Jump to content

Diskutim:ISO 9000

Page contents not supported in other languages.
Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Kjo faqe këtu është vetëm për diskutim mbi artikullin ISO 9000. Wikipedia nxit diskutimin mes vullnetarëve të saj dhe nuk do të censurojë komente bazuar në pikëpamjet ideologjike ose politike. Wikipedia nuk do t’i ndryshojë komentet. Ato ose do të publikohen, ose do të fshihen nëse nuk u binden rregullave kryesore.
Fillo një temë të re diskutimi.
Ju lutemi nënshkruani me: – ~~~~

Të gjitha komentet u nënshtrohen këtyre rregullave:

  • Përmbajuni temës!
  • Nuk lejohen: sharje, fyerje, fjalor i papërshtatshëm, gjuhë që përmban urrejtje, sulme personale, thirrje për dhunë apo çdo qëndrim tjetër jo i rregullt.

ISO 9001:2000 Sistemi për Menaxhim të Cilësisë Standardi qe specifikon kërkesat për një sistem të drejtimit-menaxhimit të cilësisë ku organizata tregon zotësinë e saj për zbatimin e kërkesave dhe siguron qëndrueshmërinë e produktit që merr klienti si dhe kënaq në vazhdimësi kërkesat e klientit nëpërmjet zbatimit efektiv të sistemit të cilësisë si dhe në përmirësim të vazhdueshëm të tij për të siguruar konformitetin në zbatimin e kërkesave Përdorimi i standardeve është një domosdoshmëri për ata që synojnë të krijojnë një pozitë të qëndrueshme në treg. Standardet përfshinë metoda analizash të sigurta të cilat orijentojnë prodhimin drejt një cilësie e cila është gjithënjë e njejtë.

Qëllimi themelor i ISO 9000 është të krijoj besimin ndërmjet blerësit dhe furnizuesit, kështu që blerësi të jetë absolutisht i sigurtë për pranimin e produkteve sipas marrëveshjes, dhe që kjo të mund të vërtetohet përmes dokumentacionit. Ky standard ka kërkesa për menaxhim, sistem, dokumentim, lloje të regjistrimit, etj., në mënyrë që të themelohet shkallë e lartë e besimit ndërmjet themeluesit dhe blerësit.

Shume shpesh shtrohet pyetja se ÇKA ËSHTË KUALITETI? Kualiteti definohet nga konsumatorët.Produkti apo shërbimi kualitativ plotëson kërkesat e konsumatorëve. Jo të gjithë konsumatorët kanë kërkesa të njëjta,prandaj dy produkte të ndryshme mund të duken si dy produkte kualitative sepse shfrytëzohen nga dy konsumatorë të ndryshëm. P.sh. një pronar i një shtëpie mund të jetë i kënaqur me poqa standarde elektrike, mund ta shohin këtë si produkt kualitativ. Një tjetër konsumator ka dëshirë që të ketë poqa më të ndritshëm dhe më afatgjatë, gjë të cilën ata e përshkruajnë si kualitative. Për këtë arsye kualiteti mund të definohet si përmbushje e qëllimit të konsumatorit.

Metrologjia, standardizimi dhe akreditimi janë tri shtylla kryesore në cilësinë e infrastrukturës së industrisë dhe tregëtisë, nuk mund të funksionojnë pa to. Ndërmjet pengesave teknike më të rëndësishme të tregëtisë janë edhe vështirësitë që prodhuesit vendor hasin për të përmbushur standardet teknike dhe për të çertifikuar prodhimet e tyre për eksport.Mënyra më e mirë për tu përballuar konkurenca është përmirësimi i cilësisë së produkteve vendore.

ISO 9001 është standard më i gjërë që përdoret dhe atë për sigurimin e kualitetit në projektim,dizajnim,zhvillim,prodhim,instalim dhe servisim. Bizneset duhet të ndërgjegjësohen në kërkesat e përdorimit të standardeve,pasi kështu mund të përballohet konkurenca me produktet e importit tek prodhuesit vendor.

Samir Lleshi Lead Audit - A 016568

Start a discussion about ISO 9000

Nis një diskutim