Diskutim:Sheriati/Arkivi1
Kjo faqe këtu është vetëm për diskutim mbi artikullin Sheriati/Arkivi1. Wikipedia nxit diskutimin mes vullnetarëve të saj dhe nuk do të censurojë komente bazuar në pikëpamjet ideologjike ose politike. Wikipedia nuk do t’i ndryshojë komentet. Ato ose do të publikohen, ose do të fshihen nëse nuk u binden rregullave kryesore.
|
Të gjitha komentet u nënshtrohen këtyre rregullave:
|
Kjo faqe është një arkiv i diskutimeve të përfunduara. Për pasojë përmbajtja e saj nuk duhet ndryshuar më. Për të diskutuar mbi një temë të kaluar mund të përdoret faqja aktuale e diskutimeve, ku mund të bëhet një shënim që ka lidhje me titullin apo pjesën e diskutimit të këtij arkivi. |
MJAFT ME REKLAMAT FETARE FANATIKE!
Shumë prej përdoruesve gjysëm-analfabetë të Wikipedias me sa duket kujtojnë se ajo është koshi ku secili mund të hedhë një fletë reklame duke bërë propagandë për idetë konfuze për të cilat përndryshe s'do t'u vinte veshin askush. Wikipedia është enciklopedi e lirë por veç për të gjithë. Dhe jo për disa fanatikë syleshë por në rradhë të parë për shkrime të bazuara në fakte të provueshme!
Data e shkruaa ne tekste nuk jan te sakta.--172.181.211.95 2005 Maj 10 10:39 (UTC)
Para redaktimit të informatave
[Redakto nëpërmjet kodit]i nderuar Muslim Qazimi, ju falemindeit për kontributin e juaj. Dhe ju bëjë me dije se Informata që ju i keni dhurar Wikipedias do të redaktohen në artikullin "Sheriati", kuptohet duke ju përshtatur rregullave të Wikipedias. Unë për veten time nuk e njohë këtë temë aq mirë, po besoj se me ndihmën e zotit do të vij dikush që do ti përdor informatat që ju na ken dërguar. Nëse kjo nuk ndodhë breda një jave, ju premtojë se unë do të kujdesem që të redaktoi artikullin, e për këtë me siguri se të dhënat e juaja do të ndihmojnë.--Hipi Zhdripi 2005 Qershor 12 04:32 (UTC)
Teksti
[Redakto nëpërmjet kodit]Ky është teksti të cilin e ka prezentuar
E DREJTA E SHERIATIT
Parathënie
“O ju që besuat! Bëhuni plotësisht të vendosur për hir të Zotit, duke dëshmuar të drejtën, dhe të mos u shtyjë urrejtja ndaj një populli e t’i shmangeni drejtësisë; bëhuni të drejtë, sepse ajo është më afër devotshmërisë. Kini dro Zotin se Zoti di hollësisht për atë që veproni
Islami i ka kushtuar dhe i kushton rëndësi të madhe jetës dhe nevojave shpirtërore po edhe materiale të qenies njerëzore. Më ligje të mira dhe të drejta, e që kanë premisa hyjnore, Sheriati ka rregulluar të gjitha fushat dhe aktivitet e jetës njerëzore. Në harmoni të plotë me ligjet natyrore të jetës dhe në këto relacione Sheriati islam nuk ka diskontinuitet e as disharmoni. Parimet dhe ligjet e Sheriatit janë më perspektiv dhe më prosperues se ligjet e hartuara nga njerëzimi. Duke i krahasuar ligjet dhe rregullat e sheriatit me ligjet dhe rregullat ligjore të njerëzimit, bindshëm dëshmohen përparësitë e pakufishme të ligjit të Zotit ndaj të tjerëve E Drejta e Sheriatit është shkencë e cila merret me studimin e burimeve themelore islame dhe mënyrën e nxjerrjes së ligjeve apo dispozitave të Sheriatit të bazuara në burimet e Sheriatit. E Drejta e Sheriatit mundëson të kuptuarit e plotë të dispozitave, pa marrë parasysh a kanë të bejne me ndalesa apo urdhëresa. Si synim parësor e drejta e Sheriatit ka hartimin e çështjeve në aspektin teorik si dhe shpjegimin dhe aplikimin e tyre në praktikë.
E DREJTA E SHERIATIT ISLAM
Zanafilla e së Drejtës së Sheriatit
Zanafilla e kësaj shkence është që nga Profeti Muhammed a.s., i cili që në atë kohë gjykonte në çështjet dhe punët e përditshme të muslimanëve në të gjitha sferat e jetës, ta zëmë në çështjet civile, martesore-familjare, trashëgimisë, penale etj, pastaj kjo shkencë ka avancuar, në veçanti në kohën e shokëve të tij (Sahabëve).
Formimi i mirëfilltë i së drejtës së Sheriatit ka arritur të veçohet si shkencë që nga shekulli i dytë hixhrij.
Se e drejta e Sheriatit ka filluar të zhvillohet si shkencë e mirëfilltë që në kohën e shokëve të Pejgamberit tregojnë ngjarjet e shumta të pasuesve të profetit Muhammed siç ishin Ebu Bekri, Umeri, Uthmani, Aliu dhe të tjerë, që në të shumtën e rasteve, edhe pse ishin udhëheqës shteti, ata gjykonin për shume çështje dhe punë në jetën e përditshme.
Është për tu theksuar rasti i udhëheqësit-Halifit të dytë të muslimanëve Umerit r. a. i cili pasi që kishte emëruar si gjykatës një bashkëkohës të tij, përveç të tjerash, e paskësh porositë: “Njihi-mësoji provat dhe argumentet e pastaj gjykoji punët sipas mendimit tënd”(duke u bazuar në Kur’an dhe Sunnet).
Historia e Së Drejtës Së Sheriatit
Periudha e misionit të pejgamberisë së Muhammedit, pastë paqen e Zotit, është periudha më e rëndësishme dhe më e ndritshme e historisë të së drejtës së Sheriatit. Juristët Islam e kanë quajtur këtë periudhë si periudha e “Legjislacionit Islam” ngase në atë kohë e Drejta e Sheriatit ka qenë e shpallur nga Zoti përmes Kur’anit, e interpretuar dhe e jetësuar nga profeti Muhammed dhe kjo praktikë e Pejgamberit ndryshe quhet Sunnet. Periudha e Legjislacionit ndahet në dy periudha: periudha Mekase dhe ajo Medinase, dhe pothuajse në këto dy periudha qartazi dallohen llojet e ligjeve dhe të dispozitave. -Ligjet dhe dispozitat Mekase kanë të bëjnë më shumë me dispozitat e besimit, e drejta mbi fenë, forcimin e fesë, çështjet morale, kushtet e përgjithshme jetësore të muslimanëve të parë, sfera private të jetës së individit, që ndryshe mund të themi se kanë të bëjnë me rregullimin e raporteve Zot-njeri, dhe kjo periudhë në Mekë zgjati 12 vjet e 5 muaj. -Ligjet dhe dispozitat Medinase karakterizohen me ligje dhe dispozita që rregullojnë marrëdhëniet në mes individëve dhe shoqërisë të cilat karakterizohen me sanksionimin nga pushteti publik, formimin e entitetit shoqëroro-juridik, konstituimin e pushtetit, që është gjëja më e rëndësishme e kësaj periudhe, kur është bërë nxjerrja e kushtetutës, që njihet si kushtetuta e qytetit-shtetit të Medinës (Kushtetuta e Medinës) dhe poashtu njihet si kushtetuta e parë e shkruar botërore, që ndryshe quhet “Sahifetun”. Kjo kushtetutë përmban gjithsej 52 nene, prej të cilave 25 kanë të bëjnë me muslimanët kurse 27 me jomyslimanët. Kjo periudhë Medinase zgjati 10 vjet. Ka edhe periudha të tjera të Legjislacionit Islam e që në këtë rast do ti përmendim disa nga ato sipërfaqësisht:
1-Periudha e Legjislacionit e cila është më e rëndësishmja dhe folëm pak për të më lart.
2-Periudha e katër halifëve-udhëheqësve të parë.
3-Periudha e shkollave juridike(themelimit të shkollave).
4-Periudha klasike e shkollave juridike
5-Periudha e rrumbullakimit të interpretimit të së drejtës.
6-Periudha e pasimit të shkollave juridike.
7-Periudha e recepcionimit të drejtave të huaja dhe përpjekjeve për ripërtëritjen e mendimeve juridike Islame.
8-Periudha e së drejtës së Sheriatit në periudhën Osmane.
Themelimi i së Drejtës së Sheriatit
Siç cekëm edhe më lartë, se zanafilla e së drejtës daton qysh nga zbritja e Kur’anit d.m.th që në atë kohë kur profetit Muhammed nisi t’i shpallet Kur’ani, në kohën e gjeneratës së parë të muslimanëve, shokëve të Muhammedit. Formimi i mirëfilltë i kësaj shkence u arrit në shekullin e dytë ku për herë të parë juristi i njohur Esh-Shafiu shkroi mbi të drejtën e Sheriatit. Ky jurist i shumënjohur nxori në dritë librin e tij të quajtur “Err-Rrisaletu” në vitin 204 hixhrij, ku për herë të parë shkroi mbi bazat e jurisprudencës, dhe, ai këtu flet mbi burimet themelore të së drejtës Sheriatit; Kur’anin, Sunnetin, Konsensusin, Analogjinë, Abrogimin e ligjeve, ligjet e përgjithshme dhe të veçanta . Ky jurist ka hartuar rregulla shkencore mbi të drejtën, dhe i dha botës parimet dhe principet mbi të cilat mbështetet rendi i burimeve të së drejtës.
SHKENCAT E STUDIMIT TË SË DREJTËS SË SHERIATIT-
Fikhu (Jurisprudenca), është shkenca e cila studion normat dhe ligjet e Sheriatit që kanë të bëjnë me veprat shpirtërore dhe fizike të njerëzve. Pastaj kjo shkencë është marr dhe vazhdon të merret edhe me degët e veçanta dhe të përgjithshme të Jurisprudencës Islame, që atëherë kur fillojnë të ndahen shkencat Islame në disiplina të veçanta. - Usul El Fikhu (Bazat e Jurisprudencës Islame), është shkenca e cila merret me studimin e burimeve themelore të Sheriatit dhe mënyrën e nxjerrjes së ligjeve apo të dispozitave të bazuara në ato burime themelore të mirënjohura për nxjerrjen e normave të Sheriatit në mënyrë të hollësishme.
BURIMET E SË DREJTËS SË SHERIATIT
Burimet themelore të së Drejtë së Sheriatit janë:
1. Kur’ani-Libri i Zotit, dhe 2. Sunneti-Tradita e Profetit Muhammed (thëniet-porositë, ndalimet, lejimet, veprat, miratimet dhe braktisjet e disa veprave). 3. Ixhmau Ummeh-(Konsensusi i Komunitetit Muslimanë për ndonjë çështje të caktuar. Burime të së Drejtës së Sheriatit llogariten të jenë edhe: 4. Kijasu el-Fukahai -Analogjia e juristëve (gjykimi i një materie të caktuar analoge me një tjetër të asaj natyre). 5. Ixhmai-Konsensusi i katër halifëve-udhëheqësve të parë. 6. Traditat e Sehabëve (shokëve të Muhammedit a.s., si njohësit më të mirë të dispozitave të Sheriatit). 7. Ixhmai-Konsensusi i dijetarëve të Medinës dhe Kufës. 8. Legjislacionet hyjnore para periudhës kur’anore. 9. Istihsani (Preferencat e Rezonimit Juridik). 10. Istihsabi(Rezonimi Juridik i bazuar në gjendjen e mëhershme për vazhdimësi). 11. Istislahi (Rezonimi Juridik i bazuar në Interesat e Përgjithshme). 12. El Urf dhe El Adeh (traditat-zakonet). 13. Sed-du Edh Dhera’i (Preventivat të cilat e pengojnë veprimin e së ndaluarës).
Ndarja e Burimeve të Sheriatit
Burimet mund të ndahen edhe në ato tradicionale dhe logjike.
A: Tradicionale janë:
1. Kur’ani. 2. Sunneti. 3. Konsensusi i Komunitetit Muslimanë 4. Konsensusi i katër halifëve-udhëheqësve të parë. 5. Thëniet e sehabëve. 6. Konsensusi i Dijetarëve të Medinës dhe Kufës. 7. Traditat-zakonet që nuk bien ndesh me Kur’anin dhe Sunnetin. 8. Legjislacionet hyjnore para periudhës kur’anore që përkojnë me ato islame.
B: Logjike janë:
1. Analogjia. 2. Rezonimi Juridik i bazuar në gjendjen e mëhershme për vazhdimësi. 3. Preferencat e Rezonimit Juridik. 4. Rezonimi Juridik i bazuar në Interesat e Përgjithshme. 5. Preventivat të cilat e pengojnë veprimin e së ndaluarës.
Kurani
[Redakto nëpërmjet kodit]Shiko: Kurani
1- Kur’ani (Libri i Zotit)-Burimi i parë së Drejtës së Sheriatit
Përkufizimi i Kur’anit.
Kur’ani është fjalë e Zotit e mbinatyrshme e shpallur Profetit Muhammed në gjuhën arabe, e shkruar në mus’haf (në prezencën e profetit), e transmetuar me besnikëri, kurse vetë recitimi-këndimi i Kur’anit është vepër e devotshme-adhurim.
Kur’ani është libri i fundit i hyjnor që i zbriti Pejgamberit të fundit Muhammed nga ana e Zotit nëpërmjet Engjëllit Xhibril (Gabriel). Fjala e Zotit i zbriti profetit në mënyrë kronologjike në një periudhë prej 23 vjetësh. Përmban 114 kaptina që kanë gjithsej 6360 versete, duke numëruar këtu edhe versetin fillues të çdo kaptine “Në emër të Zotit të Mëshirshëm, Mëshirëplotit”. Radhitja e verseteve dhe kaptinave nuk është e radhitur në mënyrë kronologjike, por është e radhitur sipas porosisë së Pejgamberit e që poashtu është bërë në bazë të shpalljes, d.m.th. vetë profeti ishte ai i cili urdhëronte të bëhej radhitja. Kurani është kushtetutë dhe burimi themelor i fesë, predikimit dhe të drejtës së Sheriatit. Baza kryesore e Kur’anit është me përmbajtje dhe karakter moral edukativ, human dhe me vlera mbarë njerëzore. Mirëpo, Kur’ani paraqet edhe një kushtetutë me norma në vazhdimësi aktuale dhe universale. Ai përmban, jo vetëm norma morale e humane, por edhe norma juridike, norma të drejtësisë ligjore, sociale, familjare, ekonomike etj, që kanë të bëjnë me fushëveprimin dhe rregullimin e çështjeve të ndryshme jetësore të shoqërisë njerëzore në përgjithësi. Ai përmban principet kryesore fetare, morale dhe juridike islame . Është përmbledhje e rregullave esenciale në bazë të të cilave duhet të ndërtohet dhe zhvillohet jeta materiale e shpirtërore por, gjithsesi edhe shoqërore dhe qytetare e muslimanëve. Ai përmban: 1. Normat që kanë të bëjnë me çështje të besimit. 2. Normat të cilat kanë të bëjnë me edukimin dhe formimin e personalitetit. 3. Normat të cilat kanë të bëjnë me sistematizimin e marrëdhënieve të jetës private dhe shoqërore, ligje juridike të cilat janë dhënë në mënyrë të prerë në Kur’an. Norma dhe ligje që rregullojnë raportet e njeriut me Zotin, apo normat dhe të drejtat e njerëzve në mes tyre, dhe këto ndahen në disa grupe, sikur që janë: a-E drejta personale. b-E drejta familjare. c-E drejta civile. d-E drejta penale. ç-E drejta mbi shitblerjen. e-E drejta fetare. f-E drejta ndërkombëtare 4-Normat të cilat merren me çështjet e gjykimit, dëshmisë, betimit me të cilat synohet që drejtësia të jetë sa më e përpiktë dhe pa lëshime. 5. Normat morale, qëllimin i të cilave është të fisnikërojnë shpirtin njerëzor, ta pajisin atë me sjellje virtyte dhe ideale të larta, në njërën anë, e në anën tjetër ta pastrojnë nga veset e këqija dhe dukuritë e shëmtuara. 6. Normat të cilat kanë të bëjnë me sistematizimin e sundimit-pushtetit, d.m.th normat që kanë të bëjnë me sqarimin e të drejtave dhe obligimeve ndaj Ligjdhënësit dhe atyre që zbatojnë ligjin. 7. Normat që kanë të bëjnë me marrëdhëniet e shtetit (islam) me shtetet tjera. 8. Normat që kanë të bëjnë me çështjet ekonomike, siç janë: të pasurit, të varfrit, e drejta e të varfërve në pasurinë e të pasurve, tatimet, obligimet ndaj shtetit etj.
Sqarimi i normave të Kur’anit:
Sqarimi i normave të Kur’anit është dy llojesh: në norma të përgjithshme, dhe të veçanta.
a- Në mënyrë të përgjithshme mund të marrim shembullin e citatit -mesazhit kur’anor: “Vërtetë Zoti ju urdhëron (që të gjykoni) me drejtësi... “
b- Në mënyrë të detajizuar si specifike mund të marrim shembullin e citatit Kur’anor: “O ju që besuat, s’ka dyshim se vera-alkooli, bixhozi, idhujt dhe hedhja e shigjetës (për fall-lojërat e fatit) janë vepra të ndyta të djallit. Pradaj largohuni prej tyre që të jeni të shpëtuar” .
2-Sunneti-Tradita (burim i dytë i së Drejtës së Sheriatit)
Sunneti-Tradita e Profetit është burimi i dytë i së drejtës së Sheriatit. Me këtë nënkuptohet drejtimi, rruga e Pejgamberit e cila për muslimanët është obligim që ta ndjekin, dhe kjo ndodhë me porosi hyjnore. Zoti në Kur’an thotë:
“Kush pason ( mbështetë) profetin, ai ka pasuar ( mbështetur) Zotin...” .
“Me të vërtetë ju (muslimanë) keni në profetin shembullin më të mirë” (Ahzab, 21).
Me termin “Sunnet” kuptojmë: thëniet-porositë, ndalimet, lejimet, veprat, miratimet (pëlqimet) dhe virtytet e Profetit Muhammed. Nganjëherë sunneti vjen me dispozita shtesë, apo komentim, sqarim nga ato norma që gjinden në Kur’an. Sunneti i Profetit është burim pa të cilin nuk do të kuptohej e drejta e Sheriatit. Kur’ani na bënë me dije se sunneti i profetit gjithnjë ka qenë inspirim, shpallje që i është dhënë Pejgamberit nga Krijuesi Gjithësisë.
“Ai (Muhamedi) nuk flet nga veta e tij. Ajo që e thotë s’është (gjë tjetër) pos shpallje që i frymëzohet” , prandaj, duhet kuptuar se çdo thënie, veprim, miratim, pëlqim i Profetit ndaj një vepre, ka burimin nga Zoti, andaj edhe është bazë e dytë, pas Kur’anit, në ndërtimin e fesë, jetës, ligjit.
Profeti Muhamed ka qenë transmetues dhe interpretues i vullnetit të Zotit dhe komentues i ligjërimit hyjnor-Kur’anit.
Roli i sunneti. në ndërtimin e shoqërisë dhe të së drejtës është i patejkalueshëm dhe i domosdoshëm, ngase vetëm në traditën e tij mësojmë në praktikë fenë dhe të drejtën e Sheriatit.
Se sunneti është burim i sheriatit ka bazën e vet ligjore në vetë Kur’anin ku Zoti i lartëmadhërishëm thotë:
“Çka ju jep (urdhëron) i dërguari (Muhammedi) merreni, dhe atë që ju ndalon ai largohuni nga ajo....” .
Llojet e Sunnetit në të drejtën e Sheriatit.
Llojet e sunneti në të drejtën e Sheriatit janë tri llojesh: 1-Lloji i parë është sunneti i cili ka norma të ngjashme dhe përputhet me burimin e parë të së drejtë së Sheriati, pa shtuar as munguar asgjë në norma, ligje etj, shembulli i tillë është urdhërimi për agjërim, që në të njëjtën mënyrë e gjejmë edhe në Kur’an. 2-Lloji i dytë është sunneti i cili komenton-sqaron normat, dispozitat, ligjet, urdhëresat, ndalesat etj, të burimit të parë të së drejtës së Sheriatit (Kur’anit) që janë të pa detajizuara, e që nuk mund të kuptohen pa sqarimin e sunnetit, shembull për këtë kemi: pastrimi i tërësishëm i trupit pas marrëdhënieve intime, mënyra e të falurit, tatimi vjetor, etj. 3-Lloji i tretë është sunneti i cili paraqet ndonjë dispozitë, normë, ligj, urdhër,ndalesë etj. që nuk e ka cekur Kur’ani, por që e ka aplikuar dhe sqaruar Pejgamberi. Shembull për këtë kemi, ndalesën e veshjes së mëndafshit për meshkuj, ndalimi i bartjes së arit për meshkuj, etj. Sa i përket fjalëve të Profetit ato në gj. Arabe quhen “Hadithe”, dhe këto hadithe kanë disa kategori, por ne do t’i përmendim vetëm disa më esenciale duke mos u zhytur shumë në këto terminologji, ngase ka disa shkenca të posaçme në të drejtën e Sheriatit për studimin e mirëfilltë të burimit të dytë të së drejtës së Sheriatit, kategoria e parë: janë Hadithet e vleftëshme që lejohet të mbështetemi për bazë ligjore dhe kategoria e dytë : janë ato hadithe të pavlefshme të tjetërsuara të bastarduara që nuk lejohet kurrsesi të punojmë me të për t’i marrë si bazë ligjore. -Kategoria që lejohet të punohet janë sipas këtij klasifikimi: 1-Hadithi Kudusij ( hyjnor). 2-Hadithi Mutevatir (autentik). 3-Hadithi Sahih (i vërtetë). 4-Hadithi Mesh’hur (i afirmuar). 5-Hadithi Ahad (i vetmuar). -Kategoria e dytë që nuk lejohet janë sipas këtij klasifikimi: 1-Hadithe të dobëta (në transmetim). 2-Hadithe Mevdu’ë (të trilluara) dhe ndonjë tjetër për shkaqe bastardimi.
3-Ixhmai-Konsensusi i Komunitetit Muslimanë
Fjala “Ixhma” ka dy e më shumë kuptime, por në terminologjinë e të Drejtës së Sheriatit e hasim në këto kuptime: 1-Vendosmëria për të vepruar-kryer ndonjë vepër. 2-Unanimiteti, pajtueshmëria për ndonjë çështje. Ixhmai është një lloj konsensusi i juristëve të të gjitha vendeve ku gjinden muslimanët, për ndonjë çështje të caktuar që mundet të paraqitet gjatë jetës së tyre të përditshme e që nuk gjendet ndonjë dispozitë/argument i qartë në burimin e parë dhe të dytë. Në Islam nuk lejohet të veprohet asnjë vepër pa e ditur paraprakisht se a është e lejuar apo jo, pa marrë parasysh se a është vepër që ka të bëjë me jetën publike apo private, ngase në 99% të rasteve/problemeve që mund të paraqiten, në burimet e Sheriatit gjenden argumente/dispozita për të vlerësuar dhe gjykuar për ndonjë çështje të caktuar. Është e vërtetë se sot në shekullin të cilin jetojmë është normale të ballafaqohemi me probleme që nuk kanë qenë prezent në kohët e mëparshme, dhe është e natyrshme që duhet gjetur medoemos zgjidhje për të ndërtuar dispozita të posaçme dhe të reja përbrenda të gjitha burimeve të Sheriatit. Duhet cekur edhe këtë se sa i përket dispozitave që kanë të bëjnë me të drejtën fetare, rregullat e adhurimeve, mënyrat, ritet fetare dhe gjithçka që ka të bëjë me adhurimet, janë të detajuara me normat e Kur’anit dhe Sunnetit, kështu që nuk ka mundësi dhe as nuk guxohet që të shpiket ndonjë adhurim i ri, formë e re e adhurimit apo rregull e re e adhurimit, sepse rregullat e adhurimit janë dispozita të paprekshme dhe të rregulluara me Kur’an dhe Sunnet, dhe ky është kapitull i mbyllur në të drejtën islame sa që nuk i jepet e drejta askujt të ndërhyj në to. Burimi i tretë i së drejtë se Sheriatit ka të bëjë më shumë me problemet e përditshme që ballafaqohen muslimanët gjatë jetë së tyre publike dhe private. Mu për këtë juristët Islam mundohen të që gjejnë rregulla, ligje, bazë ligjore për to se a është e lejuar të veprohet apo jo për ndonjë çështje të caktuar. Si shembull dhe si probleme bashkëkohore që kërkojnë zgjidhje, mund të marrim bankat me rregullat e reja të ekonomisë, transaksionet e ndryshme me mjete shumë të sofistikuara, televizioni, interneti, tatimet e veçanta, TVSH-ja, sigurimet shëndetësore, sigurimi i veturave, e shumë e shumë punë të tjera. Duhet cekur se në kohën kur profeti ka qenë gjallë nuk ka ekzistuar ky burim dhe nuk është ndie nevoja për të, sepse për çdo problem që mund të jetë paraqitur, është zgjidhur në bazë të Kur’anit ose në bazë të Sunnetit, d.m.th. nga vetë Muhamedi a.s. dhe kjo ka qenë periudha e Legjislacionit (e Shpalljes/dërgatës).
Ixhmai-Konsensusi i ka edhe kushtet e veta që e bëjnë të ligjshëm, kushtet e Ixhmait-Konsensusit janë tri: 1-Koha në të cilën është parashtruar pyetja/problemi, pastaj duhet të gjenden Juristët që ti japin mendimin adekuat për pyetje/problem adekuat. 2-Gjykimet e tyre të akordohen unanimisht për dhënien e normës së caktuar për problemin që është paraqitur, nëse ndodh që një dispozitë, normë e dhënë nuk jepet unanimisht atëherë ky Ixhma-Konsensus nuk është i ligjshëm. 3-Një tjetër kusht është që të gjithë juristët duhet të prononcohen qartë për unanimitet.
Ixhmai-Konsensusi është dy llojesh: 1-Konsensusi deklarativ, është ai lloj konsensusi në të cilin juristët e kohës janë të pajtimit për atë normë që është vendosur. Ky lloj konsensusi është burim i së drejtë se Sheriatit dhe muslimanët janë të obliguar t’i përmbahen. 2-Konsensusi jo deklarativ, është ai lloj konsensusi në të cilin juristët paraqesin mendimet e tyre rreth një çështje ndërsa një pjesë e juristëve me heshtje e aprovojnë apo e kundërshtojnë atë normë.
Vërejtje: Konsensusi nuk vendosë ndonjë normë krejtësisht të re, që bie ndesh me Kur’anin dhe Sunnetin, por sjell normë aktualiteti apo të tillë që e ka imponuar koha apo rrethana të caktuara pa ra ndesh me Kur’anin, Sunnetin ose me burimet e tjera të së drejtës së Sheriatit.
4-Ixhmai-Konsensusi i Udhëheqësve të parë.
Ky konsensus ka të bëjë me gjykimet e katër udhëheqësve të parë që kanë gjykuar gjatë jetës së tyre. Udhëheqësit për të cilët bëhet fjalë janë: Ebu Bekri, Umer el Hatabi, Uthman ibn Affani, Alij bin ebi Talib. Duhet të cekim se edhe këta Udhëheqë të parë nuk kanë gjykuar për ndonjë çështje jashtë burimeve të Sheriatit, por kanë nxjerrë normat në mënyrë të drejtpërdrejtë ose tërthorazi në bazë të burimeve të sheriatit. Kurse arsyeja pse konsensusi i tyre merret si burim i të drejtës së Sheriatit është sepse ata kanë qenë njohësit më të mirë të së drejtës së Sheriatit. Për atë se kanë qenë njohësit më të mirë ka thënë edhe vet profeti Muhammed, në momentet e vdekjes një prej porosive të fundit që u jep muslimanëve thotë: “Përmbajuni Kur’anit, Sunnetit-traditës time dhe traditës së halifëve-udhëheqësve të drejtë, Mbështetni fortë këto dhe ruajuni nga risitë në fe-adhurime”.
5-Traditat e Sahabëve-Shokëve të Profetit
Dijetarët Islam traditat (thëniet) e shokëve të Profetit Muhammed, brezit të parë, i kanë konsideruar si burim i të së drejtës së Sheriatit, duke u bazuar në atë se shokët e Profetit e kanë shoqëruar Profetin në çdo vend ku ai ka shkuar, i kanë dëgjuar fjalët, gjykimet e tij, i kanë dëshmuar veprimet dhe pëlqimet e tij që ai ka gjykuar për ndonjë çështje. Shokët e Profetit e kanë njohur Kur’anin dhe Sunnetin më së miri, e kanë dashur fenë dhe e kanë praktikuar më së shumti, poashtu më së shumti e kanë dashur Profetin. Zoti dhe Profeti kanë dëshmuar për ata se janë njerëzit më të devotshëm. Në kuptim miradije për sehabët, Zoti thotë në Kur’an: “Zoti është i kënaqur (o Muhammed) me të hershmit e parë, me migruesit, me vendorët, ndihmëtarë dhe me ata që i pasuan (të parët) në punë të mira, e edhe ata janë të kënaqur ndaj Zotit” Ky burim i pestë i së drejtës së Sheriatit poashtu ka kushtet e veta, ato janë: 1-Që shokët e profetit të jenë në pajtueshmëri të plotë për ndonjë normë të caktuar. 2-Që udhëheqësit e parë të janë pajtuar me atë normë. 3-Që personi i cili ka gjykuar për atë normë të jenë në pajtueshmëri me shokët tjerë. 4-Që person i cili ka gjykuar mbi atë çështje të jetë e përhapur në mesin e shokëve të tjerë, dhe të tjerët të mos kenë kundërshtuar për atë normë. 5-Që personi i cili ka gjykuar apo ka dhënë atë normë të jetë e ngritur deri tek Profeti e jo te ketë gjykuar sipas mendimit të vet.
Vërejtje: Këtu merren parasysh edhe transmetimet e grave që kanë dëgjuar në atë kohë profetin Muhammed të ketë gjykuar për ndonjë çështje, siç ka ndodhë rasti me zonjën Aishe, gurajën e profetit e cila shumëçka kishte mësuar nga vetë Profeti. Në çështjet e fesë kjo zonjë ka transmetuar një numër të konsiderueshëm të normave të Sheriatit. Profeti ka porositur shokët e tij që të mësojnë dispozita fetare punë drejtësie nga kjo zonjë. “Mësoni nga kjo zonjë dispozitat e fesë tuaj”. Dihet se në jetën e përditshme shokët e profetit e kanë pyetur këtë zonjë për shumë çështje në lidhje me jurisprudencën e Sheriatit. Shokët e Profetit poashtu e kanë pasur një si lloj këshilli që quhej Mexhlis esh-Shura-(Bordi Konsultativ). Aty janë marrë vendime me peshë të madhe dhe është vendosur për shumë çështje me rëndësi. Ky bord ka pasur influencë të madhe, bile edhe udhëheqjes më të lartë të muslimanëve i ka dhënë direktiva, këshilla etj. Bordi ka qenë i përbërë prej 5 anëtarëve.
6-Kijasi-Analogjia
Përkufizimi i analogjisë në të drejtën e sheriatit është “Krahasimi i një çështjeje për të cilën nuk kemi bazë ligjore me një çështje tjetër të ngjashme, analoge me të parën, për të cilën kemi bazë ligjore të qartë, dhe për shkaqe, arsye apo prova të ngjashme, mund të sillet gjykimi i të dytës analoge me të parën ”
Poashtu si burimet e mëparshme edhe analogjia ka kushtet e veta që duhet pa tjetër ti ketë këto elemente: 1-Argumentin/rregullën bazë të qartë (Kur’anin, Sunnetin dhe Konsensusin), p.sh. për alkoolin ekziston rregulla bazë. 2-Norma e argumentit/rregullës bazë. p.sh. norma e alkoolit është e përcaktuar qartë se (alkooli) është i ndaluar. 3-Problematika e re që kërkon krahasim/zgjidhje, p.sh, droga, pijet tjera dehëse, Profeti thotë: “Çdo gjë që deh është e ndaluar përdorimi i saj, qoftë në masë të madhe apo në masë të vogël”. Problematika kërkon që të bëjmë analogji për të nxjerr normën standarde se droga apo pijet dehëse janë të ndaluara. Rast tjetër kemi kur Zoti thotë në Kur’an: “Zoti ua lejon të mirat dhe ua ndalon të këqijat”, në këtë rast e bëjmë analogjinë e ligjeve/rregullave për të nxjerrë normën se droga apo pijet tjera dehëse janë të ndaluara ngase unanimisht vlerësohen se ato janë të këqija. 4-Njohja e shkakut të normës apo argumentimit për të cilën është vendosur norma, p.sh. shkaku i ndalimit të alkoolit është dehja, shkaku i ndalimit të drogës është dëmi që i bëhet vetvetes, shoqërisë etj, ka poashtu rregulla të posaçme për këtë çështje në lidhje me dëmet që mund ti sjell droga shoqërisë.
Mënyra e njohjes së shkaqeve të normës.
Njohja e shkaqeve të normës ka disa mënyra: a-Njohja e shkakut me Kur’an dhe Sunnet, ky grup ndahet në dy nëngrupe të tjera: kur teksti është i qartë dhe kur teksti nuk është krejtësisht i qartë. b-Njohja e shkakut me anë të indikacioneve. c-Njohja e shkakut me anë të konsensusit, p.sh. njohja e shkakut se pse i jepet përparësi në trashëgimi vëllait prej dy prindërve më shumë se vëllait prej njërit prind, konsensusi është se shkak i përparësisë është prejardhja prej dy prindërve. d-Njohja e shkakut me anë të konkludimit, p.sh. alkooli është i ndaluar dhe merret për studim me të gjitha cilësitë dhe elementet që përmban, dhe njëri prej elementeve është shkak për tu ndaluar, p.sh. dehja, kurse në anën tjetër vërtetohet nga studimi se alkooli medicional nuk ndalohet për përdorim.
Llojet e analogjisë janë pesë:
1-Një lloj i analogjisë është kur në rastin e ri kërkon zgjidhje si degë, kurse është më i qartë në degë se sa në bazë, p.sh. me bazë ligjore është e ndaluar ofshama ndaj prindërve me “uf”, nëse bëjmë analogji me rrahjen e prindërve, shohim se rrahja e prindërve është një akt më i rëndë se ofshama. 2-Lloji tjetër i analogjisë është kur shkaku në degë është i njëjtë si në bazë, p.sh. djegia e pasurisë së jetimit dhe ngrënia e pasurisë së jetimit janë të njëjta ndalesa, dhe kur bëjmë krahasimin e normës vërejmë se që të dyja kanë shkakun e njëjtë, shkatërrimin e pasurisë. 3-Lloji i analogjisë është, kur shkaku në degë nuk është aq i qartë sa është edhe në bazë. 4-Lloji i analogjisë poashtu është kur analogjia njihet me anë të një teksti (Kur’an ose Sunnet) ose me anë të konkludimit, duke mos marrë parasysh fare logjikën, p.sh Profeti thotë: “Nuk lejohet të gjykojë gjykatësi kur ai është i hidhëruar”, në këtë rast për shembull ndodh e njëjta gjë edhe me urinë dhe etjen në rastin e gjykatësit, d.m.th. nuk lejohet të gjykojë gjykatësi kur është i uritur ose i etur. Në këtë rast sikur hidhërimi edhe uria apo etja janë shkaqe që ndikojnë psikikisht te njeriu. 5-Lloji i analogjisë kur është e domosdoshme të studiohet thellë njohja e shkakut, në këtë rast mund të marrim shembull, këmbimin e parave me arin në kamatë, etj.
Ndalesa e Analogjisë:
Analogjia ndalohet në këtë çështje:
1-Në normat të cilat kanë të bëjnë me çështjet e adhurimit, ngase normat e adhurimit siç kemi thënë edhe më lartë se janë të gjitha të detajizuara dhe nuk ka nevojë për analogji
Vërejtje:
Analogji nuk bëhet nëse ekziston teksti i qartë në Kur’an dhe Sunnet, por analogjia vjen në konsideratë vetëm kur juristi nuk gjen ndonjë dispozitë për ndonjë çështje, dhe prej kushteve kryesore është të mos vijë në kundërshtim me burimet e më hershme, nëse vjen në kundërshtim me burime e lartë përmendura atëherë kjo analogji bëhet i pavlefshme.
Njohja e shkaqeve në Islam është shkencë e veçantë e cila ka të bëjë me citatet e Kur’anit dhe Sunnetin-fjalët e Profetit.
7-Ixhmai-Konsensusi i Juristëve të Medinë dhe Kufës të hershëm.
Konsensusi i juristëve të Medinës dhe të Kufës është poashtu një prej burimeve të së drejtë së Sheriatit. Të gjithë juristët janë të pajtimit se nëse një normë ka qenë e miratuar nga juristët e medinës dhe kufës nuk lejohet të kundërshtohet nga muslimanët, këtu bëhet fjalë për norma të cilat natyrisht kanë bazë ligjore në burimet e lartë përmendura. Arsyeja se pse ky konsensus konsiderohet si burim i së drejtës së Sheriatit është se profeti Muhammed ka jetuar një kohë të gjatë në atë vend, poashtu edhe shpallja-legjislacioni ka zbritur në këtë vend dhe juristët e medinës i kanë mësuar rregullat nga profeti. Kurse sa i përket konsensusit të juristëve të Kufës arsyeja është se pas përhapjes së Islamit në Irak, shumë prej shokëve të profetit kanë shkuar në këtë vend dhe ua kanë mësuar njerëzve fenë dhe jurisprudencën, të cilën gjë ata e kultivuan shumë.
8-Legjislacione hyjnore të mëparshme para legjislacionit të Kur’anit.
Me këtë burim nënkuptohet me ato dispozita-norma të cilat i ka përcaktuar Zoti komuniteteve të mëparshme në librat e mëhershme të shpallura në origjinal tek profetët tjerë siç është: Tevrati-Tora, Zeburi-Psalmet, Inxhili-Ungjilli.
Këto legjislacione kanë dy lloj norma: 1-Norma të cilat nuk përmendën fare në dy burimet e së drejtës së Sheriatit (Kur’an dhe Sunnet), ky lloj legjislacioni nuk pranohet si burim dhe nuk aplikohet në të drejtën e Sheriati sipas mendimit të të gjithë Juristëve. 2-Norma të cilat përmendën në dy burimet e së drejtës së Sheriatit, ky lloj legjislacioni ndahet në dy nëngrupe: a-Normat të cilat janë të abroguara nga e drejta e Sheriatit, p.sh. në të drejtën e hershme hebreje ka qenë e ndaluar gjuetia në ditën e shtunë, e drejta e Sheriatit e ka abroguar këtë ligj dhe e ka lejuar gjuetinë për muslimanët në ditën e shtunë dhe në ditët tjera, kjo normë (e së shtunës) nuk vlen në të drejtën e Sheriatit. b-Normat e legjislacioneve të mëparshme të cilat i ka miratuar e drejta e Sheriatit, këto ligje merren si burim në të drejtën e Sheriatit por domosdo të ketë tekst në burimet e së drejtës së sheriatit, p.sh. agjërimi ka qenë obligim në legjislacionin e më hershëm, poashtu edhe në të drejtën e Sheriatit agjërimi është obligim, dhe ka tekst në të drejtën e Sheriatit.
Vërejtje:Çdo lloj norme që ka qenë në legjislacionet e më hershme e që nuk janë të përmendura në Kur’an ose Sunnet, janë të pavlefshme dhe nuk vijnë në konsideratë në të drejtën e Sheriatit.
9-Istihsani (Preferencat e Rezonimit Juridik)
Ky lloj burimi i së drejtës është kur të ndodh që juristit t’i parashtrohet zgjidhja e ndonjë çështjeje, e në këtë rast juristi i jep përparësi llojit të katërt të analogjisë para llojit të pestë të analogjisë, ky lloj veprimi (dhënia e përparësisë) në të drejtën e sheriatit quhet Istihsan (preferencë e rezonimit Juridik). Duhet cekur se edhe ky burim i së drejtës së Sheriatit patjetër duhet të ketë mbështetje ligjore. Ky burim i së dejtë së Sheriatit ndahet në 4 grupe: 1-Preferenca e rezonimit i cili ka mbështetje në Kur’an ose Sunnet. 2-Preferenca e rezonimit i cili ka mbështetje në Konsensus. 3-Preferenca e rezonimit i cili ka mbështetje në Traditë (që do të cekët më poshtë). 4-Preferenca e rezonimit në lehtësimin e vështirësisë. 5-Preferenca e rezonimit duke u bazuar në interesin e përgjithshëm 6-Preferenca e rezonimit i cili ka mbështetje në analogjinë nr. 5 e cila kërkon të studiohet thellë.
10-Istih’sabi (Rezonimi Juridik i bazuar në gjendjen e më hershme për vazhdimësi).
Ky lloj burimi ka të bëjë me normën e cila në fakt ka ekzistuar më herët, mirëpo dyshohet në mos ekzistimin e saj, dhe si e tillë gjykohet se ajo normë vazhdon deri sa nuk sillet dëshmia e kundërt. Poashtu edhe e kundërta, kur mendohet se diçka nuk ka ekzistuar më herët, por dyshohet se ekziston, kështu që vazhdohet të gjykohet se nuk ekziston derisa nuk dëshmohet e kundërta e saj. Ky burim ndahet në tri lloje: 1-Rezonimi i cili dëshmon se norma e çdo gjëje në bazë është e lejuar për tu zbatuar përderisa nuk vjen ndonjë normë tjetër që e bën të ndaluar, dhe anasjelltas. 2-Rezonimi i cili dëshmon për pafajësi juridike, p.sh. agjërimi i muajve të tjerë përveç muajit ramazan, personi nuk mund të agjëron dhe është i pafajshëm përderisa nuk dëshmohet ajo normë. 3-Rezonimi për të cilin dëshmon logjika dhe e drejta e Sheriatit për vazhdueshmërinë dhe ekzistimin e asaj që ka qenë më herët, p.sh. një person ka marr abdest dhe pas pak dyshon në abdesin e tij, në këtë rast dëshmohet se ka abdest duke u bazuar në faktin se ka pasur abdes më herët.
11-Istislahi (Rezonimi Juridik i bazuar në Interes të përgjithshëm)
Ky burim ka të bëjë me normat që janë në interes të përgjithshëm të njerëzve, të cilat u sjellin dobi atyre dhe i largojnë nga gjërat e dëmshme. Rezonimi i interesit të përgjithshëm ndahet në gjashtë lloje: 1-Interesat vitale për njeriun dhe jetën e tij, siç janë: ruajtja e nderit, pasurisë, shëndetit, etj. 2-Interesat personale të një personi por në anën tjetër janë në dëm të shoqërisë, siç janë: kamata, droga, mos shkuarja në luftë kur shteti shpall luftë, ky është interes personal por është njëkohësisht është dëm i madh për shoqërinë dhe si të tillë e drejta e sheriatit e ndalon këtë interes personal,etj. 3-Interesa të cilat sheriati nuk i ndalon por i ka lënë në heshtje, siç janë: caktimi i shumës së tatimit për mirëmbajtjen e buxhetit ushtarak, rregullat e trafikut, semaforët në rrugë, procedurat e ndryshme administrative etj, këto në një farë mënyre kanë të bëjnë me rregullat që i vendosin njerëzit në interes së shoqërisë, por me këto kushte: 1-Të jetë në pajtim me qëllimet e së drejtë së Sheriatit dhe kurrsesi të mos jetë në kundërshtim me të. 2-Të mos vendoset për ndonjë çështje e adhurimi në emër të këtij burimi, ngase siç kemi thënë edhe më herët, çdo tentativë në këtë drejtim është e papranuar, ngase kapitulli i adhurimeve ka përfunduar në kohën e Profetit. 3-Norma e vendosur në emër të interesit të përgjithshëm të jetë normë e argumentuar në mënyrë të qartë se nuk e kundërshton të drejtën e Sheriatit, e kurrsesi të mos vendoset sipas hamendjes. 4-Norma e vendosur të ketë dobinë më të madhe se sa dëmin, dhe kurrsesi nuk duhet të jetë dobia dhe dëmi i njëjtë, 50% me 50%. 5-Norma e vendosur të jetë në interes të shoqërisë e jo për qëllime dhe interes personal. 6-Norma të jetë e kategorisë e cila është në pajtim me logjikën e shëndoshë, në interes të shoqërisë muslimane dhe në pajtim me qëllimet e Sheriatit.
12-Urfi (E drejta a zakonit-traditës)
Juristët muslimanë të drejtën e traditës e marrin si burim për shkak se muslimanët jetojnë në vende të ndryshme dhe traditat dallojnë nga një vend në vendin tjetër. E drejta e traditës ndahet në dy lloje: 1-Traditat që janë të mira të cilat nuk janë në kundërshtim me burimet e së drejtës së Sheriatit. 2-Traditat që janë në kundërshtim me të drejtën e Sheriatit. E drejta e traditës poashtu për të qenë e ligjshme ndahet në katër grupe: 1-Tradita e cila është e përhapur tek muslimanët dhe nuk e refuzon askush, p.sh. traditë është të shpenzohet në ditët e festave. 2-Tradita e cila është e përhapur në ndonjë qytet apo në ndonjë fis, p.sh. traditat në mes qytetit të Gjilanit dhe Prishtinës me rastin e vdekjeve. 3-Tradita që ka të bëjë me përdorimin e shprehjeve, siç ndodhë rasti në viset e Kosovës. 4-Tradita e cila fillon të përhapet në një popull e që nuk ka ekzistuar më herët, por dalëngadalë bëhet e zakonshme. Kushtet e traditës janë pesë: 1-Tradita e cila është e njohur në një bashkësi ose vend, dhe të mos jetë në kundërshtim me ndonjë normë të Sheriatit. 2-Tradita të jetë e njohur-pranuar nga e gjithë bashkësia ose vendi, dhe të gjithë të veprojnë sipas saj, ngase nëse nuk është e njohur si e tillë, në Sheriat nuk konsiderohet e ligjshme. 3-Tradita të jetë e përdorur nga masa, sepse po qe se një traditë është përdorur më herët e tash jo, kjo traditë nuk konsiderohet e ligjshme. 4-Tradita të mos kundërshtohet nga populli. 5-Tradita të jetë e njohur nga komuniteti muslimanë dhe të pranohet nga konsensusi i komunitetit muslimanë.
13-Seddu Edh Dherai (Preventiva ndaj të ndaluarës)
Me preventivën në të drejtën e Sheriatit nënkuptohet, marrja e masave preventive për të ndaluar ndonjë gjë që të mos arrijë deri te ndalesa. Llojet e preventivës ndahen në 4 lloje: 1-Preventiva e cila ndërhynë në atë gjë e cila shpie deri tek e keqja ose dëmi i sigurt, p.sh. hapja e puseve prapa derës gjatë natës, pa vendosur shenja. 2-Preventiva e cila ndërhynë në atë vepër e cila rrallë sjell dëm, p.sh. hapja e pusit në një vend ku rrallë kush kalon aty, në këtë rast norma përcaktohet sipas interesit të përgjithshëm, e jo sipas rasteve të rralla. 3-Preventiva e cila në shumicën e rasteve sjell dëm, e rrallë herë nuk sjell dëm, p.sh. shitja e rrushit atyre që prodhojnë alkool, shitja e armëve atyre që nuk janë në luftë, në shumicën e rasteve sjell dëm dhe rrallë herë ndodh që kjo (tregti) të mos sjell dëm. 4-Preventiva e cila gjithmonë sjell dëm, p.sh. ndërtimi i xhamisë në mbi varreza, etj.
Kategoritë e dispozitave në të drejtën e Sheriatit janë: 1. Dispozitë e detyruar 2. Dispozitë e ndaluar 3. Dispozitë e lejuar. 4. Dispozitë e preferuar. 5. Dispozitë e irrituar (urryer).
Përgatiti: Muslim Qazimi
Ky punim dhurohet për Wikipedia
Sheriati në Wikipedia e ka vendin. Nëse dëshironi të shkruani për historiatin d.m.th përpiluesit e tij dhe për rolin e tij në shtetet Islamike, me fjalë të formuluara ashtu si i takonë në enciklopedi, duhet të ceken vendet dhe popujt të cilët e zbatojnë apo janë në ndikim nga ky lloj kushtetutë apo përbledhje Ligji (Saktësisht nuk di si ta klasifikojë) . Sa e di unë Sheriati nuk është pjesë që ka të bëjë me besimtarët, por me qeverisjen në shtete (arabisht: kalifate) Islamike. Për Shqiptarë dhe Shtetin Shqipëtarë, Sheriati nuk ka ndonjë vler ligjore. Për këtë intepretimet e ngjajshme do të llogariten si ofendim i ligjit Shqiptarë. Shqipëria nuk është vend islamik dhe Wikipedianët nuk kanë qëllim ndrime të sistemeve qeveritare por informim enciklopedik ( ndër të tjera jo partiak, jo fetarë) të shoqërisë. Për dashamirët e artikullit ju kisha propuzuar që të pregatitni tekstin si në libra e sistemeve të tashme shkollore në teritoret shqiptare dhe mendojë se kjo është në interes të shoqërisë Shqiptare në përgjithsi dhe në interes të besimtarëve shqiptarë të fesë Islame. --Hipi Zhdripi 2005 Qershor 29 23:24 (UTC)
- Materiali i përgatiti nga Muslim Qazimi si e ka prezentuar redaktuesi kalimtarë para se të prezentohet si artikull enciklopedikë duhet të i pështatet Wikipedias.--Hipi Zhdripi 2005 Qershor 29 23:33 (UTC)
Me emrin e All-llahut, Mëshiruesit, Mëshirëbërësit!
Zotri Hipi Zhdripi, po ta kishit lexuar me vemendje shkrimin e Muslim Qazimit nuk do te benit komete te llojit "..Sheriati nuk eshte pjese qe ka te beje me besimtaret.." Sa per informimin tuaj dhe lexuesve tjere, Sheriati eshte Legjislature, permbane rregulla dhe norma (nene e paragrafe), perfshine kodin juridik, kodin penal, e keshtu me radhe. Gjykimi mes njerezve me Sheriat eshte obligim, pasi gjykimi nuk i takon tjeterkujt pos All-llahut Fuqiplote. Argumente per kete:
Kuran: 1. "A thua mos po kërkojnë gjykimin e kohës së injorancës, po për një popull që bindshëm beson, a ka gjykim më i mirë se ai i All-llahut?" [El, Maide, 50] 2. "Dhe kush nuk gjykon me atë që e ka Zbritur Allahu ata janë mosbesimtarë." [El-Maide, 44] 3. "Dhe gjyko në mes tyre me atë që ka zbritur Allahu." [El-Maide:49]
etj..
Fjale te dijetareve: Ibn Tejmijje thotë: "Dhe është e njohur nga nevojshmëria e Dinit të Muslimanëve dhe nga pajtueshmëria e të gjithë Muslimanëve se, kush pason Sheriat (ligj) tjetër nga Sheriati Muhammedit (SalAllahu Alejhi ve Selem), atëherë ky është Kafir dhe ky është sikurse kufri i atij që beson në një pjesë të Librit, ndërsa mohon një pjesë tjetër të Librit." Mexhmu el Fetava Vol. 28/524.
Ibn Tejmijje: “Kush ndryshon ligjin e Pejgamberëve dhe shpik ligj tjetër ligji i tij është i papranuar, nuk lejohet ndjekja e tij ashtu siç thotë Allahu s.v.t. {A mos kanë ata zotëra tjerë që kanë shpikur ligje nga feja, për të cilat nuk ka dhënë leje Allahu} kanë bërë kufër jehudët dhe të krishterët ngase janë kapur për ligjë të ndërruar, të deroguar”. Mexhmu el Fetava 35/365.
Ibn Tejmijje: “Ligji i zbritur nga Allahu është Kur’ani dhe Sunneti me të cilat e ka dërguar Allahu të Dërguarin e Tij. Nuk i takon askujt të del nga ky sheriat, dhe nuk del përveç mosbesimtarit”. Mexhmu el Fetava 11/262.
Ibn Kethiri thotë: ”Kush len ligjin e qartë të zbritur mbi Muhamedin birin e Abdullahut, Vula e Pejgamberëve dhe arbitrohet në ligje tjera të deroguara, bënë kufër, e çfarë mbetët halli i atij që arbitrohet në Jasa dhe i jep përparësi mbi ligjin e sheriatit. Ai që e bën këtë, bënë kufër me konsenzuesin e të gjithë muslimanëve”. el-Bidaje ve en-Nihaje (13/119) Ibn Kethiri, gjatë komentit të ajetit 50 nga sureja Maide {A thua mos po kërkojnë gjykimin e kohës së injorancës, po për një popull që bindshëm beson, a ka gjykim më i mirë se ai i All-llahut?} thotë: “Allahu s.v.t. ua mohon atyre që kanë dalur nga ligji i Allahut i cili përmbledhë çdo të mirë dhe ndalon çdo të keqe dhe kalojnë në mendimet, epshet, rregullat, të cilat i kanë vendosur njerëzit pa asnjë bazë nga sheriati i Allahut, ashtu siç vepronin në xhahilijet kur gjykonin me devijimet dhe injorancat që i kishin, me mendjen dhe epshin e tyre. Ashtu siç gjykojnë Tatarët në qeveritë e tyre me “Jasikun” të marrur nga mbreti i tyre Xhinkiz Kani i cili e ka shpikur, e që është një llojë libri që përmbledhë ligje, që i ka tubuarë nga ligje të ndryshme, nga hebrenjët, të krishterët, nga feja islame dhe të tjera. Shumë rregulla i ka shpikur nga vetja e tij, e që tek fëmijët e tij janë bërë ligje që ndjeken, i japin përparësi mbi ligjin e Allahut dhe Sunnetin e Pejgamberit. Kush e bënë këtë ai është mosbesimtarë obligohemi ta luftojmë derisa të kthehet në gjykimin e Allahut dhe të Dërguarit, e mos të gjykojë me atë në shumë çështje e as në pak. Allahu thotë: {A thua mos po kërkojnë gjykimin e kohës së injorancës} kërkojnë dhe nga gjykimi i Allahut dalin? {po për një popull që bindshëm beson, a ka gjykim më i mirë se ai i All-llahut?} kush është më i drejtë se Allahu në gjykim tek ai që logjikon, beson, i bindet dhe e din se Allahu është Gjykatësi më i Urtë, më i mëshirshëm se nëna për fëmiun, di çdo sendë, ka mundësi për gjithçka, dhe është i drejtë në çdo gjë”. (Tefsir ibn Kethir 2/67).
Ibn Hazmi: “Kush gjykon me ligj të Ingjilit në atë çështje që vie në kundërshtim me sheriatin, ai është Kafir, i dalur nga feja.” (el-Ihkam 5/173).
Ibn Kajimi: “Ka ardhur në Kur’an dhe sunnet dhe konsenzus se, islami ka deroguar të gjitha sheriatet që kanë qenë para tij, dhe kush kapët për ato ligje që kanë ardhë në Tevrat dhe Inxhil dhe nuk pason Kur’anin është Mosbesimtar. Allahu e ka bërë të pavlefshëm çdo ligj që ka qenë në Tevrat, Ingjil dhe në fetë tjera. Njerëzve dhe Xhinëve ua ka obliguarë ligjet islame, nuk ka të ndaluar përveç atë që ka ndaluar islami dhe nuk ka të lejuar përveç asaj që ka lejuar islami, e as nuk ka të obliguar përveç asaj që ka obliguar Allahu.” Ehkamu el-Dhimmeh v.1 f.259.
Shejh AbduLatif ibn Abdirrahman ibn Hasen ibn Muhamed ibn AbdilVehab: Është pyetur për bedevitë dhe të tjerët që gjykojnë me traditat e baballarëve dhe stërgjyshëve a u thuhet se janë mosbesimtarë pasi t’i shpjegohet çështja? Është përgjigjur: “Kush arbitrohet në diçka tjetër përveç librit të Allahut dhe Sunnetit pasi t’i shpjegohet, ata janë Mosbesimtarë. Allahu thotë: {Dhe kush nuk gjykon me atë që e ka Zbritur Allahu ata janë mosbesimtarë} thotë: {A fe tjetër përveç fesë së Allahut kërkojnë.} shih: el-Durer el-Sunijjeh fi el-exhvibeti Nexhdije vol. 8 fq. 241).
Shejh Hamd ibn Atik el-Nexhdij thotë: “Dhe çështja e katërmbëdhjetë është marrja e Hukmit prej dikujt tjetër, përveç prej Librit të All-llahut dhe Dërguarit të Tij." Pastaj ai përmendi Fetvanë e Ibn Kethirit rreth Ajetit: "A janë duke kërkuar ata Hukmin e xhahilijetit?", të cilin e kemi transmetuar më herët. Pastaj ai tha:
"Dhe në këtë kanë rënë popujt e Beduinëve dhe të ngjashëm me ta, duke marrur Hukmin nga traditat e baballarëve të tyre dhe prej asaj që patën aprovuar paraardhësit e tyre nga traditat e akuzuara, të cilat ata i etiketojnë me "Sheriat Rifaafah" dhe e vendosin para Librit të All-llahut dhe Sunnetit të Dërguarit të Tij. Andaj, ai që vepron kështu, ai është Kafir dhe është Vaxhib të luftohet ai, derisa të kthehet në Hukmin e All-llahut dhe të Dërguarit të Tij." shih: Mexhmuatu Tevhid f.412-Bejanu Nexhati ve el-Fekaki min Muvalati el-Murtedin ve ehli el-Ishrak.
Shejh Muhamed ibn Ibrahim Ali Shejh Muftiu i Saudisë që ishte para Shejh Bin Bazit, pasiqë përmend llojet e gjykimit që nuk bëhen me atë që e ka zbritur Allahu thotë: “Lloji i pestë:……këto gjykata që sot janë në shumë vende islame të përgatitura me dyer të hapura, njerëzit hyjnë grupe grupe, gjykatësit e tyre i gjykojnë me ligje që janë në kundërshtim me Kur’anin dhe Sunnetin, me ligjet e atij kanuni dhe i detyrojnë njerëzit t’i përmbahen. Ç’farë kufri mund të ketë mbi këtë kufër?? Çfarë negacioni tjetër të fjalës së dëshmisë, se Muhamedi është i Dërguar i Allahut, mund të ketë pas këtij Negacioni?? shih: Tehkimu el-Kavanin).
Shejh Ahmed Shakir thotë: “A lejohet që muslimanët të gjykojnë në vendet e tyre me ligje të formuara nga ligjet e Evropës paganiste? Bile në ligjëdhënje hyn epshi dhe mendimet e kota, i ndërrojnë ashtu si dëshirojnë ata që i shpikin dhe nuk u intereson a pëlqehet me sheriat apo jo?! Vërtet muslimanët nuk janë sprovuar me këtë në historinë e tyre përveç në kohën e Tatarëve nga ajo që dijmë dhe ishte nga periudhat më të padrejta dhe më të errëta, megjithatë nuk i janë nënshtruar ……… çështja në këto ligje të shpikura është e qartë sikur dielli, është kufër i qartë nuk ka fshehje në të. Dhe nuk ka arsye për askënd që i takon islamit -kushdo që të jetë- të veprojë me këto ligje apo t’i nënshtrohet apo t’i pranojë, le ta ruan çdo njëri veten e tij, ngase çdo kush është llogaritës i vetes së tij. Prandaj Ulematë duhet të bëjnë të qartë të vërtetën dhe të thonë atë që janë të urdhëruar ta thonë, pa fshehur asgjë.” Umdetu el-Tefsir 4/174
Shejh Muhammed el-Emiin esh-Shenkiiti ka thënë: "Nga tekstet Hyjnore që përmendëm bëhet më se e qartë se, ai i cili pason ligje të fabrikuara, të ligjësuara nga Shejtani përmes gjuhëve të evlijave të tij dhe të cilat kundërshtojnë atë që All-llahu Xhele ve´Ala ligjësoi përmes gjuhës së të Dërguarve të Tij alejhimu selam, askush nuk dyshon në Kufrin dhe në Shirkun e tyre, përveç atyre të cilëve All-llahu ua ka marrë të pamurit dhe i ka verbuar ndaj Dritës së Shpalljes!". Edvaa el-Bejan, Vol. 4/ 82-85.
Shejh 'AbdurRazzak el-'Afifi ka thënë: "Së treti: ai i cili cilësohet me Islam dhe njeh ligjet e tij dhe pastaj fabrikon për popull ligje dhe ua bën atyre institucion për udhëheqje dhe gjykim dhe e din se kjo kundërshton ligjet e Islamit. Atëherë ai është Kafir, jashtë Miletit Islam. I njejtë është edhe Hukmi rreth atyre që përcaktojnë formimin e një komiteti apo komiteteve për këtë dhe urdhërohet populli që t´i drejtojë gjykimet e tij këtyre institucioneve apo ligjeve apo detyron që të mirret gjykim prej tyre, derisa e din se ato e kundërshtojnë Sheriatin Islam. Dhe i njejtë është edhe ai që gjykon me to dhe e implementon atë rreth çështjeve dhe ai që iu nënshtrohet atyre në këto gjykime nga vullneti i tij i lirë, sepse ai e din se kjo kundërshton Islamin. Andaj, të gjithë këta janë partnerë (shokë) në largimin e tyre nga Hukmi i All-llahut." Shubu'hat Havl es-Sunneh ve-Risalaat el-Hukm bi'Gajr ma'Enzaal-Allah, f. 64
Shejh Muhammed el-Gunejman është pyetur: "Ai që len Hukmin e asaj që ka shpallur All-llahu; nëse ai bën gjykime të përgjithshme me ligje të fabrikuara, a ka bërë Kufër? Dhe a ka dallim në mes kësaj dhe atij i cili gjykon me Sheriat, mirëpo në ndonjë çështje ai kundërshton Sheriatin për shkak të epsheve apo ryshfetit, apo ndonjë arsyeje tjetër?" Ai u përgjigj: "Po, është Vaxhib të dallohet mes tyre. Ka dallim mes atij që hedh Hukmin e All-llahut, Xhele ve A´la, dhe e zëvendëson atë me gjykime përmes ligjeve dhe gjykimit të njerëzve. Ky është Kufër, i cili nxjerrë jashtë Miletit Islam. Mirëpo, ai që është Multezim (fetarisht i angazhuar) ndaj Dinit Islam pëveçëse ai është i mosbindur dhe Dhalim duke pasuar epshet në disa prej Ah´kameve dhe shkon pas përfitimeve të Dunjas, duke pranuar se ai është Dhalim në këtë, atëherë kjo nuk është Kufër që njerrë prej Miletit." Mujaalit el-Mishkaat, Vol. 4/247
Shejh Muhammed Hamad al-Fakiih ka thënë: "Dhe si këta ose (edhe) më të këqinjë janë ata që marrin fjalët e ligjeve të Kufarëve, me të cilat gjykojnë në çështje të gjakut dhe pasurisë dhe i vendosin këto para asaj që ata njohin dhe u është bërë e qartë prej Librit të All-llahut dhe Sunnetit të Dërguarit të Tij. Andaj ai, pa asnjë dyshim, është Murted nëse vazhdon në të dhe nuk i kthehet Hukmit të asaj që ka shpallur All-llahu dhe ai nuk do të ketë dobi nga asnjë emër me të cilin ai e etiketon veten, e as nga veprat tjera të jashtme që i bënë, sikurse Namazi apo Agjërimi, apo diçka tjetër!" Nga hamishi i "Fat'h Al-Mexhid", f. 406.
'Abdul-Latiif Ibn 'Abdir-Rahmaan (nip i Muhammed Ibn 'Abdul-Vehhabit): Kur u pyet rreth gjykimit të Beduinëve me traditat e baballarëve dhe gjyshërve të tyre: "A mund t´i etiketojmë me Kufër, pasi që atyre u është bërë e qartë (se kjo nuk është e lejuar, ndërsa ata vazhdojnë)?" Ai u përgjigj: "Kush gjykon me diçka tjetër, pos me Librin e All-llahut dhe Sunnetin e të Dërguarit të Tij, pasi që atij i është bërë e qartë (se kjo nuk është e lejuar), atëherë ai është Kafir. Ai, Te´ala ka thënë: “Dhe kushdo që nuk gjykon me atë që All-llahu ka shpallur, të tillët janë Kafirun.” Dhe Ai Te´ala, poashtu ka thënë: “A kërkojnë fe tjetër pos Fesë së All-llahut?” Dhe Ai Te´ala, poashtu ka thënë: “A i keni parë ata (hipokritët) të cilët pohojnë se kanë besuar në atë që u është shpallur juve, dhe në atë që është shpallur para jush, dhe kërkojnë gjykim (në mosmarrëveshtjet e tyre) nga Taghutët (gjykatës të rrejshëm, etj.) ndërsa ata janë urdhëruar që t´i refuzojnë ata.' Dhe ka shumë Ajete me këtë kuptim." Dar'ur es-Sunijeh fi el-Axhvibeti en-Nexhdijeh, Vol. 8/ 231.
'AbdurRahmaan Ibn Hasan (nip i Muhammed Ibn 'Abdul-Vehabit) ka thënë: "Andaj, neve na është e qartë se Ajeti (9:31) vërteton se, ai që i nënshtrohet tjetërkujt pos All-llahut dhe të Dërguarit të Tij, dhe nuk e merr Librin dhe Sunnetin, rreth çështjeve të bërjes hallall atë që All-llahu ka bërë haram apo bërjes haram atë që All-llahu ka bërë hallall, apo i nënshtrohet dikujt në mosnënshtrueshmëri ndaj All-llahut dhe pason në atë për të cilën All-llahu nuk i ka dhënë leje, atëherë ai ka marrur atë si zot dhe si objekt adhurues dhe e ka bërë shokë me All-llahun, dhe kjo kundërshton Teuhidin, që është Dini i All-llahut të cilin e shfaqin fjalët e Ikhlasit: 'La Ilahe il-lAllah'. (Kjo) sepse Ilah është ai që adhurohet, dhe All-llahu Te´ala e quajti nënshtrimin e tyre adhurim të tyre dhe i quajti zotra. Sikurse Ai Te´ala thotë: “Dhe Ai nuk ju urdhëron juve që të merrni Melaqet dhe Pejgamberët si zotra...”, me fjalë të tjera “...si partnerë me All-llahun ne adhurim...” – “A ju urdhëroi Ai që të bëni Kufër pasi që ju ishit Muslimanë?” Dhe kjo është Shirk, sepse çdo gjë që adhurohet është Zot dhe çdo gjë të cilës njeriu i nënshtrohet apo pason, sa i përket diçkaje tjetër se ajo që ka aprovuar All-llahu dhe i Dërguari i Tij, atëherë ai merret si adhurues apo pasues i një Zoti dhe një gjëje që adhurohet. Sikurse thotë Ai Te´ala në Suren En´am: “Dhe nëse u nënshtroheni atyre, atëherë ju jeni Mushrikin”. Dhe ky është kuptimi i këtij ajeti, dhe si ky është edhe kuptimi i fjalës së Tij Te´ala: “Dhe a kanë ata partnerë të cilët u kanë aprovuar atyre ligje në Din (Fe), për të cilat All-llahu nuk u ka dhënë leje?” Dhe All-llahu e di më së miri." Fet'h el-Mexhiid, f. 110-111.
InshAllah keto mjaftojne sa per sqarim.
Me tutje, ju kisha lutur qe ti kurseni lexuesit nga komentet e juaja subjektive se cfare na qenka apo nuk na qenka shteti Shqiptare. Ketu eshte fjala per Islamin dhe eshte e udhes qe ate ta paraqitni ashtu sikurse ai eshte, e jo sikurse juve apo dikujt i pelqen. Islami nuk njeh ndarje te fese nga shteti. Kjo eshte nje shpikje e popujve te cilet ishin ngopur me manipulimet e kishes katolike. Por, ju lutem, mos e ngaterroni kete me Islamin. Aq me teper, Islami nuk eshte "fe" ne kuptimin sekulare te fjales, por eshte Din, eshte rruge dhe forme e jeteses. All-llahu thote ne Kur'an:
"Elif, Lam, Mim. Ky eshte Libri, ne te cilin nuk ka dyshim. Udherrefyes per te devotshmit." [El-Bekare, 1-2]
Se a llogaritet Islami dhe thirrja Islame qe njerezit te gjykohen sipas Ligjeve te Atij qe i ka krijuar si "ofendim i shtetit Shqiptare" apo jo, kjo nuk i hyne ne pune Islamit apo Muslimaneve, pasiqe me keso komente ju vecse cenzuroni paraprakisht kornizat e te paraqiturit te Islamit ashtu si ai eshte.
Edhe nje here, per perkujtim, Islami duhet paraqitur ashtu si eshte: Shpallja e fundit e te Gjithefuqishmit, Krijuesit te Qiejve dhe Tokes, dhe gjithe asaj qe ka mes tyre. Perkujtues per mbare njerezimin qe t'i kthehen All-llahut dhe te zbatojne urdhrat e Tij, pasiqe vetem tek Ai eshte kthimi i gjithe neve, dhe vetem tek Ai do te jipet llogaria perfundimtare. Andaj, nuk ka leverdi asnje Besimtare qe dikush t'ia prezentoje nje Islam te "qendisur" sipas deshirave dhe epsheve te ndonje individi, qeverie, organizate botrore, e te ngjashme, duke devijuar keshtu kuptimin e Mesazhit te Krijuesit, e qe eshte se njerezit duhet te orientohen dhe te "qendisen" sipas urdherave te Tija, e jo te "qendiset" Islami sipas epsheve te njeriut.
Lusim All-llahun e Latesuar qe te na udhezoje drejte Meshires dhe Kenaqesise se Tij, dhe qe lexuesit e kesaj faqeje t'i beje te kuptojne Hakkun (te verteten) rreth obligimeve te tyre ndaj Krijuesit.
Falenderimi i takon All-llahut, Zotit te Botrave Es selamu alejkum ve rahmetullahi ve berekatuhu
Abdullahu