Shko te përmbajtja

Don Kishoti i Mançës

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Sojliu mëndje-mprehtë Don Kishoti i Mançës (vëllimi I: El ingenioso hidalgo Don Quijote de la Mancha; vëllimi II: El ingenioso caballero Don Quijote de la Mancha), i njohur shkurt si Don Kishoti i Mançës, është një roman satirik pikaresk në dy vëllime nga shkrimtari spanjoll Miguel de Servantes de Saavedra që konsiderohet një prej klasikëve të letërsisë botërore. Ky libër flet për aventurat e Don Kishotit, i cili ishte një njeri idealist (me plot kuptimin e fjalës). Në shqip vëllimi i parë është sjellë nga Fan Noli, pjesa e dytë nga Petro Zheji.

Si lindi Don Kishoti?

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Historitë mbi kalorësit legjendarë vazhdonin të ishin ende shumë të lexuar në periudhën kur Servantesi shkroi Don Kishotin. Këto lloj historish e idealizonin kalorësin i cili vriste dragonj, monstra dhe ushtri të pafundme armiqsh. Gjithnjë heroi kishte një damë e cila betohej përjetësisht për dashurinë e tij pasi heroi e kishte shpëtuar nga një situate e pashpresë. Në Spanjë këto romane flisnin për komandantë që kishin luftuar kundër hordhive arabe. Pas zbrapsjes së arabëve shumë nga shtresa e mëparshme fisnikë ngelën me kujtimet që u vinin nga të tilla romane. Një pjesë e mirë e fisnikërisë spanjolle u largua për në kolonitë përtej oqeanit ndërkohë që pjesa e ngelur jetonte me kujtimet heroike.

Pasi ka lexuar një sërë librash kalorësiak Alonso Quixan arrin të bindi veten dhe të tjerët që është një Don (titull nderi). Kështu ai shkon të marrë armaturën e tij që është e gjitha e ndryshkur, si dhe merr për kal një gërdallë. Optika e personazhit është krejt e ndryshme nga e të gjithë lexuesve pasi duket qartë që ai sheh në çdo ndodhi te jetës së tij mundësinë për tu bërë personazh kalorësiak. Kudo që ai sheh, ka sfida dhe beteja. Ngjarjet zhvillohen ne një fshat të La Manchica (një territor në ishujt Kanarie të Spanjës).

Don Kishoti sapo del nga një botë imagjinare librash vendos që ta kthejë në realitet, sajon armaturat gjen një kalë dhe i vë një emër te kumbueshëm si Rosinant dhe e detyron hanxhiun që ta pagëzojë me emrin e nderuar të kalorësit të arratisur. Për të dashurën e zemrës si e donte zakoni zgjedh një fshatare të kolme dhe i ve emrin ”Dylqina e Tobozës” ndërsa për shqytar merr Sanco Pancon e si shpërblim do ta bënte guvernator në një ishull.

Rrugës ai ndeshet me mullinjtë e erës të cilët i pandeh për gjigante keqbërës por gjendet i përplasur në tokë nga goditja e krahëve të mullirit.

Bemat vazhdojnë kur ai u del para një turme te burgosurish dhe nis te sulmojë rojet. Bamirësia kthehet në çast kundër tij sepse u gabua ne atë që pandehu. Sikur këto te mos mjaftonin, ai sulmon edhe butet me verë duke pandehur se po përleshet me përbindësha. Derdhja e verës e bën atë të mendoj se është gjak. Dëmi që shkakton është i madh gjë që bën që pronari ta ndëshkojë paq.

Ai ndeshet me bariun i cili e sakaton dhe e katandis si mos më keq. Pas kësaj përleshjeje kalorësi mendjeshkulur nuk e mori veten por zuri shtratin.

Don Kishoti sërish nuk zë mend dhe vendos që duhet të vendos drejtësi. Ai pranon sfidën e Kalorësit të Henës së Bardhë që nuk ishte gjë tjetër veçse një bashkëfshatar. Djaloshi e mund pa shumë vështirësi dhe i premton që do ja falë jetën me kusht që do të kthehej në shtëpi e do të hiqte dorë nga marrëzitë.

I dërrmuar shpirtërisht, moralisht dhe fizikisht Don Kishoti bën për të parën herë ashtu si i thonë dhe kthehet në shtëpi dhe zë shtratin për të mos u ngritur më. Me pikëllim të madh u flet të afërmve për gabimet e veta, dhe në atë gjendje pafuqie urdhëron që t'i kalojë trashigimia mbesës vetëm nëqoftëse ajo nuk martohet me një që ishte kalorës.