Jump to content

Xheladin Gashi

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
(Përcjellë nga Diskutim:Xheladin Gashi)

Xheladin Gashi, komandant “Plaku” u lind në Bushat (ish-Komoran) më 25 maj 1946. Shkollën fillore e kreu në vendlindje, Normalen në Prishtinë më 1968. Studimet i vijoi në SHLP në Shkup, të cilën e mbaroi më 1973 në degën Biologji-kimi. Ishtei mësues në Nikaj e pastaj drejtor për të vazhduar punën arsimore pedagogjike deri në hyrjën në UÇK. Lidhur me këtë ka të dhëna se Xheladin Gashi ka qenë personalitet i shquar i Ilegales shqiptare , e cila ia ndryshoi kahen historisë shqiptare, duke u larguar ngadalë por me kujdes nga ideologjia dhe duke i ngjeshur armet, duke iu bindur adeteve dhe zakoneve iliro-shqiptare në luftën për liri. Në ilegalen shqiptare Ora e historisë ka rrahë më ngadalë se kudo në botë. Ajo rrahje ka qenë dhe do të mbetet më e sigurta dhe më e çmushmja në historinë botërore sepse prej saj kryesisht ka lind Ushtria Çlirimtare e Kosovës, e cila e krijoi Epokën e NEO LUFTES..

Xheladin Gashin deri më 23 mars 1989, e njohim si arsimtar patriot, simpatizues dhe pjesëmarrës i demonstratve partiotike rrevolucionare të vitit 1981 e tutje. Në çdo shkollë ku punoi, nxënsit më tepër e njihnin si “historian” se sa si biolog, sepse gjithëmonë jetonte me tregime për heronjët e Drenicës, të Kosovës dhe mbarë Shqipërisë linguistike. Gjithnjë do t` i komentoj të gjitha demostratat si obligim për çdo shqiptar deri në fund të marsit 1989. Por në këtë kohë, patrioti, Xhaladin Gashi, do të shpërthej: “Tash jemi mbështet për muri. Tash duhet ta thot fjalën e vet fuqia e armës. Dhe do të filloi të ëndrroj se si do të dukej ushtar shqiptar në Malet e Berishës. Këtë ëndërr si anatar i hershëm i Lëvizjes, do ta realizojë me shokë shumë të cilët ishin të idealit dhe të sakrificës, gjithëmonë duke u bazuar në Programin Kombëtar të Adem Deamçit, Fazli Greçevcit e të tjerëve. Me këto ide do të bashkveprojë me: Azem Sylën, Xhavit Halitin, Nait Hasanin, Ali Ahmetin e pastaj me Adem e Hamzë Jasharin, me Zahir Pajazitin, Sokol Bashotën, Lahi Brahimajn, Mujë Krasniqin, Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Rexhep Selimin, Musë e Sahit Jasharin, Haki Drenicën, Bislim Zogajn e shumë të tjerë. Kjo shkollë patriotike do ta ketë për bazë atë thënjen e Adem Demaçit para hetuesëve: “Unë mendoj vetëm për shkatrrimin tuej”. Një kohë do ta drejtoi Komandën e Zonës së Veriut e pastaj me urdhër të Shtabit të Përgjothshëm do të emrohet Komandant i Logjistikës për pjesën e Shqipërisë së Veriut. Prej Komandant “Plakut” shumë ushtarë do t`i marrin armet dhe udhëzimet për luftën e shenjët çlirimtare.