Shko te përmbajtja

Donjeta Sadiku

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Donjeta Sadiku (8 korrik 1999, Prishtinë) është sportiste e cila ka korrur suksese të mëdha në fushën e boksit. Donjeta është boksierja më e suksesshme në historinë e Boksit Olimpik Kosovar pasluftës. Ajo është anëtare e klubit të Boksit "Uniteti" nga Prishtina dhe e Kombëtares së Kosovës në boks. Trajnerja e sajë është Marjola Sallauka

Donjeta filloi të mirret me boks nga mosha 12 vjeçare. Ajo është fituese e shumë medaljeve nga Kampionatet dhe turnetë europian dhe botërorë të cilat i kishin munguar Kosovës për dekada me rradhë .

Në vitin 2015 ajo u shpall Nënkampione e Botës në kampionatin botëror të mbajtura në Taipei, Taiwan në peshën 57-60kg.

Në vitin 2016 ajo u shpall Kampione e Evropës në Ordu të Turqisë në peshën 54-57kg.

Në vitin 2017 ajo u shpall Nënkampione e Evropës në kampionatin Europian të mbajtur në Sofia, Bullgari në peshën 54-57kg.

Në vitin 2018 ajo fitoi medalje te artë në turneun "Bocskai Istvan" Debrecen në Hungari në peshën 57-60kg

Në vitin 2019 ajo u shpall Kampione e Ballkanit në garat e mbajtura në Antalya, Turqi në peshën 60-64kg.

Në vitin 2021 ajo ishte pjesmarrëse në Olimpiadën "TOKYO 2020" në të cilën morri pjesë me ftesë speciale, kjo pasi që si boksiere e re (Youth) iu mohua pjesmarrja në dy Kampionate Botërore ne New Delhi, Indi si pasojë e shkaqeve politike.

Në maj të vitit 2022 ajo fitoi medaljen e bronztë nga Kampionati Botëror për elitë në Stamboll,Turqi.Kjo medalje e fituar për shtetin e Kosovës pas 45 viteve.

Në shtator të vitit 2022 ajo fitoi medaljen e argjendë nga Turneu ndërkombëtar "Ballkan" në Sofie,Bullgari

Në tetor po të këtij viti 2022 Donjeta Sadiku fitoi medaljen e bronztë nga Kampionati Europian për elitë në Budva të Malit të Zi, edhe kjo medalje historike e munguar në boksin Kosovar për dekada të tëra.

Në prill të vitit 2023 fitoi medaljen e bronztë në turneun "çesme" në Turqi.

Në tetor të vitit 2023 Donjeta Sadiku fiton medaljen e artë nga Kampionati Ballkanik (Kampione e Ballkanit) si dhe u shpall boksierja më e mirë e kampionatit Ballkanik të mbajtur në Albena, Bullgari.

Në korrik të vitit 2024 ishte pjesmarrëse në lojrat Olimpike "Paris 2024" në të cilat korri një fitore dhe u kualifikua me normë olimpike pas tre fitoreve në turneun kualifikues në Itali.

Në mars të vitit 2025 fitoi medaljen e artë nga turneu më i famshëm në botë "Strandja" në Sofie,Bullgari nga i cili u shpërblye dhe me trofeun si ndër tre boksieret më të mira të turneut.

Në prill të vitit 2025 fitoi medaljen e artë nga turneu "Brussles Capital Tournament" në Belgjikë

Në maj të vitit 2025 ishte fituese e medaljes së artë nga kupa botërore "Feliks Stamm" në Poloni.