Diskutim:Rrafshi i Dukagjinit
Kjo faqe këtu është vetëm për diskutim mbi artikullin Rrafshi i Dukagjinit. Wikipedia nxit diskutimin mes vullnetarëve të saj dhe nuk do të censurojë komente bazuar në pikëpamjet ideologjike ose politike. Wikipedia nuk do t’i ndryshojë komentet. Ato ose do të publikohen, ose do të fshihen nëse nuk u binden rregullave kryesore.
|
Të gjitha komentet u nënshtrohen këtyre rregullave:
|
|
|
Sections older than 14 days may be automatically archived by MajavahBot. |
Në vitin 2004, dr. Jusuf Osmani, atëherë drejtor i Arkivit të Kosovës, ka bërë një studim për Komunën e Istogut dhe vendbanimet e saj. Nga ky studim, në vazhdime do të japim të dhënat themelore për të gjitha katundet e kësaj komune, renditur sipas alfabetit. Osmani, emërtimet e katundeve i ka dhënë në shqip, për ato emërtime që një komision joqeveritar i kishte propozuar menjëherë pas lufte. Krahas emërtimeve shqip, Osmani i ka dhënë edhe emërtimet sllavisht të këtyre vendbanimeve. Cilat pra janë cilësitë e katundeve të Komunës së Istogut , sipas këtij autori: 1. ARBANA ( ORROBËRDA) Shtrihet 12-13 kilometra në perëndim rë Istogut. Sipërfaqja: 888 ha, 49 ari, 20 m. Lagjet: Muzlijaj, Avdijaj, Maksutaj, Mulaj, Turkaj, Miranaj, Zogaj, Hoxhaj, Pacaj, Hakaj, etj. Mikrotoponimet më karakteristike: Harkandoll ( lagje), Zhigu i Hafizit, Lugu i Mllakisë, Prroni i Keq, Fanxhe, Varri i Malsorit, Bregu i Kishës, Balta e Thive, Livadhi i Zekës, Liqeni i Sylëzeqirit, Ledinat, Qenxha, Drenova, Gjyzel, Bunari i Kaurrit, Gurbuti, Kroni i Sahitit, Lugishta, Dubovci, Kroni i Dydeshit, Prroni i Shevarit, etj. Lokaliteti i mocem shtrihet ndërmjet lagjeve Avdijaj, Maksutaj dhe Harkangoll. Varreza të moçme ekzistojnë edhe ndërmjet lagjeve Pacaj dhe Miranaj. Arbana në dokumentët e moçme përmendet edhe me emërtimin Butin Brek, i varur nga Peja, regjistruar në defterin kadastral të Sanxhakut të Shkodrës më 1485, me 20 shtëpi, dy beqarë, e dy të veja. Përmendet edhe më 1543 në dokumentet e thesarit të Patrikanës së Pejës. Me emrin Iznobërda është regjistruar në sallnamet e Vilajetit të Kosovës më 1893 ( 1311 ha). Më 1919 xhandarmëria serbe dhe malazeze dogji disa kulla dhe vrau disa persona. Shtatë familje kacakësh u shpërngulen në Shqipëri ndërmjet viteve 1924-1934. Në këtë periudhë në këtë katund u vendosen 12 familje kolonësh serbë e malazezë, kryesisht në shtëpitë dhe pronat e kacakëve. Uskokoviqët, Boshkoviqët, Popoviqët, Vllahoviqët, 4 shtëpi, u vendosen në tokë të Bardh Isufit, Uskokoviqët edhe në tokë të Ramë Bekës, Boshkoviqët e Vllahoviqët edhe në tokë të Ali Shabanit e të Hysen Muratit, etj. Agrari sjell në lagjen Muzlijaj 2 familje në shtëpi të Zekë Hajdinit dhe tjetra në shtëpi të Rrustem Alisë. Jeleniqët vendosen në lagjen e Muzlijaj. Te Pacët vendosen Millosavleviqët, Obradoviqët, Jovanoviqët, Mitroviqët, etj. Kolonët në vitin 1941 u larguan, por u kthyen më 1946. Më vonë ata filluan t’ i shesin pronat dhe koloni i fundit qendroi deri më 1991. Më 1942 Orroberda është pagëzuar Pranverë, tash Arbana.
Në vitin 1905 kishte 12 shtëpi shqiptare, më 1918 kishte 30 familje me 495 banorë, më 1948 kishte 67 familje me 467 banorë, më 1981 kishte 105 familje me 936 banorë ( 927 shqiptarë, 2 malazezë, 6 myslimanë, 1 të tjerë). Sipas regjistrimit serb të popullsisë, të vitit 1991, kishte 8 banorë myslimanë. Banorët shqiptar e kanë bojkotuar atë regjistrim. Para agresionit serb të vitit 1998-99 katundi kishte 120 shtëpi shqiptare ( duke mos e përfshirë lagjen Hakaj). Janë djegur e shkatërruar të gjitha shtëpitë shqiptare, përvec 5 shtëpive, që shpëtuan. Nga ky vendbanim janë vrarë14 persona, nga të cilët 3 dëshmorë. Popullata më 28 mars 1999 është dëbuar nga fshati dhe është strehuar në Rozhajë, pastaj në Shqipëri, disa në Tuz e Ulqin. Laxha Hakaj administrativisht i takon Arbanës. Banorët e sotëm këtu janë vendosur para 150-200 vjetësh dhe kanë ardhur nga Hakajt e Rugovës. Në vitin 1938 familja e Sokol Hakajt shpërnulet në Izmir të Turqisë. Ky lokalitet në vitin 1999 digjet për herë të tretë, nga serbët e malazeztë. Kjo lagje, para luftës kishte 35 shtëpi me 350 banorë shqiptar. Janë djegur të gjitha, pos atyre që ishin të pameremetuara. Dy persona kanë rënë dëshmor dhe një person është i zhdukur. Popullata, më 20 prill 1999 është zhvendosur nëpër male, pastaj në Rozhajë, më vonë në Ulqin e Shkodër.
2. ARBNESHI ( SËRBOBRANI)
Shtrihet disa kilometra në jug të Istogut, buzë rrugës magjistrale Pejë- Mitrovicë. Shqiptarët dhe serbët këtë lokalitet ende e quajnë Sovllak dhe deri në mbarim të Luftës së Parë Botërore, ishte mal, të cilin banorët kolonë serb e celen. Kjo koloni serbe u formua më 1925 dhe në të u vendosen 30 familje kolonësh malazez të ardhur nga Mali i Zi, dhe serb të ardhur nga Serbia e Vojvodina. Emrin Serbobran e ka marrë fill pas kolonizimit, sipas një emërtimi të ngjashëm nga Serbobrani i Backës në Vojvodinë. Koloni të ngjashme pushteti atëherë kishte formuar përgjatë gjithë kësaj rruge magjistrale, për ta mbrojtur këta kolonë këtë rrugë dhe lëvizjen e forcave serbe e malazeze nëpër Podgur e tutje. Që nga vitet ’60, kolonët filluan t’ i shesin pronat dhe në to filluan të vendosen familjet shqiptare, si, Memiqët nga Kërnina, Mujajt nga Shqipëria, Tahirajt nga Kërnina, Ademajt nga Uca, Kabashët nga Gurrakoci, etj. Këtu u vendos edhe familja Zymeraj, ashkali nga Kovraga. Janë vendosur edhe disa familje Boshnjake. Në vitin 1948 kishte 35 shtëpi me 181 banorë, më 1981 kishte 55 shtëpi me 333 banorë ( 81 shqiptarë, 47 serbë, 135 malazez, 63 myslimanë, 7 të tjerë). Më 1991 pushteti serbë regjistroi këtu 25 banorë serbë, 78 malazez, 13 myslimanë , 10 jugosllavë, 32 shqiprtarë, 7 romë, dhe 19 egjyptianë. Banorët e tjerë shqiptarë e bojkotuan atë regjistrim. Në vitin 1999 kishte 15 shtëpi shqiptare dhe që të gjitha janë djegur. 3. BAJA Shtrihet rreth 15 kilometra në jugperëndim të Istogut. Në popull njihet edhe me emërtimin Baja e Pejës, Baja Ilixha dhe Ilixha. Mikrotoponimet më të rëndësishme janë: Gorromeli, Bregu i Ilixhës, Kërshi i Ilixhës, Uji i Thartë, etj. Familjet janë kryesisht të fshatrave të afërta: Sutaj, Mulaj, Hetemaj, Dreshaj, Bacaj, Bicaj, Elshani, etj. Këtu është zbuluar një lokalitet i vjetër dardan, në qendër të Bajës, pranë hotelit të ri, i quajtur “ Tumat e Ilixhës”. Këtu u gjeten dy varre luksoze të aristokracisë fisnore. Tuma supozohet se është e shekullit VI, p. e s. ku janë gjetur importe të vazove greke me figura të zeza, stoli ilire prej argjendi dhe dy përkrenare bronzi të tipit ilir. Ato i takonin një familje të një princi ilir. Gjetjet janë monumentale, të rralla dhe shumë të vlefshme për arkeologjinë e Kosovës. Ujin e ngrohtë dhe shërues të Bajës e kanë shfrytëzuar edhe ilirët dhe romakët e vjetër. Mbi Bajë hasen edhe mbeturinat e kështjellës së vjetër të quajtur Gradisha. Në dokumentët mesjetare përmendet në defterin e Sanxhakut të Shkodrës me emrin Bano, që varej nga Peja, të vitit 1485, kur ishin regjistruar 12 shtëpi, 2 beqarë dhe 1 e ve. Në shekullin 18-19 kanë filluar të vijnë këtu edhe familje serbe e malazeze. Në vitin 1900 në Bajë ka pasur 30 familje, prej tyre tri familje vendëse shqiptare dhe 27 familje të ardhura serbe e malazeze. Këtu është edhe familja Zagraxha e ardhur nga Zallci, por që e ka prejardhjen nga Toplica, afër Ivan Kullës. Pamje nga Banja Në vitin 1936 është ndërtuar bazeni në formë barake dhe ka filluar ndërtimi i ndërtesës së drejtorisë dhe me mundësi shërimi dhe disa baraka ku kanë mundur të flejnë e vendosen mysafirët. Në të parë ujin sherues e shtrytëzonin banorët e fshatrave përrreth, pastaj më shumë qytetarët e Pejës e më vonë kanë filluar të vijnë edhe qytetarë nga viset e tjera. Në periudhën ndërmjet dy luftrave botërore në Bajë u vendosen 42 familje kolonësh serbë e malazez. Pushteti agrar serb më 1930 deputetit të atëhershëm Jero Malishiqit ia kishte dhënë 71 hektarë pronë. Lokaliteti i Bajës është i pasur edhe me gurë mermeri të quajtur Oniks me të cilin janë ndërtuar shtëpi të bukura. Zhvillimi intensiv i Bajës fillon që nga viti 1947. Ardhja e madhe e serbëve dhe malazezve fillon në këtë kohë, kur vijnë edhe familje myslimane, e familjet shqiptare më të madhe fillojnë të vendosen këtu pas viteve ’60. Në vitin 1966 ndërtohet hoteli nr. 2, më 1979-83 ndërtohet Hoteli i ri “ Oniks”. Tash vendbanimi është zgjeruar shumë. Në vitin 1948 Baja kishte 43 shtëpi më 158 banorë. Më 1981 kishte 228 shtëpi me 1171 banorë ( 614 shqiptarë, 18 serbë, 137 malazez, 291 myslimanë, 111 të tjerë. Më 1991 kishte 29 serbë, 151 malazez, 361 myslimanë, 2 jugosllavë, 142 romë, 63 egjyptianë dhe 1 të tjerë. Shqiptarët e bojkotuan këtë regjistrim serb. Gjatë luftës 98-99 në Bajë janë shkatërruar 115 shtëpi, janë vrarë dy persona dhe një person konsiderohet i zhdukur. Popullata më 27 mars 1999 është zhvendosur për në Mal të Zi 4. BANJËZA ( BANJICA) Shtrihet rreth 17 km. Në jugperëndim të qendrës së Istogut, në të dy anët e rrugës Pejë-Gurrakoc. Sipërfaqja: 315 ha, 21 ari, 97 m. Familjet: Morinët, Lutaj, Kastratët, Maksutët, Loxhët, Leskovët, Ukajt, disa familje boshnjake, ashkali, malazeze etj. Mikrotoponimet më karakteristike: Homniku, Dylybregu, Dydeshi, Lugu i Drinit, Muravku, Ara e Spahisë, Livadhi i Spahisë, Osoja, Arat e Gata etj. ËSHTË LOKALITET DARDAN. Në të ekzistojnë gjurmë të lokalitetit të vjetër. Aty janë gjetur 18 varre të vjetra. Varri qendror i takon kohës së metalit, përkatësisht kohës së hekurit, ndërkaq varret e shtresës së sipërme i takojnë mesjetës. Në afërsi të vendbanimit ilir të periudhës romake, janë gjetur unaza bronzi, maje shigjete, hallka bronzi, monedha, etj. Nga gjysma e dytë e shekullit IV e deri në fund të shekullit VI, gjatë kohës së sundimit të perandorisë bizantine, në pjesën qendrore të Dardanisë, tash Kosova, ishin ndërtuar shumë kisha,bazilika të krishtere iliro-shqiptare. Ky sistem kishash ekziston në shumë anë të Dardanisë së moçme e tash të Kosovës. Edhe në këtë fshat ekziston ngastra "rrënojat e kishës". Në kuadër të kishës janë edhe dy varre të mbuluara me qemerë.
Në dokumentët e shkruara përmendet në vitin 1458, në defterin e Sanxhakut të Shkodrës, me emrin Bana, e varur nga Peja dhe atëherë kishte 57 shtëpi, 8 beqarë e 2 të veja. Ky vendbanim është i regjistruar edhe në sallnamet e Vilajetit të Kosovës, më 1893 (1311 ha). Ndërmjet dy lufrave botërore këtu zunë të vendosen kolonët serbë e malazez, 27 familje. Kolonët pas vitit 1960 filluan ta shesin tokën dhe këtu filluan të vendosen edhe familje boshnjake. Një familje boshnjake këtu ishte vendosur qysh në vitin 1916, e ardhur nga rrethina e Sjenicës. Banjëza në vitin 1905 kishte 20 shtëpi shqiptare, në vitin 1921 kishte 40 shtëpi me 193 banorë, në vitin 1948 kishte 58 shtëpi, në vitin 1981 kishte 94 shtëpi me 710 banorë (555 shqiptarë, 1 serb, 42 malazez, 110 myslimanë, 2 të tjerë). Me regjistrimin e pushtetit serb më 1991, që e kanë bojkotuar shqiptarët, janë regjistruar 108 myslimanë dhe 13 banorë malazez. Fshati në prag të luftës së vitit 1999 kishte 145 shtëpi. Agresori serb ka djegur 15 shtëpi shqiptare, katër persona janë vrarë. Shqiptarët më 26 prill të atij viti janë larguar në fshati dhe kanë shkuar në drejtim të Malit të Zi. 5. BEGAJ ( LLUKAFCI I BEGUT ) Shtrihet rreth 5 km në jug të Istogut. Vendbanim tipik fushorë. Sipërfaqja: 479 ha, 94 ari, 30 m Familjet: Blakaj, Krasniqi, Rugova, Curri, Visoqa, Shabanaj, Berisha, Gërguri, Mehaj, Goruzhda, Zhabolli, Llumnica etj, pastaj familjet boshnjake, serbe e malazeze – Terziq, Bajraktareviq, Cekiq etj. Mikrotoponimet më karakteristike: Arat e kronit Baltaku, Rrahu, Prroni i Zhezhnicave, Zallina, Bishti i Magjupit, Ara nër kumlla, Arat te Frashnet, Verrishta, Livadhet e Egra etj. Lokaliteti ishte tokë moçalike, nuk banonte askush dhe ishte ciflik i Osman Begut dhe nga këtu e mban atributin Begu. Si vendbanim themelohet para 200 vjetëve dhe banorët e parë ishin Blakaj, të ardhur nga Isniqi i Decanit. Pas dëbimit të shqiptarëve nga Sanxhaku i Nishit gjatë luftrave të vitit 1877-78, këtu janë vendosur këto familje muhaxhirësh: Gërgurët, Bërbatofcit, Kutllovcit etj. Dy familje Kutllofci në vitin 1930 shkuan në Shqipëri. Si vendbanim me këtë emër është i regjistruar në sallnamet e Vilajetit të Kosovës, në vitin 1893, me 1311 ha. Ndërmjet dy lufrave botërore këtu u vendosen 8 familje kolonësh, kryesisht malazez. Boshnjakët janë vendosur gjatë viteve 1959-1965 dhe kanë ardhur nga rrethinat e Sjenicës dhe të Bjellopoles. Disa familje të Visoqëve, Mehajve, Blakajve, Rugoveve, janë shpërngulur në Belgjikë. Në vitin 1871 kishte 12 shtëpi dhe ishte i regjistruar me emrin Llukafci i Osman Begut. Në vitin 1921 kishte 77 shtëpi me 651 banorë, më 1948 kishte 121 shtëpi me 881 banorë. Me regjistrimin e popullsisë të vitit 1981 kishte 144 shtëpi me 1181 banorë (970 shqiptarë, 86 serbë32 malazez, 8 turq, 79 myslimanë, 6 të tjerë). Me regjistrimin e popullsisë, që e kanë bojkotuar shqiptarët, e që e ka imponuar pushteti serb në vitin 1991, janë regjistruar 97 banorë serbë, 19 malazez, 99 myslimanë, 17 shqiptarë dhe 31 romë. Në vitin 1999 serbët kanë shkatërruar 53 shtëpi shqiptare. Popullata shqiptare gjatë luftës nga fshati është larguar më 29 mars, në drejtim të Rozhajës dhe Shqipërisë. Nga ky lokalitet janë vrarë 3 persona, nga të cilët një dëshmor.
6. BELICA
Shtrihet rreth 13 km në juglindje të Istogut. është vendbanim kodrinor-malor. Përbëhet prej pjesës së fshatit përtej ku kanë jetuar serbët dhe pas kodres më në lindje, në drejtim të Drenicës, shtrihet lagjia Mirusha, e cila është mjaft larg nga qendra e fshatit, me popullsi shqiptare. Sipërfaqja: 1045 ha, 20 ari, 78 m. Familjet, kryesisht serbe. Në lagjen Mirusha jetojnë familjet Halitaj dhe Mulaj. Në këtë lagje janë edhe këto toponime: Kryqet e Belicës, Ara e Madhe etj. Në defterin e Sanxhakut të Shkodrës më 1582 është regjistruar me emrin Beliqa, me 15 shtëpi, dy beqarë dhe pesë bashtina. Disa familje serbe ndërmjet dy lufrave botërore këtu kanë ardhur nga Kolashini i Ibrit. Sipas M. Obradoviqit, në këtë lokalitet atëherë ishin vendosur 42 familje kolonësh. Rreth vitit 1905 kishte 13 shtëpi (12 serbe e një shqiptare), më 1918 kishte 228 banorë (18 familje shqiptare dhe vetëm 2 familje serbe). Familjet serbe, kur ka rënë pushteti serb gjithnjë kanë ikur nga ky vendbanim. Në vitin 1961 Belica kishte 72 shtëpi me 529 banorë (72 shqiptarë, 435 serbë, 7 malazez, 15 të tjerë). Më 1981 kishte 81 shtëpi me 565 banorë, prej tyre 120 shqiptarë, 417 serbë, 10 malazez, 17 myslimanë, 1 të tjerë. Më 1991 janë regjistruar 339 serbë. Në vitin 2002 lagja Mirusha kishte 11 shtëpi shqiptare me rreth 130 banorë. Pas lufte banorët serb përsëri kanë ikur në vendbanimet e tyre të para në Serbi. Kanë qenë djegur shtëpitë shqiptare, pas lufte në shenjë hakmarrje shqiptarët kanë djegur shtëpitë serbe. Në kujtesën historike të popullit shqiptar Belica është e njohur edhe për luftën që kundër serbëve ka bër trimi popullor, Nak Berisha me cetën e tij, pastaj Kamber Loshi, si dhe Hysen Shalaku, shumë kohë më vonë, nga fundi i viteve ’6 7. BELLOPOJA Shtrihet shtatë-tetë kilometra në juglindje të Istogut. është vendbanim fushor. Sipërfaqja: 444 ha, 25 ari, 89 m. Familjet: Aliu, dhe deri në vitin 1999, disa familje serbe e malazeze. Në këtë vendbanim shumë familje shqiptare kanë jetuar deri me pushtimet serbe-malazeze në vitin 1912. Sipas një studimi thuhet se shumë familje serbe këtu janë vendosur qysh në shek. 18 e 19. Mikrotoponimet më karakteristike: Batallaku, Drenjani, Drumina, Imerovica, ( arë), Joshe, Orrnica, Pamuka, Qesta etj. Në lokalitetin e këtij fshati, të quajtur Joshe, ka gjurmë të disa varrezave të moçme në të cilat ekzistojnë disa pllaka me kryqeqe për të cilat vendësit mendojnë se këtu në kohën e romakëve ka ekzistuar një kishë. Në dokumentët e vjetra përmendet në kartën e mbretit Uroshi I, lëshuar në mes të vjetëve 1254 dhe 1264, pastaj përmendet edhe në kristobulën e mbretit Dushan të vitit 1348. Më vonë nuk kemi hasur të permendet në defterët osman, ndoshta nuk ka pasë popullsi, ose ka qenë i regjistruar si vendbanim me ndonjë emër tjetër. Me emrin Bellopojë- Podgur, është regjistruar në sallnamet e Vilajetit të Kosovës në vitin 1893 ( 1311 ha).
Sipas një burimi thuhet se Bellopoja në fund të shek. XIX ishte vendbanim mjaft i madh shqiptar dhe kishte 30 shtëpi, në mesin të cilave tetë kulla dhe 800 krerë bagëti. Ndërsa sipas një burimi tjetër në vitin 1905 kishte 50 shtëpi, prej tyre 30 shtëpi shqiptare, e të tjerat serbe. Në vitin 1918, pra menjëherë pas Luftës së Parë Botërore dhe rikthimit të ushtrisë serbe si riokupuese e Kosovës, në Bellopojën e Tahir Begut janë regjistruar 202 banorë ( 13 familje shqiptare me 140 anëtarë dhe 17 familje serbe, me 62 anëtarë). Ky vendbanim ka pësuar mjaft gjatë okupimit serb. Kështu, më 3 mars të vitit 1920, pushtuesit serb i kanë lidhur gjithsej 22 veta dhe i kanë lënë natën në pyll, ku i kanë therë që të gjithë me bajoneta. Pastaj një pjesë e fshatit është djegur. Sipas informatorit, janë vrarë e djegur familjet më të forta e më të pasura: ajo e Mustafë Kajtazit dhe ajo e Halit Osmanit. Burrat i mbysin, familjet ua internojnë në Nish dhe pasurinë ua plackisin. Familjet e këtilla më vonë shpërngulen për në Shqipëri. Për shkak të këtij presioni pas vitit 1912 3 familje me më tepër se 60 anëtarë shpërngulen për në Turqi, ndërsa në Shqipëri shpërngulen familjet: Kajtazi, Nuhi, Osmani, e shumë të tjera, kurse disa familje u vendosen në Gashaj ( Shushica e Poshtme), si u vendos në vitin 1969 këtu edhe familja e Ramadan H. Aliut. Prej vitit 1929-31 pushteti vendosi në Bellopojë 14 familje kolonësh sllav me 59 anëtarë. Shënime statistikore: Në vitin 1921 bellopoja kishte 22 shtëpi me 187 banorë, në vitin 1948 kishte 31 shtëpi me 175 banorë, në vitin 1981 kishte 46 shtëpi me 283 banorë, prej tyre 69 shqiptarë, 197 serbë, 2 malazez, 13 myslimanë, 2 të tjerë. Sipas regjistrimit serb të popullsisë në vitin 1991 kishte 140 banorë serbë, 2 malazez, dhe 1 egjyptian. Shtëpitë e shqiptarëve gjatë luftës janë shkatërruar, e pas saj, janë shkatërruar, në shenjë hakmarrjeje, edhe shtëpitë e serbëve. 8. ISTOGU Shtrihet rrezë malit Mokna , në pjesën veriore të Rrafshit të Dukagjinit, që ndryshe quhet PODGUR. është zhvilluar në rrugën kryesore që e lidh Pejën me Mitrovicën. Qyteza ndahet në dy tërësi më të mëdha, Istogu i Madh dhe Istogu i Vogël. Ia vlen të themi se emërtimi Istog nga gjuhëtarët shqiptar është cilësuar se është toponim me prejardhje të vjetër shqiptare, e kurrsesi nuk është emërtim me burim nga sllavishtja e vjetër, si është konsideruar nga disa. Sipërfaqja: 3037 ha, 11 ari, 84 m. Lagjet: Istogu i Madh – Verrishta, Llullakët, Qendra e Qytetit, dhe Lugu i Shkive. Istogu i Vogël: Blakajt, Bytycët, Bajramajt, Gusturanët, Bujupët, Grabi ( Shkoza) dhe Dushkaja. Familjet më të vjetra: Latifajt, Jahajt ( Ramëhysenët), Gusturanët, ( Krasniqët), Blakaj, Bytycët, Bajramët, Bujupët, Demirajt, Verbiqët, Ademajt, Jakupët, Goranët, Kelmendët. Familje të ardhura: Nimanaj, Alushaj, Haxhijaj, Loshaj, e shumë të tjera, sidomos pas lufte. Mikrotoponimet më karakteristike: Prroni i Caushit, Lugu i Plepave, Lugu i Kojzaqës, Lugu i Markut, Livadhet e Istogut, Livadhet e Strellcit, Livadhet e Synesë, Kershi i Vneshtës, Kershi i Epërm, Kershi i Samarit, Kërshi i Sokolit, Kërshi i Burimit, Kershi i Ravnit, Kodra e Koronës, Ledina e Gjenovaqës, Bira e Arushës, Livadhet e Zheginës, Quka e Madhe, Quka e Vogël, Livadhi i Avdylit, Selillat, etj.
Pamje e Istogut Istogu është shumë i njohur për bukuri natyrore, me fushe pjellore që shtrihet kryesisht buzë rrjedhës së lumit të Istogut. Burimi i këtij lumi krasik është shumë i pasur me ujë të freskët. Gjurmë të lashta të vendbanimit datojnë qysh nga kohët antike, ndoshta edhe më heret. Në Istog janë gjetur edhe dhemb bronzi. Në Golinë edhe sot e kësaj dite janë të hetueshme gjurmë të rrugës antike, besohet e kohës së iliro-romakëve. Pra, gjithë historia tregon se ky vendbanim është vendbanim i vjetër iliro - dardan. Si vendbanim, Istogu për herë të parë në dokumentët e shkruara përmendet në vitin 1314, në kohën e Stefan Decanit. Në këtë dokument përmendet rruga që shpie nga Istogu në Bellopojë. Pastaj përmendet në kartën e mretit Dushan të manastirit të Shenjëtorëve Mihail dhe Gabriel afër Prizrenit të vitit 1348. Përmendet me emrin Istranmeshi më 1485, në defterin kadastral të Sanxhakut të Shkodrës, kur kishte 10 shtëpi, e 8 beqarë. Më vonë përmendet në regjistrin e Manastirit të Deviqit, më 1761. Sipas informatorit, në lagjen Lugu, kanë jetuar serbët vendës ( skizmatikët). Ata një kohë kanë folur gjuhën shqipe, kanë veshur tirq, nuk kanë mbajtur derra, kanë banuar e jetuar në kullat karakteristike të traditës shqiptare. Në kohën e sundimit osman, në Istog është karakteristike se është zhvilluar industria e parë e mullinjve me ujë dhe e valanicave dhe që në atë kohë është njohur si qendër rajonale e një zhvillimi të vogël ekonomik. Si vendbanim është i regjistruar edhe në një hartë austriake të vitit 1689. Me emrin Istog është i regjistruar në sallnamet e Vilajetit të Shkodrës, të vitit 193, me 1311 ha. Me dekretligjin e vitit 1924 Istogu është shpallur qytezë. Krahas me një funksion ekonomik, Istogu atëherë mori edhe funksion administrativ. Nga dhuna shtetërore serbe e malazeze, që nga pushtimi më 1912 e deri nga fundi i viteve ’60, shumë familje shqiptare ishin të detyruara ta braktisin vendin dhe të emigrojnë , si familjet Blakaj, Bujupaj, Verbiqët, Sadikajt, Gusturanët, Sylajt, Goranët, Bajramajt, etj. Shumica e këtyre familjeve janë shpërngulur për në Turqi dhe Shqipëri, e një familje Blakaj edhe në Amerikë. Që nga pushtimi serb më 1912 e deri në vitin 1947, Istogu ka qenë qendër Rrethi, me seli në Gurrakoc, e më 1955 qendra e Rrethit iu bashkua Rrethit të Pejës. Kur ka qenë Istogu Rreth, administrativisht i kanë takuar edhe bashkësitë lokale, atëherë komuna: Radafci, Ozrimi, Zllakuqani dhe Shtupeli me fshatrat rreth tyre. Pas suprimimit të rretheve në fund të viteve ’50, Gurrakoci e Istogu u bashkuan në një komunë me qendër në Istog, Radafci iu bashkua Pejës, Zllakuqani e Shtupeli me formimin e Komunës së Klinës, i takuan kësaj të fundit. Po përmendim se gazeta "Kosova" e Kostancës në Rumani, lidhur me mizoritë serbe në Istog, gjatë viteve 1932-1933, ka shkruar: “... më 15 fruer 1920, i erdhi radha qytetit të vogël t’Istogut, q’asht qendra e nënprefekturës t’atij rrethi. Në datën e naltpërmendur ushtritë serbe-malazeze me ndihmë të pakëve serbë vendas, si bisha të tërbuara u janë turrur mahallave shqiptare të qytetit në fjalë. Në lagjen e qendrës së nënprefekturës janë therur 98 shqiptarë – burra, gra e fëmijë – me hoxhën Malo Salihun dhe Sadik Rexhën në ballë. Janë djegur krejt 52 shtëpi dhe është rrëmbyer gjithë pasuria e lagjes në vlerë 50 mijë napolonash. Vetëm nga shtëpia e të vrarit Malo Salihu, janë marrë 1. 500 lira turku ari”. Si kudo tjetër në Kosovë, edhe në Istog, pushteti serb-malazez, solli gjatë viteve 1926-1929, 15 familje kolone, malazez. Sipas një dokumenti serb, shihet se tokë kishin marrë edhe ata që nuk merreshin me bujqësi, si Kosta Petroviq, ekonom, nga Kraleva, që kishte marrë 12 hektarë tokë. Shtëpia e tij ka qenë në Serbobran. Më 29 dhjetor të vitit 1978, Istogu shpallet qytet. Sa u përketë banorëve, në vitin 1838, sipas J. Mullerit, Istogu kishte 10 shtëpi me 55 banorë grekë dhe sllavë, e numri i shqiptarëve nuk jepet, por ka pasë shumë shqiptarë. Në vitin 1905 regjistrohen 60 shtëpi shqiptare e 15 shtëpi serbe. Mretëria Serbe- Kroate- Sllovene me regjistrimin e popullsisë së Istogut, më 1921, ka dhënë kato shënime: atëherë Istogu i Madh ka pasë 60 shtëpi me 418 banorë e Istogu i Vogël 52 shtëpi me 490 banorë. Me 1948 Istogu kishte 335 shtëpi me 2074 banorë. Në vitin 1981 Istogu kishte 804 shtëpi me 4478 banorë ( 2044 shqiptarë, 1318 serbë, 194 malazez, 153 myslimanë 409 të tjerë). Sipas regjistrimit serb të vitit 1991 në Istog janë regjistruar 1191 banorë serbë, 211 malazez, 31 myslimanë, 3 kroatë, 10 jugosllavë, 51 shqiptarë, 576 romë, 21 egjyptian, dhe 7 të tjerë.
Sipas shënimeve të KM DLNJ, gjatë luftës së vitit 1999 në Istog të Madh janë vrarë dy persona dhe dy janë zhdukur, janë djegur e shkatërruar 692 shtëpi, dy shkolla dhe xhamia e qytetit, ndërsa në Istog të Vogël janë shkatërruar 118 shtëpi. Gjatë luftës popullata është dëbuar e tëra në drejtim të Malit të Zi dhe tutje në drejtim të Shkodrës e Ulqinit. Disa qindra banorë janëmbajtur peng të luftës në lagjen Gusturani.
Pas lufte, në shenjë hakmarrjeje, janë djegur shtëpitë e serbëve dhe të malazezve 9. ISTOGU I POSHTEM Katundi gjendet në një ultësirë, rreth 1 km, larg qendrës së Istogut, e kështu konsiderohet edhe si një paralagje e qytetit.
Familjet: Kurtaj, Sylaj, Llapi, Bajra, Hulaj, Ademaj, Alihajdari, Dekaj, Buleshkaj, Delijaj, Hysenaj, Mehmetukaj, Arifaj.
Mikrotoponimet më karakteristike: Arat e Alihajdarëve, Arat e Sylajve, Rroshel, Ara e Gata, Lluga, Arat te Qoshi, Lenishta, Baltaku, Selishta, Medreza, Prroni i Caushit, Grezda, Krivaca, Janilla, Arat e Malit, Muleci, Te Huli , Bojxhaku. Në lokalitetin e fshatit, nën rrugë, është gjetur një vegsh i madh, ndërsa në Bojxhak janë xhetur mullar të vjetër sane, që dëshmojnë se prej kohësh ishte vendbanim bujqësor. Familjet më të vjetra, që nuk dihet se nga kanë ardhur, janë: Kurtajt, Sylajt, Llapi. Familjet serbe, cariviqët, janë të fisit Berishë, ndërsa simiqët janë kabash, sipas informatorit. Kanë folur gjuhën shqipe dhe veshjet e zakonet i kanë pasë si të shqiptarëve, deri më 1912.
Nga ky vendbanim, ndërmjet dy lufrave botërore dhe deri nga fundi i viteve ’50, shumë familje, për shkak të terrorit serb, kanë emigruar në Turqi e në Shqipëri, si: familjet Sylaj, 2 familje, një familje Hulaj, një familje Hysenaj.
Në verën e vitit 1919, bandat e vojvodës famkeq, Miliq Kërstiqit kishin tubuar dhjetra shqiptarë dhe i kishin vrarë 64 sish. Sipas gazetës “ Kosova” këto banda, më 15 shkurt të vitit 1920 kanë vrarë Hysen Sejdiun së bashku me pesë djemtë e tij, kanë vrarë edhe Keq Bajrën, Emin Bajrën, Ramiz Selman Llozhanin, Murat Kostarin si dhe nëntëdhjetë shpirtra të tjerë, gra, fëmijë, pleq e plaka, ka shkruar “ Kosova” e Konstancës. Sipas kësaj gazete, tragjedia ka filluar rreth orës 10 dhe mbaroi rreth orës 1 pas mesdite. Sipas kësaj gazete, serbët kanë vrarë dhe plaçkitur mallë.
Shënime statistikore: Në vitin 1921 kishte 88 shtëpi me 527 banorë, në vitin 1948, 62 shtëpi me 444 banorë, në vitin 1981 kishte 195 shtëpi me 1633 banorë ( 1452 shqiptarë, 130 serbë, 8 malazez, 46 myslimanë, 2 të tjerë).
Sipas regjistrimit serb të popullsisë më 1991, Istogu i Poshtëm kishte 108 banorë serbë, 8 malazez, 46 myslimanë, 7 jugosllavë dhe 30 romë.
Në vitin 1999 kishte 290 shtëpi shqiptare dhe 13 shtëpi serbe e malazeze. Serbët kanë djegur të gjitha shtëpitë shqiptare, përveq 3-4 shtëpive që kanë qenë të pa meremetuara. Pas lufte janë shkatërruar edhe të gjitha shtëpitë serbe e malazeze. Nga ky fshat janë vrarë e karbonizuar pastaj kufomat e 5 banorëve, ka rënë një dëshmor nga ky katund.
10. Cërkolezi
Shtrihet rreth 10 -12 km, në verilindje të Istogut, rrezë malit. është vendbanim kodrinor-malor, i ndarë në lagje.
Sipërfaqja: 1707 ha, 37 ari, 64 m.
Familjet: Sadrijaj, Balaj, Mahmutaj, Jasharaj, Ymeraj dhe familjet serbe: Bellosheviq, Tijaniq, Vuqiq, Radunoviq, Gajiq, Staniq.
Mikrotoponimet më karakteristike: Katunishta, Prilepi, Kroni i Lipës, Delle, Gradina, te Gropa e Ucalive, Lipa, te Kroni i Vërbicës, Rubniku, Mella, Vërbica, Samari, Boronjaku, Kurilla, Kroni i Shtavanit, Shtavani, Kurilla e Vogël, Fusha e Druve, Kërshi i Gradinës, Kërshina, Kape, Shpella e Klysurës, Shpella e Gradinës, Shpella e Oshlakut, Livadhet te Hani, etj.
Në lokalitetin e këtij vendbanimi ka shumë gjurmë të vjetra. Në mes të Cerkolezit dhe Syriganës ( Suhogërlla), në vendin Arat e Xhenazës, ka gjurmë të themeleve të shtëpive të vjetra, në vendin Livadhet te Hani, në jug të lagjes Sadrijaj e Balaj, ka mbeturina të materialit ndërtimor, tulla dhe gurë të themeleve të vjetra, në vendin Te Brodi, në jug të katundit, në drejtim të Pemishtës ( Padalishtës), afër lagjes Imeraj, kanë qenë trojet e Kelovite. Në lokalitetin malor të këtij vendbanimi, në vendet Lipë dhe Vërbicë, ekzistojnë Gradinat, të cilat, si duket, në bazë të mikrotoponimeve, kanë qenë një lloj fortese, ku edhe sot vërehen gurë- gjurmë. Edhe vendi i quajtur Katunishtë, në malin Oshlak, mund të supozohet se ishte vendbanim i vjetër.
Në dokumentët e vjetra përmendet në kartën e princeshës Milica, në vitin 1395, si dhuratë e Manastirit të Shenjtë. Në defterin kadastral osman të Sanxhakut të Shkodrës përmendet në vitin 1485, me emrin Cërkolaz, në Kazanë e Pejës, ku ishin të regjistruara 40 shtëpi, 6 beqarë, dhe 1 e vejë.
Me emrin Zrkolez është i regjistruar në një hartë austriake të përpiluar në vitin 1689. përmendet edhe në regjistrin e Manastirit të Deviqit të vitit 1766-1779.
Në këtë vendbanim kishte lëvizje të dukshme të popullsisë. Popullsia serbe dhe malazeze ka ardhur nga Serbia dhe Mali i Zi, disa familje kanë ardhur shumë më heret e disa në shek. 18-19.
Shënime statistikore: më 1871 kishte 30 shtëpi, më 1905 kishte 16 shtëpi serbe e 4 shtëpi shqiptare. Në vitin 1921 kishte 35 shtëpi, me 339 banorë. Në vitin 1948 kishte 69 shtëpi me 503 banorë. Në vitin 1981 kishte 90 shtëpi, 630 banorë ( 303 shqiptarë, 326 serbë, 1 malazez.). Sipas regjistrimit serb të popullsisë së vitit 1991 në këtë vendbanim kishte 194 serbë dhe 1 malazez. Në vitin 1998 katundi kishte 55 shtëpi shqiptare me rreth 20 shtëpi serbe. Janë djegur më së gjysma e shtëpive shqiptare e më vonë janë shkatërruar edhe disa shtëpi serbe, të lagjes Tijaniq e Radunoviq. Popullata shqiptare ka qenë e dëbuar nga katundi, gjatë luftës.
11. Cërrca
Shtrihet 1-2 km në perëndim të Istogut, rrëzë malave të Moknës. është vendbanim fushor, i tipit të grumbulluar, i zgjatur lindje-perëndim. Sipërfaqja: 1470 ha, 36 ari, 03 m.
Lagjet: Rexhaj, Haskaj, Rugova, Hasanaj, Maxharraj, Blakaj, Kaliqani, Bujupaj, etj. Familjet më të vjetra të këtij vendbanimi janë: Haskaj, Hasanaj, Rexhaj, Kaliqani, Blakaj, ndërsa familja Rugova këtu është vendosur në fillim të shek. 20.
Mikrotoponimet më karakteristike: Gurrat e Bardha, Sorodoli, Golaku, Gropat e Kacakëve, Corrovoda, Kroni i Morrave, Drushtimi ( krue i mocem), Lugu i Zajmit, Bajshe, Kashkavalli, Kralica, Direkët e Kullave, Bira e Hutit, Shpellat e Golakut, Shpellat Binake, Guri i Kuq, Lluga, Therraku, Koroniqet, Golina, Karamuqolle, Kisha e Drushtimit, Rosuja, Maja e Cerës ( 2115 e lartë, maja më e lartë e bjeshkëve të Istogut).
Në lokalitetin Livadhet e Buta, thuhet se ishte një kishë. Në vet lokalitetin vërehet një gritje e vogël. Ndërsa nëpër sipërfaqe ka fragmente të tjegullave e tullave, gurë të punuar me horasan të bardhë. Pesëdhjetë metra më poshtë, me rastin e hapjes së kanaleve për ujë, janë gjetur varreza. Në vendin Golina, mbi Kërshin e Kuq, edhe sot vërehen gjurmë të rrugës së vjetër e shtruar me gurë të lëmutë, qësipas të gjitha gjasave kjo është rrugë e vjetër iliro-rromake, krah i rrugës së vjetër Egnatia, që ka kaluar prej bregdetit të Adriatikut, nëpër pjesën veriore të malit të Zi, kah Plevle, nëpër Rozhajë e Kullë, mbi Cerrcë e ka vazhduar në drejtim të Mitrovicës, Podujevës e deri në Naisusin ( Nish ) e vjetër. Në Cerrcë edhe sot janë të hetueshme gjurmët e një kishe të vjetër që quhet Kisha e Drushtimit. Popullata ka qenë e krishterë, më vonë e ka pranuar besimin fetar mysliman. Afër themeleve të kishës janë dy mana shumë të vjetër, tash janë vënë nën mbrojtjen e shtetit, që simbolizojnë atarin e kishës së vjetër të krishterimit. Këtu ka edhe gjurmë të varrezave të vjetra.
Në dokumentet e shkruara përmendet në vitin 1348 në kartën e mbretit Dushan dhe të Manastirit të Shenjtërorëve, Gabriel e Mihajl, afër Prizrenit, në defterin kadastral Osman të Sanxhakut të Shkodrës, me emrin Qerniqa ( duhet të jetë me tjetër q) është i regjistruar si vendbanim në vitin 1485, me 16 shtëpi, 2 beqarë, e 1 të vejë. Edhe ky vendbanim është i regjistruar në një hartë austriake të vitit 1689.
Në shtesën e relatës së arqipeshpvit Pjetër Karagiqit të vitit 1725, shkruan se në qytetin e Pejës, misionar apostulli është don Ndre Bracani, misionit të të cilit i takon fshati GERZA me 4 shtëpi, e 4 anëtarë të besimit të krishterë. Me emrin Qernica është i regjistruar në sallnamet e Vilajetit të Kosovës të vitit 1893 ( 1311 ha).
Sipas J. Mullerit, në vitin 1838 kishte 5 shtëpi me 25 banorë shqiptar, ai thotë turq.
Ky fshat, pas pushtimeve serbe e malazeze të vitit 1912, ka pësuar shumë. Në vitin 1912, serbomalazezët vranë 25 fshatarë, dogjern tri shtëpi. Në këtë fshat, në vitin 1938 trimi Selman Kadrija vrau vojvodën famkeq serb, Miliq Kërstiqin, një zullumqar të madh të popullit shqiptar.
Dy familje serbe, Pantiqi, të ardhura nga Shekullari i Malit të Zi, qysh në vitin 1760, ishin vendosur në fshatra të ndryshme të Komunës së Istogut, por pas vitit 1912, u vendosen në Cerrcë.
Në vitin 1925 një familje me 10 anëtarë dhe më 1930, një familje me 8 anëtarë janë shpërngulur në Shqipëri, kurse më 1929, një familje u shpërngul në Turqi.
Shënime statistikore: rreth vitit 1905 kishte 35 shtëpi shqiptare, më 1921 kishte 46 shtëpi me 410 banorë, në vitin 1948 kishte 81 shtëpi, me 632 banorë, në vitin 1981 kishte 180 shtëpi ( me 1410 banorë ( 1382 shqiparë, 23 serbë, 3 të tjerë).
Sipas regjistrimit serbë të vitit 1991 ishin regjistruar 19 banorë serbë, 1 malazez, dhe 50 romë.
Në vitin 1999 ishin 262 shtëpi shqiptare me 1977 banorë, 2 shtëpi serbe me 20 banorë, 10 shtëpi të tjera me 60 banorë. Nga agresori serb u dogjen 237 shtëpi dhe objekte të tjera banimi. Nga ky fshat janë vrarë 13 persona të moshës 37-90 vjecare – 8 anëtarë të familjes Rugova dhe 5 të familjes Rexhaj, Xhafer Haskaj ka rënë dëshmor në mbrojtje të Vrellës, më 12 prill 1999. Më 27 mars e tërë popullsia e fshatit është dëbuar në drejtim të Vrellës, pastaj popullsia është tërhequr në drejtim të Rozhajës, në Ulqin dhe në Shqipëri.
Pas lufte katundi është rindërtuar i tëri dhe gati të gjithë banorët janë kthyer në trojet e veta.
Cerrca është vendlindja e kryetarit historik të Kosovës, dr. Ibrahim Rugova, i cili lindi këtu më 2 dhjetor të vitit 1944. Këtu Rugova e ka kaluar fëmininë, rininë sa ishte në shkollë fillore dhe në shkollën e mesme në Pejë. 12. DARDHA ( ZHAKOVA) Shtrihet rreth 13 km, në lindje të Istogut. është vendbanim i ndarë në lagje, shtrihet në dy kodra dhe në dy lugje. Sipërfaqja: 1049 ha, 40 ari, 19 m. Lagjet: Mahalla e Naltë : Brahimaj, Hajrizaj, Mahalla e Poshtme: Idrizaj, Hysenaj, Salihaj, Mehmetaj, Sejdijaj, Mahalla Stropc. Mikrotoponimet më karakteristike: Arat e Batriqit, Ara e Rrxume, Osmonica, Ograje, Logjet, Malet e Vogla, Zabeli i Izlamit, Mali në Shpat, Prroni i Zhakovës, Livadhi i Qelun, Prrocka, Livadhi i Shpatit, Mi Shavarina, Livadhi te Vorret, Stropci, Javori, Maja e Madhe, Kosharishta, etj. Në pjesën veriore gjendet kisha katolike dhe disa varreza të vjetra. Në arat e Rrafshit janë gjetur disa tjegulla të vjetra, tulla, rrasa, të holla, që dëshmojnë se aty dikur ishte vend i banuar. Në dokumentët e shkruara përmendet në kartën e mbretit Dushan , me të cilën në vitin 1331 këtë vendbanim ia dhuron manastirit të Hilandarit. Në defterin kadastral të Sanxhakut të Shkodrës të vitit 1485 përmendet me emrin Zakova, ku ishin regjistruar 21 shtëpi e 3 beqarë.
Në fshat ka jetuar popullata serbe dhe shqiptare. Lidhur me popullatën serbe autori serb, S. Stijoviq ka shkruar: “ Në fshat ka 48 shtëpi serbe, njëzet sipas gojëdhënës. Të parët e tyre kanë ardhur nga Mali i Zi shumica në fund të shek. 18, tetë familja kanë ardhur këtu nga fshatrat e tjera të Dukagjinit dhe një nga Leskovci. Shqiptarët jetojnë në pjesën që quhet Zhakova e Poshtme”. Me emrin Zhakova është regjistruar në Sallnamet e Vilajetit të Kosovës të vitit 1893 , me sipërfaqe prej 1311 ha. Në periudhën ndërmjet dy lufrave botërore këtu erdhën edhe 7 familje kolonësh serbë e malazez. Shumica e kolonëve qendruan këtu deri në vitin 1957. pastaj u shpërngulen. Një familje kolone ka ndejtur këtu deri në vitin 1998. Në lagjen Strofc, që është mjaft larg dhe në pjesën malore, deri në luftën e fundit kanë jetuar 2 shtëpi serbe dhe një shtëpi shqiptare. Nga aksioni i vojvodës famkeq serb, Miliq Kërstiqit, aty rreth vitit 1920, nga torturat kanë vdekur 3 banorë shqiptar të këtij fshati. Pas vitit 1920 në Turqi janë shpërngulur 4 familje ( Ferizaj, Hajzeraj, Salihaj). Shënime statistikore: Në vitin 1918 kishte 260 banorë( 7 familje shqiptare me 60 banorë dhe 18 familje serbe me 200 banorë). Në vitin 1948 kishte 74 shtëpi me 507 banorë. Në vitin 1981 kishte 86 shtëpi me 519 banorë ( 302 shqiptarë, 214 serbë, 2 mala zez, 1 të tjerë). Sipas regjistrimit serb të popullsisë në vitin 1991, kishte 164 banorë serbë dhe 2 malazez. Në vitin 1999 ky katund kishte 73 shtëpi shqiptare me 429 banorë dhe 20 shtqëpi serbe me 165 banorë. Nga pasojat e luftës janë djegur e shkatërruar të gjitha shtëpitë shqiptare, pastaj edhe ato serbe. Popullata shqiptare ishte deportuar në Shqipëri dhe në Mal të Zi. 13. DASAMI (SARADRANI) Shtrihet rreth 11 km. në jugperëndim të Istogut. është vendbanim fushor dhe i vendosur në disa kodra të vogla, i ndar në lagje. Sipërfaqja: 541 ha, 36 ari, 40 m. Lagjet: Berisha, Elshani, Mavraj; Lluga e Poshtme ( Thaci, Berisha); Lluga e Epërme ( familje të ardhura). Mikrotoponimet më të rëndësishme: Krivaca, Llazina, Derbezhi, Pavada, Preka, Rija, Gurina, Raxhevci, Seishta, etj. Në këtë vendbanim janë zbuluar varreza mesjetare. Nga raporti i ekspededitës arkeologjike të muzeut të Kosovës dhe e Institutit Arkeologjik të Shqipërisë, thuhet se në këtë vendbanim ka ekzistuar një fortifikatë mesjetare. Sipas informatorëve, në mes të lagjes së Berishëve dhe Mavraj, gjenden varreza të vjetra, që nuk dihet të kujt janë. Në vendin Seishta, gjatë punimit të tokës, haset në tulla e gurë të mocem. Në këtë vendbanim janë zbuluar fragmente të monumenteve epigrafike nga të cilat me rëndësi të vecantë janë fragmentët e imta të një altari, në të cilat, në disa pjesë, janë ruajtur mbishkrimet e vogla, vojtiv. Në një fragment mund të lexohet emri i hyjnit Mercur ( io) si dhe emri i dedikuesit Ulp ( ius), Viat ( or). Në një fragment tjetër janë ruajtur disa shkronja, e në mesin e tyre edhe shkurtesa BFC në ligaturë që lexohet b(ene), f ( iciariues), c( onsularis). Në dokumentet e shkruara përmendet në vitin 1465, në defterin e përgjithshëm kadastral të Sanxhakut të Shkodrës, me emrin Stara Andovrani dhe kishte 12 shtëpi, 2 beqarë, 1 e vejë. Në shtesën e relatës së arqipeshkvit Pjetër Karagiqit , nga Prizreni, të vitit 1725, shkruan se në qytetin e Pejës misionar apostolik është don Ndre Bracani, misionit të të cilit i takon fshati Ravdanu me 4 shtëpi, e 20 anëtarë të besimit katolik. Me emrin Istarodvoran, është i regjistruar në sallnamet e Vilajetit të Kosovës të vitit 1893, me 1311 ha, sipërfaqe. Masakrat serbe edhe në këtë vendbanim kurrë nuk janë ndalur. Sipas gazetës “ Kosova” që botohej nga shqiptarët mergimtarë në Kostancë të Rumanisë, forcat serbe këtu, më 22.5.1922 kanë vrarë Shaban Hajdarin dhe kanë djegur katër shtëpi. Në këtë vendbanim jeonin vetëm shqitarët. Pas vitit 1928 filloi kolonizimi me serbë e malazez. Atëherë këtu u vendosen 9 familje kolonësh. Rreth vitit 1956 në Turqi u shpërngulen 2 familje Elshani, 3 Kabashi e 1 Mavraj, si dhe një familje Elshani shkoi në Shqipëri. Në vitin 1918 serbët dogjen disa kulla me rëndësi të madhe kulturore-historike. Shënime statistikore: Rreth vitit 1905 kishte 20 shtëpi shqiptare, në vitin 1921 kishte 40 shtëpi me 445 banorë. Në vitin 1948, 91 shtëpi me 706 banorë, në vitin 1981 kishte 129 shtëpi me 1605 banorë ( 1585 shqiptarë, 4 serbë, 16 malazez). Sipas regjistrimit serb të vitit 1991 fshati kishte 3 banorë serb, shqiptarët e bojkotuan atë regjistrim. Në fund të vitit 1998, ky katund kishte 265 shtëpi, me 2115 banorë shqiptar dhe vetëm një familje serbe. Nga agresori serb në vitin 1999 jnë djegur e shkatërruar 84 shtëpi dhe 22 ndërtesa të tjera. Janë vrarë e masakruar 15 persona, kryesisht të rinj , në mesin e tyre dy dëshmorë, ndërsa dy janë të zhdukur. Në lagjen Mavraj është zbuluar një varrezë masive me 14 viktima ( 9 nga Saradrani, 2 nga Zabllaqi, 2 nga Nabërgjani dhe 1 nga Sverka e Pejës). Më 6-8 maj 1999 popullata që deportuar në Shqipëri dhe në Mal të Zi. Janë dëmtuar edhe shkolla e ambulanca. Në këtë fshat më parë ishin strehuar më së 70 mijë banorë nga viset e ndryshme të Kosovës. 14. DRAGOLECI Shtrihet 2-3 km, në juglindje të Istogut. Katundi përbëhet prej dy lagjeve: Dragoleci i Epërm dhe i Poshtëm. Të dy lagjet gjenden në ultësirë. Sipërfaqja: 406 ha, 14 ari, 77 m. Familjet: Hysenaj, Kastrati, Kajtazi, Ibrahimaj, Cakutaj, Avdijaj, Ujupaj ( ashkali ) dhe një familje serbe. Mikrotoponimet më karakteristike: Rosule, Livadhe të Gata, Grykë të Livadheve, Joshe, Dushkaja, Medreza, Agraxha, Verrishta, Progonet, Jazi i Begut, Kroni i Sasit, etj. Familjet më të vjetra, sipas informatorëve, janë: Hysenaj dhe Cakutaj, të tjerat kanë ardhur më vonë. Sipas autorëve serbë, shumë familje serbe këtu që në shek, 18 kanë ardhur nga Mali i Zi, nga Shën Stefani, 10 shtëpi nuk dihet se nga kanë ardhur. Përmendet në dokumentet e vjetra të kartës së Shenjtërorëve Gabriel e Mihail të Prizrenit të vitit 1348, me emrin Dragolevci, me 80 shtëpi, nga të cilat 15 të forta. Me emrin Dragonofc përmendet në sallnamet e Vilajetit të Kosovë të vitit 1893. Ndërmjet dy lufrave botërore këtu u vendosen edhe 7 familje kolonësh serbë e malazez. Shënime statistikore: Në vitin 1905 kishte 15 shtëpi serbe e 4 shqiptare, më 1921 kishte 60 shtëpi me 377 banorë, më 1948 – 85 shtëpi me 455 banorë, më 1981 – 140 shtëpi, me 887 banorë ( 439 shqiptarë, 406 serbë, 6 malazez, 1 mysliman, 35 të tjerë). Sipas regjistrimit serb të vitit 1991, kishte 290 serbë, 5 malazez, 18 myslimanë, 34 jugosllavë, 7 romë dhe 20 egjyptianë. Në vitin 1999 ky vendbanim kishte 90 familje shqiptare e ashkali dhe rreth 50 familje serbe e malazeze. Në këtë vendbanim janë djegur të gjitha shtëpitë shqiptare, më vonë edhe ato serbe. Në altarin e lirisë ka rënë një dëshmor. Popullata shqiptare më 29 mars është dëbuar për në Mal të Zi dhe Shqipëri. 15. DREJA Shtrihet rreth 10 km në juglindje të Istogut. është vendbanim fushor dhe kodrinor. Sipërfaqja: 130 ha, 25 ari, 41 m. Lagjet - Familjet: Pukaj, Imeraj, Zeqiraj, Zagraxha,Gashi, Malaj, Raqa, Kapiti, Rraci, Dedaj, Noshaj, Abazaj, Kosovali, familjet malazeze e serbe janë larguar nga ky vendbanim. Mikrotoponimet më karakteristike: Kujafci ( lum i vogë, me emer shumë të vjetër me prejardhje shqipe) , Livadhet e Thata, Kodra e Malishganit, Lluga e Vidhit, Trolli i Vjetër, Kroni në Ulicë, Arat te Rrahu, Lluga e Becit, Livadhi i Din Imerit, Kodrat e Kokajve, Bunari i Avdisë, etj.
Në vendin Trolli i Vjetër, ka copa tullash, tjegullash, copa metali, që dëshmojnë se aty ka qenë një vendbanim i vjetër. Ai vendbanim, si duket për një kohë ka qenë i braktisur nga banorët e hershëm. Thuhet se familjet e para që e ripërtrinë vendbanimin janë Pukaj dhe Imeraj, që u vendosen këtu në fillim të shek. 18, ose rreth vitit 1800. qipqinjë të bejlerëve të Pejës. Në këtë vendanim rreth viteve 1878/79 u vendosen disa familje muhaxhirësh shqiptar të dëbuar nga trevat e Kosanicës, Toplicës, Jabllanicës, etj, si janë familjet raqa, Zagraxha e Kapiti. Me emrin Dren, e gjejmë të dokumentet e shkruara në sallnamet e Vilajetit të Kosovës, të vitit 1893. Në vitin 1919, ushtria serbe ka djegur fshatin dhe ka vrarë dy banorë vendës, gjashtë banorë të fshatit të afërt Shalinofc dhe një mik shtëpie. Në këtë masakër e ka pësuar edhe familja Kokaj. Në periudhën ndërmjet dy lufrave botërore edhe këtu u vendosen 4 familje kolonësh malazez. Sipas regjistrimit të popullsisë së vitit 1921, Dreja kishte 12 shtëpi me 60 banorë, në vitin 1948 kishte 31 shtëpi, me 197 banorë, në vitin 1981 kishte 50 shtëpi me 438 banorë ( 12 serbë, 2 malazez, 10 myslimanë). Sipas regjistrimit serb të vitit 1991, këtu kishte 14 serbë dhe 11 egjyptianë. Para agresionit serb të pranverës së vitit 1999 Dreja kishte 68 familje, me rreth 300 banorë shqiptarë. 6 familje ashkali, 2 familje serbe me 8 banorë, ndërsa në botën e jashtme kishte 224 banorë. Një person është vrarë. Popullata është dëbuar dhe është vendosur në fshatra të tjera më 27 mars të vitit 1999 e për në Shqipëri është dëbuar më 8 maj të atij viti.
16 DREJANA (DUBRAVA)
Shtrihet 2 km në lindje të Istogut. është vendbanim fushor, i ndar në lagje. Sipërfaqja: 1162 ha, 26 ari, 72 m.
Familjet: Avdijaj, Bajramaj ( Kelmendi), Ibrahimaj, Maliqtë, Sylaj, Kajtazaj, familje boshnjake, ashkali, rome, malazeze e serbe. Mikrotoponimet më karakteristike: Jellashi, Raveci, Udha e Drenicës, Kllaqunari, Rakita. Në defterin kadastral të Shkodrës, të vitit 1485 është i regjistruar me emrin Dobrina, i varur nga Peja, has i sanxhakbeut me 10 shtëpi, e 3 beqarë dhe në bazë të pozitës, mendojmë se ky emërtim ka të bëj me Dubravën. Ndërmjet dy lufrave pushteti serb e malazez solli këtu 122 familje kolonësh, dhe kështu Dubrava u bë njëra ndër kolonitë më të mëdha sllave më këtë komunës, pas asaj të Dobrushës. Shqiptarët një kohë i punonin për gjysëm tokat e kolonëve, e pas vitit 1947 filluan edhe ti blejnë pronat e tyre. Familjet e para, më 1947 këtu u vendosen Avdijajt nga Syneja dhe Jahaj nga Istogu, pastaj erdhen familje të tyjera : Maliqi nga Drenica, Memiqi nga Kërnina e pas vitit 1974 me të madhe këtu u vendosen shumë familje shqiptare nga Uca e Rakoshi. Në atë kohë erdhen edhe familje boshnjake e ashkali që i blenin tokat e kolonëve. Shënime statistikore: Në vitin 1942 kishte 471 banorë ( 220 mashkuj e 251 femra), në vitin 1948 kishte 99 shtëpi me 439 banorë, në vitin 1981 kishte 175 shtëpi me 1374 banorë ( 742 shqiptarë, 54 serbë, 87 malazez, 222 myslimanë, 269 të tjerë, kryesisht romë). Sipas regjistrimit serb të vitit 1991, të cilin e bojkotuan shqiptarët, Dubrava kishte 82 banorë serbë, 64 malazez, 81 myslimanë, 71 jugosllavë, 169 romë, 117 egjyptianë). Para agresionit serb të vitit 1999 katundi kishte 135 shtëpi shqiptare, 4 boshnjake, 5 ashkali, 30 romë, dhe 12 shtëpi serbe e malazeze. Janë djegur e shtatërruar të gjitha shtëpitë shqiptare e pastaj edhe ato serbe e malazeze. Janë vrarë gjashtë persona civilë. Më 28 mars të vitit 1999 popullata shqiptare është dëbuar në drejtim të Rozhajës për në Mal ët Zi, e pastaj për në Ulqin dhe në Shqipëri. Në këtë lokalitet ka ekzistuar ( edhe tash ekziston) burgu famkeq i Dubravës, ku forcat serbe më 19-22 maj të atij viti kanë vrarë e masakruar 97 të burgosur shqiptarë nga të gjitha viset e Kosovës. Ka të dhëna se në atë masakër janë vrarë shumë më shumë veta. Disa të burgosur nga ajo kohë ende janë të zhdukur, në mesin e tyre edhe intelektuali shqiptar. Mr. Ukshin Hoti. Në këtë lokalitet, pas lufte, është vendosur baza e KFOR-it.
17. DRENUSHA ( DOBRUSHA) Shtrihet në ultësirë, 10 km në jugperëndim të Istogut, përgjatë rrugës magjistrale Pejë-Mitrovicë. Sipërfaqja: 1275 ha, 99 ari, 44 m. Mikrotoponimet më karakteristike: Kompresi i Kuq, Kompresi i Bardhë, Vucari, te Bunari, Kroni i Hajdutit, Epodrum, Ledina, Kanali i Maxharrit, Bregu, Valla, Lluga, Kërla, etj. Në dokumentët mesjetare, si në karta, ashtu edhe në defteret osmane është i regjistruar vendbanimi Dobrusha. Nuk mund të identifikohet se a kemi të bëjmë me Dobrushtën ( Mirzën) e komunës së Prizrenit, apo me Dubrushën e Komunës së Istogut. Kështu , përmendet në kartën e car Dushanit të vitit 1348, me emrin Dobrushnica, e përmendet edhe në kartën e Stefan Dushanit, më 1326. Me emrin Dobrish përmendet në defterin kadastral të Sanxhakut të Dukagjinit të vitit 1571 dhe kishte 28 shtëpi, 2 beqarë, 6 qiftë dhe 3 benakë. Pastaj është regjistruar në defterin e sanxhakut të Prizrenit të vitit 1591, me 18 shtëpi, me emrin Dobrish poashtu është regjistruar në sallnamet e Sanxhaku të Shkodrës të vitit 1562 me 24 shtëpi, 6 beqarë, 2 bashtina. Para kolonizimit tokat e këtij vendbanimi ishin kullosa e pyje të fshatrave përrreth. Kjo koloni serbe e malazeze u formua nga pushteti menjëherë pas Luftës së Parë Botërore. U vendosen ndërmjet dy lufrave botërore 234 familje kolonësh dhe pas Vitomirticës së Pejës, në këto anë të Dukagjinit Verior, Dubrusha është kolonia më e madhe sllave, e krijuar përgjatë rrugës magjistrale Pejë-Mitrovicë, për qëllime strategjike të pushtuesit. Në vitin 1941 ka ndodhur një ngetrresë e madhe ndërmjet kolonëve dhe shqiptarëve. Kolonët kanë vrarë disa shqiptarë, pastaj shqiptarët janë organizuar dhe i kanë dëbuar kolonët nga Dobrusha dhe e kanë djegur një pjesë të katundit. Kolonët sërish janë kthyer me mbarim e Luftës së Dytë Botërore, e nga fundi i viteve ’60 përsëri kanë filluar t’i shesin pronat dhe në to janë vendosur familje shqiptare por edhe boshnjake të ardhura nga Mali i Zi dhe Serbia. Familja e parë shqiptare që vendoset këtu në vitin 1965, ishte ajo Tuzi, nga Tuzi i Malit të Zi, pastaj vijnë familjet Buqaj, nga Nokshiqi, Hajdaraj, nga Llapqeva e Malishevës, Dreshaj e Nikqi, nga Rugova, Demaj nga Jabllanica e Madhe, Mehmetaj, nga Mulliqi, Berisha, nga Lutogllava, Maxharraj, nga Sudenica, Selimaj, nga Shkreli i Rugovës, Ahmetaj nga Padalishta. Familjet boshnjake kanë ardhur nga Bellopoja, Plava, Rozhaja, Berani e Tutini, në Mal të Zi e Serbi. Shënime statistikore: Sipas regjistrimit të popullsisë të vitti 1921, të cilin e ka zhvilluar Mretëria SKS, Dobrusha kishte atëherë 80 shtëpi, me 396 banorë, në vitin 1948 kishte 187 shtëpi me 876 banorë, në vitin 1981 kishte 290 shtëpi, me 1852 banorë (285 shqiptarë, 17 serbë, 270 malazez, 1265 myslimanë, 15 të tjerë). Sipas regjistrimit serb të vitit 1991 kishte 12 serbë, 126 malazez, 1136 myslimanë 2 jugosllavë dhe 19 romë. Në vitin 1999 kishte 206 familje boshnjake me rreth 800 banorë, 33 familje shqiptare, me rreth 300 banorë dhe rreth 30 familje serbe e malazeze. Nga pasojat e luftës janë djegur 8 shtëpi shqiptare dhe 3 shtëpi boshnjake, pas lufte janë shkatërruar edhe shtëpitë e serbëve dhe të malazezve. Në luftë janë vrarë dy shqiptarë, një dëshmor e një civilë 18. DRILONI I VOGëL (DUBOVA E VOGËL) Shtrihet në fushë në anën e majt të Drinit të Bardhë, rreth 8 km në jugperëndim të Istogut. Sipërfaqja: 243 ha, 23 ari, 21 m. Familjet : Mehaj, Hasaj, Demaj, Lajci, Daci, Kelmendi, Bacaj, Sallka ( boshnjake), dhe familjet malazeze. Mikrotoponimet më karakteristike: Rroshe, Ara e Verrit, Livadhi i Demë Hysës, Orashkë, Batmon, Seishtë, etj. Katundi faktikisht është i ndarë në dy pjesë.Në anën e djathtë të Drinit, është Dubova e Madhe, administrativisht i takon Komunës së Pejës, në të majt të Drinit, shtrihet Duvova e Vogël, administrativisht i takon Komunës së Istogut. Dubova e Vogël është vendbanim i ri, e Madhja është vendbanim më i vjetër. Vendbanimi i ri është populluar me familje që kryesisht kanë ardhur nga Rugova dhe malësitë e Malit të Zi.
Si vendbanim përmendet më 1395 në kartën e princeshës Milica, pastaj në defterët osman më 1485, përmendet me emrin Dubova e regjistruar me 9 shtëpi, 3 beqarë dhe 1 e vejë. Ndërmjet dy lufrave botërore në këtë vendbanim u kolonizuan 7 familje serbe e malazeze dhe 1 familje myslimane. Dy familje myslimane në Dubovë të Vogël kanë ardhur më 1878. Si vendbanim është regjistruar edhe në sallnamet e Vilajetit të Kosovës më 1893. Ky vendbanim tri herë është djegur nga ushtritë serbe e malazeze: më 1912, 1944 dhe më 1999. Shënime statistikore: Me emrin Dubova në vitin 1905 kishte 20 shtëpi, më 1921 kishte 121 banorë, më 1948 268 shtëpi me 160 banorë, më 1981 kishte 48 shtëpi me 346 banoë ( 310 shqiptarë, 30 malazez, 6 myslimanë). Sipas regjistrimit serb të vitit 1991, ky vendbanim kishte 1 banorë serb, 18 malazez. Në prag të luftës së vitit 1999 kishte 38 shtëpi shqiptare me 250 banorë, 2 shtëpi boshnjake dhe 3 shtëpi malazeze. Nga pasojat e luftës janë djegur 32 shtëpi shqiptare e më vonë edhe 3 shtëpi malazeze. Janë vrarë 6 persona civilë shqiptarë. Më 12 prill 1999 popullata është dëbuar në drejtim të Malit të Zi e pastaj për në Shqipëri.
19. DRINASI (KASHICA) Shtrihet në anën e mjajtë të Drinit të Bardhë, rreth 15 km në jugperëndim të Istogut. është vendbanim fushor. Sipërfaqja: 248 ha, 46 ari, 54 m. Lagjet: Mahalla e Epërme – familjet: Gashi,Berisha, Krasniqi dhe Kelmendi ( Shabanaj) ; Mahalla e Mesme: Musëbrahimët; Mahalla e Shoshëve. Mikrotoponimet më karakteristike: Livadhi i Madh, Poilla, Ostrika, Seishta, Ara e Madhe, Jalloshat, Shavarina, etj. Në dokumentët e shkruara përmendet në sallnamet e Sanxhakut të Shkodrës, me emrin Kshica, të vitit 1485 dhe kishte shtatë beqarë e dy të veja. Përmendet edhe në regjistrin e manastirit të Deviqit, të vitit 1770. Si vendbanim është regjistruar në sallnamet e Vilajetit të Kosoëvs të vitit 1893 me 1311 ha sipërfaqe. Në vitin1922 serbomalazezt kanë vrarë 11 shqiptarë këtu, kanë djegur dhe plackitur fshatin. Kështu, gazeta “Kosova” e Kostancës, që botohej nga shqiptarët e Rumanisë atëherë, ka shkruar: “ Në katundin Kashicë, më 22. 5.1922 është vrarë Sadik Shoshi me 10 shokë të tij, është plackitur krejt katundi”. Pas pushtimeve serbe e malazeze më 1912 në Turqi migruan dy familje, ndërsa rreth vitit 1956 në Shqipëri shkuan tri familje. Ndërmjet dy luftrave botërore në Kashicë u vendosen 3 familje kolone serbe e malazeze. Shënime statistikore: Ky vendbanim në fund të shek. XIX kishte 25 sdhtëpi e 3 kulla me popullatë shqiptare. Më 1921 kishte 31 shtëpi me 237 banorë, më 1948 kishte 48 shtëpi me 287 banorë, më 1981 kishte 83 shtëpi me 771 banorë ( 727 shqiptarë, 18 serbë, 9 malazez, 14 myslimanë, 3 të tjerë). Me regjistrimin serb të vitit 1991 këtu ishte regjistruar 1 banor serb dhe 10 myslimanë. Në vitin 1998 katundi Kashicë kishte 105 shtëpi shqiptare me 721 banorë, 1 shtëpi boshnjake me 5 banorë, 2 shtëpi serbe me 5 banorë dhe 2 shtëpi malazeze, me 2 banorë. Në vitin 1999 nga agresori serb janë vrarë 12 banorë të Kashicës, nga të cilët një dëshmor. Më 8 maj 1999 popullata është deportuar për në Shqipëri, disa familje kanë mbetur peng të frocave serbe në fshat. Gjatë marshimit për në Shqipëri, në katundin Carrabreg të Decanit, forcat serbe kanë vrarë, në prani të familjeve, tetë banorë të këtij fshati. Agresori serb ka djegur 16 shtëpi të Kashicës, më vonë janë djegur edhe shtëpitë e serbëve dhe malazezve.
20. FUSHËMIRA (CARRALLUKA) Shtrihet 14-15 km në jugperëndim të Istogut, vendbanim fushor, i tipit të grumbulluar. Sipërfaqja: 294 ha, 93 ari, 50 m. Familjet: Sutaj, Podrimaj, Pejaj, Rugova, Sylaj, Xhema, etj. Familjet serbe: Malishiq, Millosavleviq, ashkali: Halabakaj, Hajrizaj, Ferizaj. Mikrotoponimet më karakteristike: Fushat, Livadhet e Zajmit, Ara e Plakut, Kroni i Carrallukës, Kraishta e Sutit, Livadhi i Stanit, Arat e Rexhëmehmetëve, etj. Në fshat ekzistojnë varreza të vjetra. Besohet se janë varreza iliro-shqiptare të kohës së sundimit të romakëve. Në dokumentët e vjetra përmendet në sallnamet e Sanxhakut të Shkodrës të vitit 1485, me emrin Qirnalug, me 6 shtëpi e 2 beqarë. Përmendet edhe në Sallnamet e Vilajetit të Kosoëvs të vitit 1893 me 1311 ha sipërfaqe. Si duket një kohë katundi ishte braktisur, se ishte pronë e dy bejlerëve, njëri nga Pazari i Ri e tjetri nga Peja – Xhemajl Aga- hoxhë. Këta kanë sjellë disa qipqinjë serbë, të cilët ua punonin tokën. Pastaj para nja 160 vjetësh kanë ardhur edhe familje shqiptare, nga vise të ndryshme të Kosovës. Në këtë vendbanim, në vitin 1948, ka ardhur edhe një familje shqiptare, nga Tropoja e Shqipërisë. Kolonë serbë e malazezë kanë ardhur ndërmjet dy lufrave botërore. Shënime statistikore: Në vitin 1903 kishte 4 shtëpi serbe dhe të tjerat shqiptare, në vitin 1921 kishte 14 shtëpi me 150 banorë, në vitin 1948 kishte 19 shtëpi, me 178 banorë, në vitin 1981 kishte 110 shtëpi me 817 banorë ( 669 shqiptarë, 42 serbë, 6 malazez, 98 myslimanë, 2 të tjerë). Me regjistrimin serb të vitit 1991 ishin regjistruar 5 serbë, 7 malazez dhe 26 myslimanë. Para agresionit serb katundi kishte 50 shtëpi me 470 banorë, prej tyre 35 shtëpi shqiptare, 6 serbe dhe 9 rome ( në këto shënime është përfshirë edhe Baja II, apo Kraishta e Sutaj, mal i thatë, që ishte uzurpuar nga pushteti dhe ku ishin vendosur serbë e malazez.Gjatë agresionit serb të vitit 1999 janë djegur 17 shtëpi, më vonë janë shkatërruar edhe shtëpitë e serbëve dhe të malazezve.
21. FRASHNI ( ZABLLACI) Shtrihet rreth 13 km në jug të Istogut. është vendbanim fushor. Shtrihet në fushë pjellore, ndërmjet dy lumejve, Drinit të Bardhë dhe Lumit të Istogut, që bëhen bashkë në fund të këtij vendbanimi, afër Zllakuqanit të Klinës.
Ura e Zallcit, monument historik Familjet: Ahmetaj, Mehmetaj, Dërvishaj, Balaj, etj. Mikrotoponimet më karakteristike: Jazi i Gogës, Bishtaqe, Bare, Lluga e Madhe, Glipce, Livadhet te Ura e Gurit, Bahqe, etj. Nuk ka shumë shënime historike pë rkëtë vendbanim. Banorët e këtushëm kanë ardhur nga Isniqi dhe Strellci i Decanit. Nëpër këtë vendbanim ka kaluar një rrugë e mocme që nëpërUrën e Gurit, që është shumë e vjetër dhe nën mbrojtjen e shtetit të Kosoëvs, si urë monumentale historike, me vlera edhe arqitektonike, ka lidhur pjesët e Dukagjinit perëndimor, me ato lindore. Shënime statistikore: në vitin 1921ishte regjistruar si lagje me 10 shtëpi, me 40 banorë. Në vitin 1948 me 21 shtëpi me 196 banorë, në vitin 1981 kishte 45 shtëpi me 492 banorë ( 491 shqiptarë, 1 malazez). Në fund të vitit 1998 katundi kishte 66 shtëpi shqiptare me 439 banorë dhe 1 shtëpi malazeze. Serbët kanë djegur e granatuar më 1999 33 shtëpi shqiptare. Nga ky vendbanim kanë rënë dëshmor 5 pjesëtarë të UCK-së, 3 persona janë vrarë para ofenzivës, 2 persona janë marrë nga kolona e të zhvendosurve dhe janë masakruar, të gjihë të rinj. Më 8 maj 1999 të gjithë banorët janë deportuar për në Shqipëri.
22. FUSHËPALI (POLANA) Shtrihet rreth 25 km në juglindje të Istogut.është vendbanim kodrinor-malor. Sipërfaqja: 800 ha, 72 ari, 71 m. Familjet: Veselinoviq, Jovanoviq, Rakiq, Filipoviq, Shimiq. Mikrotoponimet më karakteristike: Hamarishta, Bara, Bregu, Zabeli i Zajmit, Konoplishta, Uji i Magjupit, Sokaku, etj. Në dokumentet e shkruara përmendet në vitin 1314 në kartën e mbretit Millutin, me emrin Bolani, e varur nga Peja. Në defterin kadastral të Sanxhakut të Shkodrës të vitit 1485 thuhet se ka pasë 9 shtëpi dhe një të vejë. Në këtë vendbanim kryesisht kanë jetuar familje serbe. Në lagjen Paleva jetojnë familjet shqiptare të besimit të krishterë, Pjetraj dhe Dodaj. Me emrin Bulan është regjistruar në sallnamet e Vilajetit të Kosovës të vitit 1893 me 1893 hektarë sipërfaqe. Shënime statistikore: Në vitin1903 ky fshat ishte i regjistruan me 10 shtëpi serbe, në vitin 1921 me 13 shtëpi e 133 banorë, në vitin 1948 kishte 31 shtëpi me 244 banorë, në vitin1981 me 48 shtëpi e 295 banorë ( 19 shqiptarë, 331 serbë, 3 malazez).
Me regjistrimin serb të vitit 1991 dolen se këtu ishin 127 banorë serbë dhe 6 shqiptarë. Në prag të luftës Polana kishte shtatë shtëpi shqiptare, gjashtë u dogjen në luftë, pastaj janë shkatërruar edhe shtëpitë serbe. Lagja PALEVA me këtë emër i është bashkuar Polanës, dikur ishte vendbanim i vecant. Me emrin Paleva gjendet e regjistruar në dokumentet e kohës të Sanxhakut të Shkodrës e të Vilajetit të Kosoëvs të vitit 1893, me 1896 ha. Tash në këtë lokalitet jetojnë 7 familje shqiptare. Në këtë fshat dhe rreth tij shtrihen rezerva të mëdha të linjitit, të quajtur Bazeni i linjitit të Dukagjinit, me perspektivë të madhe shfrytëzimi.
23. GASHAJ (SHUSHICA)
Shtrihet 8 km në lindje të Istogut dhe përbëhet prej dy lagjeve: Shushica e Epërme dhe Shushica e Poshtme. Shushica e Epërme gjendet afër bjeshkëve dhe mbi të buron një lum me të njejtin emër, kurse Shushica e Poshtme shtrihet në fushë, kryesisht buzë rrugës magjistrale Pejë - Mitrovicë. Sipërfaqja: 2456 ha. Lagjet- Gashaj i Epërm: Ibrahimaj, Zekaj, Halilaj, Nimanaj, Mulaj, Jahaj, Sadikaj, Hajdinaj, Osmanaj, Abdylaj, etj. Gashaj i Poshtëm: Salihaj, Alidemaj, Metaj, Selimusaj. Mikrotoponimet më karakteristike : Kërshi i Ramës, Bregu i Hanit, Kroni i Popit, Kërshi i Vogël, Arat e Dubravës, Lugjet, te Kisha, Soishta, Kërshi i Palit, Kroni i Alqikit, varret e Katunit, Vojdulli, kroni i Vojdullit, Mokna, Boavica, Livadhet e Selibres, Rrepishta, etj. Në veri të këtij fshati dhe në drejtim të Mojstirit, në vendin Starasellë, ka gjurmë të vendbanimit të vjetër, ku edhe sot vërehen gjurmë të themeleve të shtëpive. Edhe te Kroni i Popit ka gjurmë të një kishte të vjetër. Gjurmë të vendbanimit të vjetër ka edhe në Soishtë. Edhe në truallin e Sejdi Sakës ka gjurmë të një kishe tjetër. Gjatë mesjetës në këtë vendbanim ka jetuar popullata vllehe. Kjo dëshmohet me kristobulën e manastirit të Decanit të vitit 1330, ku thuhet se ky vendbanim kishte 29 shtëpi dhe 181 meshkuj. Në dokumentet e shkruara përmendet në kartën e mbretit Uroshi i I-rë më 1254, përmendet edhe në kartën e car Dushanit, pastaj në sallnamet e Sanxhakut të Shkodrës të vitit 1485 me emrin Shushiqa, kazaja e Pejës, me 28 shtëpi, 5 beqarë e 5 të veja. Me emrin Sushica, më 1893, me 1311 ha, është regjistruar në sallnamet e Vilajetit të Kosovës. Gjatë historisë ky fshat ka pësuar shumë. Në vitin 1910, në kohën e kryengritjes së madhe shqiptare kundër turqëve, në këtë fshat janë vrarë 5 persona. Më 1919, në kohën e rezistencës shqiptare kundër pushtimeve serbe e malazeze, janë vrarë 8 burra dhe në kohën e depërtimit të komunistëve në këto anë, 1944-1945, janë vrarë 4 burra. Nga ky vendbanim nuk kanë munguar as shpërnguljet e familjeve. Në vitin 1850 në Turqi janë shpërngulur 3 familje Mulaj, më 1920 – 2 familje tjera, pas vitit 1945 në Shqipëri shkojnë edhe 2 familje dhe në vitin 1967 në Turqi shpërngulen 40 anëtarë të familjes Sakaj. Mizori në Shushicë ka bërë edhe krimineli serb, vojvoda famëkeq, Miliq Kërstiqi. Sipas dokumenteve historike thuhet se ai në këtë vendbanim, në pranverën e vitit 1921 ka pushkatuar 8 shqiptarë, e në korrik të atij viti 10 të tjerë. Ndërmjet dy lufrave botërore në këtë vendbanim jnë vendosur 70 familje kolonësh Shënime statistikore: Në vitin 1871 kishte 25 shtëpi shqiptare, në vitin 1903 ishin regjistruar 3 familje serbe, mund të jenë edhe të fshatit të afërt Bellopojë. Në vitin 1921 kishte 85 shtëpi me 702 banorë. Në vitin 1942 ishin regjistruar 812 banorë, prej tyre 414 meshkuj e 398 femra. Në vitin 1948 kishte 160 shtëpi, 1139 banorë. Në vitin 1981 kishte 195 shtëpi me 1723 banorë ( 1672 shqiptarë, 13 serbë, 38 malazez). Sipas regjistrimit serb të vitit 1991 kishte 9 banorë serbë, 6 malazez dhe 4 kroatë. Në fillim të vitit 1999 katundi kishte 240 shtëpi, me 2.395 banorë shqiptarë. Nga agresori serb janë djegur 142 shtëpi, shkolla, xhamia e fshatit. Nga lagja e epërme janë vrarë 5 persona, nga të cilët një dëshmor, ndërsa nga lagja e poshtme janë masakruar më 29 gusht të vitit 1998, tetë anëtarë të familjes Salihaj dhe nipi i tyre nga Vojniku i Skënderajt, Nazmi Gashi. Më 14 prill popullata është deportuar për në Shqipëri. Shtëpitë e serbëve dhe të malazezve më vonë janë shkatërruar.
24. GURRAKOCI
Shtrihet rreth 7 km në jug të Istogut, në kryqëzimin e rrugëve magjistrale Pejë-Mitrovicë dhe Istog-Klinë. Sipërfaqja: 1047 ha, 42 ari,56 m. Familjet : Ukëbajramët, Rexhëfetahët, Hajdarët, Ibishët, Jahajt, Smajlmetët, Zekësakët të gjithë Kabash, Feratët, Rajramaj, Palokaj, Musolli, Osmanaj, familjet ashkali: Kameraj, Qukaj dhe disa familje serbe e malazeze: Peroviqët, Peqinët, Popoviqët. Mikrotoponimet më karakteristike: Gurrat e Kocit, Shavarinat, ledina e Fetahve, Jazi i Gogës, Livadhi i Madh, Lluga, Arat e Shushicës, Kroni i Ukëbajramëve, Batallaku, Kodra e Peqinëve, Bostanishta, Gusari, Terazije, Qulina, Mesir, etj. Vlen të përmendet se ky vndbanim është zhvilluar me ritëm të shpejtuar falë pozitës së tij që gjendet në kryqëzim rrugësh magjistrale, por edhe për faktin se një kohë, viti 1947, ka qenë edhe qendër administrative e rrethit të Istogut dhe qendër komunale. është vendbanim shumë i vjetër. Në dalje të këtij lokaliteti, andej nga ana e Pejës, ka varreza të vjetra, që quhen “ Varret e Këqija”, që askush nuk i mban mend sa të vjetra janë. Aty janë disa gurëtë mëdhenj, pa simbole. Në lagjen e Kabashëve është ruajtur mikrotoponimi “ Lisi i Kishës”, që dëshmon se popullata më parë ishte e besimit të krishterë. Në dokumentët e shkruara përmendet në defterin osman të Sanxhakut të Shkodrës të vitit 1485 me emrin Gjerqishta, me 17 shtëpi e 4 beqarë. Në një hartë austriake, në bazë të shënimeve të vitit 1689, është i regjistruar me emrin Gurakoz. Si venbanim është i regjistruar edhe në sallnamet e Vilajetit të Kosovës më 1893, me 1311 ha. Sipas burimeve kishtare Gurrakoci në vitin 1883 kishte 29 familje me 185 banorë. Në këto dokumente flitet për familjen Pejqinoviq që ishin shqiptar ortodoks të sllavizuar. Në periudhën ndërmjet dy lufrave botërore në Gurrakoc janë vendosur 33 familje kolonësh serbë e malazez. Nga ky vendbanim disa familje shqiptare kanë migruar në Turqi dhe në Shqipëri. Kur kanë depërtuar ushtritë serbe e malazeze në këto anë pas vitit 1912, shumë shtëpi janë djegur, disa shqiptarë janë vrarë e masakruar. Në verën e vitit 1920 bandat e Miliq Kërstiqit kanë vrarë disa barinj të këtij lokaliteti dhe 3 banorë të Llukafcit të Begut. Shënime statistikore: Në fund të shek. XIX kishte 40 shtëpi shqiptare, katolike e myslimane, më 1921 kishte 90 shtëpi me 790 banorë, në vitin 1948 205 shtëpi 1235 banorë, në vitin 1981 kishte 437 shtëpi me 3106 banorë ( 2334 shqiptarë, 466 serbë, 261 malazez, 27 myslimanë, 18 të tjerë. Para agresionit serbë në vitin 1999 Gurrakoci kishte 338 shtëpi shqiptare, 18 serbe dhe 19 të tjera. Janë djegur 135 shtëpi shqiptare, më vonë edhe shumë shtëpi serbe. Një person civil është vrarë. Popullata që dëbuar nga fshati më 28 mars të vitti 1999, disa në Shqipëri, disa në Mal të Zi.
25. GURRASI (SUDENICA) Shtrihet rreth 7 km në perëndim të Istogut. është vendbanim i tipit të grumbulluar, rrezë bjeshkëve të Istogut. Sipërfaqja: 1718 ha, 64 ari, 52 m. Familjet: Zeqiraj, Maxharraj, Sadikaj, Balaj, Sefaj, Ramqaj, Maksutaj, Sejdijaj, Shoshi, Muqaj, Vuthaj, etj. Mikrotoponimet më karakteristike: Bregu i Lamës, Bregu i Theknës, Bregu i Balicës, Lugu i Paplekës, Kërshi i Paplekës, Lugu i Mahallës, Koreniku, Lugu i Kallugjerit, Kroni i Kallugjerit, Pusi i Ilixhës, Lugu i Laknave, Prroni i Bicit, Pusi i Naqit, Kroni i Qarrit, Kroni i Thanës, Gurra e Zekës, Kroni i Hasahoxhës, Gurishta, Fanxhet, Livadhet e Hoxhës, Kroni i Sekllës, Bosanishta, Gubavicat, etj. Gjurmët e vjetra të kulturës materiale dëshmojnë se ky është një vendbanim shumë i vjetër. Këtë e dëshmojnë gjetjet arkeologjike, mbeturinat e një kishe, të faltores, varreza nëntokësore për disa persona, muret mbrojtëse, etj. Besohet se ndër to ka elemente të kulturës së kohës së Bizantit që nga shek. VI. Në këtë lokalitet ka ekzistuar kisha iliro-romake e rrënuar në shek. XIII. Sipas legjendes, i pari i këtij fshati quhej Bali që sëbashku me Golanin nga Vrella kanë qenë rajë të Kishës. Me gurët e kishës është ndërtuar xhamia. Në këtë lokalitet janë gjetur edhe shumë mbishkrime të kohës romake, si Hercul ( o) have bene, Ulpius, etj. Përmendet në kristobulat e mbretit Stefan Uroshi II, që ia dhuron manastirit të Hilandarit gjatë viteve 1292-1302. Më vonë përmendet në defterin e Sanxhakut të Shkodrës më 1485, me emrin Studenica, nahija e Suhogërllës, me 13 shtëpi, 4 beqarë e 1 të vejë. Me këtë emër është regjistruar në sallnamet e Vilajetit të Kosovës të vitit 1893 me 1311 ha. Ndërmjet dylufrave botërore, në këtë vendbanim ku jetonin vetëm shqiptarët, janë vendosur 4 familje kolonësh malazez. Në vitin 1966 në Turqi është shpërngulur familja Sadikaj. Shënime statistikore: në fund të shek. XIX kishte 20 shtëpi, në vitin 1921 kishte kishte 40 shtëpi me 445 banorë, në vitin 1948 kishte 83 shtëpi me 706 banorë, në vitin1981 kishte 130 shtëpi, me 1571 banorë ( 1570 shqiptarë, 1 mysliman). Në vitin 1999 kishte 325 shtëpi me 2025 banorë shqiptarë. Gjatë sulmit në fshat më 13 prill të vitit 1999 janë djegur e shkatërruar 263 shtëpi, është granatuar e djegur pjesërisht xhamia e fshatit, e ndërtuar më 1803, si dhe shtëpia e kulturës. Më 23 prill janë ekzekutuar dhe masakruar 9 persona, ndër ta edhe katër vajza e katër pleq. Në fshatështë zbuluar një varrezë e përbashkët. Popullata më 13 prill është dëbuar në drejtim të Malit të Zi dhe pastaj në drejtim të Shqipërisë. Gjatë luftës në këtë vendbanim ka qendruar një kohë një masë e madhe e popullsisë shqiptare e dëbuar edhe nga anë të tjera të Komunës së Istogut. 26. GUSARI Është vendbanim fushor, trajtohet si lagje e katundit Vërri (Veriq). Kanë jetuar këtu kryesisht familjet rome. Më 1953 shënohet se ka pasë 30 shtëpi me 152 banorë. Nuk është dëmtuar gjatë luftës. Pas lufte këtu jetojnë 14 familje rome.
27. KALIQANI
Shtrihet rreth 12 km në perëndim të Istogut, rrëzë malit Korenik dhe përgjatë rrugës magjistrale Istog- Radac, që kjo rrugë tutje lidhet me rrugën magjistrale Pejë-Rozhajë. Sipërfaqja: 2183 ha, 54 ari, 52 m. Familjet: Ukaj, Metaj, Zogaj, Sejdaj, Cakutaj, Osmanaj, Selmanaj, Arifaj.
Fsh. Kaliqan, pamje nga bregu (© Googleearth)
Mikrotoponimet më karakteristike: Dydeshi, Arat e Bujës, Podi i Gjongegës, Livadhi i Gjokës, Lugishta e Palgjonit, Fusha e Hasapalit, Livadhi i Markut, Kërshi i Gjongegës, Kroni i Magjupit, Kora e Nikës, Hakanishta, Kërshi i Peplekës, Bira e Arushës, Brini i Lecit, Hasakoci, Shpella e Kadisë, Lugishta e Hasapalit, Merleke, Roga e Shalës, Brini i Lecit, Qafa e Belegut, Lojzet, Garazhdeci, Kroni i Zanave, Kroni i Bungut, Kroni i Lajthisë, Kroni i Mrizit, Kroni i Zabelit, Kroni i Azës, Arat e Bujës, Podi i Gjon Gegës, Mali i Paplekës, Mali i Tapave, Rrasat, Brraka, Gërbiba, Hithat, Poparc, Lugu i Kelmendit, Rudaku, Rrgalla, Qafa e Zhigut, Bregu i Kikës, Kallaba, Biga, Hakanishta, Gurët e Arushës, Lugu i Shtjerrave, Lisi i Kacamakut, Lugu i Kuajve, Xhuherja, Gropa e Nuses, Lugu i Belegut, Gropa e Shoshanit, etj. Ekzistojnë dy gojëdhëna për ekzistimin dhe formimin e këtij vendbanimi. Thuhet se është blerë nga një feudal, për një kalë e për një qen. Ndërsa, sipas gojëdhënës tjetër, një bari kishte një kope të madhe delesh dhe një kalë e një qen. Deshet vriten ndërmjet veti, bariu ndërhyn dhe e vrasin, ngordhin të dy deshët, kali e qeni vazhdojnë rrugën për në bjeshkë. Thuhet se i pari i fshatit ishte Nika dhe këtu kishte pasë bereqet të madh dhe fillon të quhet Kora ( bereqeti) e Nikës – Korinekiu. Në lokalitetin Arat e Bujës, sot mal, në perëndim të fshatit gjenden të hetueshme gërmadhat e shtëpive të vjetra. Afër xhamisë, në lindje, është Livadhi i Kishës, ku sot e kësaj dite ekzistojnë themelet e një kishe të vjetër shqiptare, që sipas gojëdhënës, ishte Kisha e Nikajve. Sipas një hulumtuesi, në vendin Qoshkokë, në lagjen e Cakutajve, ka ekzistuar një vendbabanim antik ilir i shek. II-III ku ende janë evidente reliktet e kulturës materiale. Përmendet në defterin kadastral të sanxhakut të Shkodrës më 1485 , me emrin Kaliqani me 3 shtëpi e 2 beqarë. Me këtë emër është i regjistruar edhe në sallnamet e Vilajetit të Kosovës më 1893, me 1893 ha. Edhe Kaliqani ka pësuar shumë që nga okupimi serb e malazez më 1912 e deri në luftën e fundit, më 1999. Në vitin 1921 këtu janë djegur shumë shtëpi dhe atëherë ushtria sllave ka mbledhur mashkujt, kend e ka gjetur, i kanë lidhë me tel rreth sane dhe i kanë djegur për së gjalli, shumica e banorëve kanë ikur në mal, në Korenik. Komiteti i Mbrojtjes Kombëtare të Kosovës njoftonte se më 6 gusht 1921 ndër qarqet e Pejës e të Gjakovës serbomalazezt kanë djegur 300 shtëpi, kanë mbytur më shumë se 350 persona. Në Kaliqan, Orroberdë, Lubovë, Sudenicë, Vrellë e Lubozhë, kanë djegur 173 shtëpi, ka njoftuar ky Komitet. Ndërmjet dy lufrave botërore, në Dydesh janë vendosur 10 familje kolone malazeze, të cilat kanë ikur më 1941 dhe nuk janë kthyer më. Në brendi të fshatit atëherë janë vendosur edhe dy familje kolonësh, njëra e ka blerë tokën, tjetrës tokën ia ka dhënë pushteti. Nga ky vendbanim ka familje që janë shpërngulur në Egjypt, Siri, Turqi, në Bosnjë dhe në Shqipëri. Në vitin 1942 është pagëzuar Buzëbjeshkë. Shënime statistikore: në vitin 1838, sipas udhëpërshkruesit j. Muller, kishte 16 shtëpi me 70 banorë, më 1905 kishte 12 shtëpi shqiptare, në vitin 1921 kishte 39 shtëpi me 382 banorë, në vitin 1948 kishte 64 shtëpi me 524 banorë, , më 1981 – 123 shtëpi me 1068 banorë ( 10 malazez). Sipas regjistrimit serb të vitit 1991, në Kaliqan kishte 4 malazez. Para agresionit serb kishte 153 shtëpi me 1630 banorë. Më së 98 për qind e fshatit është djegur, janë djegur e shkatërruar edhe disa kulla me vlerë kulturore e historike, si ishte ajo e Lash Ukës, tri katëshe, me stil karakteristik. është djegur xhamia e fshatit, shtëpia e kulturës, shkolla dhe dokumentacioni i saj. Janë vrarë 4 banorë të fshatit dhe 43 refugjatë të strehuar këtu, në mesin e të vrarëve e të masakruarve, ka pasë gra, pleq e madje edhe fëmijë e persona të sëmurë. Në mesin e të masakruarve janë edhe tetë anëtarë të familjes Rugova nga Cerrca, kufomat e të cilëve serbët i kanë djegur. Popullata më 13 prill është strehuar në male e mandej është zhvendosur për në Rozhajë e tutje për në Ulqin e Shkodër. Tuz e Malësi të Madhe.
28. KËRNINA Shtrihet 10-12 kilometra në linje të Istogut, me sipërfaqe 689 ha, 26 ari, 50 m. Familjet: Kërnina e Epërme: Llugiqët ( Hasanaj), Memajt, Kërnina e Mesme: Sylaj, Qitaku, Shaljanët, Boletinët, Salizlamajt, dhe Dani. Kërnina e Poshtme: Alidemaj, Metaj. Mikrotoponimet më karakteristike: Sejishtë, Buquk, Broqishta, Zabeli, Starasellë, Gubafci, Gjingjer, Cerovik, Llazovë, Lisi i Orlit, Belibreg, Shpia e Miftar Kushës, Bregu, Osmonica, Begllaqë, Kroni i Magjupit, Kalanica, Lugu i Gjanë, Zhdrella, Qukafci, Berishta, Banishori, Lugu i Mllakut, Stojefci, Kodra, Arat e Gata, Arat e Mdhaja, Arat e Rexhës, Atava, Rrushet e Memiqve, etj. Në vendin Tërshovinë, është zbuluar një mur që supozohet se është i një kishe ilire. Në vendin Kroni i Rakoshit, në lagjen e Fekajve, gjenden gjurmë të një vendbanimi të vjetër. Në Kodër janë gjurmët e një kishe, që populli e quan Kishë rimo-katolike si dhe është ruajtur toponimi Te Kisha e Llugiqit. Një kishë tjetër ka ekzistuar edhe në vendin Te Rrushet e Memiqve. Në Kërninën e Poshtme janë gjurmë të disa varrezave të mocme, me kryqa që dallohen nga kryqat e serbëve. Serbët janë deklaruar se janë varre të tyre, por të vdekurit nuk i varrosnin këtu. Ky vendbanim, me emrin Kërnina, përmendet në defterin e Sanxhakut të Shkodrës, më 1485, me 5 shtëpi, 1 beqar e 1 e vejë. Për shkak se ky vendbanim shtrihet edhe buzë rrugës magjistrale Pejë – Mirtrovicë, dhe është i njohur për trima popullor, pushteti okupues serb kurrë nuk ia ka da zullumin. Më 20.2.1919 serbët kanë vrarë 17 persona dhe kanë djegur 30 shtëpi shqiptare. Më 3.3.1919, ushtria serbe e ka rrënuar fshatin me topa. Pas kësaj ngjarje, disa familje kanë ikur në Shqipëri. Në Kërninë kanë jetuar edhe disa familje serbe që quheshin rajë. Sipas vendësve, këta ishin rajë rusi. Serbë të tjerë janë vendosur këtu ndërmjet dy lufrave botërore, madje në pronat e shqiprtarëve, 37 familje. Shënime statistikore: Më 1905 kishte 15 shtëpi shqiptare e 6 serbe. Në vitin 1921 kishte 560 banorë ( 40 familje shqiptare me 500 anëtarë dhe 10 familje serbe me 60 anëtarë). Në vitin 1948 kishte 72 shtëpi me 533 banorë, në vitin 1981 - 122 shtëpi me 808 banorë ( 614 shqiptarë, 169 serbë, 44 malazez). Sipas regjistrimit serb të vitit 1991 kishte 137 serbë, 26 malazez. Më 1999 forcat serbe dogjen 133 shtëpi, popullata është zhvendosur në Mal të Zi dhje Shqipëri. Pas lufte janë shkatërruar edhe shtëpitë e serbëve dhe të malazezve. 29. KOSHI Shtrihet 20 km në juglindje të Istogut. Sipërfaqja: 935 ha, 11 ari, 40 m. Lagjet: Frrokaj, Delijaj ( Ukaj, Paloku, Gojani), Oroshaj, (në të cilën jetojnë edhe familjet Neziraj, ashkali), Oprashka ( Maleshaj- ashkali) dhe familjet serbe: Obradoviq, Popoviq, Tomiq, Locmanoviq, etj. Mikrotoponimet më të rëndësishme: Llokve, Te Kisha, Vragovc, Te Lisat, Ara e Madhe, Utrina e Deviqit, Bakaqa, Bregu, Valloga, Broqishta, Zabeli, Jazbina, Kosharnik, Llojza, Ledina, Oprashka, Bregu i Samarxhisë, manove, etj. Vendbanim i vjetër antik i banuar me popullsi dardane që e dëshmon gjetja e are votive nga mermeri i bardhë, e profiluar në tri anët. Shërbente si shtyllë për trapez nderi me shkrimin : Mercurio ( M. Ulpius) Severianqus l ( ibens) m ( erito) p- ( osuit) pastaj është gjetur një qyp i periudhës romake. Sipas traditës, thuhet se këtu ka qenë një manastir, por pas rrënimit të tij është ndërtuar manastiri i Deviqit në Drenicë.
Në dokumentët e shkruara përmendet në kristobulën e Shën Stefanit të mbretit Milutin më vitin 1314, pastaj në defterin kadastral të Sanxhakut të Shkodrës në vitin 1485, me emrin Kush, kur ishin regjistruar 55 shtëpi, 11 beqarë e tri të veja. Me emrin Kosh është i regjistruar në sallnamet e Vilajetit të Kosovës të vitit 1893. Disa familje Oroshi janë shpërngulur në Kroaci, para 50 viteve. Familjet serbe dhe malazeze kanë ardhur nga Mali i Zi dhe Serbia. Shënime statistikore: Në vitin 1905 kishte 10 shtëpi shqiptare e 5 shëtpi serbe, në vitin 1921 kishte 27 shtëpi me 200 banorë, në vitin 1948 kishte 68 shtëpi me 501 banorë, në vitin 1981 kishte 122 shtëpi me 808 banorë ( 227 shqiptarë, 554 serbë, 1 malazez 26 myslimanë). Sipas informatorit, në vitin 1999 kishte 23 shëtpi shqiptare, 10 shtëpi ashkali dhe rreth 70 shtëpi serbe. Gjatë luftës një herë janë shkatërruar 10 shtëpi shqiptare e më vonë edhe të gjitha shtëpitë serbe. Një person ka vdekur si pasojë e keqtrajtimeve të policisë serbe. Oprashka është një vendbanim, lagje, e veqant e Koshit. Janë gjetur gjurmë të kulturës materiale, që dëshmojnë se ky lokalitet ka qenë dikur një vendabim i vjetër. Përmendet edhe në defterin kadastral të Sanxhakut të Shkodrës, më 1485, me 15 shtëpi. Sot në këtë vendbanim jetojnë familjet e vëllazërisë Maleshaj.
30. KRASNIQAJ ( KOVRAGA) Shtrihet 5-6 km në juglindje të Istogut. është vendbanim fushor. Sipërfaqja: 562 ha, 46 ari, 98 m. Legjet - familet: Vërbiqët, Blakajt, Belegët, Lucaj, Salihu, Gjocaj, Loshaj, Ozmanaj, Haxhiaj, etj. Familjet serbe-malazeze deri në vitin 1999: Pituliq, Zuviq, Nikoliq, Kragoviq, Jankoviq, etj. Familjet ashkali: Zymeri. Familjet boshnjake: Bandiq, Orlaj, Bahtiliviq, etj. që kanë radhur në vitin 1964 nga Berana e Bellopoja e Malit të Zi dhe që janë vendosur përgjatë rrugës Pejë- Mitrovicë, ndërmjet fshatrave Kovragë e Veriq. Boshnjakët këtu i kanë blerë tokat nga kolonët serbë e malazez. Familja Bekaj ka ardhur nga Uqa dhe është vendosur ndërmjet Kovragës e Dubravës, para 35 vjetëve. Mikrooponimet më karakteristike: Errnica, Qymyraqa, Rrahishta, Bregjet, Hajdone, Shushica, Podina e Korragëve, Bunari te Karaulla, Mi Vadat, Ner Vadat, etj. është vendbanim i vjetër ku ka jetuar fisi ilir, dardanët. Këtë e dëshmojnë gjetjet e kulturës materiale të këtyre fiseve, fragmente të qeramikës, enë dheu, etj. në Mahallën e Blakajve. Në dokumentet e shkruara të Sanxhakut të Shkodrës , të vitit 1485 përmendet me emrin Kovaliqa, me 8 shtëpi1 beqar, 2 të veja. Ndoshta ka të bëj me këtë vendbanim? Si familje më e vjetër, sipas informatorit, ishte familja Shyti, e cila në vitin 1928 është shpërngulur në Turqi. Nga familjet serbe më të vjetrit janë Pituliqët – rajë. Nga familjet e sotme më të vjetrit janë Vërbiqët, të ardhur nga fshati Vërbë, afër Dragës në Sanxhak, një herë kanë qenë të vendosur në Istog e pastaj janë vendosur këtu, në Kovragë. Në Vërbë kjo familje kishte shkuar prej Koshutanit të Rugovës. Familja Blakaj kishte jetuar në trevën e Toplicës dhe nga aty 50 vjetë para familjes Belegu kishte jetuar në Isniq të Decanit. Familja Belegu janë muhagjir që kishte jetuar në fshatin Vllasali te Kurshumlia dhe pas dëbimit të shqiptarëve nga Sanxhaku i Nishit gjatë viteve 1877/78 janë vendosur në Beleg e pastaj në Isniq prej nga, së bashku me familjen Blakaj një herë janë venosur në Llukafc të Begut dhe në vitin 1900 përfundimisht vendosen në Kovragë. Sipas informatorit Rexhep Muhaxheri, familja Belegu kur është zhvendosur nga rrethi i Kurshumlisë, atje kishte lënë pasuri të madhe, ndër të tjera edhe 100 koshiqe bletë, 50 ha tokë 40 krerë lopë. Kjo familje disa të afërm i ka në Muzakaj dhe Raskovë të Kastriotit ( Obiliq) që mbajnë mbiemra Shabani. Në Kovragë ka jetuar edhe familja Llapi, e cila zhvendoset në Istog të Poshtëm, pasi që më 1948 i merret toka. Disa familje të tjera shqiptare kanë ardhur nga Jabllanica e Madhe dhe e Vogël. Sipas një studimi, këtu ka familje të vjetra serbe, por të tjerat kryesisht kanë ardhur më vonë, prej Malit të Zi dhe prej Serbisë. Në vitin 1919 bandat e Miliq Kërstiqit i kanë zënë në befasi 12 burra dhe i kanë djegur në një kullë shqiptare, në lagjen e Pituliqëve. Pos familjes Shyti, në vitin 1924 edhe disa familje tëVërbiqëve janë shpërngulur në Turqi. Në periudhë ndërmjet dy lufrave botërore pushteti serbo-malazez ka vendosur këtu 31 familje kolone, serb e malazez, kryesisht në Kovragën e Epërme dhe të Mesme. Sipas regjistrit të këtyre kolonive, prej vitit 1926-1938 pushteti serb ka vendosur në këto anë: Kovragë, Veriq e Gurrakoc 74 familje kolonësh me 331 anëtarë. Kjo koloni, si është thënë e konstatuar shumë herë, është formuar me politikat strategjike serbe, për faktin se këto vendbanime shtrihen buzë rrugës magjistrale Pejë-Mitrovicë. Shënime statistikore: Në fund të shek. 19 kishte 10 shtëpi, në mesin e tyre 4 kulla, në vitin 1921 kishte 42 shtëpi me 348 banorë më 1948 - 84 shtëpi me 513 banorë në vitin 1981 – 156 shtëpi me 1084 banorë ( 622 shqiptarë, 229 serbë, 29 malazez, 174 myslimanë, 30 të tjerë). Sipas regjistrimit serb të popullsisë më 1991 ( shqiptarët e kanë bojkotuar atë regjistrim) në Kovragë kishte 429 serbë dhe 1 jugosllav. Në prag të luftës Kovraga kishte 120 shtëpi shqiptare me rreth 800 banorë dhe rreth 30 shtëpi serbe e malazeze me rreth 200 banorë, 12 shtëpi boshnjake dhe 12 ashkali. Sipas informatorit, në këtë vendbanim gjatë luftës së vitit 1999 janë djegur e shkatërruar 120 shtëpi, duke përfshirë edhe ato serbe e malazeze.
31. LLUKAFCI I THATË Shtrihet 11 km në juglindje të Istogut. Sipërfaqja: 541 ha. Ky vendbanim ishte kryesisht i banuar me familje serbe, disa familje boshnjake dhe disa ashkali. Gjurmë të vendbanimit të vjetër janë gjetur këtu që dëshmojnë se ishte një vendbanim i vjetër antik. Janë gjetur mbishkrime dardane e romake, si Serapi, vatore, etj. Me emrin Llukavaq përmendet në defterët e Sanxhakut të Shkodrës të vitit 1485. Si vendbanim me emrin Llukafqe – i Lulit, përmendet në sallnamet e Vilajetit të Kosovës të vitit 1893. Sipas një hulumtimi, shumica e familjeve serbe kanë ardhur këtu në shek. 18, disa familje kolonësh kanë ardhur ndërmjet dy lufrave botërore. Familjet shqiptare janë vendosur këtu kah fillimi viteve ’70, kryesisht kanë ardhur nga Uqa. Ashkalitë thuhet se kanë ardhur nga Klina. Shënime statistikore: Në vitin 1871 me emrin Llukafci i Lulit kishte 16 shtëpi serbe, në vitin 1905 -20 shtëpi serbe ( raja). Në vitin 1921 ishin regjistruar 20 shtëpi me 170 banorë, në vitin 1948 – 43 shtëpi me 271 banorë, në vitin 1981 – 53 shtëpi me 326 banorë ( 121 shqiptarë, 147 serbë13 malazez, 47 mylsimanë, 8 të tjerë). Sipas regjistrimit serb të vitit 1991 ky vendbanim kishte 85 serbë, 4 malazez dhe 7 egjyptianë. Në vitin 1999 kishte 4 shtëpi shqiptare dhe një boshnjake, si dhe 25 shtëpi serbe dhe 6 shtëpi ashkali ( egjyptianë), një kohë ishin regjistruar si shqiptar. Më 28 mars 1999 shqiptarët janë dënuar për në Mal të Zi dhe Shqipëri. Pas lufte serbët janë larguar nga ky vendbanim. 32. MOJSTIRI Ky vendbanim shtrihet buzë maleve të Moknës, tri-katër km në lindje të Istogut. Sipërfaqja: 1267 ha. Familjet: Alushaj, Nekaj, Zekaj, Beqiraj, Musaj. Mikrotoponimet më të rëndësishme: Striminofc, Provali, Rudina, Starasella, Jela, Repishta, Radusha, Jerebi, Shkoza, Kërshi i Zi, Tocila, Tuma, Vrac, Gllama, Samari, Padina, Liseca, Livadhi i Qrkës, Harmoqi i Rexhës, Kërshi i Kuq, Livadhi i Madh, Kroni i Polanës, Cibren, Shipot, Kroni i Mihanës, etj. Lokaliteti i vjetër shtrihet në një pjesë të malit që sllavët e kanë sllavizuar dhe quajtur Stara selo. Aty afër është vendi i quajtur Shtreznica, që dikur moti ishin ara. Aty ka qenë edhe një kishë e vjetër, ose manastir, ndoshta edhe në bazë të cilit i ka mbetë emri.
Në dokumentët e shkruara përmendet në sallnamet e Vilajetit të Shkodrës, i varur nga Peja, në vitin 1485, i ndarë në mes dy feudalëve. Në njërin me emrin Mostër janë regjistruar 64 shtëpi, 10 beqarë dhe 2 të veja, ndërsa në tjetrin me emrin Mostir kishte 25 shtëpi e 2 beqarë. Popullata serbe këtu ka ardhur nga Mali i Zi në gjysmën e dytë të shek. XIII. Me këtë emër është regjistruar edhe në sallnamet e Vilajetit të Kosovës në vitin 1893. Më 19 nëntor 1912 një njësi malazeze plackiti fshatin dhe dogji shumë shtëpi. Shënime statistikore: Më 1871 kishte 20 shtëpi, në vitin 1905 kishte 12 shtëpi shqiptare dhe 10 shtëpi serbe-malazeze, në vitin 1921 kishte 21 shtëpi me 190 banorë në vitin 1948 – 37 shtëpi me 233 banorë, në vitin 1981 - 38 shtëpi me 311 banorë ( 225 shqiptarë, 86 serbë). Sipas regjistrimit serb të vitit 1991 Mojstiri kishte 37 banorë serbë. Para agresionit serb të vitit 1999 ky katund kishte 34 shtëpi shqiptare dhe 8 shtëpi serbe. Nga pasojat e luftës u dogjen të gjitha shtëpitë shqiptare dhe u vranë 3 shqiptarë. Më 3 mars 1999 popullata shqiptare dëbohet për në Rozhajë e pastaj në Shkodër.
33. MUZAKAJ (MUZHEVINA) Shtrihet në fushë pjellore 3-4 km, në jugperëndim të Istogut. Sipërfaqja: 344 ha. Familjet: Bardhecët, Halilferizët, Vuthnjanët, Hajdinimerët, Ahmetajt, Alimetaj, Jahaj, Balaj, Gashi, Selmanaj, Shala, Dema, Bajramaj, Veselaj, Vekaj, Sylaj, Myrtaj, Dushi, Kolaj, Kurtaj, Sefaj, Qorraj, Shpatollaj, etj., pastaj familjet serbe-malazeze: Gjorgjeviq, Vojnoviq, Zuviq, Radosavleviq, Stanojeviq, Miniq, etj., dhe egjyptiane. Mikrotoponimet më karakteristike: Livadhet e Egra, Livadhet e Buta, Livadhi i Madh, Arat te Stani, Tërshevina, Lluga e Vogël, Botena, Mi Vade, Rrahishta, Jazi i Gogës, Progomet, Zallina, etj. Në një livadh ekzistojnë varreza të mocme, edhe një tumë. Në Livadhin e Madh, në perëndim të fshatit, nën jazin e Magjupit, ka disa gurë të mëdhenj, të varrezave të mocme, mund të ketë pasë aty edhe një kishë të vjetër. Në dokumentët e vjetra përmendet në sallnamet e Vilajetit të Shkodrës të vitit 1485 me emrin Muzevanja me 13 shtëpi, 1 beqar. Me emrin Muzhovina, përmendet në sallnamet e Vilajetit të Kosovës të vitit 1893. Ndërmjet dy luftrave botërore këtu erdhen 6 familje kolonësh malazez. Gjatë sundimit serbo-malazez ky vendbanim ka pësuar shumë. Në periudhën 1912-19, etj., këtu janë vrarë disa anëtarë të familjes Jahaj dhe një i familjes Alimetaj, në fund të vitit 1944 partizanët kanë vrarë 12 anëtarë të familjes Bardhecaj, 3 të familjes Duldemi. Para 70 viteve është shpërngulur nga këtu një pjesë e familjes Gashi, pas vitit 1945 për në Sarajevë janë shpërngulur 3 familje Sylaj. Para 30 vjetësh në Belgjikë është shpërngulur familja Ahmetaj. Shënime statistikore: në vitin 1871 kishte 10 shtëpi, në fund të shek. XIX kishte 23 shtëpi shqiptare, në vitin 1905 kishte 12 shtëpi shqiptare e 5 shtëpi serbe, në vitin 1921 – 40 shtëpi me 279 banorë, në vitin 1948 – 67 shtëpi me 436 banorë, në vitin 1981 – 110 shtëpi me 895 banorë ( 710 shqiptarë, 167 serbë, 16 malazez, 2 myslimanë ). Sipas regjistrimit serb të vitit 1991 kishte 119 banorë serbë dhe 18 malazez. Para agresionit serb më 1999 ky vendbanim kishte 120 shtëpi shqiptare, 10 shtëpi serbe dhe 10 shtëpi egjyptiane. Gjatë luftës është djegur pothuajse në tërësi, është vrarë një grua. Popullata është dëbuar më 27 mars. Pas qendrimit dy javësh në Vrellë, është dëbuar në drejtim të Malit të Zi e Shqipërisë.
34. NËNGURRA (LUBOZHDA) Shtrihet rrëzë malit Mokna, 4 km në perëndim të Istogut. Sipërfaqja: 1490 ha, 85 ari, 15 m. Lagjet: Lagja e Kodrës, Osaj, Idrizaj, Sejdijaj, Zeqiraj: Lagja e Rrafshit: Pepaj, Lajqi, Duraku, Meshi, Dautaj: Lagja Januzaj dhe lagja Kadaj e Hasanaj. Mikrotoponimet më karakteristike: Gradina, Lugu i Dragiqit, Shimeku, Pallaqeri, Kanica, Batallina, Prekaqa, Kralica, Peshnjeva, Bradet, Llugat e Mëdha, Kroni i Kodrës, etj. është vendbanim i vjetër iliro-dardan. Këtë e dëshmojnë gërmadhat e Gradinës, gjytetit të vjetër, që ndodhet mbi katund. Aty janë gjetur mjaft fragmente të qeramikës së imtë, edhe në sipërfaqe. Në arat e këtij vendbanimi janë gjetur edhe disa tumule, enë, bylyzyk të argjentë dhe me kokë gjarpëri, një brez i argjentë, margaritarë të qelibartë, zingjirë, shtizë metali, etj. Nën kështjellën e Gradinës është gjetur një pitos me eshtra njeriu, është gjetur edhe një gurë mulliri, qeramikë dhe sopatë e metaltë. Janë zbuluar edhe nekropolet tumulare. Në këtë lokalitet ekzistojnë edhe varrezat katolike. Në Gradinë është gjetur edhe monadha e Isaka II Angjelit ( 1185 – 1195). Në dokumentët e vjetra përmendet në sallnamet e Vilajetit ët Shkodrës të vitit 1485, me emrin Luboshta, që kishte 10 shtëpi. është regjistruar edhe në sallnamet e Vilajetit të Kosovës, më 1893. Në periudhën ndërmjet dy luftrave botërore në lagjen Pollaqer të këtij fshati u vendosen 11 familje kolonësh serbë e malazez, që u kanë bërë shumë zullume shqiptarëve më vonë. Në vitin 1960 nga ky vendbanim për në Turqi shkoi familja shumëanëtarëshe Pepaj, pasi që kryefamiljarin e tyre policia e kishte dërmuar gjatë aksionit të grumbullimit të arëve në kohë të kryepolicit jugosllav, Rankoviqit. Shënime statistikore: Rreth vitit 1905 kishte 30 shtëpi shqiptare, më 1921 kishte 47 shtëpi me 333 banorë, në vitin 1948 - 85 shtëpi me 612 banorë, në vitin 1981 - 177 shtëpi, me 1353 banorë ( 1085 shqiptarë, 203 serbë, 50 malazez, 2 myslimanë, 13 të tjerë). Sipas regjistrimit serb të vitit 1991 Lubozhda kishte 154 serbë, 28 malazez, 8 romë, 16 egjyptianë). Në prag të agresionit serb Lubozhda kishte 123 shtëpi shqiptare. Forcat serbe dogjen rreth 110 shtëpi shqiptare, pastaj si hakmarrje u dogjen 32 shtëpi serbe e malazeze ( nga 33 sa kishte gjithsej). Nga ky vendbanim gjatë luftës janë vrarë 5 civilë, 4 dëshmorë, një i ri i moshës 14 vjecare është zhdukur. Popullsia është dëbuar për në Mal të Zi e Shqipëri më 24 mars të vitit 1999. 35. OSOJANI Vendbanimi shtrihet 18 km në juglindje të Istogut. Sipërfaqja: 1142 ha, 52 ari, 92 m. Lagjet: Gjuriq, Repanoviq, Piskuliq, Llapqak, etj. Mikrotoponimet më karakteristike: Bregu i haxhisë, Bara, Beglluci, Bogashica, Bregu, Bresja, Breqa, Brod, Bunqa, Villovishte, Vir, Lesha, Ara e Demirajve, Drenja, Dunjiqe, Ara e Kajtazit, Josha, Kallilla, Llokva, Korman, Kunja, Llopqak, Nerezina, Arrnica, Piskulliqa, Përlina, Rudenica, saq, Qelia, Qeremida, Quka, Qulina, etj. Përmendet në kartën e mbretit Millutin të vitit 1314 dhe të manastirit të Bajës.
Sipas një burimi ky vendbanim shtrihet rrëzë një kodre ku gjarpëron rruga që, nëpër kaliqan, shpie për në Prishtinë dhe që atëherë kishte 18 shtëpi me 86 banorë. Me emrin Otojan, Opojan, Osojan, përmendet në sallnamet e Vilajetit të Kosovës të vitit 1893. Në këtë vendbanim kanë jetuar familje serbe, raje. Para 25 vjetëve familja shqiptare Gjokaj ( 3 familje ) që kanë jetuar në lagjen Llapqaku, janë zhvendosur në katundin Bërkovë të Klinës. Banorët: në vitin 1903 ishin regjistruar 22 shtëpi serbe, në vitin 1905 – 12 shtëpi serbe, në vitin 1921 – 34 shtëpi me 279 banorë, në vitin 1948 – 64 shtëpi me 498 banorë, në vitin 1981 - 105 shtëpi me 628 banorë ( 602 serbë, 23 malazez, 1 shqiptar, 1 jugosllav, 1 të tjerë). Gjatë luftës së vitit 1999, serbët e Osojanit ishin mobilizuar krah forcave militare e paramilitare serbe kundër fqinjve të tyre shqiptar. Pasi që u kthyen shqiptarët, shtëpitë e serbëve janë djegur. Në këtë vendbanim më 2001 janë kthyer përsëri disa familje serbe.
36. PEMISHTJA ( PADALISHTA) Padalishta, te Kërnina, andej nga ana e Skënderajt, shtrihet në lindje të Istogut, 12-13 km larg. Sipërfaqja: 223 ha, 64 ari, 84 m. Lagjet në anën e Skënderajt: Qorraj, Beqiraj, Loshaj, Shala, kurse në anën e Istogut: Fetahaj, Mehmetaj, Imeraj dhe Ahmetaj. Mikrotoponimet më karakteristike: Ara e Azmanit, Ara e Broqit, Ara tu Zabeli, Ara te Molla e Kuqe, Ara në Rrafsh, Bunari i Dërvishit, Fusha e Madhe, Bunari i Keq, Gujafci, Kisha, Kodrat, Kroni i Logut, Kunguleci, Ku Shemet Toka, Livadhet e Epërme, Lugu i Vraniqit, Lugat, Trolli i Hallës Razë, Mellat, Lugu i Qitakëve, Lugu i Dërvishit, Ogragja, vau, Xhadja, Zabeli, Vneshta. Këtë fshat e ndan në dy pjesë lumi Kujafq, lum ky që në fakt admnistrativisht e ndan territorin e Komunës së Istogut me atë të Komunës së Skënderajt. është vendbanim i njohur për pemë, me një natyrë e klimë të pa prekur, ku edhe sot e kësaj dite rriten disa pemë të mocme dhe që kërkohen shumë në treg. Në lagjen e banorëve të fisit Shalë, mbi shtëpi të tyre është ruajtur mikrotoponimi Troje, që si duket ishte një vendbanim i mocem, por që ende nuk është hulumtuar. Vendbanimi i sotëm është vendbabnim i ri, i populluar nga banorët e ardhur nga të gjitha anët e Kosovës, si p.sh., Carrabregu i Decanit, Syrigona, Millaj i Mirëditës, etj. Në dokumentët e shkruara përmendet në fund të shek. XIX. Në periudhën ndërmjet dy lufrave botërore, në lagjen e Loshajve, u kolonizua një familje serbe. Fshati ka pësuar shumë nga pushtuesit serb, është djegur më 1912, 1918, 1924, dhe gjatë luftës së vitit 1998-99. Në defterët e mocem është konsideruar lagje e Syriganës dhe bashkë më të më 1913 ishin regjistruar 420 banorë. Në vitin 1921 – 15 shtëpi me 144 banorë, në vitin 1948 – 30 shtëpi me 317 banorë, në vitin l981 – 74 shtëpi me 716 banorë, shqiptarë. Në vitin 1998, lagjet që i takonin Komunës së Skënderajt, kishin 90 shtëpi me banorë shqiptarë. Djegies nga okupatori serb i shpëtuan vetëm 11 shtëpi. Të vrarë janë 7 banorë ( një femër), në mesin e tyre dy dëshmorë. Në lagjet që i takojnë Komunës së Istogut janë 50 shtëpi, nga të cilat janë djegur 70% e tyre. Këtu janë vrarë 20 banorë ( 19 të familjes Imeraj). është zbuluar një varrezë masive ( Te Kodra e Rakoshit) me 97 të vrarë në masakrën e Burgut të Dubravës.
37. PREKALLA Shtrihet 11 km në jug të Istogut. është vendbanim kodrinor-malor. Sipërfaqja: 407 ha. Lagjet: Hasanaj, Zemaj, Osmanaj ( Haxhiademët, Veselajt, Hasanët, Sadikrexhët, Halitët), Hoxhaj, etj, dhe ashkalinjtë – Zeqaj, Kosova. Mikrotoponimet më karakteristike: Shkalla e Kasapit, Lugu i Imerajve, Lugu i Mullinit, Livadhi i Ilirëve, tokat e Tishukëve, Rrahi i Asllan Nekës, Bregu, Qupuraku, Shavarina, Shtëpia Kërshtneshe, Kroni i Mullinit të Isniqit, Livadhi i Madh, Te Drini, Mullini i Melve, Ledina e Tishukëve, etj. Sipas informatorëve, në vendin Nën jaz, në lagjen e Haxhiademëve ekzistojnë varreza të mocme që supozohet se janë të ilirëve. Pronat e këtij vendbanimi ishin të pronarëve nga Isniqi, që atyre këto u shërbenin si kullota bagëtishë. Para ardhjes së tyre këto toka ishin mal, shkurre e drunj të mëdhenj. Si vendbanim krijohet para 200 vjetëve me banorë të ardhur nga Isniqi e Srellci i Decanit. Si vendbanim Prekalla përmendet në sallnamet e Vilajetit të Kosovës të vitit 1893. Këtu ka jetuar edhe familja Korrnikaj, e cila më 1912 kthehet përsëri në Isniq. Fshati ka pësuar gjithnjë prej okupatorit serb. Ndërmjet dy lufrave botërore këtu është vendosur një familje kolone serbe. Në një dokument arkivor të vitit 1903 është regjistruarse këtu kanë jetuar 9 familjeserbe, të tjerat shqiptare. Më 1921 ishin regjistruar 44 shtëpi me 366 banorë, më 1948 - 59 shtëpi me 436 banorë, më 1981- 84 shtëpi me 618 banorë ( 430 shqiptarë, 165 serbë,12 malazezë, 11 të tjerë). Në prag të agresionit serb më 1999, katundi Prekallë kishte 65 shtëpi me rreth 650 banorë shqiptarë, 15 shtëpi serbe me me rreth 100 banorë, 3 shtëpi malazeze me 25 banorë dhe 5 shtëpi rome me 45 banorë. Nga agresori serb janë djegur e granatuar 60 shtëpi. Një banor i fshatit është i zhdukur. Më 8 maj 1999 banorët janë dëbuar për në Shqipëri. 38. PRIGODA Shtrihet rreth 5-6 km në jugperëndim të Istogut. Sipërfaqja: 256 ha, 18 ari, 34 m. Familjet: Gashi, Dreshaj, Kabashi, Blakaj, Zeqiraj ( Morina), Mehaj, Shabanaj, Gorqaj, Qollakoviq ( boshnjake) dhe disa familje kolonësh. Mikrotoponimet më karakteristike: Arat e Gata, Ramadane, Zabeli, Torrovaqa, Rosula, Mujaher, Suderek, Gurina, Zallina, Orrnica, etj. Në vendin Suderek janë gjetur disa gurë që thuhet se janë të një kishe të mocme. Në dokumentët e shkruara përmendet në regjistrin kadastral të Vilajetit të Shkodrës të vitit 1485, me emrin Prikoda, ku janë regjistruar 6 shtëpi, 2 beqarë e një e vejë. Në defterin e sanxhakut të Shkodrës të vitit 1582 përmendet me emrin Përgoda. Me emrin Bragoda është regjistruar në një hartë austriake të vitit 1689.
Në këtë vendbanim në vitet 1877-78 kanë ardhur dy familje muhaxhirësh nga sanxhaku i Nishit por pas vitit 1912 janë zhvendosur dhe nuk dihet se nga kanë shkuar. Në popull mbahet mend familja e Beqir Muhaxherit nga Leskoci. Me emrin Berigoda është regjistruar në sallnamet e Vilajetit të Kosovës të vitit 1893. Këtu ka jetuar popullata shqiptare, ndërmjet dy lufrave botërore pushtuesi serb e malazez ka vendosur 11 familje kolonësh serb e malazez. Në vitin 1934 në Shqipëri është shpërngulur familja e Halil Gashit, një familje Gashi është shpërngulur në Rijekë të Kroacisë. Nga okupaori serb popullata e Prigodës ka pësuar mjaft. Në vitin1921 bandat e Miliq Kërstiqit kanë vrarë tërë familjen e Dan Dreshajt dhe Mahmut Demën me djemtë Ramën e Shabanin dhe me vajzën Zojën. Pastaj kanë vrarë Istref Selimin dhe djalin Sylën me Latif Zeqirin, kur ishin në mal duke i ruajtur bagëtinë. Shënime statistikore: Në vitin 1921 kishte 40 shtëpi, me 275 banorë, në vitin 1948 - 49 shtëpi me 343 banorë, në vitin 1981 - 70 shtëpi me 702 banorë ( 646 shqiptarë, 1 serb, 3 malazez, 51 myslimanë, 1 të tjerë).
Sipas regjistrimit serb të vitit 1991 në Progodë ishin 48 banorë serb.
Para agresionit serb të viteve 1998-99 Progoda kishte 107 shtëpi me 720 banorë shqiptarë dhe 2 shtëpi boshnjake. Janë djegur 87 shtëpi, janë vrarë 6 persona, nga të cilët një dëshmor, një person konsiderohet i zhdukur. Popullata më 18 mars është dëbuar në drejtim të Malit të Zi, Ulqinit dhe Shqipërisë.
30. RAKOSHI Shrihet 12 km në lindje të Istogut, përgjatë rrugës magjistrale Pejë- Mitrovicë. Sipërfaqja: 495 ha, 81 ari, 12 m. Lagjet: Haxhijaj, Balaj, Muhaxhirët, Shala, Tafilaj, Hajrizaj, etj. Mikrotoponimet më të rëndësishme: Tefiq, Shavarina, Rrahina, Smonica, Selishta, Zmijanik, Mella, Stodorekë, Trollishta, etj. është vendbanim mjaft i vjetër, ibanuar që nga neoliti e vazhdon mëtutje deri në kohën e dardanëve. Gjurmë të vendbanimit të vjetër ka në Trollishtë, në kodër të Mahallës, ku dalin copa qeremidësh, gurë të përpunuar dhe në vendin Stodorek, ku janë muhaxhirët, dalin tjegulla, tulla, qerepa, shenja të themeleve të shtëpive, etj. Në dokumentët e shkruara përmendet në vitin 1253, kur mbreti i parë uroshi i nemanjqëve ia dhuron manastirit të Stonit të Dubrovnikut. Në dokumentin kadastral Osman Shkodrës të vitit 1485 përmendet se kishte 18 shtëpi, 7 beqarë, 2 të veja. Në dokumentintjetër të Sanxhakut të Shkodrës të vitit 1582 permendet me emrin Rakos me 6 shtëpi, 3 beqarë 5 bashtina. Këtu ka jetuar kryesisht popullata shqiptare, familjet serbe kanë ardhur në shek, XIX dhe si familje kolonësh ndërmjet dy lufrave botërore. Pas viteve 1877-78 këtu është vendosur vëllazëria Stublla, që si muhaxhirë kanë ardhur nga treva e Toplicës. Ndërmjet dy lufrave botërore në këtë lokalitet, bashkë em Zhakovën janë vendosur 32 familje kolonësh serbë e malazez me 138 anëtarë. Në vendin Zmijarnik në këtë kohë janë vendosur edhe 8 familje kolonësh, por ata kanë ikur më 1941 dhe nuk janë kthyer më. Shënime statistikore: Në vitin 1921 kishte 29 shtëpi me 272 banorë, në vitin 1948 - 66 shtëpi me me 535 banorë, në vitin 1981 – 104 shtëpi me 823 banorë ( 770 shqiptarë, 29 serbë, 23 malazez, 1 myslimanë ). Sipas regjistrimit serb të vitit 1991 në Rakosh kishte 20 serbë dhe 16 malazez. Para agresionit serb të vitit 1998-99 rakoshi kishte 160 shtëpi shqiptare me 1050 banorë, 6 shtëpi serbe me 22 banorë dhe një familje rome me 8 anëtarë. Agresori ka djegur 141 shtëpi, pastaj në shenjë hakmarrje janë djegur shtëpitë serbe. Tre persona konsiderohen të zhdukur. Në një varrezë masive në Kodër të Rakoshit konsiderohet se janë varrosur të masakruarit e Burgut të Dubravës, të cilët ishin nga të gjitha viset e Kosovës.
40. SYNEJA Shtrihet rreth 4 km në lindje të Istogut. Sipërfaqja: 4142 ha, 60 ari, 46 m. Mikrotoponimet më karakteristike: Rudesh, rrafshi, Pavlaqët, Kodra e Bardhë, Bregu, Lugu i Madh, Kodra e Krekcit, Cuka e Madhe, Kungullari, mali i Rrallë, Rudina, Qerepi, Vekshi, Rudina e Vogël, Ruishta, Gropa e Egër, Llokva, Vuqa, Kërshi i Sokolit, Guri i Shiut, Bregu i Madh, Lugu i Gatë, Bunari i Kadrisë, varret e Kuqit, kroni i Shelgjes, kroni i Imerit, Kroni i Mihanës, Shkalla e Madhe, Shkalla e Vogël, Qelijat, Lugu i Madh, prroni i Keq, Lugu i Hanit, Lugu i Hulit, Balushat, etj. Këtu shtrihet vendbanimi ilashtë iliro-dardan. është gjetur një sopatë bronzi, e periudhës rreth 1500 vjetë para e. Re. Në lokalitetinQuka e Madhe janë gjetur mbeturinat e një kështjelle të madhe, në lagjen Dushkaja, në lokalitetin Selishtë – katunishte, ose Kujë, janë gjetur fragmente te qeramikës. Në dokumentët e shkruara përmendet në kartën e car Dushanit lëshuar më 1348 manastirit të Shën Gabrielit dhe të Mihajlit, afër Prizrenit, si Sinainci, me 33 shtëpi, prej tyre 17 bashkësi të mëdha familjare, si katund blegtoral vlleh. Me emrin Sinaj me Guraga është regjistruar në dokumentët e Vilajetit të Kosvës të vitit 1896. Banorët e sotëm Avidjaj të fisit Krasniqe, janë të ardhur nga Toplica, ndërsa , sipas vëndësve, serbët vendali, janë të fisit Shalë, Krasniqe e Berishë, që do të thotë se janë orthodoks të sllavizuar. Këta të parët kanë lidhje me shlajanët e Isniqit. Sipas një burimi tjetër, thuhet se këto familje kanë ardhur në shek. XVIII nga Mali i Zi dhe më 1904 një familje ka ardhur nga Cerrca. Një familje shqiptare më 1948 ështëzhvendosur në Shkozet ët Shqipërisë, te Durrësi. Shënime statistikore: Më 19021 kishte 53 shtëpi me 302 banorë, në vitin 1948 - 63 shtëpi me 510 banorë, në vitin 1981- 77 shtëpi me 549 banorë ( 189 shqiptarë, 356 serbë, 1 malazez 2 të tjerë). Sipas regjistrimit serb të vitti 1991 kishte 236 serbë. Në vitin 1999 kishte 36 shtëpi shqiptare dhe mbi 40 shtëpi serbe, janë shkatërruar gjatë luftës së fundit pothuaj të gjiha shtëpitë, një herë ato shqiptare, e më vonë edhe ato serbe. Popullata shqiptare, ditën e Bajramit, më 28 mars 1999 është dëbuar në Bjeshkë të jabllanicës, pastaj në Dragë e Rozhajë e prej aty në Ulqin e në drejtim të Shqipërisë. 41. SYRIGANA ( SUHOGËRLLA) Shtrihet rrëzë malit, rreth 14 km në verilindje të Istogut. është vendbanim kodrinor, i tipit të grumbulluar, i ndarë në lagje. Sipërfaqja: 765 ha. Familjet: Loshi, Tafaj, Kamberaj, etj. Mikrotoponimet më karakteristike: Sapaq, Ara e Ali Ukës ( nuk dihet se kush ka qenë), Krojet e Kishës, Guri i Madh, Rrasat, Mella, Gomuret, Hordupi, Livadhet e Epra, Lugu i Marës, Fusha e Dardhës, Varri i Ganës, Lugu i Mirkut, Kroni i Smajlit, Kroni i Lugut, Kroni i Kamerit, Kroni i Rexhës, Kroni i Llugës, Ara e Xhenazës, Fierina, Beleqi, et. Nga mikrotoponimet e mbledhura më heret në të dyja Syriganat ( pjesa e Komunës së Istogut dhe pjesa e Komunës së Skenderajt) janë regjistruar këto mikrotoponime: Bira e Kamerit, Fusha e Dardhës, Krojet, Trelisat, Lugu i Kishës, Kujafqi, Stani i Filipit, Lugu i Djegun, Livadhi i Shtremtë, Mali Hordup, Lugu i Madh, Lugu i Vogël, Grabina, Mullini i Kostoviqe, Livadhi i Gigs, Roga e Prokshut, Shpella e Kuqe, Kërshi i Magaricës, Shpati i Mahallës, Gjyteti, Bunari i Madh, Mullini i Talit, Ara e Cungut, Kroni i Kadisë, Nërmulli, Shevarina, Lisat e Nakllës, Kërshi i Ramës, Kërshi i Zi, Kërshi i Kopilit, Livadhi Bulumbari, Kodra e Keqe, Vakufi, Zabeli i Mehës, Gomurtë, Guri i Nuses, Kroni i Bardhë, Kërshi i Qikave, Gurtë Varg, Pusat e Shtjerrave, te Vidhi i Kodrës, Lisi i Rexheviqe, Trollishta, Varret e Shehitëve, Kroni i Topuzit, Dardha e Qergave, Lisi i Hutit, Varret e Jahudive, Kërshi i Sadikut, Vorret e Kuqit, Guri i Gozhdës, Lluga e Smetit, etj.
Është vendbanim i vjetër antik iliro-dardan. Thuhej se dikur është quajtur Sërmogërlla, sipas xeherorës së sermit, që ka qenë përtej lumit të Kujafqit. Për vjetërsinë e vendbanimit dëshmojnë kështellat – gjyqezat, që gjenden afër këtij vendbabanimi. Në këtë lokalitet edhe sot vërehen themelet e kështjellës, në formë labirinthi, gjurmë të dhejtra lokaleve. është gjetur grurë i karbonizuar, gurë të rrumbullaksuar me cekica, për t’ua hedhur armiqëve me harqe, ose katapulta. Mbi të është Gradina, ku nxirrej e përpunohej xehe, e ngjashme me atë të Trepcës. Ekzistojnë kallapët ku është futur xehja e shkrirë. Ishte qytet i madh, ku sipas legjendës, kishte 9 dasma në ditë! Ekzistojnë themelet e nëntë kishave. Pas termeteve Gjyteti është zhdukur, përvec pjesës që ishte në Guri. Këtu, në malin Shipovnik, në një maje të lartë të Gryka e lumit Kujafq, në veri, përmbi fshat, shihen edhe sot mbeturinat e qytetit të vjetër i cili përfshinte sipërfaqe 4-5 ha. Përmbi fshat është shpella. Përmendet në fund të shek. XIII dhe në shek. XIV si qendrës e Krahinës së Suhogërllës. Në kartën e mbretit Millutin ( 1282-1321) ky vendbanim i dhurohet së pari manastirit në Priboj të Limit e pastaj atij të Banjskës. Përmendet në kristobulën e Shën Stefanit të vitit 1314. Gjatë Kohës së Perandorisë osmane ishte seli e Nahijës së Suhogërllës, e cila përfshinte pjesët e Dukagjinit, Hvosnës, Llapushës dhe të Drenicës, por e ka pasë edhe sheshin e vet. Në defterin kadastal të Sanxhakut të Shkodrës të vitit 1485 Suhogërlla ishte e regjistruar si qendër e Nahijës dhe i kishte tri mahallë: Tërgovishta, Ledaniqa dhe Zakop, të cilat i kishin gjithsej 126 shtëpi13 beqarë e 5 të veja. Më vonë përmendet në vitin 1629 me emrin Sucho Grello, në vitin 1703 Suffogerla, në vitin 1779 Sgrelo, etj. Thuhet se i tërë territori, prej Suhogërllës e deri në Runik, ishte i banuar si qytet. Në vendin Ara e Xhenazës, në veri dalin gurë të shtëpive të dikurshme dhe ështra njerëzish. Aty thuhet se ka qenë një kishë. Një kishë ka ekzistuar në lagjën Loshaj. Edhe në oborr të shtëpisë së Mal Jasharit , në lagjën Tafaj, ka gjurmë të kishës. Në pjesën malore, në vendin Fierinë, ka tuba gurësh, që thuhet se janë të shtëpive të vjetra. Edhe në Beleq ka gjurmë vendbanimi. Nga banorët e këtij vendbanimi rithemelohen, apo themelohen dhe popullohen vendbanimet e reja Qubreli, Kastrioti, Vitaku, Radisheva, etj. Përveq familjeve të tjera, në Turqi, në vitin 1954 janë shpërngulur 3 familje Kamberaj. Në vitin 1919 disa lagje të fshatit janë djegur nga serbët, popullata ëshët larguar dhe më së tri vjetë ka ndejtur ndër të afërmit e vet në vendbanime të tjera. Thuhet se fshati është bombarduar me topa të rëndë dhe janë vrarë 8 banorë të fshatit. Edhe në lagjen tjetër, nga ana e Komunës së Skënderajt, janë vrarë 10 suhogërllas. Këtu, në lagjen Shapie ( sipas vëllezërve Shapiq ) jetojnë disa familje serbe. Sipas regjistrit të kolonive, në vitin 1925 deri në vitin 1938 këtu janë vendosur 2 familje kolonësh me 11 anëtarë. Shënime statistikore: në vitin 1905 kishte 59 shtëpi ( 32 shqiptare e 24 serbe), më 1921- 58 shtëpi me 398 banorë, më 1948 – 80 shtëpi me 603 banorë, në vitin 1981 – 118 shtëpi me 981 banorë ( 923 shqiptarë, 58 serbë). Sipas regjistrimit serb të vitit 1991 ishin regjistruar 17 banorë serbë. Në prag të luftës së vitit 1999 këtu jetonin 65 familje shqiptare. Popullata shqiptare është dëbuar në Shqipëri më 27 mars 1999. Forcat serbe ka djegur të gjtiha shtëpitë shqiptare dhe ët gjitha objektet e tjera ekonomike.
42. SHALA ( SHALINOCI)
Shtrihet rreth 15 km në jug të Istogut. është vendbanim kodrinor fushor i ndarë në lagje.
Sipërfaqja 524 ha. Lagjet: Zeqiraj, Bajramaj, Desku, Berbati, Kerolli, Karcelli ( Hasanaj), kovaqeviq, Gjuriq, Shqepanpviq. Mikrotoponimet më karakteristike: Stupe, Samërdan, Boka e Kuqe, Kujafqi, Kamenica, Mali i Zagraxhëve, Toka e Kapitëve, Livadhet e Thata, Kulla e Kabashëve, Shpijat e Salizeqirëve, etj. Në vendin Shpijat e Salizeqirëve ka gjurmë të vendbanimit të vjetër. Në dokumentët e shkruara përmendet në vitin 1314 në Kartën e Mbretit Shën Stefani, dhuruar manastirit të Banjskës. Në defterin Kadastal Osman të Sanxhakut të Skodrës, poashtu permendet me emrin Shalnoviqa me 21 shtëpi, 5 beqarë. Sa u përketë familjeve të sotme, sipas nëj burimi serb, thuhet: në fshat ka 59 shtëpi të studjuara – 20 të vjetra ( që më larg e kishin prejardhjen nga Malin i Zi dhe 20 që ndërmjet dy lufrave botërore kanë ardhur nga Dukagjini, por që poashtu prejardhjen e kanë nga Mali i Zi, një nga Kopaoniku. Këtu jetojnë edhe 5 shtëpi rome dhe 4 shtëpi shqiptare (tri më të hershme, ndërsa e katërta më e vonshme. Me emrin Shanofc është i regjistruar në sallnamet e Vilajetit të Kosovës të vitit 1893. Shumë shtëpi pushetti serb i ka djegur në vitin 1919, kur edhe ka vrarë disa shqiptarë e familja Kokaj pastaj ka ikur në Shqipëri dhe në vende të tjera të Kosovës. Në vitin 1924 në këtë vendbanim janë vendosur 20 familje kolonësh serbë e malazez. Në vitin 1933 familja Kabashi, 3 shtëpi, janë shpërngulur në Shqipëri, në Shqipëri, po atë vit, në Rroshbull dhe në Lushnje, janë shpërngulur 5 shtëpi Gashi, Dulaj 3 shtëpi shpërngulen në Shqipëri në vitin 1993, edhe Maleshët ( ashkali) në vitin 1933 janë shpërngulur në Shqipëri. Gjatë viteve 1941-1944 këtu ka jetuar edhe familja Vërbofci, e ardhur nga Barilaj e Prishtinës. Shënime statistikore: në vitin 1921 kishte 32 shtëpi me 358 banorë, në vitin 1948 – 43 shtëpi me 230 banorë, më 1981 – 52 shtëpi me 381 banorë, ( 109 shqiptarë, 116 malazez, 42 myslimanë). Sipas regjistrimit serb të vitit 1991 këtu kishte 102 serbë dhe 93 malazez. Në vitin 1999 fshati kishte 8 familje shqiptare, 4 familje ashkali dhe 8 familje serbe e malazeze. Gjatë luftës janë djegur e shkatërruar të gjitha shtëpitë shqiptare, pastaj edhe ato serbe e malazeze. Popullata më 2 prill 1999 është dëbuar për nëMal të Zi e pastaj në Shqipëri. 43. TEDELI (VRELLA) Shtrihet rreth 7 km në perëndim të Istogut. është vendbanim rrëzë malit dhe nëpër fushat e afërta, i tipit të grumbulluar. Sipërfaqja : 2374 ha, 16 ari, 47 m. Familjet: Dreshaj; (Zymeraj, Smajlibrajt, Ukëdemajt- Seferajt, Ramëisufajt dhe Përkiqët); Bicaj; (Shabanaj, Beqiraj, Hajdinaj), Maraj; (Haxhijaj, Ferizaj, Maxharraj), Blakaj; (Sadrijaj, Dakaj, Demaj, Hebibaj - Buleshkaj); Galanët, Mavrajt, Rugovt, Berishajt dhe Vuthnjanët. Mikrotoponimet më karakteristike: Krye, Tedel, Mali i Djegun, Kërshi i Kuq, Loxhë, Lugu i Madh, Prroni i Keq, Kërshi i Rrëxum, Bira e Hutit, Shpella e Dhive, Shpella e Barutit, Shpella e Hoxhës, Kungullari, Te Krojzit, Leskoviku, Gurra e Sefisë, Lugu i Shkozës, Pehari, Pajat, Koreniku, Guri i Qaplës, Ahi i Pushimit, Shtrashniku, Papurina, Rydeshi, Rrahije, Shavarina, Mbi Udhat, Kroni i Metës, varri i Nuses, Përrojet, Ku u vra Halil Osmani, Kodra e Dynës, Lugu i Butë, te Bira e Arushës, Lama e Dakajt, Përroni i Bicit, Ara e Ferizit, etj.
Pamje nga Tedeli (Vrella) Foto (c) Googleearth
Është vendbanim i vjetër dardan. Këtë e dëshmon vendbanimi i vjetër në formë fortifikate, i cili gjendet mbi këtë fshat. Ky vendbanim zë vend në kodrën e rrëpirtë, ku edhe sot vërehen rrënojat e bedemeve. Këtu ka ekzistuar një kishë komplekse, pos objektit sarkal ka pasur edhe ndërtime përcjellëse, si sallën e ngrënies, konaqet, stërnën e ujit si dhe dy varreza të mbuluara me qemer, të konstruktuara me tulla. Teknika e ndërtimit të kishës ishte “ opus mixtum”, gurë-tulla të lidhura me lloq gelqerjeje, ku në disa raste është përdorur edhe tulla e shtypur. Pra, nga kjo mund të konkludohet se kjo ka qenë kishë iliro- shqiptare e shek. V-VI, ku edhe sot ekziston ngastra “Bregu i Kishës”. Në Vrellë është gjetur një enë e monedhave romake, të cilat ruhen në Muzeun arkeologjik të Zarës dhe në Muzeun e Beogradit.
Sipas burimeve tjera në vendin Krye dardanët e lashtë kishin ndërtuar një vendbanim, e gjurmë të tij hetohen edhe sot.
Në veriperëndim të fshatit është një fik shekullor, ndërsa buzë Shkëmbit të Kuq gjendet hardhia e rrushit të mocëm. Sipas gojëdhënave fshati Krye ka qenë i banuar prej të parëve të Galanëve të Vrellës së sotme.
Në fshat ekzistojnë edhe varreza të mocme që quhen varreza latine.
Në dokumentët e shkruara përmendet në vitin 1397 kur princesha Milica ia falë manastirit të Decanit.
Në defterin kadastral të Sanxhakut të Shkodrës të vitit 1485 përmendet me emrin Vorodka, që kishte 16 shtëpi,6 beqarë, e 2 të veja.
Në defterin tjetër të Sanxhakut të Shkodrës të vitit 1582 është regjistruar me emrin Vrella e manastirit të Kazasë së Pejës, me 43 shtëpi, 14 beqarë dhe 3 bashtina. Ky vendbabanim është i regjistruar në një hartë austriake, përpiluar në bazë të shënimeve të vitit 1689.
Me emrin Ivrella është i regjistruar në sallnamet e Vilajetit të Kosovës të vitit 1893.
Në dimrin e vitit 1913 ushtria serbe burgosi 27 burra të fshatit Vrellë dhe i dërgoi në një mulli në Istog, ku pas torturave, shumë nga ta vdiqen. Prej vitit 1928-38 , sipas regjistrit të kolonive, në këtë vendbanim janë vendosur 53 familje kolonësh me 239 anëtarë.
Nga ky fshat ka familje që kanë migruar në Siri, disa familje në Turqi.
Shënime statistikore: më 1905 kishte 60 shtëpi, më 1921 – 93 shtëpi, me 790 banorë, në vitin 1948- 147 shtëpi me 1359 banorë, më 1981 – 312 shtëpi me 2603 banorë ( 2597 shqiptarë, 2 serbë, 1 malazez).
Para agresionit serb të vitit 1998-99 ky vendbanim kishte 420 shtëpi shqiptare me rreth 360 banorë. Gjatë luftës këtu është organizuar rrezistencë e armatosur e shqiptarëve.Nga sulmet barbare serbe u dogjen 399 shtëpi, dy kulla me vlerë historike, ambulanca e fshatit, fabrika e ambulive “ Teuta”, biblioteka me mbi 8.000 libra, shkolla dhe xhamia janë granatuar dhe dëmtuar. Nga ky vendbanim janë vrarë 28 banorë, nga të cilët 7 janë dëshmorë, ndërsa 7 persona konsiderohen të zhdukur. Popullata më 11-14 prill 1999 është larguar nga fshati në drejtim të Rozhajës në Mal të Zi dhe tutje për në Ulqin e Shqipëri.
44. TEMALI ( KAMENICA)
Shtrihet rreth 8 km në jupërdendim të Istogut. Familjet: Metaj dhe Lipaj.
Mikrotoponimet më karakterisitike: Ura e Devollit, Orrnica, Ara e Hasan Agës, Ara mi Kullë, Ura e Delisë, Rrahi, Përtej Përronit, Livadhi i Vogël, Livadhi i Poshtër, Lisat e Ahmet Vuthit, përroni i Kumllës, Te Mali, etj. Deri vonë është rrogaritur si lagje e fshatit Gurras ( Sudenicë). Ky vendbanim është themeluar para nja 150 vjetëve, nga dy familje Gashi të ardhura nga Drenica ( Qubreli) dhe familja Kelmendi nga Lipa e Pejës. Këta të fundit një kohë të shkurtër kanë ikur në Shqipëri, por pas pajtimit gjatë kohës së Lidhjes së Prizrenit janë kthyer dhe janë vendosur këtu në tokë të bejlerëve. Në vitin 1932 janë vendosur këtu disa familje kolonësh sllav në tokë të popullatës vendëse. Nga ky lokalitet në vitin 1957 një familje është shpërngulur në Sarajevë, kurse në vitin 1958 një familje ka shkuar në Turqi. Fshati tri herë është djegur nga serbët, sic i dogjen serbët edhe ën vitin 1999 tyë gjitha shtëpitë dhe objektet ndihmëse.
45. TOMOCI Shtrihet rreth 4 km në jug të Istogut. është vendbanim fushor i tipit të grumbulluar. Sipërfaqja: 326 ha, 29 ari, 43 m. Lagjet : Shala e Isniqit ( me mbiemrin Shatri); Lagja Bregu ( Imerajt, Selmanajt, Xhemajt, Salihajt, Bardhajt, Jabllanicët); Lagja e Gjocajve: Halitajt, Sylajt dhe e Lulajt); Lagja e Lubeniqëve; Lagja e Kabashëve; Lagja e Llabjanëve ( ashkali), Shabanaj, Mehaj; Lagja e Kikaj; Lagja Rexhaj dhe dy familje malazeze – Rexhiq. Mikrotoponimet më karakteristike: Jazi i Gogës, Jazi i Magjupit, Tërska, Livadhet, Bregu, Batun, Sharajeve, Poillat, Razor, Terezi, Këneta e Tomocit, etj. Në vendin e quajtur Gumuraqa ka ekzistuar një vendbanim i vjetër e në vendin Batun në vitin 1989 është gjetur një sepatë e vjetër. Në regjistrin kadastral të Shkodrës të vitit 1485 është regjistruar me emrin Otomaniqa me 32 shtëpi, 5 beqarë e 1 e vejë. Me emrin Otomanc është i regjistruar në Sallnamet e Vilajetit të Kosovës të vitit 1893. Në periudhën ndërmjet dy luftrave botërore në Tomoc u vendosen 5 familje kolonësh malazez. Në vitin 1945 një familje shqiptare ka migruar në Shqipëri, e një tjetër, po në Shqipëri, ka shkuar në vitin 1948. Në vitin 1955 një familje ka shkuar në Australi. Në vitin 1921 ka pasë 50 shtëpi me 340 banorë, në vitin 1948- 48 shtëpi me 414 banorë,në vitin 1981 - 156 shtëpi me 1429 banorë ( 1347 shqiptarë, 70 serbë,11 malazez, 1 të tjerë). Sipas regjistrimit serb të popullsisë të vitti 1991 Tomoci kishte 52 banorë serbë, 21 jugosllavë, 11 shqiptarë, 22 romë dhe 8 egjyptianë. Banorët e tjerë shqiptarë e bojkotuan atë regjistrim. Në prag të agresionit serb të vitit 1999 fshati kishte 190 shtëpi me 1929 banorë dhe 10 shtëpi serbe me 52 banorë. Agresori serb ka djegur 165 shtëpi, është granatuar xhamia e fshatit, janë vrarë 7 persona, 2 ushtarë të UCK-së. Popullata Gjatë marsit është dëbuar përnë Mal të Zi dhe Shqipëri. 46. TUQEPI Shtrihet 12 km në lindje të Istogut. është vendbanim kodrinor-malor, i tipit të shpërndarë. Sipërfaqja: 762 ha, 23 ari, 15 m. Familjet: Vukoviqi, Gërbiqi, Dimiqi, Gjoshiqi, Gjuroviqi, Gjoliqi, Romanoviqi, Memaroviqi, Shmigiqi, etj. Toponimet më karakteristike: Begllak, Brod, Bunari, Përroni i Madh, Zhdrella, Zatra, Paskalica, Pojatishta, Plluzhevina, Rosule, Selishta, Topola, Qulina, etj. Në dokumentët e shkruara përmendet në kristobulën e mbretit Shën Stefan e Millutin të vitit 1314, pastaj në dokumentin kadastral osman të Shkodrës ët vitit 1485 me 50 shtëpi, 5 beqarë, 2 të veja. Me këtë emër është regjistruar edhe në sallnamet e Vilajetit të Kosovës të vitit 1893.
Në vitet e kolonizimit ndërmjet dy lufrave botërore këtu janë vendosur 39 familje kolonësh serbë e malazez të ardhur nga Mali i Zi e Serbia. Në këtë vendbanim të banuar vetënm nga familjet sllave, para okupimit serbomalazez të vitit 1912, kanë jetuar edhe familje shqiptare, por që janë zhvendosur pas vitit 1918 dhe nuk ka të dhëna se nga kanë shkuar. Nga mllefi i djegies së Kërninës nga serbët më 1918, cetat kacake shqiptare kanë djegur shtëpitë serbe në Tucep, si i janë djegur këso shtëpish edhe gjatë verës së vitit 1999. Shënime statistikore: më 1921 Tucepi kishte 22 shtëpi me 193 banorë, më 1948 - 34 shtëpi me 259 banorë, më 1981 – 64 shtëpi me 350 banorë, sipas regjistrimit serb të vitit 1991 ky vendbanim kishte 323 banorë.
47. TRUBUHOVCI Shtrihet rreth 14 km në jug të Istogut. është vendbanim i ndarë në lagje me sipërfaqe: 348 ha, 11 ari, 72 m. Familjet: Mehmetaj, Cetaj, Osmanaj, Bajraktari, Blakaj, Mushaku, Hasanaj, Hasi, etj. Mikrotoponimet më karakteristike: Te Lisi i Kishës, Ara e Madhe, Arat e Hoxhës, Orrnica, Mi Vada, Arat e Bajraktarëve, Livadhet, zabelet e ramë Cetës, etj. Në këtë vendbanim janë zbuluar varreza mesjetare. Në vendin Te Lisi kanë ekzistuar varreza të mocme dhe një kishë katolike. Në vendin Orrnica ndërmjet dy lumejve Drini, janë zbuluar skelete njerëzish. Në arën e Ukë Sahitit dhe në fushën e Ramë Idrizit – Bajraktari, janë gjetur monedha të kohës bizantine, pastaj edhe stoli të ndryshme, vula, myhyrë, mbeturina qeramike, etj. Në dokumentët e shkruara përmendet në defterin kadastral të Sanxhakut të Shkodrës të vitit 1485, me 24 shtëpi, 6 beqarë e 2 të veja. Sipas informatorit, Sali Ramë Ceta, kur kanë ardhur këtu banorët e parë, Mehmetaj, nga Isniqi, kanë gjetur këtu një familje katolike shqiptare, e cila më vonë është zhvendosur nga ky katund. Në sallnamet e Vilajetit të Kosovës të vitit 1900 janë shënuar këtu dy vendbanime – Tërbohovca-i Kabir dhe Tërbohovca-i Sagri. Në këtë vendbanim nuk ka jetuar kurrë asnjë sllav. Rreth vitit 1905 kishte 40 shtëpi, më 1921- 37 shtëpi me 291 banorë, më 1948 – 36 shtëpi me 333 banorë, më 1981- 75 shtëpi me 830 banorë. Në fund të vitit 1998 kishte afër 100 shtëpi me 750 banorë shqiptarë. Forcat serbe shkatërruan dhe dogjen 62 shtëpi, u vranë 3 banorë nga të cilët 2 dëshmorë dhe një i ri u masakrua. Më 8 maj të vitit 1999 popullata është dëbuar në drejtim të malit të Zi dhe Shqipërisë.
48. THANA (LUBOVA) Shtrihet rreth 18 km në jugpërendim të Istogut, në hyrje të Bajës. është vendbanim i ndarë nëpër lagje. Familjet: Ademaj, Haxhijaj, Kajtazaj, Hajdinaj, Hajdaj, Morina, disa familje ashkali e boshnjake. Mikrotoponimet më karakteristike: Lisi i Zojës, Kroni i Bekës, Arat e Bashit, Arat e Qarrit, Arat në Breg, Kroni i Mirë, Arat mi Shpi, Arat e Gata, rrahije, etj. Në vendinLisi i Zojës janë gjurmë të varrezave të vjetra, thuhet se janë varreza iliro-shqiptare. Aty ka qenë edhe një kishë e vjetër. Në lokalitetin Arat në Breg ka gjurmë të gurëve të themeleve të vjetra të shtëpive, qeramikë, etj. Thuhet se para 600 vjetëve nga Kolgecajt vijnë 4 familje, vëllezër. Dy prej tyre vendosen në Albë( jabllanicë të Pejës, një në Shalë ( Shalinovicë) dhe një në Lubovë, Ymeri, nga i cili krijohet vendbanimi i sotëm. Në vitin 1920 Lubova kishte këto familje: 3 familje Kajtazi, 3 Ademaj, 1 Hajredinaj, 1 familje tjetër Hajredinaj, kusheri, të ardhur nga Nokshiqi dhe 1 familje Morina, poashtu e ardhur. Në vitin 1912 raja serbe e Pejës dhe raciqët e Prekallës e kanë plackitur Lubovën. Thuhet se raciqët janë me prejardhje shqiptare – Racaj. Në periudhën ndërmjet dylufrave botërore në Lubovë janë vendosur 84 familje kolonësh, kryesisht në Lubovën e Poshtme, që pak a shumë lidhej me koloninë tjetër serbe në Dobrushë. Banorët e parë boshnjak u vendosen këtu në vitin 1951. Shqiptarët në vitin 1941 Lubovën e pagëzuan me emrin Bukureshë. Shënime statistikore: Më 1921 kishte 21 shëtpi me 221 banorë, më 1948 – 81 shtëpi me 469 banorë, në vitin1981 – 142 shtëpi me 1091 banorë ( 623 shqiptarë, 4 serbë, 146 malazez, 318 myslimanë ( boshnjak). Sipas regjistrimit serb të vitit 1991 Lubova kishte 6 serbë, 67 malazez, 227 myslimanë, 1 rom, 23 egjyptianë. Në fillim të vitit 1999 ky vendbanim kishte 75 shtëpi shqiptare 14 shtëpi malazeze e serbe, 14 shtëpi boshnjake,2 shtëpi ashkali. Forcat sebe kanë djegur të gjitha shtëpitë shqiptare ( ka shpëtuar vetëm një dhe 4 të tjera pa u bërë meremet). Më vonë janë shkatërruar edhe ët gjitha shtëpitë e serbëve dhe të malazezve. Gjatë luftës është vrarë një banirë shqiptarë dhe një është i zhdukur. Janë shkatërruar edhe disa kulla me vlerë kulturore e historike. Banorët janë dëbuar më 27 mars të vitit 1999, një herë në drejtim të malit të Zi, e pastaj në Shqipëri. 49. UCA Shtrihet rreth 16 km në lindje të Istogut, rrëzë maleve. është vendbanim kodrinor-malor, i ndarë në lagje. Sipërfaqja: 1866 ha, 66 ari, 32 m. Lagjet: Sylajt (Ymeraj, Hysenaj, Haxhijaj); Ferataj, Hajzeraj, Alidemaj, Salizlamaj ( Kajtazi, Arifaj, Myrtaj, Balaj), Selmanaj, Behlulaj, Muzlijaj, Bajraktarët, etj. Mikrotoponimet më karakteristike: Maja e Madhe, Kroni i Bardhë, Kroni i Ftoftë, Kroni i Mehmet Demës, Kërshat e Verdhë, Kroni i Shejtit, Jezeri që flet, Jezeri me ujë, Përroni i Moknës, Kodra e Keqe, Kroni i Rupës, Krojet e Kqëqija ( Krojet e Bekë Salihit), Kërshi, Lipa, Kroni i Lipës, Kurilla, Kërshi i Sharraxhive, Kërshat e Blinave, Fuha e Madhe, Arat në Bria, Arat mi katun, Arat e Gata, Fanxhe, Smonica, rrahina, Vorret e Mëdha, etj. Mbi katund janë disa varreza shumë të mocme që nuk dihet se të kujt janë, as të cilës kohë janë.
Në dokumentët e shkruara përmendet në kartën e mbretit Urosh I Nemanja e lëshuar në mes viteve 1254 e 1264. në dokumentin soman të Sanxhakut të Shkodrës të vitit 1485 përmendet ky vendbanim me 15 shtëpi e 3 beqarë. Me emrin Uca është i regjistruar ky vendbanim në sallnamet e Vilajetit të Kosovës të vitit 1893 dhe të vitit 1900. Nga barbaritë serbe ky vendbanim ka pësuar shumë. Në dimrin e vitit 1912 bandat e Miliq Kërstiqit me xhandarë, kanë tubuar 28 vetë të zgjedhur të rrethit të Istogut dhe i kanë ngujuar në mullirin e Gjuriqit në Istog. Këta shqiptarë të zgjedhur i kanë rrahur deri në vdekje, madje edhe ua kanë gërryer kokën për gurë të mullirit, deri në vdekje. Në mesin e tyre ka pasë edhe burra të Ucës. Më 17 korrik të vitit 1920 serbët moren 9 vetë dhe i mbyllen në një kullë ku i djegun për së gjalli, pastaj kanë djegur dhe plackitur fshatin. Si është rikthyer Serbia në Kosovë, më 1918 ka ndodhur krime të reja. Kështu. “ Kosova “ e Konstancës së Rumanisë, më 1932 ka shkruar: “ Në katundin Ucë serbët kapen më 15.7. 1920 Murat rexhep Selmanin me 8 shokë dhe i dërguan në një kullë në Kovragë. Masi i lidhen këmbë e duer i mbyllen mbrenda dhe ia vunë zjarrin kullës duke i djegur për së gjalli. Pastaj janë kthyer dhe e kanë djegur e plackitur fshatin”. Në vitin1923 u kolonizua një familje kolonësh me 5 anëtarë, familjet tjera serbe kishin ardhur, njëra nga Rakoshi me prejardhje nga Kurshumlia, e tjera më 1953, ka ardhur nga Kolashini i Ibrit. Gjatë kësaj kohe e deri në mbarim të dhunës komuniste e partizane nga fillimi i viteve ’60, nga ky vendbanim kanë pësuar më se 70 persona. Nga dhuna e pushtetit serb, nga ky vendbanim shumë familje janë shpërngulur për të Shqipëri e Turqi. Më 1924 familja Halitaj është nisur për në Shqipëri me 25 anëtarë, gjysma kanë vdekur rrugës. Ajo është e vendosur në Katundin e Ri, afër Durrësit. Familja e ferat Bardhit në vitin 1920 poashtu shpërngulet në Rroshbull të Shqipërisë, familja e Sali Idrizit ka shkuar në Shqipëri në vitin 1918. në Shqipëri në atë kohë kanë shkuar e vendosur edhe familjet e ramadan Hysenit dhe Ibish Talit. Tre vëllezër të familjes Smajlaj në vitin 1956 shpërngulen në Turqi. Shënime statistikore: Sipas udhëpërshkruëesit J.Muller , në vitin 1838 Uca kishte 10 shtëpi me 50 banorë, në vitin 1918 kishte 60 familje shqiptare me 700 banorë, në vitin 1948 - 83 shtëpi me 725 banorë, në vitin 1981 – 124 shtëpi me 1160 banorë ( 1147 shqiptarë, 13 serbë). Sipas regjistrimit serb të vitit 1991 ky vendbanim kishte 17 serb. Në fillim të vitit 1999 kishte rreth 150 shtëpi. Agresori serb ka djegur e shkatërruar të gjitha shtëpitë bashkë me objektet ndihmëse, kanë shpëtuar vetëm shkolla dhe xhamia e fshatit, që janë dëmoluar. Dy persona janë djegur, një dëshmorë që është vrarë në Koshare. Para lufte, në mbrojtje të shkollës shqipe, më 31 janar 1992 janë vrarë tre banorë të këtij fshati. Më 27 mars 1999 popullata e ka braktisur fshatin, është vendosur në Fushë të Madhe, disa ditë kanë ndjejtur aty, pastaj kanë shkuar për në Rozhajë, e prej aty në Ulqin dhe në Shqipëri. Disa kanë ndjejtur në bjeshkët e Vojdollit.
50. VËRRINI (VERIQI) Shtrihet rreth 8-9 km në juglindje të Istogut. është vendbanim fushor, i ndarë në lagje. Shtrihet 1,5 km përgjatë rrugës magjistrale Pejë-Mitrovicë. Sipërfaqja: 628 ha, 94 ari, 08 m. Familjet: Haxhijaj, Boletini, Geci, Kaqkini, Balaj, Dakaj, Delijaj, Muslijaj, Sylkaj, Igrishta, Ibrahimaj, Loshi, Bushi, Ramaj, etj, lagja e boshnjnakëve: bahtilloviq, baushiq,e Kujoviq si dhe disa familje serbe e malazeze. Mikrotoponimet më karakteristike: Qerhane, Bakqina, Kalugjerovica, Karaulla, Trojan, Qesta, Arrnica, Makva, Kuka, Joshe, Kodra e Jaklinës, Bllakaq, Llojze, Drejana, Shushica, etj. është vendbanim i vjetër, ndoshta edhe iliro-dardan. Në vendin Kallugjerovica është gjetur një tumul me dimatër 15 dhe lartësi rreth 1, 2 metra. Në afërsi të kishës së dikurshme janë gjetur mbeturinat e materialit ndërtimor. Në mal mbi fshat ekzistojnë varreza të vjetra me kryqa guri të vrazhtë. Në një kryq është skalitur kalorësi në kalë. Në dokumentët e shkruara përmendet në kristobulën e Shën Stefanit të mretit Millutin në vitin 1316 dhe në kartën e Car Dushanit të vitit 1348. Gjithashtu përmendet në dokumentin kadastral osman të Sanxhakut tëShkodrës të vitit 1485 me 21 shtëpi, 4 beqarë, 3 të veja. Pas dëbimit të shqiptarëve nga Sanxhaku i Nishit, 1877-78 këtu u vendos vëllazëria shqiptare, muhaxhire, Igrishta. Kjo familje një kohë ishte ndjejtur në Shalë të bajgorës, e nga aty ka ardhur në Veriq. Kolonët serbë e malazezë kanë zënë të vendosen këtu pas vitit 1925. Janë vendosur nërmjet dy lufrave botërore 62 familje kolonësh sllav. Gjatë luftës së Azem Bejtës. është djegur prona e familjes Dakaj. Më 1924 në Shqipëri është shpërngulur Fetah Veriqi. Shënime statistikore: Më 1903 kishte 12 shtëpi serbe, popullata shqiptare nuk ishte regjistruar. Më 1921 - 21 shtëpi me 155 banorë, në vitin 1948 – 65 shtëpi me 334 banorë, në vitin 1981 - 76 shtëpi me 554 banorë ( 211 shqiptarë, 129 serbë, 5 malazez, 186 myslimanë, 23 të tjerë). Në filim të vitit 1999 kishte 75 shtëpi shqiptare 15 shtëpi ashkali, 16 shtëpi serbe e malazeze. Janë djegur e shkatërruar të gjitha shtëpitë shqiptare, pastaj edhe ato serbe e malazeze. është vrarë një fëmijë 13 vjecar. VERIQI I RI është formuar pas Luftës së Parë Botërore në pjesën jugore të ngastrës së Veriqit, me kolonë serbë e malazez. Këtu ishin vendosur rreth 60 familje kolonësh,të cilët gjatë Luftës së Dytë Botërore kanë ikur në vendet e ture në serbi e Mal të Zi, por pas kësaj lufte një numër i mirë i tyre rikthehen. Shqiptarët ktu kanë zënë të vendosen në vitin 1954, familja Hajzeri nga Qubreli i Drenicës pastaj vijnë familjet Rrahmani. Shënime statistikore: në vitin 1948 kishte 28 shtëpi, me 131 banorë, në vitin 1981 – 3 me 19 banorë shqiptarë. Gjatë luftës janë shkatëruar këto shtëpi, janë vrarë dy banorë, njëri dëshmor. Tash nuk llogaritet si vendbanim i vecantë, por në kuadër të Veriqit.
51. VERRISHTA (LLUGA) Shtrihet rreth 6 km në jug të Istogut. Sipërfaqja: 231 ha, 20 ari, 32 m. Familjet: Balaj, Hysenaj, Zekaj, Hajdinaj, Metalijaj, Camademaj, Shabanhajdaraj, Kuklecaj, Ibërdemaj, Imeraj, Blakaj, Sejdaj, Përgjegjaj, Meshi (Morinë), etj. Mikrotoponimet më karakteristike: Ara nër Dardhë, Orrnica, Zabeli, Bashkallaku, Livadhi i Bojkut, ( nga Isniqi), Shavarina, Lutecet, etj. Në mes lagjeve Metalijaj e hajdinaj, ekzistojnë varreza të vjeta që nuk dihet se të kujt janë. Besohet se janë varreza të hershme shqiptare, katolike. Ky lokalitet ëhtë quajtur Shavaret e Isniqit, për shkak se isniqasit i kanë shfrytëzuar si kullota bagëtish. Sot këtë vendbanim e quajnë edhe Llugat e Isniqit. Si vendbanimështë formuar para 150-200 vjetësh me banorë të ardhur nga Isniqi i Decanit. Ndërmjet dy lufrave botërore pushteti i atëhershëm vendosi këtu dy familje kolonësh. Shënime statistikore: në vitin 1921 kishte 21 shtëpi me 226 banorë, në vitin 1948- 34 shtëpi me 321 banorë, në vitin 1981- 60 shtëpi me 620 banorë shqiptarë. Paraagresionit serb 1998-99 ky vendbanim kishte 126 shtëpi me 887 banorë. Agresorët kanë djegur 49 shtëpi, janë vrarë 4 persona, nga të cilët burrë e grua janë masakruar dhe janë hedhur në një pus si dhe një mësues ka rënë dëshmor. Më 27 mars 1999 popullata është deportuar në Shqipëri e Mal të Zi.
52. ZALLCI Shtrihet rreth 12 km në juglindje të Istogut. Sipërfaqja: 1050 ha, 85 ari, 53 m. Familjet: Shalaj, Ukaj, Ibrahimaj, Kelmendi, Mulaku, si dhe disa familje ashkali dhe serbe e malazeze deri nëluftën e fundit. Mikrotoponimet më karakteristike: Kuklica, Gjelbëzina, livadhet e Thata, varret e Turqve, Kodra, varret e Nuses, Shpati, Vorret e Shkive, Ura e Gurit, etj. Në vendin Kodra shihet se ka gjurmë të vendbanimit të vjetër. është gjetur një qyp i madh në lagjen Shala. Afër këtij fshati, mbi lumin e Istogut, është një urë me ornamente karakteristike guri e ndërtuar në shek. XVIII, mirëpo, si dket, kjo urë është e ndëtuar mbi konstruksionet e një ure shumë më të vjetër. Në dokumentët e shkruara përmendet në sallnamet e Vilajet të Shodrës dhe të Kosovës. Në vitin 1878 këtu janë vendosur familje muhaxhirës të ardhur nga sanxhaku i Nishit, si ishin Dragidellët, Obrazhdët, Sogojevët, Zagragjët. Nga ky vendbanim prej vitit 1917-1945 janë shpërngulur shumë familje, ndër to Sogojevët, Dragidellët, Obrazhda, Kapiti, Zagragja, Shala, që janë shpërngulur në Shqipëri dhe nëpër Kosovë. Gazeta “ Kosova” e Kostancës ka shkruar se në maj të vitit 1922 xhandarmeria serbe ka vrarë islam Zagraxhën me 15 shokë dhe ka djegur 13 shtëpi në Zallc. Shënime statistikore: më 1905 kishte 14 shtëpi shqiptare e 8 serbe, më 1921 – 98 shtëpi me 593 banorë, më 1948 – 93 shtëpi 542 banorë, më 1981 – 124 shtëpi me 868 banorë ( 251 shqiptarë, 195 serbë, 81alazez, 327 myslimanë, 14 të tjerë). Në vitin 1998 fshati kishte 140 shtëpi me 1250 banorë nga të cilët 830 shqiptarë, 170 serbë, dhe 250 ashkali. Agresori serb ka djegur 19 shtëpi shqiptare, ambulancën e fshatit dhe një pjesë të dokumentacionit të shkollës. Janë vrarë pesë persona ( një plak, 2 fëmijë rreth 10 vjec, dy femra të reja). Popullata është dëbuar për në Shqipëri më 8 maj 1999.
Marrë nga libri i dr. Jusuf Osmanit: "Vendbanimet e Kosovës – Burimi (Istogu)". Përgatiti për botim: Rrustem Rugova
Start a discussion about Rrafshi i Dukagjinit
Talk pages are where people discuss how to make content on Wikipedia the best that it can be. You can use this page to start a discussion with others about how to improve Rrafshi i Dukagjinit.