Diskutim:Ixhma/Arkivi 1
Kjo faqe këtu është vetëm për diskutim mbi artikullin Ixhma/Arkivi 1. Wikipedia nxit diskutimin mes vullnetarëve të saj dhe nuk do të censurojë komente bazuar në pikëpamjet ideologjike ose politike. Wikipedia nuk do t’i ndryshojë komentet. Ato ose do të publikohen, ose do të fshihen nëse nuk u binden rregullave kryesore.
|
Të gjitha komentet u nënshtrohen këtyre rregullave:
|
Kjo faqe është një arkiv i diskutimeve të përfunduara. Për pasojë përmbajtja e saj nuk duhet ndryshuar më. Për të diskutuar mbi një temë të kaluar mund të përdoret faqja aktuale e diskutimeve, ku mund të bëhet një shënim që ka lidhje me titullin apo pjesën e diskutimit të këtij arkivi. |
Parkim i materialit te pareferencuar
[Redakto nëpërmjet kodit]Masiv i pareferencuar, radhitur ne menyre joenciklopedike --GrepfrutAroma (diskutimet) 24 shkurt 2019 11:54 (CET) |
---|
ka dy e më shumë kuptime, por në terminologjinë e të Drejtës së Sheriatit e hasim në këto kuptime : Vendosmëria për të vepruar-kryer ndonjë vepër. Unanimiteti, pajtueshmëria për ndonjë çështje. Ixhmai-Konsensusi i Komunitetit Myslimanë Ixhmai është një lloj konsensusi i juristëve të të gjitha vendeve ku gjinden myslimanët, për ndonjë çështje të caktuar që mundet të paraqitet gjatë jetës së tyre të përditshme e që nuk gjendet ndonjë dispozitë/argument i qartë në burimin e parë dhe të dytë. Në Islam nuk lejohet të veprohet asnjë vepër pa e ditur paraprakisht se a është e lejuar apo jo, pa marrë parasysh se a është vepër që ka të bëjë me jetën publike apo private, ngase në 99% të rasteve/problemeve që mund të paraqiten, në burimet e Sheriatit gjenden argumente/dispozita për të vlerësuar dhe gjykuar për ndonjë çështje të caktuar. Është e vërtetë se sot në shekullin të cilin jetojmë është normale të ballafaqohemi me probleme që nuk kanë qenë prezent në kohët e mëparshme, dhe është e natyrshme që duhet gjetur medoemos zgjidhje për të ndërtuar dispozita të posaçme dhe të reja përbrenda të gjitha burimeve të Sheriatit. Duhet cekur edhe këtë se sa i përket dispozitave që kanë të bëjnë me të drejtën fetare, rregullat e adhurimeve, mënyrat, ritet fetare dhe gjithçka që ka të bëjë me adhurimet, janë të detajuara me normat e Kur’anit dhe Sunnetit, kështu që nuk ka mundësi dhe as nuk guxohet që të shpiket ndonjë adhurim i ri, formë e re e adhurimit apo rregull e re e adhurimit, sepse rregullat e adhurimit janë dispozita të paprekshme dhe të rregulluara me Kur’an dhe Sunnet, dhe ky është kapitull i mbyllur në të drejtën islame sa që nuk i jepet e drejta askujt të ndërhyj në to. Burimi i tretë i së drejtë se Sheriatit ka të bëjë më shumë me problemet e përditshme që ballafaqohen myslimanët gjatë jetë së tyre publike dhe private. Mu për këtë juristët Islam mundohen të që gjejnë rregulla, ligje, bazë ligjore për to se a është e lejuar të veprohet apo jo për ndonjë çështje të caktuar. Si shembull dhe si probleme bashkëkohore që kërkojnë zgjidhje, mund të marrim bankat me rregullat e reja të ekonomisë, transaksionet e ndryshme me mjete shumë të sofistikuara, televizioni, interneti, tatimet e veçanta, TVSH-ja, sigurimet shëndetësore, sigurimi i veturave, e shumë e shumë punë të tjera. Duhet cekur se në kohën kur profeti ka qenë gjallë nuk ka ekzistuar ky burim dhe nuk është ndie nevoja për të, sepse për çdo problem që mund të jetë paraqitur, është zgjidhur në bazë të Kur’anit ose në bazë të Sunnetit, d.m.th. nga vetë Muhamedi a.s. dhe kjo ka qenë periudha e Legjislacionit (e Shpalljes/dërgatës). Ixhmai-Konsensusi i ka edhe kushtet e veta që e bëjnë të ligjshëm, kushtet e Ixhmait-Konsensusit janë tri : Koha në të cilën është parashtruar pyetja/problemi, pastaj duhet të gjenden Juristët që ti japin mendimin adekuat për pyetje/problem adekuat. Gjykimet e tyre të akordohen unanimisht për dhënien e normës së caktuar për problemin që është paraqitur, nëse ndodh që një dispozitë, normë e dhënë nuk jepet unanimisht atëherë ky Ixhma-Konsensus nuk është i ligjshëm. Një tjetër kusht është që të gjithë juristët duhet të prononcohen qartë për unanimitet. Ixhmai-Konsensusi është dy llojesh : Konsensusi deklarativ, është ai lloj konsensusi në të cilin juristët e kohës janë të pajtimit për atë normë që është vendosur. Ky lloj konsensusi është burim i së drejtë se Sheriatit dhe myslimanët janë të obliguar t’i përmbahen. Konsensusi jo deklarativ, është ai lloj konsensusi në të cilin juristët paraqesin mendimet e tyre rreth një çështje ndërsa një pjesë e juristëve me heshtje e aprovojnë apo e kundërshtojnë atë normë. Konsensusi nuk vendosë ndonjë normë krejtësisht të re, që bie ndesh me Kur’anin dhe Sunnetin, por sjell normë aktualiteti apo të tillë që e ka imponuar koha apo rrethana të caktuara pa ra ndesh me Kur’anin, Sunnetin ose me burimet e tjera të së drejtës së Sheriatit. Ixhmai-Konsensusi i Udhëheqësve të parë Ky konsensus ka të bëjë me gjykimet e katër udhëheqësve të parë që kanë gjykuar gjatë jetës së tyre. Udhëheqësit për të cilët bëhet fjalë janë: Ebu Bekri, Umer el Hatabi, Uthman ibn Affani, Alij bin ebi Talib. Duhet të cekim se edhe këta Udhëheqë të parë nuk kanë gjykuar për ndonjë çështje jashtë burimeve të Sheriatit, por kanë nxjerrë normat në mënyrë të drejtpërdrejtë ose tërthorazi në bazë të burimeve të sheriatit. Kurse arsyeja pse konsensusi i tyre merret si burim i të drejtës së Sheriatit është sepse ata kanë qenë njohësit më të mirë të së drejtës së Sheriatit. Për atë se kanë qenë njohësit më të mirë ka thënë edhe vet profeti Muhammed, në momentet e vdekjes një prej porosive të fundit që u jep myslimanëve thotë : “Përmbajuni Kur’anit, Sunnetit-traditës time dhe traditës së halifëve-udhëheqësve të drejtë, Mbështetni fortë këto dhe ruajuni nga risitë në fe-adhurime”. Traditat e Sahabëve-Shokëve të Profetit Dijetarët Islam traditat (thëniet) e shokëve të Profetit Muhammed, brezit të parë, i kanë konsideruar si burim i të së drejtës së Sheriatit, duke u bazuar në atë se shokët e Profetit e kanë shoqëruar Profetin në çdo vend ku ai ka shkuar, i kanë dëgjuar fjalët, gjykimet e tij, i kanë dëshmuar veprimet dhe pëlqimet e tij që ai ka gjykuar për ndonjë çështje. Shokët e Profetit e kanë njohur Kur’anin dhe Sunnetin më së miri, e kanë dashur fenë dhe e kanë praktikuar më së shumti, poashtu më së shumti e kanë dashur Profetin. Zoti dhe Profeti kanë dëshmuar për ata se janë njerëzit më të devotshëm. Në kuptim miradije për sehabët, Zoti thotë në Kur’an: “Zoti është i kënaqur (o Muhammed) me të hershmit e parë, me migruesit, me vendorët, ndihmëtare dhe me ata që i pasuan (të parët) në punë të mira, e edhe ata janë të kënaqur ndaj Zotit” Ky burim i pestë i së drejtës së Sheriatit poashtu ka kushtet e veta, ato janë : Që shokët e profetit të jenë në pajtueshmëri të plotë për ndonjë normë të caktuar. Që udhëheqësit e parë të janë pajtuar me atë normë. Që personi i cili ka gjykuar për atë normë të jenë në pajtueshmëri me shokët tjerë. Që person i cili ka gjykuar mbi atë çështje të jetë e përhapur në mesin e shokëve të tjerë, dhe të tjerët të mos kenë kundërshtuar për atë normë. Që personi i cili ka gjykuar apo ka dhënë atë normë të jetë e ngritur deri tek Profeti e jo te ketë gjykuar sipas mendimit të vet. Këtu merren parasysh edhe transmetimet e grave që kanë dëgjuar në atë kohë profetin Muhammed të ketë gjykuar për ndonjë çështje, siç ka ndodhë rasti me zonjën Aishe, gurajën e profetit e cila shumëçka kishte mësuar nga vetë Profeti. Në çështjet e fesë kjo zonjë ka transmetuar një numër të konsiderueshëm të normave të Sheriatit. Profeti ka porositur shokët e tij që të mësojnë dispozita fetare punë drejtësie nga kjo zonjë. “Mësoni nga kjo zonjë dispozitat e fesë tuaj”. Dihet se në jetën e përditshme shokët e profetit e kanë pyetur këtë zonjë për shumë çështje në lidhje me jurisprudencën e Sheriatit. Shokët e Profetit poashtu e kanë pasur një si lloj këshilli që quhej Mexhlis esh-Shura-(Bordi Konsultativ). Aty janë marrë vendime me peshë të madhe dhe është vendosur për shumë çështje me rëndësi. Ky bord ka pasur influencë të madhe, bile edhe udhëheqjes më të lartë të myslimanëve i ka dhënë direktiva, këshilla etj. Bordi ka qenë i përbërë prej 5 anëtarëve. |