَ خَالِدُونَ تَلْفَحُ وُجُوهَهُمْ النَّارُ وَهُمْ فِيهَا كَالِحُون أَلَمْ تَكُنْ آيَاتِي تُتْلَى عَلَيْكُمْ فَكُنتُمْ بِهَا تُكَذِّبُونَ

“E kujt i peshojnë më rëndë peshojat (veprat e mira), ata janë të shpëtuarit, ndërsa atyre që u peshojnë lehtë peshojat (veprat e mira), ata janë që humbën vetveten dhe janë në Xhehennem përgjithmonë. Zjarri do t’ua djegë atyre fytyrat dhe do t’u duken të shëmtuara brenda tij. (atyre u thuhet) A nuk u janë lexuar juve ajetet e Mia; e ju nuk i besuat ato(por i përgënjeshtruat)?”,

thonë se Vetë Allahu xh.sh. e ka potencuar se gënjeshtarët janë kafira, pasi veprat e tyre janë të shëmtuara![3]

Në realitet havarixhët e keqinterpretuan këtë ajet kuranor ngase këtu është fjala ekskluzivisht për kafirat e jo për besimtarët mëkatarë. Ata u munduan t’i ndryshojnë kuptimin këtij ajeti dhe t’ua përshtatin mendimeve të fraksionit të tyre!

Që absurdi të jetë edhe më i madh, kur i komentojnë ajetet 26 dhe 27 të kaptinës Nuh:

وَقَالَ نُوحٌ رَبِّ لاَ تَذَرْ عَلَى الأَرْضِ مِنْ الْكَافِرِينَ دَيَّارًا إِنَّكَ إِنْ تَذَرْهُمْ يُضِلُّوا عِبَادَكَ وَلاَ يَلِدُوا إلاّ فَاجِرًا كَفَّارًا “E Nuhu tha:”O Zoti im, mos lër mbi tokë asnjë nga jobesimtarët, sepse, nëse Ti i lë ata, do t’i humbin robërit e Tu dhe prej tyre nuk lind tjetër, vetëm të prishur dhe jobesimtarë!”

ata thonë: “edhe fëmijët e porsalindur të fasikëve, dhe ata që ende nuk kanë lindur, janë po ashtu fasikë dhe lejohet mbytja e tyre në rast lufte” !!![4]

Kur havarixhët e komentojnë sipërfaqësisht ajetin 10 të kaptinës En Nisaë:

إِنَّ الَّذِينَ يَأْكُلُونَ أَمْوَالَ الْيَتَامَى ظُلْمًا إِنَّمَا يَأْكُلُونَ فِي بُطُونِهِمْ نَارًا وَسَيَصْلَوْنَ سَعِيرًا

“Ata që hanë pa të drejtë pasurinë e jetimëve, në të vërtetë ata hanë atë që mbush barkun e tyre zjarr dhe do të futen në zjarrin e Xhehennemit.”

thonë: “Nëse dikush ha prej pasurisë së jetimit edhe një pjesë shumë të vockël, do të hyjë në zjarr të Xhehennemit, ndërsa, nëse dikush e mbyt jetimin apo e pret atë copa-copa, nuk ka kurrfarë përgjegjësie dhe nuk hyn në Xhehennem, ngase Allahu nuk e ka cekur një gjë të tillë në Kur’an”!!!

Shikoni çfarë absurdi, çfarë anomalie dhe çfarë bastardhimi i fjalës hyjnore të Allahut xh.sh.!

Disa prej grupeve ekstreme të cilat i përmend Bagdadiu në veprën e tij “El Ferk bejnel firek”, siç janë “Mejmunitë” - një prej grupeve më ekstreme havarixhe, ai i radhit në grupet apo fraksionet joislame.Të tillët gjatë komentimeve të disa ajeteve lancuan disa ide të marra, absurde dhe jologjike, p.sh. kur thonë se lejohet martesa me bijat e fëmijëve (djalit dhe vajzës) dhe me bijat e djemve të vëllezërve dhe motrave, ngase, sipas tyre, këto Allahu xh.sh. nuk i ka cekur fare në Kur’an në ajetin e ndalesave martesore!!![5]

Dhe pastaj për ajetin 38 të kaptinës El Maide:

وَالسَّارِقُ وَالسَّارِقَةُ فَاقْطَعُوا أَيْدِيَهُمَا جَزَاءً بِمَا كَسَبَا نَكَالاً مِنْ اللَّهِ

“Vjedhësit dhe vjedhëses preniu duart, si shpagim i veprës që bënë, (kjo masë është) dënim nga Allahu...”

thonë se vjedhësit i duhet prerë dora edhe nëse ka vjedhur pak!!!

Nga dispozitat e jurisprudencës islame-Fikhut dihen fare qartë rregullat se vjedhja deri në ç’masë kushtëzon prerjen, prandaj komentimi i tillë i ajeteve në mënyrë sipërfaqësore, na jep të kuptojmë se havarixhët as që e lodhën mendjen e tyre për t’u thelluar në dispozitat që nxirren prej ajeteve kuranore, gjë që nuk përkon absolutisht me porositë dhe mesazhet hyjnore të librit të Allahut-Kur’anit.


Qëndrimi i havarixhëve ndaj synnetit dhe ixhmait

Havarixhët që me komentimet e tyre flagrante dhe sipërfaqësore të ajeteve kuranore, futën vetën në radhët e të humburve, futën duart e tyre edhe në Synnetin e Resulullahut s.a.v.s. duke sajuar dhe trilluar hadithe apokrife, vetëm e vetëm për t’i arsyetuar dhe për të vërtetuar mendimet dhe qëndrimet e tyre!

Një shembull i tillë është edhe hadithi i sajuar prej tyre: “Ju (ymmeti im) do të përçaheni pas meje. Çka t’ju vijë prej meje, krahasojeni me Librin e Allahut, e çka nuk përputhet (prej fjalëve të mia) me Kur’anin, ajo nuk është prej meje”!!![6]

Abdurrahman El Mehdiu thotë se havarixhët dhe zendikët e trilluan këtë hadith për të futur krimbin e dyshimit në mesin e muslimanëve, kur është fjala për saktësinë e fjalëve të Pejgamberit a.s.[7]

Havarixhët në disa raste i mohojnë edhe dispozitat fetare që e kanë burimin në Synnetin e Pejgamberit a.s., siç është fjala te “Rrexhmi”- dënimi me vdekje (mbytja me gurë e lavirit dhe lavires), nëse dëshmohet vepra e tyre me katër dëshmitarë. Havarixhët thonë se “rexhmi” nuk është ligjor pasi që nuk është cekur në Kur’an !!!

Havarixhët thuajse me qëllim dëshiruan të harrojnë se Synneti i Pejgamberit a.s. është burimi i dytë i Sheriatit, i plotfuqishëm dhe i plotvlefshëm, pas të cilit vijnë “Ixhmai” dhe “Kijasi”, të cilat si institucione as që i pranojnë fare !!!


TEFSIRET E HAVARIXHËVE

Havarixhët lanë shumë pak tefsire në krahasim me fraksionet e tjera, si shiinjtë dhe mu’tezilët, por megjithatë edhe ata kanë lënë gjurmët e tyre në shkencën e Tefsirit.

Prej grupeve të havarixhëve që ende ekzistojnë është vetëm grupi “El Ibadijje”, ngase grupet e tjera janë zhdukur me kalimin e kohës. Ky grup sot e kësaj dite ka ithtarë në tokat e Magrebit, Omanit dhe Zanzibarit. Këta kanë lënë vetëm disa libra të përgjysmuar të tefsirit.

Shkaku që havarixhët shkruan kaq pak në shkencën e tefsirit, mund të përmblidhet shkurtimisht në tri pika:

1. Pasi havarixhët kanë qenë kryesisht arabë beduinë, që jetonin në hapësirat e pafundme të shkretëtirës dhe bënin kryesisht një jetë nomade, ishin pothuajse të shkëputur e të izoluar nga bota dhe njerëzit. Kjo gjë shkaktoi që ata të jenë larg çdo përparimi fetar, shoqëror a shkencor.

2. Ata u preokupuan me luftëra të pandërprera për të mbrojtur parimet e tyre qysh prej kohës së Aliut r.a., me të cilin zhvilluan luftëra të ashpra. Pas ardhjes së emevinjve në pushtet, këto luftëra vazhduan me të njëjtin intensitet; ato nuk u ndërprenë as në kohën e dinastisë abasite. Sigurisht, ky preokupim i vazhdueshëm me luftëra, ndikoi që havarixhët të lënë shumë pak gjurmë në shkencën e Tefsirit.

3. Me gjithë tërë devijimet e tyre, havarixhët nuk anonin fare që të thelloheshin në sqarimin e fjalëve kuranore, nga frika se mund të gabonin gjatë komentimit. Ata konsideronin se gënjeshtra është krimi më i madh që njeriun e nxjerr hëpërhë nga imani në kufër. Kur dikush prej havarixhëve pyetej për se nuk e komentoni Kur’anin,- ata përgjigjeshin me ajetet kuranore:

وَلَوْ تَقَوَّلَ عَلَيْنَا بَعْضَ الأَقَاوِيلِ لأَخَذْنَا مِنْهُ بِالْيَمِينِ ثمَّ لَقَطَعْنَا مِنْهُ الْوَتِينَ

“ Sikur të trillonte ai (Muhammedi) për Ne ndonjë fjalë! Ne do ta kapim atë me fuqinë Tonë e pastaj do t’ia këputnim atij arterien e zemrës” - (El Hakka, 44-46)

dhe thoshin se kjo na shtyn ne që të mos thellohemi në komentime, sepse kemi frikë se mund të gabojmë!!![8]

Shikuar nga ky prizëm dhe prej këtyre mendimeve të tyre, është e natyrshme dhe logjike që kontributi i tyre në shkencën e Tefsirit të ketë qenë kaq i vogël.

Tefsirologu i mirënjohur, Dr.Dhehebiu, i cili këto shënime i mori personalisht nga z.Ibrahim Itfishi, nëpunës në Bibliotekën Kombëtare të Egjiptit, dhe i cili i përket grupit të havarixhëve “El Ibadije” të kohës së re, thotë se prej librave më të njohur të Tefsirit të këtij fraksioni, të cilët janë të vetmit që shkruan nga pak në këtë lëmë janë:

1. Tefsiri i Abdurrahman bin Rrustum El Farisiut - shek. III h.

2. Tefsiri i El Hevariut - shek III h.

3. Tefsiri i Ebu Ja’kub El Verxhilaniut - shek VI h.

4. Tefsiri ”Da’il amel li jevmil emel” - nga Muhammed bin Jusuf Itfish El Vehbi (vdiq në vitin 1332 h., në moshën 95 vjeç).

5. Tefsiri “Hemejanu-z-Zaad ila daril meaad” - nga i njëjti autor, dhe

6. Tefsiri “Tejsiru-t-Tefsir“ - nga i njëjti autor (version i shkurtër i tefsirit “Hemejanu-z-Zaad ila daril meaad” ).[9]

Sa i përket tefsirit të Abdurrahman bin Rrustumit, ai më nuk ekziston, ngase ka humbur çdo gjurmë e tij, kurse tefsiri i El Hevariut, ekziston dhe është i shkruar në katër vëllime, dy prej të cilave gjenden edhe në Bibliotekën Kombëtare të Egjiptit. Sa i përket tefsirit të Ebi Ja’kub El Verxhilaniut, edhe këtij i ka humbur nishani. Ky tefsir konsiderohet të ketë qenë tefsiri më i njohur në çdo aspekt i havarixhëve.

Tefsiri “Da’il amel li jevmil emel” - i Muhammed Itfishit është një tefsir i pjesërishëm dhe ka të komentuara vetëm kaptinat prej “Err-Rrahman” deri në “En-Nas”. Sa i përket tefsirit tjetër të po këtij autori “Tejsiru-t-Tefsir”, ky është i botuar në shtatë vëllime dhe ruhet në Bibliotekën Kombëtare të Egjiptit, ndërsa tefsiri tjetër i tij, për të cilin do të flasim, “Hemejanu-z-Zaad ila daril meaad”- është i botuar në 13 vëllime, një kopje e të cilit ruhet po ashtu në Bibliotekën Kombëtare të Egjiptit.[10]


“HEMEJANU-Z-ZAAD ILA DARIL MEAAD”

nga Muhammed bin Jusuf Itfish El Vehbi Muhammed bin Jusuf Itfish El Vehbi u lind në Vadi Mizab të shkretëtirës së Algjerisë. Ishte i njohur në mesin e bashkëvendësve të tij si njeri i devotshëm dhe i dhënë pas shkencave fetare. Thuhet se nuk bënte më tepër se 4 orë gjumë, kështu që tërë kohën e kalonte mbi libra.

Shkroi libra në disa lëmenj si në Ilmu-t-Tevhid, Ilmul Hadith, Fikh, në shkencat e gjuhës arabe dhe në Tefsir.

Tefsiri për të cilin do të flasim, është një prej librave bazë të havarixhëve, ani pse në të sheshohen mendimet e havarixhëve bashkëkohorë, të cilat dallojnë dukshëm nga mësimet dhe bindjet e havarixhëve të hershëm.

Mund të vërehet lehtë se autori i këtij tefsiri në fillim të çdo kaptine përmend numrin e ajeteve, vendzbritjen e kaptinës - nëse është mekase apo medinase, cek vlerat e kaptinës në detaje të imta, duke mos çarë kokën se gjatë argumentimit përdor edhe hadithe të trilluara (apokrife)!

Gjatë komentimit të tij, shihet se është shpesh nën ndikimin e mësimeve të mu’tezilëve. Në raste të shumta, ka shfrytëzuar pa nevojë israilijate dhe hyn në detaje të hollësishme të luftërave të Resulullahut s.a.v.s, gjë që e rëndon edhe më këtë tefsir, që është i ngarkuar me bindjet, mendimet dhe paragjykimet e havarixhëve, të cilat i kemi cekur në fillim.

Është e pamundur që autori i këtij tefsiri të kalojë nëpër ndonjë ajet, pa shfaqur mendimet e veta harixhite me një fanatizëm të stërtepruar !


Qëndrimi i Itfishit ndaj mëkatarit të mëkatit të madh

Kur e komenton ajetin 81 të kaptinës “El-Bekare”:

بَلَى مَنْ كَسَبَ سَيِّئَةً وَأَحَاطَتْ بِهِ خَطِيئَتُهُ فَأُوْلَئِكَ أَصْحَابُ النَّارِ هُمْ فِيهَا خَالِدُونَ

“Po, (do t’ju kapë zjarri) ai që bën keq dhe që e vërshojnë gabimet e tij, ata janë banues të zjarrit, aty janë përgjithmonë.”

Itfishi thotë: “es-sejjietu - e keqja” është cilësi e shëmtuar dhe është prej mëkateve të mëdha, qoftë ajo e keqe dyfytyrësi-nifak apo shirk, dhe për këtë arsye bartësi i këtij mëkati të madh, nëse nuk pendohet para vdekjes, do të jetë gjithmonë në zjarr të Xhehennemit”!

Ai këtë konstatim të tij e mbështet në disa thënie të El Hevariut, i cili, sipas disa transmetimeve nga Ibni Abbasi, thotë se fjala “Es-sejjietu” këtu do të thotë - shirk!


Kundërshtimi i tij kundër dijetarëve të Ehli Synnetit

Itfishi në çdo rast që i jepet nuk lë pa kritikuar dhe pa ofenduar dijetarët e Ehli Synnetit, të cilët thonë se mëkatari i madh prej radhëve të muslimanëve (me përjashtim të shirkut) do të ndëshkohet në zjarr të Xhehennemit sipas peshës së mëkatit, e pastaj do të hyjë në Xhennet.

P.sh. kur e komenton ajetin 4 të kaptinës “El-Bekare”:

وَالَّذِينَ يُؤْمِنُونَ بِمَا أُنْزِلَ إِلَيْكَ وَمَا أُنْزِلَ مِنْ قَبْلِكَ وَبِالآخِرَةِ هُمْ يُوقِنُونَ “Dhe ata, të cilët besojnë në atë që t’u shpall ty, dhe në atë që është shpallur para teje, dhe që janë të bindur plotësisht për (jetën e ardhshme në) botën tjetër (Ahiretin).”

thotë: “Shohim se disa që i thonë vetes se janë “Ehli Sunneh vel Xhemaah” iu shëmbëllejnë çifutëve, të cilët kanë thënë:

وَقَالُوا لَنْ تَمَسَّنَا النَّارُ إلاّ أَيَّامًا مَعْدُودَةً

“Ata edhe thanë: “Ne nuk do të na kapë zjarri vetëm për disa ditë të numëruara...” (El-Bekare, 80).


Qëndrimi i tij ndaj faljes së mëkateve

Në çdo ajet, ku Allahu xh.sh., cek faljen e mëkateve atij që do, shohim se Itfishi përpiqet që fjalës së Allahut t’i japë ngjyrën e fraksionit havarixh, të cilit i takon.

P.sh., kur e komenton ajetin 129 të kaptinës “Ali Imran”:

وَلِلَّهِ مَا فِي السَّمَاوَاتِ وَمَا فِي الأَرْضِ يَغْفِرُ لِمَنْ يَشَاءُ وَيُعَذِّبُ مَنْ يَشَاءُ وَاللَّهُ غَفُورٌ رَحِيمٌ

“Vetëm e Allahut është gjithçka ka në qiej e në tokë. Ai e fal atë që do dhe Ai e dënon atë që do. Allahu është mëkatëfalës, mëshirues.”,

ai thotë: “fjala: (jagfiru limen jeshaë)- e fal atë që do” ka të bëjë vetëm me të ofruarit e mundësisë për t’u penduar, prandaj ai që s’pendohet, do të jetë përherë në zjarr”!!!

Pastaj për ajetin 53 të kaptinës “Ez Zumer”:

قُلْ يَاعِبَادِي الَّذِينَ أَسْرَفُوا عَلَى أَنْفُسِهِمْ لاتَقْنَطُوا مِنْ رَحْمَةِ اللَّهِ

إِنَّ اللَّهَ يَغْفِرُ الذُّنُوبَ جَمِيعًا إِنَّهُ هُوَ الْغَفُورُ الرَّحِيمُ “Thuaj: O robërit e Mi, të cilët e keni ngarkuar veten tuaj, mos e humbni shpresën ndaj mëshirës së Allahut, pse vërtet, Allahu i fal të gjitha mëkatet, Ai është që shumë fal dhe është mëshirues.”

thotë: “Allahu vërtet i fal të gjitha mëkatet, me kusht që mëkatari së pari të pendohet”!!!


Qëndrimi i tij ndaj mundësisë për ta parë Allahun

Itfishi, është kategorik në pamundësinë për ta parë Allahun xh.sh., duke thënë se një gjë e tillë është absolutisht e parealizueshme as në këtë botë dhe as në botën e ardhshme, dhe në këtë mënyrë kundërshton “Ehli Synnetin”, të cilët thonë se ekzistojnë mundësi të pamjes së Tij në këtë botë, kurse sa i përket Ahiretit, shikimi i Madhërisë së Allahut do të jetë një realitet i pakontestueshëm.

Këto mendime të tij Itfishi i shpreh gjatë komentimit të ajetit 55 të kaptinës “El-Bekare”:

وَإِذْ قُلْتُمْ يَامُوسَى لَنْ نُؤْمِنَ لَكَ حَتَّى نَرَى اللَّهَ جَهْرَةً ...

“Dhe kur i thatë: O Musa, ne nuk të besojmë ty derisa të mos e shohim Allahun haptazi...”


Qëndrimi i Itfishit ndaj shiinjve

Itfishi ka një qëndrim negativ edhe ndaj shiinjve; kjo duket sidomos gjatë komentimit të ajetit 55 të kaptinës “El Maide”:

إِنَّمَا وَلِيُّكُمْ اللَّهُ وَرَسُولُهُ وَالَّذِينَ آمَنُوا الَّذِينَ يُقِيمُونَ الصَّلاَةَ وَيُؤْتُونَ الزَّكَاةَ وَهُمْ رَاكِعُونَ “Mik (i afërt) i juaji është vetëm Allahu, është i dërguari i Tij dhe ata që besuan e që falin namazin dhe japin zekatin duke bërë ruku’ë (duke qenë respektues)”.

Itfishi rreth këtij ajeti përmend të gjitha hadithet e trilluara të shiinjve lidhur me vlerën dhe fadiletin e Aliut r.a., kinse Allahu xh.sh. për fjalët kuranore: “...dhe japin zekatin duke bërë ruku’ë...” ka aluduar në Aliun, e në fund që të gjitha këto hadithe i hudh poshtë kategorikisht si të pa baza dhe i cilëson si hadithe apokrife - të trilluara nga ana e shiinjve, të cilat janë të tilla me të vërtetë.


  • *

Këto janë disa nga komentimet dhe sqarimet e Itfishit, në të cilat vërehet qartë përkrahja që i jep fraksionit të havarixhëve, dhe këtë përkatësi nuk e mohon fare, po përkundrazi e shfaq me mburrje dhe me krenari, duke thënë se havarixhët janë të vetmit të cilët që nga fillimi iu përmbajtën rrugës së drejtë e të vërtetë!!!

Ky tefsir bashkëkohor i havarixhëve, ndër të tjera, karakterizohet nga një mbrojtje e stërtepruar dhe nga një fanatizëm herë-herë ekstrem i fraksionit harixhit. Ky fraksion nga dijetarët më eminentë islamë është cilësuar si fraksion me akide iluzore, të humbur dhe të devijuar nga rruga e vërtetë islame.