Jump to content

Djathi i prishur

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Skeda:Casu marzu.jpg
Djathi i prishur sard

Djathi i prishur ose djathi i kalbur, i dekompozuar (Italisht: Casu marzu), është produkt ushqimor italian i krahinës jugore italiane së Sardenjës. Është një djathë kaçkavall si mund ta quajmë ne në Shqipëri, por në Itali hyn në kategorinë e djathit pekorino dmth djathë deleje. Veçoria e këtij djathi është pikërisht fakti që ai është i prishur dhe në brendësi të tij ndodhen krimba e larva.

Larvat merren në mënyrë natyrale nga miza e djathit e cila depoziton vezët e saj mbi djath që transformohen më pas në larva të duke u ushqyer me djathin, prodhojnë ekskremente dhe janë këto ekskremente që e bëjnë djathin më të butë dhe të shkrifët si krem për të lyer bukën, ndërsa krimbat i japin një shije akoma më të mirë. Mizat tërhiqen duke shpuar djathin dhe duke e lyer me vaj ulliri ose mënyra tjetër është vendosja e tyrë në baxho të hapura në ajër të pastër ku mizat e sulmojnë djathin dhe depozitojnë vezët e tyre. Periudha e dekompozimit të djathit zgjat nga tre deri në gjashtë muaj. Pasi kalon koha e dekompozimit djathi hapet, i hiqet pjesa e sipërme që quhet tapë, dhe brenda saj është formuar një krem në ngjyrë të verdhë me një shije shumë të veçantë. Pas disa studimesh në nga BE-ja për normat higjenike dhe mbi pasojat që mund të krijojë mbi njeriun, prodhimi dhe tregëtimi i tij është i ndaluar me ligjin 283/1962 mbi normat higjenike.