Diskutim:Horë Vranisht
Kjo faqe këtu është vetëm për diskutim mbi artikullin Horë Vranisht. Wikipedia nxit diskutimin mes vullnetarëve të saj dhe nuk do të censurojë komente bazuar në pikëpamjet ideologjike ose politike. Wikipedia nuk do t’i ndryshojë komentet. Ato ose do të publikohen, ose do të fshihen nëse nuk u binden rregullave kryesore.
|
Të gjitha komentet u nënshtrohen këtyre rregullave:
|
|
|
Sections older than 14 days may be automatically archived by MajavahBot. |
Shkatërrimi masiv i pyjeve
SHAK "Vëllazërimi Kuçiot" dha alarmin qysh nga shtatori i 2003 për djegiet e prerjet masive të pyjeve dhe kullotave të Kuçit e Lumit të Vlorës, pasi këto veprime kriminale u bënë edhe nisma e shfarosjes së pyjeve më të mëdhenj në jug të vendit.
Banorët e Kuçit u ngritën në
protesta. Ne parashtruam
fakte bindëse në organet vendore e qendrore (nga komuna, organet pyjore, ministritë, kryeministrat e presidentit nga 2003-2007), u shkrua në disa organe shtypi lokale e qendrore, nga disa televizione, përfshi TVSH. Ne morëm gjoja siguri zyrtare, por qethja zero e pyjeve, e kullotave vijoi me shpejtësi marramendëse, pavarësisht gjoja kontrolleve zyrtare. Atje u ngritën rreth 70 kamina për prodhim qymyr druri me volume 70 m3, 80 m3 dhe 120 m3, që digjni lëndë drusore gjatë tërë viteve. Parcelat e para dhe deri në 2007 u caktuan me numra, për kufij, pa asnjë skicë hartash, por me hapësira të mëdha p.sh. Mali i Pilurit-Çikë, Papadh-Çipin d.m.th. një sipërfaqe e sheshtë mbi 350 m2 që ka Kuçi dmth kufijtë Fterrë-Çorraj-Golem-Bolemë-Kallarat-Pilur? asnjë kufi për prerjen e drurëve të ndaluar për prerje në këmbë (hilqe, xin, mrete, prrall, lis, bredh i bardhë, etj), asnjë damkosje drush për llogaritje të volumit të prerjeve, pa e zgjedhur e shënuar drurin për shfrytëzim etj. Nuk ka asnjë kontratë e dokumentim të miratuar për prodhim dhe eksport qymyr druri brenda vendit dhe në Greqi, siç është bërë për 5 vjet rresht. Dhe organet zyrtare ende sot thonë se nuk dinë asgjë e s'paskan lejuar?! Si rrjedhojë e punës kriminale të rreth 8 shoqërive tregtare të liçensuara dhe me kontrata ose të paliçensuar dhe pa kontrata apo me nënkontrata nga ato mëmë, nga studime paraprake për 2003-2007 janë prerë 147 mijë m3 dhe vetëm gjatë 2007, 8650 m3 lëndë drusore prerje masive që gjendet ende në terren. Si prerje ligjore quhen vetëm 123.000 m3, por prerjet antiligjore janë shumë e shumë më tepër. Nga një vlerësim paraprak prerjet e lëndës drusore të çdo lloji në 2003-2007 arrijnë shumën 3.613.840.000 lekë, shumë e cila është shumë më tepër në fakt. Kështu janë shkatërruar në masë pyje shekullore në Qafë Shkallë-Lerushqe-Gjonshkurt-Mrezha te Nake-Shperri - rreth Fushës Brate-Haramana-Përroi i Shkozës, Xhinga, Zelisht etj., dhe nuk është bërë asnjë studim paraprak për prerjet në Shunga, në kufi të Kuçit me Fterrë-Çorraj, Pori, Zarel etj. si dhe në Bolenë, Tërbaç, Kallarat etj. Disa subjekte nuk kanë paguar as sharrëxhinjtë nga verilindja e R.Sh.
Vatrat e erozionit
Si rrjedhojë e këtij shkatërrimi masiv të pyjeve, me prerje e djegie, të qëllimshme kriminale janë krijuar tashmë shumë vatra erozioni shkatërrues në këto zona të dëmtuara rëndë se toka po rrëshqet, janë dëmtuar rrugë kalimi, përfshi atë Kuç-Pilur, janë hapur rrugë pa leje për shfrytëzim të pyjeve, ka ndryshuar ekosistemi në përmasa të mëdha i zonave në florë e faunë sa nuk ka asnjë mundësi shmangie e rehabilitimi, ka ndryshime drejtimi përrenjsh e lumit dhe gërryerje tokash are dhe rrugës së asfaltuar etj. Pyjet duan shekuj të ribëhen, por realisht nuk ka asnjë mundësi zëvendësimi se ka rrëshqitje, ka ndryshuar mikroklima, kanë humbur burime ujore, ka dëme të mëdha në ekonomi (bujqësi, blegtori, pemtari, bimë mjekësore, turizëm, kulturë etj) dëme në pronë private (megjithëse ende s'njihen tapitë) dhe shtetërore. Druri i ndaluar për prerje i hilqes, vetëm në 3 shtete evropiane u shfaros masivi në Kuç edhe në trapet malor, asnjë mbrojtje e zonës së veçantë si parku kombëtar Buronja-Zarel i Kuçit. Prerjet e djegiet kanë vijuar çdo vit, megjithëse nga prilli-tetori ndalohet shfrytëzimi pyjor, veç drurëve të vjetër ose të djegur nga zjarret e paligjshme, që nuk është hetuar asnjë. Fshatarëve u është ndaluar prerja për dru zjarri dhe shumë vetë janë gjobitur, ndërsa mafia e pyjeve bënte kërdinë. Çlirimi i gazrave helmuese ndihet tashmë prej vitesh dhe tashmë ka probleme shëndetësore tek fëmijët e gratë shtatzëna nga çlirimi i dyoksidit të karbonit që prish mjedisin e oksigjenit natyror si rrjedhojë e djegieve në kamina etj. Bagëtitë kanë mbetur pa kullota verore e dimërore në ato zona, ku janë djegur edhe stane me benzinë për të humbur gjurmët e krimit. Drejtoria e përgjithshme e pyjeve e kullotave u vu në dijeni menjëherë por ajo nuk ka përcaktuar në ankandet e saj me urdhër që të zbriteshin drunjtë e ndaluar për prerje nga volumi total i prerjeve, një shkelje flagrante kjo. Kjo drejtori me degët përkatëse për vite të tëra sidomos gjatë 200...... ka lejuar prerje të drurëve të njomë pa leje dhe prerje të përgjithshme pa kufi, pa lejen e shfrytëzimit nga organet përkatëse, shoqëritë tregtare nuk kanë respektuar kontratat e shfrytëzimit, që nuk dihen sa janë të gjitha, duke prerë më shumë lëndë drusore dhe në llojet e tyre, përmasat, moshën, llojin e prerjes etj. Kjo drejtori ka akuzuar shoqatën tonë se paska patur miratim dhe marrëveshje me një sekretar?! Në mënyrë të përsëritur drejtori i saj e zyrtarë të tjerë, me shkresa e në takime, dhanë siguri mashtruese. Dokumentacioni i saj që kemi siguruar i dëshmon katërçipërisht këto mangësi, dëme etj.
Ministria e Mjedisit
dhe përgjegjësia
Ministria e Mjedisit, ministrat e zëvendësit e saj, janë vënë në dijeni disa herë çdo vit, na dha përgjigje siguruese, por në fakt asnjë masë parandaluese e kontrolluese si për prerje e djegie, as pas botimit të lajmeve të shkatërrimit masive të pyjeve botuar në "Shekulli, "Kuçi i Labërisë", "Labëria", TVSH etj. Ndërsa "Top Chanel-it" iu bë presion të mos e jepte emisionin dhe nuk e dha në fakt. Vetëm në 2007 ka dërguar një udhëzues për shfrytëzimin e pyjeve dhe në përgjigjet e saj na ka mashtruar për kontrollet e saj e se nuk paska patur dëmtime nga firmat përkatëse e persona të veçantë. Ajo pohon se nuk ditka se për 5 vjet bëhej qymyr druri për eksporte dhe s'paska kontrata dhe kulmi kur na udhëzon se nëse paska patur eksport qymyr druri t'i drejtohemi drejtorive doganore në qendër e bazë?! No koment! Kjo ministri ka në letër plane të bukura për përmirësimin e pyjeve e kullotave, sistemim e ndërtim rrugësh, për shfrytëzim të tyre, florës e faunës, ushtrim gjuetie sportive e turistike, por që këto në fakt i bën mafia pyjore, vetëm pret e nuk zëvendëson asnjë pemë, a dru. Kjo ministri, me lejet e dhëna e zbatimin e tyre, ka shpërfillur vendimet e Këshillit të Ministrave nr. 804 dt. 04.12.2003 dhe të konventës "për ruajtjen e florës e faunës së egër dhe mjedisit natyror të Evropës dhe "ndalimin e rreptë për prerjen e hilqes dhe drurëve të tjerë të rrallë" në atë zonë dhe në tërë Shqipërinë. Shërbimi i policisë pyjore të Vlorës, Sarandës, Tepelenës e Gjirokastrës për mbrojtjen e pyjeve në zonat përkatëse nuk ka kryer funksionet e veta, duke shkelur ligjet që nga 1992-2007 dhe vendimet e Këshillit të Ministrave të 2001 "për kriteret e rregullat e shfrytëzimit të pyjeve" dhe "për dëmtimet e shkaktuara në fondin pyjor" e kullotat.
Përgjegjësit e sektorëve të ekonomive pyjore (inspektorët) përgjegjës direkt për ruajtjen e mirëmbajtjen e pyjeve e kullotave të zonave në 2003-2007 jo vetëm nuk kanë kryer detyrën e vet por kanë vepruar direkt në mënyrë të kundraligjshme duke favorizuar shoqëritë tregtare e individët në fondet pyjore për përfitime të përbashkëta korruptive duke abuzuar me tenderat publike etj.
Marrëveshjet sekrete
Marrëveshje sekrete për parcelat e lejuara ose jo duke lejuar qëllimisht kufij jo të saktë në përmasa të mëdha për hartat përkatëse, në kundërshtim me rregullat teknike, duke mos denoncuar djegiet e pyjeve e kullotave, pra asnjëri prej tyre nuk bëri qëndresë ligjore e atdhetare për mos shkatërrimin masive të fondit pyjor, duke bërë dëme materiale mjedisore të pasurisë shtetërore e private të shtetasve.
Komuna Hore-Vranisht dhe kryetarët e fshatrave kanë bërë marrëveshje me firmat shfrytëzuese, por ata jo vetëm që s'kanë kontrolluar punën e tyre që duket me sy edhe nga qendra e komunës dhe vetëm një herë kryetarja e komunës ka bërë një shkresë formale, ku ngre dëmtimet e pyjeve. Komuna nuk ka vjelur asnjë lekë me sa dimë për të drejtat e saj nga shfrytëzimi pyjor sipas marrëveshjes që kemi siguruar me shkrim edhe ne. Jo vetëm kaq, por komuna nuk e ka quajtur me vend dhe e ka përgojuar shoqatën tonë dhe kryepleqtë e Kuçit për ndërhyrjet për mbrojtjen e pyjeve dhe kërkesave tona për t'u shprehur mbi këto dëmtime masive nuk u është përgjigjur asnjëherë, duke mbajtur qëndrim jo dashamirës ndaj Kuçit, por as ndaj dëmtimeve në fshatin e vet.
Kryepleqve të Kuçit iu janë falsifikuar firmat për miratim të prerjeve masive. SHAK "Vëllazërimi Kuçiot" etj, u janë bërë presione nga drejtoria pyjore e Vlorës etj. Për miratim të politikës shfarosëse të pyjeve ose heshtje, ndërsa nga firmat tregtare ka patur presione dhe mashtrime se gjoja do të rindërtonin edhe rrugën Kuç-Pilur, për të cilën flitet se është bërë një dokument sikur ajo është e përfunduar?!
Në krye të shërbimit pyjor në Vlorë u emërua një djalë i fshatit Kuç për të sabotuar zërin e Kuçit për mbrojtjen e pasurisë së banorëve të tij dhe ai si fshatar s'bëri asnjë qëndresë të drejtë. Disa prej dëmtuesve të pyjeve kanë marrë guximin, sigurisht prej mbrojtësve të tyre, që të kërcënojnë edhe kallëzuesit edhe në 2007 për të heshtur dhe përgojuar kallëzuesit e ndryshëm brenda e jashtë fshatrave, duke nxitur opinionin të na injorojë e të mos dëgjohet zëri ynë se gjoja nuk jemi as nga fshati po njerëz që e paskemi braktisur etj. etj. që mbrojnë krimet në ekonomi, vjedhjet në fshatra etj.
Prokuroria e rrethit gjyqësor Vlorë ka filluar një hetim në 2007, por ajo na ka kritikuar se ku paskemi qenë deri tani?! Këta zotërinj harrojnë apo nuk e dinë se mediat e shkruar e pamore e kanë ngritur zërin në kupë të qiellit në 2003-2007 dhe z. Th. Sollaku është njoftuar me letrën tonë nr. 7/3 dt. 02.07.2004, duke bazuar denoncimin tonë ligjor. Por prokuroria e Vlorës mbylli edhe denoncimin tonë për vjedhjet e fondeve të rrugës Brataj-Vranisht, Kuç-Kudhës ku hodhën fonde në ish rrugët pyjore, që shkuan në xhepat e ustallarëve mafia rrugore.
Prokuroria e Vlorës
dhe peshqit e vegjël
Në 2007 mësuam nga shtypi se me vonesë por nisi tashmë hetimi, por fatkeqësisht po shohim qartë se prokuroria e Vlorës po merret me peshqit e vegjël dhe jo me çakejtë dhe ujqit që kanë bërë dëmet pa kthim në pyjet shekullore më të mëdha të jugut të vendit, që janë nismëtare dhe përfitues të shfrytëzimit barbar të pyjeve e kullotave.
Thuhet se disa janë kapur e arrestuar, disa lënë të lirë e të tjerë ikur në drejtim të paditur. Nuk thuhet asgjë për përgjegjësit e mëdha të drejtorive qendrore e rajonale të pyjeve, Ministrisë së Mjedisit e të Bujqësisë dhe deri te kryeministrat e presidenti. As avokati i popullit e as Kontrolli i Lartë i Shtetit nuk u bënë të gjallë, pa le prefektët e Vlorës e rretheve të tjera, deputetët e zonës etj, që janë njoftuar shumë herë, veç takimeve me ta. Të gjithë këta kanë larë gojën me nga një përgjigje formale! Prokuroria e Vlorës ende nuk i ka përfshirë në hetimet e saj të gjitha zonat (vatrat) ku janë dëmtuar pyjet, siç pohojmë më lart, mangësi e pashpjegueshme kjo për ne dhe banorët.
Ky shkatërrim masiv pyjor dhe i mjedisit si më sipër, është bërë në bashkëpunim të gjerë mes subjekteve tregtare dhe institucioneve vendore e qendrore që kanë kryer plotësisht elementët e shumë veprave penale e civile me veprimet e mosveprimet e tyre, dhe qofshim të gabuar ne, se ndryshe skish si të mos vihej re nga drejtësia vetëm në gusht 2007 gjithë kjo katastrofë mjedisore e pakthyeshme, jo vetëm në Kurvelesh e Lumin e Vlorës, por në tërë vendin.
Ne mendojmë se akuzat janë të bazuara por duhen vërtetuar plotësisht pa lënë hapësira pa u kontrolluar e gjykuar me prova materiale, shkresore, filmike, përgjuese etj. dhe dëshmitarët e panumërt nga bashkësitë vendore, shoqatat kulturore, mediat e shkruara e pamore, nga dëgjimi i institucioneve vendore e qendrore të interesuara direkt e tërthorazi me dëmtimet në çdo mjedis. Shpresojmë se do të jepet të paktën drejtësi pasi opinioni publik kërkon transparencë ligjore, hetimin e pasurive të përfituara padrejtësisht nga pyjet dhe dënon çdo shtrembërim ligjor për interesa partiake a personale të miliarderëve të rinj të shkatërrimit masiv pyjor si dhe zhdëmtimin e bashkësive vendore e shtetasve.
E Enjte, 10 Prill 2008
Start a discussion about Horë Vranisht
Talk pages are where people discuss how to make content on Wikipedia the best that it can be. You can use this page to start a discussion with others about how to improve Horë Vranisht.