Jump to content

Dita Botërore e ujit

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Uji
Uji
Slapovi na Liqenet e Plitvices
Slapovi na Liqenet e Plitvices

Dita botërore e Ujit shënohet për çdo vit më 22 mars. Kjo ditë është përcaktuar me rezolutën e OKB në dhjetor të vitit 1992. Nga viti 1993 kjo ditë filloi të shënohet dhe sita ditës kjo ditë fillon të ketë rëndësi gjithnjë e më të madhe.

Me shënimin e kësaj dite OKB-ja ka [për qëllim të rritë rëndësinë e mbrojtjes së ujërave dhe mungesën e ujit të pijshëm në shum vise të botës. Gjithashtu nga viti 2005 deri 2015 shënohet decenia e ujërave. Kështu shënimi i kësaj dite ka rëndësi më të madh gjatë këtyre viteve. Në Kosovë dhe Shqipëri gjithashtu shënohet kjo ditë me manifestime të ndryshme.

Rekomandimet e para të rëndësishme mbi problemet e lidhura me ujin dhe pasurive ujore janë formuluar në Konferencën e Kombeve të Bashkuara për uijin, e cila u mbajt në vitin 1977 në Mar del Plata (Argjentinë). Pas Konferencës së Kombeve të Bashkuara për Mjedisin dhe Zhvillimin në Rio de Janeiro. Asamblesë së Përgjithshme e OKB me rezolutën e 22 shkurt 1993 të , vendosi që 22 marsi çdo viti të shënohet Dita Botërore e Ujit, dhe se atë ditë, në tërë botë, veçanërisht të tërheqet vëmendja mbi problemet që lidhen me të ujin dhe pasurive ujore, me kusht që çdo vit të festohet me moto të ndryshme. Për shembull, në vitin 1995 u shënua me moton: "Gratë dhe uji", 2004: "Uji dhe Fatkeqësitë", në 2007: "Si të merren me mungesën eujit". Çdo ditë, një familje mesatare shpenzon rreth 50 litra ujë për tualet , një në gjashtë njerëz në Tokë nuk i ka 20-50 litra ujë të freskët për pirje, dhe çdo ditë nga pasojat e mungesës së ujit vdesin 3.800 fëmijë. Sipas vlerësimeve, 1.1 miliardë njerëz nuk kanë qasje në ujë të pijshëm dhe 2.4 miliardë jentojnë pa higjenës themelore.