Diskutim:Sheriati

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Jump to navigation Jump to search
Kjo faqe këtu është vetëm për diskutim mbi artikullin Sheriati. Wikipedia nxit diskutimin mes vullnetarëve të saj dhe nuk do të censurojë komente bazuar në pikëpamjet ideologjike ose politike. Wikipedia nuk do t’i ndryshojë komentet. Ato ose do të publikohen, ose do të fshihen nëse nuk i binden rregullave kryesore.
Shtyp këtu për të filluar një temë të re diskutimi.
Ju lutemi nënshkruani me: – ~~~~

Të gjitha komentet u nënshtrohen këtyre rregullave:

  • Përmbajuni temës!
  • Nuk lejohen: sharje, fyerje, fjalor i papërshtashëm, gjuhë që përmban urrejtje, sulme personale, thirrje për dhunë ose çdo qëndrim tjetër jo i rregullt.

Diskutimet e kaluara shih tek arkivi i diskutimeve për këtë artikull: Arkivi 1

Ndryshimet tek Sheriati[Redakto nëpërmjet kodit]

Gjykimet e paraqitura nga Genius qe ne fillim, ne definim te termit sheriat jane te devijuara, te pa verteta ne aspekt islam. Mosnjohja e islamit dhe teresise se legjislatives islame ne thelb con drejt paraqitjes se tezave te dredhuara qoft me qellim te caktuar propagadistik qofte pa qellim. Laramanimi i te drejtes islame me te drejtat tjera si ajo romake e ku e di une cfar tjeter eshte manipulim, tendence per njollosje, qellim keq. Per kete ceshtje duhet te konsultoni nje njohes te sheriatit dhe jo te shkruhet nga mendja. Puntori 18 Gusht 2010 13:52 (CEST)

Flisni hapur dhe konkretisht[Redakto nëpërmjet kodit]

Mos u fshihni pas frazave të përgjithëshme por thoni KONKRETISHT cilat janë pikat sipas jush "të devijuara" dhe "të pavërteta" si dhe mbrojini këto me prova nga literatura shkencore! --Gentius, 18.08.2010. 17:10

#Domethenia e fjales sheriat nuk eshte Rrugë për në lug, por Fjala sheriat në kuptimin gjuhësor donë të thotë rrugë e cila të çon deri te burimi apo shtegu i rrugës së drejtë. Fjala sheriat përdoret në këtë kontekst të tregojë në rrugën apo vendin në të cilin dëshirojmë të shkojmë, respektivisht qëllimin e caktuar të cilin dëshirojmë ta realizojmë.
# Definimi i sheriatit eshte i dredhuar dhe nuk eshte sic thoni ju :është kodi ligjor i legjitimuar fetarisht, i pandryshueshëm i fesë islame, por Sheriati për usulistët dhe juristët është tërësia e parimeve të përgjithshme të së drejtës islame e nxjerrë nga dy burimet themelore, Kur’ani dhe Sunneti dhe përdorimit të Ixhmait dhe Kijasit dhe burimeve dytësore qe do te thote se sheriati eshte dinamik dhe i ndryshueshem ashtu sic zhvillohet jeta zhvillohet dhe e drejta islame duke u mbeshtetur ne Kur'an dhe Hadith, me shume shih materialet islame.
# Ju thoni: I përkon jurisprudentias së romakëve dhe shtrihet në të gjitha marrëdhëniet e jetës fetare , cka do te thuash ti me kete? Do te e besh nje barazim apo do te e shuash driten e se drejtes islame duke ia mveshur perkimin e se drejtes se romakeve?
# Ju thoni ai permendet vetem nje here ne Kur'an, Megjithatë, fjala sheriat dhe format e tij derivative janë të përmendura pesë herë në Kur’an.
# Ti thua: Ai përmendet vetëm në një vend të vetëm në kuran: Sure 45, vargu 18, ku ai nënkupton shtegun në shkretëtirë, që çon në burimin e ujit, nga ku vjen për myslimanët origjina hyjnore e shari’as., por une nuk po mund te e gjej kete ne vargun e perkthyer shqip: Pastaj, Ne të vumë ty në një rrugë të drejtë të fesë, pra ti ndiqe atë e mos ndiq dëshirat e atyre që nuk dinë.. Po cuditem nga i gjen keto gjera!!
# Ku e gjete kete perkthim te vargut te me siperm: „Pas tyre (dmth. pas epokës së bijve të Izraelit) të kemi vendosur në këtë çështje (?) një rit (tëndin).“? Vargu i vie keshtu: Pastaj, Ne të vumë ty në një rrugë të drejtë të fesë, pra ti ndiqe atë e mos ndiq dëshirat e atyre që nuk dinë.
# Pastaj 42:13 ku e gjete perkthimin? Perkthimi eshte: Ai ju përcaktoi juve për fé atë që ia pat përcaktuar Nuhut dhe atë që Ne ta shpallëm ty dhe atë me çka e patëm porositur Ibrahimin, Musain dhe Isain. (I porositëm) Ta praktikoni fenë e drejtë e mos u përçani në të. Për idhujtarët është rëndë kjo në çka ju i thirrni ata. All-llahu veçon për të (për besim të drejtë) atë që do dhe e udhëzon në të atë që i drejtohet Atij.
# Definicionin e sheriatit e merrni nga Annemarie Schimmel: Die Religion des Islam. (Feja e islame)? Gjithashtu edhe definicionin e gjuhes shqipe e merrni nga Annemarie Schimmel? Kjo eshte marrezi, kjo eshte e pa pranueshme. Si ka mundesi nje i huaj te e njohe me mire ligjin e Shqiperise se sa nje ligjdhenes i Shqiperise? Nuk ka dijetare musliman qe kan definuar sheriatin dhe te merren dijet e tyre te pastra? Cka mendon ti? Pastaj ai definicion eshte i gjymt i sakatosur me shume te meta.
# Ti thua:Termi shari’a cilëson të drejtën islame; ajo përmban tërësinë e rregullave të zotit që kanë të bëjnë me veprimet e njeriut. . A e sheh ti apo jo se ske ber asnje dallim mes definimit gjuhesore dhe atij juridik, ske ber ndarje dhe asnje analize te ngjashme, por direkt thua te pa thena.
Une ka kohe te tere (rreth 4 vite) qe asnjehere skam marr guximin te e perpunoj kete ceshtje, perkunder burimeve te shumta te materialeve ne internet dhe librave qe posedoj duke pritur qe nje i denje per kete ceshtje te e perpunoje me dituri te plota dhe me pergjegjesi te plote, kurse ju merrni forcen dhe pa fije diturie mbi sheriatin te e perpunoni. Jo aq, por edhe te e mbroni ate qe thoni.
Pjesen e mbetur te artikullit tuaj skam kohe te e analizoj, por nese e shoh me tej jam i bindur se do te gjinden te meta qe jane te medha nga kendveshtrimi islam. Puntori 18 Gusht 2010 20:22 (CEST)

Argumente të pavlefshme[Redakto nëpërmjet kodit]

Të gjitha burimet, nga të cilat ju i nxirrni argumentet tuaja janë të pavend dhe si pasojë të pavlefshme për një enciklopedi të lirë si Wikipedia pasi ato janë të hartuara dhe të shkruara nga shoqata dhe organizata fetare islamike dhe si të tilla të njëanëshme.

Tezat dhe thëniet në versionin tim nuk janë të shkruara nga unë por nga personalitete botërorë nga më të mirënjohur dhe me influencë në lidhje me këtë temë dhe fenë islame në përgjithësi, dhe jo të shpikura nga unë. Kjo është edhe detyra e një enciklopedie: të japë në mënyrë përmbledhëse informacionet kryesore mundësisht pa ngjyrim të njëanëshëm të njohura dhe pranuara në mënyrën më të gjerë nga studiuesit shkencorë në të gjithë botën.

Meqë ju e përmendët Annemarie Schimmel: ajo ka qenë një studiuese gjermane e islamologjisë, e cila është dalluar në mbarë botën për njohjen e thellë të fesë islame dhe kulturës islamike, edhe në vetë botën islamike. Shih për këtë artikullin mbi të me çmimet e shumta që ka marrë ajo nga këto vende. -Gentius 7 Mars 2011 01:05 (CET)

Ndryshime te lidhjet e jashtme[Redakto nëpërmjet kodit]

Përshëndetje, redaktorë!

Tani sa ndryshova 3 lidhje të jashtme te artikulli Sheriati. Ju lutem, shpenzoni pak kohë për të shqyrtuar redaktimin tim. Nëse keni ndonjë pyetje ose dëshironi që t'i injoroj lidhjet apo faqet krejtësisht në të ardhmen, ju lutem, vizitoni këtë faqe për informacione të mëtejshme. Kam bërë këto ndryshime:

Kur të keni mbaruar së shqyrtuari ndryshimet e mia, mund të ndiqni udhëzimet te stampa më poshtë për të rregulluar çdo problem me adresat.

Gjithë të mirat!—InternetArchiveBot (Raporto bug) 10 shtator 2019 08:33 (CEST)

Internet Archive Bot[Redakto nëpërmjet kodit]

Përshëndetje, redaktorë!

Sapo ndryshova 1 lidhje të jashtme te artikulli Sheriati. Ju lutem, shpenzoni pak kohë për të shqyrtuar redaktimin tim. Nëse keni ndonjë pyetje ose dëshironi që t'i injoroj lidhjet apo faqet krejtësisht në të ardhmen, ju lutem, vizitoni këtë faqe për informacione të mëtejshme. Gjithashtu aty mund të gjeni informacion se si mund të rregulloni problemet që mund të kem shkaktuar. Kam bërë këto ndryshime:


Gjithë të mirat!—InternetArchiveBot (Raportoni probleme) 24 shtator 2019 12:12 (CEST)