Jump to content

Diskutim:Nikollë Mazreku/Arkivi 1

Page contents not supported in other languages.
Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Kjo faqe këtu është vetëm për diskutim mbi artikullin Nikollë Mazreku/Arkivi 1. Wikipedia nxit diskutimin mes vullnetarëve të saj dhe nuk do të censurojë komente bazuar në pikëpamjet ideologjike ose politike. Wikipedia nuk do t’i ndryshojë komentet. Ato ose do të publikohen, ose do të fshihen nëse nuk u binden rregullave kryesore.
Fillo një temë të re diskutimi.
Ju lutemi nënshkruani me: – ~~~~

Të gjitha komentet u nënshtrohen këtyre rregullave:

  • Përmbajuni temës!
  • Nuk lejohen: sharje, fyerje, fjalor i papërshtatshëm, gjuhë që përmban urrejtje, sulme personale, thirrje për dhunë apo çdo qëndrim tjetër jo i rregullt.
Kjo faqe është një arkiv i diskutimeve të përfunduara. Për pasojë përmbajtja e saj nuk duhet ndryshuar më. Për të diskutuar mbi një temë të kaluar mund të përdoret faqja aktuale e diskutimeve, ku mund të bëhet një shënim që ka lidhje me titullin apo pjesën e diskutimit të këtij arkivi.


materiali pareferencuar qe ishte--GrepfrutAroma (diskutimet)
7 dhjetor 2018 17:59 (CET)

, polemist e analist kritik dhe, sidomos, për broshurën e famshme polemike “Nikë Barcolla”. Broshurë kjo që u përhap menjëherë në të gjithë Shqipërinë, jo aq për debatin shkencor-historik se sa për shfaqjen e ndjenjave nacionaliste dhe u konsiderue nga gjithkush si nji thirrje, kushtrim për luftë kundra okupacionit italian. Në letërsi pati debutuar me melodramën epiko-patriotike “Çerdhja e piratëve”. Ka lënë në dorëshkrim shtatë vëllime, rreth 1500 faqe. U botuan nga dorëshkrimet e tij si vepra postume, poemat “Dukla” dhe “Sapiana”.

Biografia Lindi në Mazrrek 28.12.1912, kur Shkodra ishte muhasere prej serbo-malazezëve. Filloret i ka krye në Kolegjin saverian. Me 1924 Seminarist ku ka krye gjimnazin Liceun Klasik e filozofi. Në vitin 1932 dërgohet ne Romë, në Propaganda Fide, për teologji. Me 10 Fruer 1939 shugurohet meshtar prej Kardinal F. Biondi. Kthehet ne Shqipni, (Shkoder). Shërben në kurjen e ipeshkvnore të Sapës si kancelar. Në vitin 1939 Si pasojë e hakmarrjes se rregjimit kumonist mbi Dom Nikollë Mazrrekun pushkatohet edhe i vëllaj Rrok Mazrreku me datë 25.12.1950 ditën e Krishtlindjeve në Kryezi të Pukës, me akuzë të rreme se gjoja kishte tentu me nxjerrun nga duart e sigurimit një të dënuar me vdekje (Fran Miraka). Hakmarrje asht ushtrue edhe mbi familjen e Marijes, motres se Dom Nikollës. Dënimin e vuen bë Burgun e Madh të Shkodrës, si edhe ndër kampet e Bedenit e Maliqit. Mbas pesë vitesh dënimi atê nuk e liruen, por e dërguen ndër kampet e internimit në Kurvelesh, Tepelenë e Berat. Lirohet në 1956. Shkon famullitar, Laç-Vau-Dejës. Në 1956 nga Vau-Dejësi e internojnë edhe 7 vjet të tjera, në Lushnjë. Lirohet në 1966. Në 1967 arrestohet, në fabrikën e tullave në Rrenc (Shkodër) ku ishte punëtor krahu! Dënohet 20 vjet burg në Skrofotinë të Vlonës, në Reps të Mirditës, në Burrel, në Ballsh, përsëri në Burrel e mandej në Zejmen të Lezhës. Lirohet me 17 mars 1987. Mirëpritet përzemersisht, në gjirin familjar të së motres Marije Mazrreku Gjoka, në shtëpinë e saj edhe strehohet, deri me datëë 2 maj 1996 kur ai vdiq dhe ia dorëzoi shpirtin e TIJ TË LUMIT JEZU KRISHT, TË CILIT, i shërbei e i ndenji besnik gjithë jetën. Gjatë këtyne viteve (mbas lirimit të fundit) asht aktivizue në shëëbime kishtare dhe deri në fundin e vitit 1996, ka shërbye rregullisht, si famullitar, në Laç-Vau-Denjës.

Ndër veprat më të mira të autorit përmendim poemat “Kangë për Gjergj Kastriotin", “Me flamujtë e Kastriotëve” dhe “Te lisi i thám”ende te pabotuara nga mungesa e sponsorve. Disa janë botuem vitet e fundit nga Hylli i Dritës nën kujdesin e Atë Zef Pllumit. Ka shkrue duke përdorë thuejse gjithmonë pseudonimin Nikë Barcolla. Gjithashtu jan botue edhe librat “Dukla”, “Sapjana”, Ka shkrue duke përdorun thuejse gjithmonë pseudonimin Nikë Barcolla.

Nga Dr. Agim Leka Përkthimi me autorin e librit "Skandali Kordinjano dhe mbrojtja e kombit Shqiptar" ne famullinë e Tiranës. Takimi ynë i vetëm në fillim të vitit 1942 për ti marrë leje Dom Nikollë Mazrrekut për botimin e librit të tij të cilin e kisha përkthyer ne italisht pa ditur në se do te lejohesha ta botoja, ishte për mua një çast mallëngjyes pse këtu isha ulur unë, një student 18 vjeçar dhe përpara meje ishte një burrë i gjatë, i veshur me petkun e thjeshtë fetar, që me pendën e tij kishte nxitur mijëra studentë të demonstronin për liri. Fjala e ëmbël e tij dhe idealizmi i tij për atdheun tonë të shtypur ishin mbizotërues në biseden tonë. Menjëherë u kuptuam se cila ishte detyra e çdo qytetari shqiptar, cilado qofshin pasojat nja pushtuesi fashist. Asnjëri nga ne nuk kërkonte famë ose ndonjë perfitim material. Për ne ishte vetëm detyrë, detyrë misionari që kërkonte vetmohim. Siç shkrova në parathënien për lexuesit italianë më 1942, përkthimi i këtij libri në gjuhën italiane " nuk kishte tjetër forcë shtyse perveç dashurisë se thjeshtë për Atdhe". Ky takim ishte i pari dhe u fundit me Dom Nikollën, sepse ai u detyrua në mënyrë te heshtur të largohej nga Tirana dhe të shkonte në fshatrat e Malësisë si rrjedhim i veprimtarisë kombëtare te tij. Epilog- Kontakti i fundit me Dom Nikollë Mazrrekun në tetor te 1994. Në tetor të vitit 1994, me një koleg timin, i dërgova Dom Nikollë Mazrrekut përshëndetjet e mia më të përzemërta. Ai m'u përgjigj me një fotografi të tijën, si kujtim me shënimin "të fala me shumë mall". Kështu 52 vjet pas takimit tonë të shkurtër në famullinë e Tiranës me 1942, Dom Nikollë Mazrreku nga kryeqyteti i Ilirisë, dhe unë nga New York-u por me një prejardhje nga fshati Borshit u lidhëm përsëri shpirtërisht, me zemër të përveluar për kombin e shumëvuajtur, ashtu siç u bashkum gjysëm shekulli më parë. Pas pak kohe mora vesh se Dom Nikolla nuk jeton më. Shpirti i tij është tani në botën e amshuar pasi ai i kushtoi tërë jetën e tij Zotit dhe Atdheut. I përjetshëm qoftë kujtimi i tij në brezat e rinisë shqiptare, të cilat ai i frymëzoi me idealet e larta të njerëzimit dhe me dashuri dhe sakrificë për atdhe.