Diskutim:Nafi Çegrani

Page contents not supported in other languages.
Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Kjo faqe këtu është vetëm për diskutim mbi artikullin Nafi Çegrani. Wikipedia nxit diskutimin mes vullnetarëve të saj dhe nuk do të censurojë komente bazuar në pikëpamjet ideologjike ose politike. Wikipedia nuk do t’i ndryshojë komentet. Ato ose do të publikohen, ose do të fshihen nëse nuk u binden rregullave kryesore.
Fillo një temë të re diskutimi.
Ju lutemi nënshkruani me: – ~~~~

Të gjitha komentet u nënshtrohen këtyre rregullave:

  • Përmbajuni temës!
  • Nuk lejohen: sharje, fyerje, fjalor i papërshtatshëm, gjuhë që përmban urrejtje, sulme personale, thirrje për dhunë apo çdo qëndrim tjetër jo i rregullt.

,,...Erdhën edhe demonstratat e vitit 1981. Herët në orët e mëngjesit, një tog milicionerësh me uniformë dhe me automatikë të armatosur gjer në dhëmb dhe agjentë civil /pjestar te KOS-it ushtarak dhe UDB-se jugosllave/, kishin rrethuar në hekur tërë pallatin, dhe duke hyrë në banesë në mënyrë kriminale të tipit GESTAPO , me sjellje arogantësh, duke frikësuar fëmijët e vegjël të përgjum, duke bastisur e bërë lamsh e gërmadhë çdo orendi, libra dhe çdo gjë tjetër, kanë marrë shkrime, dokumente, libra, fotografi e shumë gjëra të tjera, bile edhe sende me vlerë, e të cilat kurrë nuk i kanë kthyer... Duke ofenduar e sharë çdo gjë dhe NËNËN SHQIPTARE, të prangosur e depertojnë Nafi Çegranin në drejtim të panjohur, në qelitë-skëterrë të burgut famkeq të Zenicës në Bosne.../ ku edhe kanë qënë në atë kohë paraprakisht të burgosur një grup shqiptarësh të anëve të Gostivarit, ndaj të cilë është ushtruar dhunë e dajak , dhunë tmerresh dhe terrorizim, me të vetmin qëllim që të kurdisnin akuza të rreme, për diçka që nuk egziston, duke inskenuar me muaj të tërë një proçes të paparë gjygjësor, kinse për vrasje ,për diç që nuk egziston: janë bërë disa versione, inskenime dhe "instruksione" të pa caktuara në kohë as në hapësirë … Ky proces i inskenuar me akuza të rreme fund e krye zgjati afro 4-5 vite, duke shkruar çfarëmos i gjithë shtypi jugosllav dhe mediumet tjera, duke përhap një propagandë tmerresh antishqiptare në gjithë Jugosllavine e atehershme titiste. ,,Nuk e imagjinoja dot se cfarë mund të më pergatisnin atë kohë,sepse isha i pafajshëm. Nuk dij, si mbeta gjallë, më lejuan që të bëja ankesë në Gjykatën Supreme të Bosnës në Sarajevë /Shiko aktvendimin e kësaj gjykate në krye me Mr Vllajsavleviq Mirko: kzh.139/83 të 13.prillit 1983/, ku kërkoi që Gjykata e Zenicës të bën rishqyrtimin e vendimit paraprak i cili ishte fund e krye i pabazë / nga akuza dhe gjëra të imagjinuara/, duke kërkuar që të lërohesha nga burgu. Megjithate, kurgjë nuk u morr parasysh. Aktvendimi i Qykatës së Qarrkut në Zenicë, me të keq pa dëshiruar që të pranonte gabimin antiligjor që kishte bër që në fillim, përsëri duke më dënuar papresedan , përshkruajti vetëm fjalët :"SE OSUDJUJE NA SMRT STRELJANJEM" (I DËNUAR ME VDEKJE-PUSHKATIM), zëvendësohen me fjalët:,, SE OSUDJUJE NA 20 godina strog zatvor,, (dënohet me 20 vite burg të rëndë). Dhe, kështu, pafajsia ime mbeti në kanxhat e asaj gjykate, duke kaluar afro 12 vite burg, në të drejtë të Zotit... Thellë jam i bindur se pas këtij proçesi të montuar me motive politike dhe antishqiptare, qëndrojnë nëntoka e klanit të UDB-së dhe KOS-it jugosllav!,,- do të thotë Nafi Çegrani. /…