Diskutim:Lidhja e Lezhës

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Jump to navigation Jump to search
Kjo faqe këtu është vetëm për diskutim mbi artikullin Lidhja e Lezhës. Wikipedia nxit diskutimin mes vullnetarëve të saj dhe nuk do të censurojë komente bazuar në pikëpamjet ideologjike ose politike. Wikipedia nuk do t’i ndryshojë komentet. Ato ose do të publikohen, ose do të fshihen nëse nuk i binden rregullave kryesore.
Shtyp këtu për të filluar një temë të re diskutimi.
Ju lutemi nënshkruani me: — ~~~~

Të gjitha komentet u nënshtrohen këtyre rregullave:

  • Përmbajuni temës!
  • Nuk lejohen: sharje, fyerje, fjalor i papërshtashëm, gjuhë që përmban urrejtje, sulme personale, thirrje për dhunë ose çdo qëndrim tjetër jo i rregullt.

Elsie me i rendesishem se Babinger?[përpunoni burim]

@Βατο, si po e leviz ashtu pa teklif references Babinger? --GrepfrutAroma (diskutimet) 25 mars 2019 18:11 (CET)

@GrepfrutAroma, Besëlidhja e Lezhës është për definicion aleancë midis zotërinjëve shqiptarë, pranohet nga shumica dërrmuese e burimeve, nuk ka nevojë të shtohet vetem një burim që mbështet ate hyrje artikulli. — Βατο (diskutimet) 25 mars 2019 18:15 (CET)
Nuk ka definicione, ka burime. Prania e nje Çernejoviqi aty nuk eshte e ben te rastesishme ref. Babinger. I cili eshte historian par excellance i nderuar, nuk mund te zevendesohet me nje cope enciklopedike. Siç thame te Balshajt, ka hierarki, pa shihe pak se kush eshte Babinger online. --GrepfrutAroma (diskutimet) 25 mars 2019 18:17 (CET)
Pajtohem me @Βατο, dhe ndryshimet e tij. @GrepfrutAroma, Perse e zhbere nje redaktim konstruktiv?--Udha (diskutimet) 25 mars 2019 18:48 (CET)
Sepse Babinger eshte Babinger.--GrepfrutAroma (diskutimet) 25 mars 2019 18:50 (CET)
@GrepfrutAroma, definicion sipas shumicës dërrmuese të burimeve, por derisa nuk shtohen referencat mund të lihet kështu. — Βατο (diskutimet) 25 mars 2019 18:51 (CET)
Enciklopedia nuk eshte pazar, ku çmimi i shumices dikton cilesine, patjeter qe çmimet e shumices jane per mallra qe jane per t'u hequr. Njelloj si te Balshajt ju doni te shperfillni historianet autoritare dhe te vendosni tradite ex novo, nga e para, nga hiçi. Nuk pranoj çmime shumice pa nje reference te rangut te Babingerit a minimalisht Schmitt.--GrepfrutAroma (diskutimet) 25 mars 2019 18:54 (CET)
@GrepfrutAroma, të gjitha burimet mbështesin definicionin e tanishëm të Besëlidhjes, Babingeri ka paraqitur ate informacion në mënyrë që të përfshinte dhe pjesëmarrësit serb (montenegrin), por nuk mund të shtohet në hyrje të artikullit sepse ndryshon kuptimin e definicionit. Shiko si e përshkruajnë enciklopeditë Britannica dhe Treccani, në të cilët autorët kanë kryer një zgjedhje të arsyetueshme për paraqitjen e informacionit. — Βατο (diskutimet) 27 mars 2019 22:15 (CET)
Cernojevicet apo Gjurashet kane origjine te panjohur prandaj nuk e bejme dot aleance mes shqiptareve dhe serbeve, por aleance shqiptare sic e mbeshtet shumica e burimeve.--Udha (diskutimet) 30 mars 2019 13:48 (CET)
@Βατο, te lus mos hiq referencat dhe paragrafet që i kam shtuar. Nuk ka qene e lehte t'i gjej.--Udha (diskutimet) 30 mars 2019 14:31 (CET)

Besa[përpunoni burim]

Kerkoj citim dhe shoshitje logjike per menyren si eshte ambientuar institucioni i beses ne kete ndodhi historike nga referenca e perdorur. Perndryshe do ta demontoj me referencen kritike Dani dhe do te behet e demshme si per perdoruesin qe e ngop sq.wiki me ate reference, si per wikipedian vete. --GrepfrutAroma (diskutimet) 29 mars 2019 10:58 (CET)

Ketu @Udha, te ftoj serish te na qartesosh mbi institucionin e beses ne shek. XV.--GrepfrutAroma (diskutimet) 1 prill 2019 20:29 (CEST)

Në themel të bashkëpunimit politik të fisnikëve shqiptarë u vu besa. Kuvendi vendosi që bashkimi i shqiptarëve të bëhej në formën e një besëlidhjeje politike ndërmjet drejtuesve të zotërimeve të lira, që u njoh Besëlidhja Shqiptare e Lezhës. Ajo ishte aleancë politike dhe ushtarake në krye të të cilës qe Skënderbeu, ndërsa Kuvendi i anëtarëve të Besëlidhjes ishte insitucioni më i lartë vendimarrës. Vendim tjetër i rëndësishëm ishte krijimi i ushtrisë në krye të të cilës u vu gjithashtu Skënderbeu. Për të përballuar shpenzimet e ushtrisë Kuvendi vendosi të krijohej një arkë e përbashkët pranë Skënderbeut ku do të derdheshin kontributet që premtoi secili anëtar i Besëlidhjes.[1] Anëtarët e Besëlidhjes synonin që në kuadër të saj të ruanin autonominë e tyre dhe kryetari i saj të ishte "i parë ndërmjet të barabartëve". Megjithatë vendimet e Kuvendit i dhanë Skënderbeut një pozitë të veçantë ndaj fisnikëve tjerë shqiptarë dhe këta të fundit në kushtet e rrezikut osman, ishin të detyruar "t'i bindeshin". [2] Pas mbylljes së Kuvendit fokusi i Skënderbeut ishte organizimi i ushtrisë dhe i sistemit mbrojtës të vendit. Në fund të pranverës 1444 mbaruan përgatitjet ushtarake dhe ishin mobilizuar mijëra luftëtarë të gatshëm për të mbrojtur vendin.[3][nevojitet citimi]

Referencat[përpunoni burim]

  1. ^ Frashëri 2002, p. 137-138
  2. ^ Akademia 2002, p. 403-404
  3. ^ Akademia 2002, p. 404