Shko te përmbajtja

Diskutim:Nexhmedin Shaqiri/Arkivi 1

Përmbajtja e faqes nuk mbështetet në gjuhë të tjera.
Shto temë
Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Kjo faqe këtu është vetëm për diskutim mbi artikullin Nexhmedin Shaqiri/Arkivi 1. Wikipedia nxit diskutimin mes vullnetarëve të saj dhe nuk do të censurojë komente bazuar në pikëpamjet ideologjike ose politike. Wikipedia nuk do t’i ndryshojë komentet. Ato ose do të publikohen, ose do të fshihen nëse nuk u binden rregullave kryesore.
Fillo një temë të re diskutimi.
Ju lutemi nënshkruani me: – ~~~~

Të gjitha komentet u nënshtrohen këtyre rregullave:

  • Përmbajuni temës!
  • Nuk lejohen: sharje, fyerje, fjalor i papërshtatshëm, gjuhë që përmban urrejtje, sulme personale, thirrje për dhunë apo çdo qëndrim tjetër jo i rregullt.

Nexhmedin Shaqiri (lindur më 1957 në Përlepnicë të Gjilanit, Kosovë) është ekonomist, profesor, sindikalist dhe ekspert i çështjeve financiare në Kosovë, i njohur për kontributin e tij në zhvillimin e sistemit pensional dhe të sigurimeve shëndetësore në vend.

Shkollimi

Shaqiri ka mbaruar studimet postdiplomike në Fakultetin Ekonomik të Universitetit të Prishtinës, ku mori titullin "Magjistër i Shkencave Ekonomike" me temën "Industria e Tekstilit në Kosovë dhe roli i marketingut në rimekembjen e saj".

Në vitin 2018 përfundoi studimet e doktoraturës në Fakultetin Ekonomik, Profili Finance, në Universitetin Europian të Tiranës, duke mbrojtur temën "Sistemi pensional në Kosovë dhe qëndrueshmëria e tij" dhe e ka marrë titullin "Doktor i Shkencave Ekonomike".

Angazhimi në fushën e marketingut dhe të menaxhimit

Nga viti 1986 deri 1999, Shaqiri ishte i regjistruar në Shtëpinë Botuese "Delo" në Lubjanë, duke marrë pjesë në konferenca shkencore ndërkombëtare mbi marketingun.

Nga 1990 deri 1999, ishte i regjistruar në "Management Centre Europe" në Bruksel, ku mori pjesë në programe mbi Menaxhimin e resurseve njerëzore, Zhvillimin e negociatave, Ndërtimin e strategjive dhe Menaxhimin e përgjithshëm.

Angazhimi në sindikata

Nga 1990 deri 1999, Shaqiri ishte Anetar i Keshillit Ekzekutiv te Bashkimin e Sindikatave te Pavarura te Kosoves. Njeheritgjate periudhes 1990-1993 e kishte kryesuar "Komisionin per rezistence, strategji dhe marketing sindikal". Ishte aktiv në përfaqësimin e deges se Sindikatës së Pavarur të Industrisë së Tekstilit dhe të Lëkurë Këpucëve te Kosoves. Nga viti 1994-1995 e kishte përfaqësuar BSPK-në në Shqipëri dhe në institucionet ndërkombëtare. Gjate periudhes 1995-1999 ishte i angazhuar ne Departamentin e SPITLKK dhe kishte kontribuar ne perpilimin e dy Rezolutave ndërkombëtare për gjendjen socio-politike ne Kosovë, te cilat ishin miratuar në: 1. Rezoluta ne Kongresin e ETUC në Porto te Portugalise (1997) dhe 2. Rezoluta në Komitetin e ETUC ne Bruksel (1998).

Angazhimi politik

Shaqiri ka qenë anëtar i Këshillit Iniciativ të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) dega në Gjilan dhe ishte anetar i LDK (1990–1997), Gjatë Luftës se viteve 1998/99 në Kosovë ishte "Përgjegjës në Komitetin për Bashkëpunim me Botën në Këshillin e Emergjencës të Gjilanit, që kryente aktivitete logjistike.

Pas luftës se vitit 1999, ka qenë anëtar i Këshillit të Përgjithshëm të Lëvizjes Popullore të Kosovës deri në vitin 2007. Nga viti 2010 ishte angazhuar në Lëvizjen "Vetëvendosje" deri në 2014.

Angazhimi profesional

Shaqiri ka punuar në Industrinë e Tekstilit "Integj" në Gjilan si referent marketingu (1983–1990) dhe më pas si drejtor i përgjithshëm (1999–2001).

Ka shërbyer si konsulent marketingu në projektin "Kosovo Business Support" të USAID (2001) dhe drejtor i Departamentit të Shoqatave Prodhuese në Odën Ekonomike të Kosovës (2002–2006).

Nga 2002 deri 2005, ishte anëtar i Bordit të Trustit të Kursimeve Pensionale të Kosovës dhe ekspert i certifikuar nga "Instituti i Bankës Botërore"- me seli nē Washington, për qēndrueshmērine e fondeve pensionale, gjegjesisht te skemave pensionale.

Ka dhënë mësim si bashkëpunëtor arsimor në Kolegjin Universitar AAB dhe Kolegjin Universum (2008–2012) dhe mësimdhënës në Shkollën e Mesme Ekonomike "Marin Barleti" në Gjilan (2012–).

Kontributi në sistemin financiar të Kosovës

Shaqiri ka dhënë kontribut të rëndësishëm si "Ekspert financiar"në dizenjimin dhe qëndrueshmërinë e:

1. Fondit të Kursimeve Pensionale të Kosovës 2. Fondit të Sigurimeve Shëndetësore të Kosovës Këto kontribute kanë ndikuar në stabilitetin e sistemit ekonomik dhe financiar të vendit.

Punimet shkencore

Shaqiri ka publikuar artikuj në revista shkencore ndërkombëtare dhe ka marrë pjesë në konferenca shkencore ndërkombëtare dhe rajonale. Disa nga punimet kryesore janë:

The Role of Human Resources, Respectively Employment in the Sustainability of the Pension System in Kosovo, European Journal of Social Sciences Education and Research, 2015. Economic Transition Process and Kosovo Pension Reform System, EUSER Journal, 2016. Financial Analysis of the Pension System in Kosovo and its Sustainability, JEAR, 2016. Ai gjithashtu ka marrë pjesë në konferenca ndërkombëtare të Bankës Botërore, OECD dhe iniciativa të USAID për zhvillimin e fuqisë punëtore dhe sistemin pensional në Kosovë. Projekte dhe kontribute profesionale Redakto Shaqiri ka kontribuar në studime mbi çështjet sociale dhe plane biznesi, duke përfshirë:

Studim mbi Skemat Kombëtare Sociale Mbrojtëse për Grupet e Rrezikuara në Kosovë (2012), GIZ. Plani biznesor dhe implementimi i tij në Inkubatorin e Biznesit në Gjilan. Raporte mbi ndërtimin e fuqisë punëtore konkurruese për USAID. Studime dhe publikime mbi reformën pensionale dhe përfshirjen qytetare në procesin politik. Shiko edhe

Burime

Universiteti Europian i Tiranës – Publikime European Journal of Social Sciences Education and Research EUSER Journal JEAR UET – Ditët e Studimeve Shqiptare Shihni historik përpunimesh të kësaj faqeje. Related pages BSPK Konfederata e Sindikatave Evropiane Sindikatat në Kosovë Wikipedia Wikimedia Foundation Powered by MediaWiki Faqja u renderua me Parsoid. Përmbajtja ofrohet nën CC BY-SA 4.0 përveç nëse shënohet ndryshe. Rreth të dhënave vetjake Kodi i Sjelljes Programuesit Statistikat Deklarata e cookies Kushtet e Përdorimit Desktopi

Bartje te hapësira kryesore

[Redakto nëpërmjet kodit]

@Leutrim.P, mbase nevojitet bartje nëse është brenda standardeve. - Klein Muçi (diskutimet) 30 nëntor 2025 00:13 (CET)Përgjigju

@Klein Muçi,  U bë!. - Leutrim.P (diskutimet) 2 dhjetor 2025 02:26 (CET)Përgjigju