Kjo faqe këtu është vetëm për diskutim mbi artikullin Në mesditë Byroja Politike u mblodh. Wikipedia nxit diskutimin mes vullnetarëve të saj dhe nuk do të censurojë komente bazuar në pikëpamjet ideologjike ose politike. Wikipedia nuk do t’i ndryshojë komentet. Ato ose do të publikohen, ose do të fshihen nëse nuk u binden rregullave kryesore.
Të gjitha komentet u nënshtrohen këtyre rregullave:
Përmbajuni temës!
Nuk lejohen: sharje, fyerje, fjalor i papërshtatshëm, gjuhë që përmban urrejtje, sulme personale, thirrje për dhunë apo çdo qëndrim tjetër jo i rregullt.
1.Fragment nga kritika në organizatën bazë të partisë:
»[...]Kjo poezi armiqësore dhe kundër-revolucionare është shkruar si me porosi nga armiqtë e brendshëm dhe të jashtëm, sepse në të fare qartë predikohet teza e tyre, që regjimi ynë, pushteti ynë, mbahet me gjak, mbahet me forcën e bajonetave.[...] [...]Kundër kujt drejtohen këto vargje? Është e qartë se kundër diktaturës së proletariatit dhe jo kundër komplotistëve.[...] Sikur Ismaili sadopak të ishte thelluar në mësimet e Partisë, të sh. Enver, në materialet e Plenumeve IV, V, VI dhe VII nuk do të kishte arritur aty që t'i vinte pushtetit tonë tumorin, kancerin, në themeitë e tij[...] Tjetër gjë na mëson Partia dhe marksizëm-leninizmi, tjetër gjë predikon Ismaili sepse ai nuk mendon si Partia.[...] Ky afirmim dhe përgjithësim armiqësor dhe reaksionar i vjershës së Ismailit e ka burimin tek ajo që ai degjenerimin e pushtetit tonë dhe socializmit e sheh si të pashmangshëm, e sheh diçka fatale. Këtu ky rast i përgjithësimit të gabuar armiqësor të pashmangësisë së degjenerimit dhe shkatërrimit të diktaturës së proletariatit nuk është i ri në krijimtarinë e Ismailit. Ai edhe në romanin Dimri i vetmisë së madhe hedh tezat armiqësore "revolucioni i ha bijtë e vet".[...] Ismaili nuk e sheh këtë luftë të pashembullt të Partisë dhe të klasës, të masave me në krye Partinë, se po ta shihte nuk do të shkruante këtë poezi.[...]Në vjershën "Në mesditë Byroja Politike u mblodh" atakohet në ballë të gjerë e gjith politika dhe pushteti ynë[...]»
2. Kritika në organizatën e partisë në Lidhjen e Shkrimtarëve
»[...]Nga vjersha e I.Kadaresë del një mendim shumë i gabuar se shoqëria jone qenka false dhe hipokrite: në lëvozhgën e saj bëhen festivale, këndohen këngë, shkruhen pllakate "Rroftë shoku Enver Hoxha!" ndërsa brenda ziejnë shthurjet, intrigat, komplotet.[...] Prandaj ajo është një letër shpifëse e cila po të botohohej do t'i sillte dëm të madh Partisë dhe gjithë propagandës tonë[...]
Cilat janë shkaqet e rënies gjer te kjo vjershë? Kadare nuk e njeh marksizmin dhe nuk bën përpjekje për ta njohur. I.Kadare nuk ka nxjerrë mësime nga Plenumi 4-t i KQ të Partisë. Atij pësimet nuk iu bënë mësime. Gabimet në tregimin "Përbindëshi", në tregimin "Provokacioni" si dhe liberalizmat në "Dimri i vetmisë së Madhe" nuk i quajti si gabime. Me mendjemadhësi ai nuk ka pranuar se ka bërë gabime.[...]