Diskutim:Liqeni i Shkodrës

Page contents not supported in other languages.
Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Kjo faqe këtu është vetëm për diskutim mbi artikullin Liqeni i Shkodrës. Wikipedia nxit diskutimin mes vullnetarëve të saj dhe nuk do të censurojë komente bazuar në pikëpamjet ideologjike ose politike. Wikipedia nuk do t’i ndryshojë komentet. Ato ose do të publikohen, ose do të fshihen nëse nuk u binden rregullave kryesore.
Fillo një temë të re diskutimi.
Ju lutemi nënshkruani me: – ~~~~

Të gjitha komentet u nënshtrohen këtyre rregullave:

  • Përmbajuni temës!
  • Nuk lejohen: sharje, fyerje, fjalor i papërshtatshëm, gjuhë që përmban urrejtje, sulme personale, thirrje për dhunë apo çdo qëndrim tjetër jo i rregullt.

Liqeni i Shkodrës,

Liqeni i Shkodrës, një pasuri që po shkatërrohet

Ndërsa pala malazeze i ka dhënë pjesës së saj të liqenit të Shkodrës, statusin Park Kombëtar, pjesa shqiptare e këtij liqeni nuk i plotëson kriteret për t’iu dhënë një status i tillë, kritere ekonomike të zonës, peizazhe të dëmtuara, rezerva natyrore, etj. Liqeni i Shkodrës është i lidhur ngushtë me qytetin me të njëjtin emër dhe interesat për këtë liqen kanë qenë rajonale dhe ndërajonale. Nga latinët ai është quajtur “Pakes Labeatis” dhe studiuesit kanë pranuar origjinën tektonike-karstike të tij. Flora, Fauna dhe dëmtimet Liqeni i Shkodrës është i pasur me shumëllojshmëri bimësh e shpendësh. Lloje të ndryshme bimësh ujore ndodhen nga thellësia 3m e deri në breg. Në disa vende gjenden nga thellësia 3 m e deri në breg. Në disa vende gjenden livadhe nënujore të përbëra kryesisht nga algat, si dhe 123 lloje bimësh e lulesh. Në zonën pranë bregut, rreth 1 m larg gjenden mikrofite ujore me gjethe që dalin mbi ujë si kallamishtja, fryesat zhavasu, zambakët e bardhë dhe të verdhë të ujit, arra e ujit etj. Flora drun-ore është e pakët si pasojë e ndërhyrjes pa kriter vitet e fundit. Në sipërfaqe të vogla ka dru pjellorë si shelgu, plepi, frashëri etj. Këtu rriten dhe bimë si marsila, sagitaria etj. Liqeni ka dhe një shumëllojshmëri kafshësh dhe shpendësh. Janë rreth 250 lloje shpendësh ku gjysma e tyre janë migrues, ndërsa pjesa tjetër bën fole në brigjet e liqenit. 70 % e llojeve të shpendëve të Shqipërisë gjenden në këtë liqen. Në dimër numërohen 40 lloje shpe-ndësh: si ka-raburillaku, zhytësa, kryekuq, bajukla, çapka, pulëbardha, rosa etj. Në pjesën tonë gjenden shpendë të rrallë si pelikani, lejleku, shqiponjat, zogat etj. Në verë ka mjaft zogj këngëtarë si bilbilat, bishtundësat cerela etj, ndërsa në dimër garguj sqeptrashë, tusha etj. Numërohen 45 lloje peshqish, 12 prej të cilëve migrojnë në Adriatik si ngjala, qefulli, lehimi, kubla, levreku dhe njala. Në liqen janë karakteristike peshqit e familjes së krapit, por edhe karasi, pllameza e ballgjëri.Bota shtazore e ujit Përfaqësohet me 4 grupe kafshësh, molusqet, krimbat unazorë oligoketë, gaforret dhe lavrat e mushicave. Por kjo pasuri bimore e shtazore është dëmtuar dhe vazhdon të jetë e rrezikuar nga peshkimi me mjete shfarosëse (dinamit, energji elektrike), nga gjuetia pa kriter e shpendëve, nga dëmtimi i brezave pyjorë, nga ndotje kimike dhe pesticidet, zhvillimi i brezave pyjorë, nga ndotja kimike dhe pesticidet, zhvillimi i blegtorisë, ndërtimet urbane pa kriter etj. Vlerat ekonomike- turistike, potencialet e liqenit Liqeni ofron potenciale e vlera të mëdha. Zhvillimi i bujqësisë, zhvillimi i turizmit, uji i pijshëm, uji për vaditje, peshkimi, gjuetia e shpendëve transporti ujor, sportet ujore, etj. janë disa nga potencialet që ofron liqeni i Shkodrës. 200 vite më parë, përmes këtij liqeni, Shkodra lidhej me Europën. Porti tek Ura e Bunës ka ankoruar anije veneciane, austriake, malazeze, turke etj. Vlerat turistike të liqenit janë në shumë drejtime. Harmonizimi i përkryer i terreneve malore, kodrinore, kënetore, fushore dhe ujore krijojnë pamje piktoreske në dy krahët e liqenit. Fshatrat Shirokë e Zogaj të vendosur në anën perëndimore të liqenit, rrëzë malit të Taraboshit, krijojnë një rivierë ideale me të gjitha kushtet për fshatra turistike bashkëkohore. Klima shumë e favorshme rrit vlerat kurative të kësaj zone. Vende piktoreske si Bregu i Ranës, Bisht Iqindia, Stërbeqi, Grili, Kamica e Shagani janë vende me bukuri natyrore të mrekullueshme. Projektet Një projekt trevjeçar, i nisur që në nëntor 2000 nga Qendra Rajonale e Mjedisit për Evropën Qëndrore e Lindore REC dhe i mbështetur financiarisht nga Agjencia Zviceriane për zhvillim dhe bashkëpunim SDC, synon mirëmbajtjen e brigjeve të këtij liqeni. Zyra e REC në Shkodër, koordinon veprimtarinë e 30 shoqatave mjedisore si dhe merret me zbatimin e këtij projekti. Në fazën e parë do të bëhet pastrimi i brigjeve të liqenit dhe hartimi i bibliografisë së tij me ekspertë të përbashkët nga Shqipëria e Mali i Zi. Në fazën e dytë do të bëhet ngritja e rrjeteve, shkëmbimi i informacionit dhe menaxhimi i burimeve natyrore të përbashkëta për dy vendet. Ky projekt do t’i paraprijë një projekti më të madh, që mendohet të realizohet në kuadër të Paktit të Stabilitetit për Evropën Juglindore. Ndërsa pala malazeze i ka dhënë pjesës së saj të liqenit të Shkodrës, statusin Park Kombëtar, pjesa shqiptare e këtij liqeni nuk i plotëson kriteret për t’iu dhënë një status i tillë, kritere ekonomike të zonës, peizazhe të dëmtuara rezerva natyrore etj), por REC kërkon që liqenit të Shkodrës t’i jepet statusi “Peizash i mbrojtur”. Gjithashtu pjesa malazeze e liqenit ka një menaxhim të veçantë, ndërsa pjesa shqiptare megjithëse është identifikuar si zonë prioritare në Strategjinë kombëtare të Biodifikuar nuk menaxhohet si duhet. Maskimi i ndërtimeve pa leje në zonat rreth liqenit, bashkëpunimi me urbanistë, arkitektë dhe ambientalistë për të mbrojtur këtë zonë dhe për ta mbajtur pastër atë, është detyrë e të gjithëve, pushtetarë dhe komunitet. Ai shtrihet në veriperëndim të qytetit të Shkodrës, me një sipërfaqe totale 368 km2, ku 149 km2 janë pjesë e Shqipërisë. Ka një gjatësi maksimale 45 km, gjerësi 8 km, perimetri i bregut 207 km ku 57 km i përkasin vendit tonë. Liqeni ka një thellësi mesatare 8-9 m dhe maksimale 44 m. Në brigjet shqiptare të liqenit ndodhen 14000 ha tokë dhe banojnë rreth 150 000 banorë të Shkodrës dhe tre komunave të Malësisë së Madhe. Këto brigje lagin 20 fshatra dhe një pjesë të qytetit. Pasqyra e ujit të liqenit është 5,6 m mbi nivelin e detit, temperatura më e lartë e ujit është në korrik 32,4 gradë celcius dhe më e ulëta në shkurt 6,4 gradë celcius. Sasia vjetore e rreshjeve është mbi 2000 mm dhe furnizimi me ujë i këtij liqeni kryhet 60 % nga lumenjtë Morava dhe Ceni dhe 30 % nga përrenjtë malorë si Përroi i Thatë, Përroi i Rjollit, ai i Vrakës si dhe nga filtrimet nëntokësore si syri i Sheganit, Krevenica etj.