Diskutim:Vajtimi i Ajkunës
Kjo faqe këtu është vetëm për diskutim mbi artikullin Vajtimi i Ajkunës. Wikipedia nxit diskutimin mes vullnetarëve të saj dhe nuk do të censurojë komente bazuar në pikëpamjet ideologjike ose politike. Wikipedia nuk do t’i ndryshojë komentet. Ato ose do të publikohen, ose do të fshihen nëse nuk u binden rregullave kryesore.
|
Të gjitha komentet u nënshtrohen këtyre rregullave:
|
Omeri, djali i Mujit rrethohet në bjeshkë e pas një lufte të rreptë vritet. Kur arrin aty Muji, beteja ka përfunduar. Nga armiqtë e vrarë kupton se i biri megjithëse ishte vetëm shtatë vjeç, kishte luftuar si kreshnik. Këto tregohen në këngën “Vdekja e Omerit”. Vajtimin e nënës e paraprin një tablo dramatike tronditëse. Muji varros me duart e veta të birin ne Lugjet e Verdha dhe kthehet në kullë. Ajkuna merr vesh lajmin e zi. Pas këtyre shpërthen dhembja e nënës, vajtimi i saj. Në këtë vaj kemi diçka krejt të veçantë, që e bën këtë krijim poetik lirik të qëndrojë midis këngëve epike heroike të kreshnikevë. Vetë Omeri është një fëmijë i parritur, një luftëtar trim që la pas bëma kreshnikësh. Ajkuna, një nënë e dhembshur që vuan thellë vdekjen e djalit. Figurat artistike që përdoren janë të një lloji me ato të të gjithe ciklit. Këtu marrin pjesë yjet, hëna, zogjtë e bimët. Yjet ndalen të dëgjojne vajin e Ajkunës, kjo mallkon hënën pse nuk e lajmëroi më parë, ahu shtrin degën më të bukur që ajo të mbështetet dhe zogjtë e malit rreshtin këngën. Ajkuna ka në zemër lajmin e zi dhe kuja shpërthen. Në fund të vajtimit shprehja e dhëmbjes merr formë tjetër. Nëna kujton çaste nga jeta e djalit, e sa më të bukura janë ato, aq më e thellë është vuajtja në zemrën e nënës.
Internet Archive Bot
[Redakto nëpërmjet kodit]Përshëndetje, redaktorë!
Sapo ndryshova 1 lidhje të jashtme te artikulli Vajtimi i Ajkunës. Ju lutem, shpenzoni pak kohë për të shqyrtuar redaktimin tim. Nëse keni ndonjë pyetje ose dëshironi që t'i injoroj lidhjet apo faqet krejtësisht në të ardhmen, ju lutem, vizitoni këtë faqe për informacione të mëtejshme. Gjithashtu aty mund të gjeni informacion se si mund të rregulloni problemet që mund të kem shkaktuar. Kam bërë këto ndryshime:
- U shtua versioni i arkivuar i faqes https://web.archive.org/web/20060819194212/http://www.tirana-online.de/folklori.html për lidhjen http://www.tirana-online.de/folklori.html.
Gjithë të mirat!—InternetArchiveBot (Raportoni probleme) 24 shtator 2019 16:16 (CEST)