Diskutim:Politika

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Jump to navigation Jump to search
Kjo faqe këtu është vetëm për diskutim mbi artikullin Politika. Wikipedia nxit diskutimin mes vullnetarëve të saj dhe nuk do të censurojë komente bazuar në pikëpamjet ideologjike ose politike. Wikipedia nuk do t’i ndryshojë komentet. Ato ose do të publikohen, ose do të fshihen nëse nuk i binden rregullave kryesore.
Shtyp këtu për të filluar një temë të re diskutimi.
Ju lutemi nënshkruani me: --~~~~

Të gjitha komentet u nënshtrohen këtyre rregullave:

  • Përmbajuni temës!
  • Nuk lejohen: sharje, fyerje, fjalor i papërshtashëm, gjuhë që përmban urrejtje, sulme personale, thirrje për dhunë ose çdo qëndrim tjetër jo i rregullt.


Lendita Muhaxheri


KRAHASIMI MES DEMOKRACIS DHE TOTALITARIZMT


Qëllimi i kësaj eseje është krahasimi mes sistemit demokratik të qeverisjes dhe atij totalitarë. Krahasimi i këtyre dy sistemeve është mjaft i rëndësishëm dhe interesantë për dy arsye; - Si për demokracinë ashtu edhe për totalitarizmin, ekziston një numër i madh mendimtarësh që kanë dhënë ide (përkufizime, kuptime, teza) rreth këtyre dy koncepteve që janë kundërthënëse. - Në aspektin kronologjik–historik të dyja këto kanë pasur ndryshime të konsiderueshme qenësore ne kohë dhe hapësirë (vend) të caktuar.

Për ta bërë një krahasim të këtyre dy sistemeve mendojmë që është e nevojshme të bëhet një përshkrim i të dyjave sistemeve, pra demokracisë dhe totalitarizmit

Demokracia dhe totalitarizmi janë sisteme të ndryshme të qeverisjes. Ideja për demokracinë është tejet e lashtë, praktikat e para të saj janë njohur në Athinë në shek. IV – V dhe ende sot nuk është e përsosur. Demokracia nënkupton sistemin e bërjes së rregullave për një grup njerëzish, prandaj Demokracia shpeshherë përkufizohet si “ rregulla e njerëzimit” me fjalë të tjera si sistem i bërjes së rregullave i cili përpilohet bashkë me njerëzit të cilët do ti nënshtrohen këtyre rregullave. Demokracia si sistem jo nga të gjithë kuptohet në mënyrë të njejtë. Shumë autorë kanë dhënë definicione të ndryshme për të si p.sh.

Churchill thotë: “DEMOKRACIA ËSHTË FORMA MA E KEQE E QEVERISJES, ME PËRJASHTIM TË TË GJITHA TË TJERAVE”

Mahatma Gand: “ UNË KUPTOJ MË DEMOKRACI NDARJEN E BARABARTË TË SHANCAVE PËR TË DOBTIN DHE TË FORTIN”

Karl Poper:”PYTJA SE KUSHË DUHET TA MARRË PUSHTETIN ËSHTË PYTJE E BËRË GABIM, MJAFTON QË TË NDËRROHET PËRMES ZGJEDHJEVE QEVERIA E PAPËRSHTATESHMË, KJO ËSHTË DEMOKRACI”

John F. Kennedy:” JETA NË LIRI NUK ËSHTË E LEHTË DHE DEMOKRACIA NUK ËSHTË E PËRSOSUR”

Bill Clinton: “DEMOKRACITË NUK LUFTOJNË ME NJËRA-TJETRËN”

Pra siç po shihet demokracia për disa është pozitive ndërsa për disa negative. Ne mendojmë që ideja për demokracinë është shumë e mirë dhe ekzistojnë mënyra të ndryshme për tu realizuar ajo, mirëpo ato që mungojnë janë shprehitë dhe praktikat demokratike tek individët.


Totalitarizmi vjen nga fjala "totalitarë" – i përdorur për herë të parë në Itali në vitet e njëzeta për të përshkruar në mënyrë pozitive a negative karakteristikat e shtetit fashist. Totalitarizmi ndodhë si një kategori funksionale nga gjysma e shekullit njëzet, edhe pse shumë herë e kontestuar, nga fjalori ideologjik dhe shkencor-politik. Totalitarizmi është filozofi e marrë nga shkencëtarët politik, veçanërisht nga këta të fushës së politikes krahasueses për të përshkruar regjimet moderne me të cilat shteti rregullon gati të gjitha aspektet e sjelljes publike dhe private. Regjimi totalitarë mobilizon popullatën në përgjithësi rreth përkrahjes së shtetit dhe ideologjisë politike, dhe nuk toleron aktivitet nga individë ose grupe si unionet e grupeve punëtore, kishave dhe partive politike të cilët nuk i adresohen qëllimeve shtetërore. Ata e mbajnë veten e tyre në fuqi nëpërmjet policisë sekrete, propagandave të përhapura përmes mass-mediave të kontrolluara nga shteti, rregulativave dhe kufizimeve të diskutimeve të lira, kritikave dhe përdorimit të terrorit. Kritikët e konceptit debatojnë rreth asaj se, në këtë term mungon fuqia shpjeguese/sqaruese. Pra totalitarizmi është një fenomen me tipare të papërcaktuara prandaj përkufizimi dhe studimi shkencorë i tij ndeshet me vështirësi të shumta.

Demokracia dhe totalitarizmi janë forma qeverisjeje të cilat nga shumë mendimtarë njihen si të kundërta. Totalitarizëm rrjedh nga latinishtja totus- i tërë, pra totalitarizmi është sistem politik ku shteti ushtron pushtetin dhe politizon skajshmërish në të gjitha aspektet dhe segmentet e jetës shoqërore të njeriut, sundim i gjithmbarshëm, ku nuk ekziston liria e personalitetit, liria e fjalës, e tubimit e marrëveshjes etj. Demokracia që në greqishte do të thotë sundim nga populli, jo gjithmonë ndodhë që populli të jetë i njëzëshëm, andaj demokracia si sistem mundë të shikohet si sinonim i sundimit të shumicës. Në demokraci përkundër totalitarizmit ekziston një shoqëri e hapur ku respektohen te drejtat e njeriut. Totalitarizmi si sistem udhëhiqej nga slogani i MUSOLINIT “ gjithçka brenda shtetit, asgjë kundër shtetit” shkurtë një shoqëri garnizon, ndërsa demokracia mendojmë që është sistem i udhëhequr duke u bazuar në vlera dhe udhëheqje E popullit, NGA populli dhe PËR popullin.

Parimet, mbi dhe përmes të cilave, funksionon demokracia, janë parime universale, në kuptim që, ato janë të vërteta për çdo shoqëri që tenton të aplikojë demokracinë, pavarësisht traditës dhe kulturës së vetë historike. Parimet universale te demokracisë janë: • Sundimi i shumicës me mbrojtje pakicën • Pëlqimi i të qeverisurve • Qeverisje e kufizuar nga ligji kushtetues • Shoqëri e hapur • Dinjitet njerëzorë dhe shenjtëria e individit • Sovraniteti i ligjit

Ndërsa totalitarizmi si mënyrë qeverisjeje kishte këto tipare apo parime që janë shumë të kundërta me demokracinë: • Ideologji zyrtare • Parti unike e masës e udhëhequr nga një diktatorë karizmatik apo nga një grup i ngushtë udhëheqës • Dirigjim ekonomik apo ekonomi e centralizuar • Kontroll kapilarë policorë dhe terroristik i shoqërisë • Monopol absolut i zhvillimeve teknologjike dhe të informacionit , monopol i arsimit • Krijim i një armiku absolut dhe permanent.

Për të funksionuar një shtet si duhet dhe shtetasit e tij të jenë të kënaqur mendojmë që duhet të ekzistojnë disa vlera siç ekzistojnë në shtetin demokratik. Vlerat themelore mbi të cilat funksionon një shoqëri demokratike janë: e mira e përbashkët, drejtësia, barazia e shanseve, diversiteti, e vërteta dhe patriotizmi. Në shtetet totalitare nuk kanë ekzistuar këto vlera. Në shtetet totalitare ai person apo ai grup që ka udhëhequr nuk ka menduar për të mirën e përbashkët por thjeshtë si ti arrijë qëllimet e veta, janë munduar që të fitojnë për vetën e vetë në “shpin” të popullit. Drejtësia nuk ka ekzistuar fare në shtetet totalitare, themi kështu duke u bazuar në atë se shteti nuk ka lejuar që të jenë të pavarura organizatat private, qytetaret kanë qenë të obliguar që të votojë për partinë që ka qenë në pushtet se për ndryshe kanë qenë të kërcënuar e shumë e shumë padrejtësi janë bërë në shtetet ku ka funksionuar sistemi totalitarë, thjeshtë aty nuk ka sunduar ligji, po një grup njerëzish mbi pjesën tjetër të popullit. Thelbi i drejtësisë në demokraci ka të bëjë me marrëdhëniet e individit me të vërtetën dhe ligjin, drejtësia ka të bëjë më faktin se individi është i pavarur, i paanshëm dhe pa paragjykime në raport me vetën dhe me të tjerët.

Barazia e shanseve, në demokraci ka të bëjë me faktin se individi është një krijesë që vjen e lirë në bashkësinë njerëzore dhe duhet të jetojë në mënyrë të barabartë, jashtë paragjykimeve dhe divrsitetit , përderisa në sistemin totalitarë jo të gjithë janë të barabartë.

Shoqëria është e përbërë nga individë me racë, origjinë, parapëlqime, besime e bindje të ndryshme, ky është një fakt që duhet pranuar diversiteti. Në sistemin demokratik kjo gjë pranohet, apo punohet shumë në ketë drejtime. Në totalitarizëm populli nuk ka pasur të drejtë ti shpreh bindjet e veta, është dashur ti bindet atyre gjerave që kanë ardhur nga lartë, pra nga udhëheqësi apo udhëheqësit e shtetit.

Në demokraci të jesh patriot nënkupton të punosh me mençuri në të mirë të përgjithshme, mendojmë që patriotizmi në sistemin totalitarë nuk ka qenë i tillë. Patriot mendojmë që janë quajtur ata të cilët kanë mbrojtur interesat e udhëheqësve shtetërore edhe pse kanë qenë interesa vetjake, jo të përgjithshme apo në të mirë të popullit,

Pra ne mendojmë që demokracia dhe totalitarizmi janë shume të kundërta njëra me tjetrën. Marrë nga aspekti ekonomik në sistemin totalitarë të gjitha çështjet që kanë të bëjnë më shkëmbimin e mallrave me mallra tjerë apo me para nga ndërmarrjet qofshin ato të mëdha apo të vogla, shtetërore apo “Private”, të një grup personash apo të një individi të vetëm, të gjitha këto kontrollohen nga shteti dhe është shteti ai që i tregon prodhuesit se çfarë mallra dhe shërbime duhet të prodhojë a ofroi ai. E kundërta ndodhë në sistemin demokratik ku pronarit i lihet të zgjedhë për mallrat dhe shërbimet që duhet të ofroi ai. Si dhe i krijon hapësira që ai ato mallra ti shkëmbejë me kë të dojë duke shkuar edhe më tutje ku shteti stimulon pronarët që të bëjnë shkëmbime të atyre mallrave edhe jashtë vendit. Por nëse pronari dështon ti shes ato shteti nuk ka kurrfarë përgjegjësie ndaj tij.

Duke i parë këto dy disiplina të veçanta me kahe të kundërta, mund të arrij në përfundim se demokracia mund të vijë në pikëpyetje atëherë kur vlerat demokratike marrin drejtimin kah diktatura totalitare, atëherë kur ata që e proklamojnë veten si demokrat, nga dëshira e madhe për pushtet dhe sundim shndërrohen në diktatorë. Prandaj është shumë e rëndësishme që gjithmonë të bëhet dallimi në mes të këtyre dy teorive filozofike.


Çerek Shteti

Gazmir Raci

Edhe pse mendohej se me hyrjen në fuqi të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, vendi dhe institucionet shtetërore do të merrnin të drejtat dhe obligimet që burojnë nga kjo kushtetutë, megjithatë shumçka nga kjo nuk shihet në realitet.

Pjesa veriore e Kosovës ende vazhdon të qeveriset nga çdokush ose më mirë të themi nga askush. Mjafton të kalohet Ura e Ibrit në Mitrovicë dhe të shihen aktivitetet e të gjitha institucioneve qeveritare dhe publike të shtetit fqinj në atë pjesë (si Qeveria e Serbisë, Telekomi Serb, Sistemi i Energjisë, Transporti Publik etj). Tani kësaj udhëheqje të asaj pjese ja shtojmë edhe fillimin e funksionimit të Komunës paralele serbe të Mitrovicës, Leposaviçit dhe Zubin Potokut. Kurse dy pikat doganore në veri të vendit që u demoluan gjatë muajit shkurt 2008 vazhdojnë të jenë të hapura dhe askush nuk i kontrollon, as UNMIK, as KFOR e as Policia e Kosovës.

Institucionet vendore konstatojnë se ajo pjesë vazhdon ende të mbetët nën administrimin e UNMIK-ut dhe për disa momente harrojnë që në Nenin 2 (Sovraniteti), Pika 1 të Kushtetutës së Kosovës thuhet se “ Sovraniteti i Republikës së Kosovës buron nga populli, i takon popullit dhe ushtrohet, në pajtim me Kushtetutën, nëpërmjet përfaqësuesve të zgjedhur, me referendum, si dhe në forma tjera, në pajtim me dispozitat e kësaj Kushtetute”. Ndërsa UNMIK thotë se në pjesën veriore të Kosovës dhe në pjesë të tjera ku jeton pakica serbe ky mision do të vazhdojë prezencën e vetë të funksionimit. Pengesë dhe problem tjetër në ketë drejtim janë edhe shtrierja e strukturave paralele të cilat tanimë janë betonuar në terë teritorin e Kosovës. Problemi i këtyre strukturave nuk është i ri por konsiston që nga viti 2000 ku në atë kohë ish Administratori i UNMIK-ut z. Bernard Kouchner patë arritë një marrëveshje mirëkuptimi me Peshkopin Serb të Kosovës Artemije (Joint UNMIK-SNC Understanding On Serbs' Return to JIAS Signed, 29 june 2000, UNMIK/PR/282, www.unmikonline.org), marrëveshje kjo e cila vuri bazat e ekzisitimit të strukurave paralele që sot kanë marrë dimenzione dhe shtrierje të pakontrolluara duke e vënë madje në pikëpyetje edhe sovranitetin e Kosovës në ato pjesë. Procesi i legalizimit të mëtejmë të këtyre strukturave kishte vazhduar atëbotë edhe nga përfaqësuesit e tjerë të UNMIK-ut në Kosovë siç ishte marrëveshja e arritur në mes të ish Administratorit tjetër të UNMIK-ut Danezit Hans Hakerup dhe Përfaqësuesit të Serbisë Nebojsha Çoviqit të datës 5 nëntor 2001 (www.unmikonlie.org) dhe për të vazhduar edhe tek administratori i fundit, Lamberto Zannieri, i cili nuk përjashtoi mundësinë e bisedimeve edhe me Kryetarët dhe Komunat serbe të dalura nga zgjedhje ilegale të 11 majit 2008 që u mbajten edhe në Kosovë nga Serbia dhe as nuk ngurroi të hedh ide që në esencë kundërshtojnë realitetin e njour ndërkombëatrisht të Kosovës, si shtet tashmë i pavarur.


Zanieri para se të largohej për pushime verore dhe menjëhere pas kthimit nga vizita që kishte në Beograd hodhi ne qarkullim ide/propozimin për themelimin e një policie monoetnike në kuadër të Policisë së Kosovës. Mirëpo ai nuk ndaloi me këtë ide për të mos thënë se në tregun politik të Kosovës hodhi edhe ide të tjera kontraverse siç ishte ajo e krijimit edhe të një sistemi doganor të ngjashëm me modelin e Tajvanit.

Ndërkohë që lidershipi ynë udhëheqës që thirej gjithmonë në Kushtetuten e Kosovës jo që nuk reagojë por fatkeqësisht gjatë kësaj kohe të gjithë ja kishin mësyer pushimeve verore, dikush në Shqiperi, dikush në Mal të Zi, dikush në Francë, Turqi etj etj. E Kosova si shtet, nuk pat as reagimin më të vogël në nivel shteti për të kundershtuar këto propozime të cilat pa dyshim që qojnë drejtë ndarjeve dhe jo bashkimeve dhe bashkëjetesës në Kosovë.

Kosova tani ka nevojë më shumë për bashkime mes të qytetarëve të saj sesa ndarje dhe ide që qojnë drejtë destabilizimit edhe të rajonit. Koncepti i ndarjes konsiderohet si koncept i së kaluarës, kujtojmë këtu ndarjen e Gjermanisë dhe murin e famshem të Berlinit e që në kontestin tonë na kujton urën e sotme mbi lumin Ibër.

Duhet kujtuar shefit të UNMIK-ut se administrata e tijë që nga 15 qershori është dashur të fillojë të lëshoj vend për misionin e ri të Bashkimit Evropian (EULEX dhe ICO/EUSR) ashtu siq ishin marrë vesh përfaqësuesit e komunitetit ndërkombëtar sipas Planit gjithëpërfshirës të ish Presidentit Finlandez për Kosovën Ahtisari. Rikujtojmë të gjithë se mbi ketë dokument është ndërtuar edhe funksionimi i shtetit të Kosovës e që ky dokument ishte përshendetur dhe përkrahur nga gjithë lidershipi evro-perendimor i botës demokratike.

Duke qenë dëshmitarë të këtyre propozimeve, në anën tjetër pushteti serb dhe politika e tyre e jashtme fillojë ofanziven diplomatike nëpër botë për të kundërshtuar sipas tyre të drejtën e Kosovës për tu shpallur shteti i pavarur dhe sovran (citojë: Sipas të drejtës ndërkombëtare shtetet mundë të krijohen edhe me bashkimin e dy ose me shumë shteteve. Poashtu shtetet mundë të krijohen edhe me një akt juridik si: 1. Me ligj te brendshem, 2. Me traktat ndërkombëtar dhe 3. me vendim të ndonjë organizatë ndërkombëtare. Ndërsa menyra më e shpeshtë e krijimit të shteteve, sot lidhet edhe me luftën për pavarësi të popujëve kolonial. Edhe populli i Kosovës konisderohet se ishte nën okupimin dhe kolonializmin Serb të pa pranuar asnjëherë ngë banorët vendas, nga: Libri E drejta ndërkombëtare publike, Prof. Dr. Zejnulla Gruda, Prishtinë).

Kujtojmë vizitat e kohë pas koshme të Presidentit dhe Ministrit të jashtem serb sidomos në vende latine, ato arabe dhe me shumicë muslimane. Pushteti serb si duket punon pa u ndalur që edhe ato shtete që kanë dyshime rreth njohjes të mos e bejnë të njejtë gjë sikur ato shtete që e njohen Kosovën deri me tani. Sipas politikës serbe ata gjithmonë thiren në formën dhe mënyren se si u krijua shteti i Kosovës. Pushteti Serb propagandon se Kosova dhe institucionet e saja kanë vepruar në kundërshtim me ligjin ndërkombëtar dhe kanë themeluar një shtet i cili nuk ka mbështetje në të drejtën ndërkombëtare. Ndërsa nëse i referohemi të drejtës ndërkombëtare mbi të cilën sot udhëhiqet bota demokratike atëher konstatojmë se sa është më rendësi mënyra e krijimit, se a është krijuar ky shtet në pajtim me rendin juridik ndërkombëtar apo edhe atë të brendshëm aq më e rëndishme është ekzistimi i shteteve në praktikë- dhe Kosova ekziston si shtet në praktikë në shumë aspekte dhe pas 17 shkurtit edhe jurdikisht dhe madje e njohur nga vendet më të fuqishme të botës (citojë: E drejta ndërkombëtare publike; “Nuk është me rendësi mënyra e krijimit të shtetit, se a krijohet në pajtim me rendin juridik ndërkombetar apo të brendshem. E rëndesishme është që shteti i krijuar me akt juridik të ekzistojë me të vërtetë”, nga: Libri E drejta ndërkombëtare publike, Prof. Dr. Zejnulla Gruda, Prishtinë).

Megjithë faktet e qëndrueshme për të drejtën e shtetit të Kosovës, politika jonë e jashtme (veçanërisht Ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës) jo që nuk u morë me ndonje ofanzivë diplomatike por që Ministri ynë as nuk po vërehet gjëkundi. Nuk dijmë ku gjendet, ndoshta është në ndonjë pushim në ndonjerin nga pallatet e aristokrate të Vjenës si aristokrat i vetimagjinuar.

Dua të besojë së ky njeri është duke përpiluar ndonje strategji kombëtare të veprimit diplomatik sidomos tani kur gjendemi para mbajtjes së takimit vjetor të Asamblesë Kombëtare të OKB-së në New York ku ne kemi nevojë sot si kur më parë më shumë efikasitet diplomatik dhe të kemi rritje të njohjeve për shtetin e Kosovës (Kosova deri tani është njohur vetëm nga 45 shtete, një e katërta e shtetëve anëtare të OKB-së).

Është për tu habitur fakti se si deri me tani nuk na ka njohur ende Vatikani dhe Izraeli. Kosova tani edhe faktikisht funksionin si shtet në bazë të së drejtës ndërkombëtare (“e drejta ndërkombëtare niset nga fakti se krijimi i shteteve të reja është çështje faktike e jo juridike, prandaj merret se shteti i ri me paraqitje bëhet subjekt i së drejtës ndërkombëtare”, nga: Libri E drejta ndërkombëtare publike, Prof. Dr. Zejnulla Gruda, Prishtinë).

Diplomacia nuk lind ajo ndërtohet duke ofruar njerëz me kapacitete kombëtare dhe profesionale rreth vetes. Paaftësia apo kalkulimi i tepruar në identifikimin e këtyre njerëzve si duket po ju shkaktonë probleme edhe në qështjen e emërimeve të ambasadorëve apo të ashtuquajturëve sipas tyre të ngarkuarëve me punë. Edhe qështje e emërtimit të Amabasadorëve si të ngarkuar më punë kërkon debat në mesin e lidershipit vendor. Pse duhet të kemi të ngarkur e jo ambasador, Kosova do të hap përfaqësi në ato shtete me të cilat tanimë keni shkëmbyer letrat kredenciale dhe keni pranuar hyrjen në mardhënie diplomatike të ndërsjellta si me SHBA, Gjermani, Francë, Britani e Madhe, Itali, Shqipëri, Austri, Turqi, etj (këto shtete e kanë njohur Kosovën njëanshëm që sipas drejtës ndërkombëtare është e lejuar: “...njohja individualisht- buron nga qeveritë ose organet e ngarkuara me punë të jashtme dhe jepet me akt të njeanshem përmes letrave kredenciale...”, nga: Libri E drejta ndërkombëtare publike, Prof. Dr. Zejnulla Gruda, Prishtinë). Në qoftëse këto vende dergojnë ambasador pse ne po u dashka të ngarkuar me punë.

Mosprezenca e shtetit tonë në këto shtete tregonë se sa serioze po i konsiderojmë mardhëniet tona diplomatike me këto vende mike sidomos me ato shtete dhe vende të cilat në momente dhe kohë të vështira ju gjendën afër të Kosovës. Për ketë neglizhencë dhe mos angazhim diplomatik duhet kritikuar në të njejtën kohë edhe Presidentin dhe Kuvendin e Republikës. Presidenti i Kosovës në bazë të Kushtetutës (neni 84, kompetencat e Presidentit, pika 10) së vendit është përsoni më i lart poashtu shtetëror i cili udhëheq me politiken e jashtme dhe diplomacin, si dhe Kryeministri i Kosovës i cili poashtu ka kompetenca në këtë fushë. Ndërsa edhe Kuvendi i Kosovës duhet shtuar angazhimin diplomatik që përmes diplomacisë parlametare të jetë aktiv poashtu edhe përmes Komisioneve Parlamentare në afirmimin dhe afrimin e Kosovës me ato shtete të cilat ende po hezitojnë që ta njohin zyrtarisht Kosovën (kujtojmë që Shqipëria gjatë fazës së ratifikimit të marrveshjes MSA me BE-në ka luajtur rol të madhë duke lobuar tek shtetet e BE-së për ta ratifikuar marrëveshjen nga parlamentet përkatëse të shtetëve anëtare të Bashkimit Evropian).

Kosova tani ka vendosur mardhënie diplomatike me dyzetëepesë (45) shtete më të fuqishme të botës demokratike dhe se edhe ne kemi obligime që duhet përmbushur në aspektin e fillimit të relacioneve diplomatike me këto shtete. Paramendoni sa keq do të duket në shikim të parë dërgimi i të ngarkuarve me punë e jo ambasador në këto shtete sidomos tani kur për herë të parë historikisht po krijojmë urat e para të bashkëpunimit diplomatik.

Prandaj, duke parë gjithë këto ngecje në kompletimin e shtetit të Kosovës, mund të thuhet lirisht se marketingu i liderëve me kinse të arriturat e shtetit nuk është asgjë më shumë se një marketing shterp politik. E një marketing i tillë më së paku u duhet qytetarëve të Kosovës, vullneti i të cilëve ka qenë një shtet i plotë e jo një çerek shtet. kthehu prapa